berisha1

Bernard Berisha u shit për këtë arsye

Bernard Berisha mund të quhet lojtar i ri i Terek Groznyt, pas marrëveshjes së dy klubeve, Anzhi – Terek Grozny, edhe pse zyrtarizimi i palës së lojtarit mungon ende.

Periskopi.com Sporti

Klubi i tij, Anzhi, përmes një deklarate të lëshuar sot, ka bërë të ditur arsyet e shitjes së Berishës.

Sipas tyre, klubi ndodhet në krizë financiare dhe pikërisht për këtë arsye janë duke shitur lojtarët, shkruan “tass.ru”, raporton Gazeta Olle.

Anzhi fiton nga shitja e lojtarit pejan rreth 2.5 milionë euro.

Lojtari karrierën e ka filluar te Besa e Pejës pastaj karrierë bëri edhe në Shqipëri te Besa e Kavajës dhe Skënderbeu nga u shit në Rusi.

 

berisha

Kosova duhet të jetë krenare, Berisha më i miri në Rusi

Bernard Berisha po shkëlqen te skuadra e tij ruse, Anzhi.

Periskopi.com Sporti

Anësori i Kosovës ka bërë më së shumti driblime në këtë kampionat, me një mesatare prej 5.2 driblime në ndeshje dhe 2.5 të realizuara me sukses.

Natyrisht, këto janë statistika që flasin shumë për formën e shkëlqyeshme të ish-yllit të Skënderbeut të Korçës. /Periskopi.com

berisha

Berisha nuk ndalet, shënon edhe një gol

Anësori i Kosovës, Bernard Berisha po vazhdon me formën e tij të lartë te skuadra ruse, Anzhi.

Periskopi.com Sporti

24-vjeçari ka shënuar edhe një tjetër gol në kampionatin rus.

Këtë e arriti në sfidën ndaj Tomsk, të cilën skuadra e tij e fitoi 3:0.

Vlen të ceket se ky është goli i tretë i Berishës te kjo skuadër, ndërsa ka bërë edhe tre asistime. /Periskopi.com