conte

Conte: Ja si e mposhtëm Cityn e Guardiolas

Trajneri i Chelsea-t, Antonio Conte ka mbetur shumë i kënaqur pas fitores spektakolare me përmbysje ndaj City-it 1-3, duke vlerësuar shpirtin e skuadrës së tij.

Periskopi.com Sporti

“Mendoj se sot ishte një ndeshje shumë e luftuar deri në minutën e fundit. Të dyja skuadrat patën shanset e tyre për të shënuar. Skuadra ime tregoi shumë karakter dhe kjo ishte mënyra e vetme për të fituar, por duhet të punojmë për t’u rritur edhe më shumë.

Zënka? Më vjen keq që ndodhi të tilla përplasje. Aguero është lojtar fantastik, por kur humbet është e vështirë për mbash kontrollin. Më shumë nuk mund të them”, u shpreh Conte për mediat angleze./albeu.com/

conte-mou

Conte godet Mourinhon: Këtë yll nuk është dashur ta largosh nga Chelsea

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka folur rreth të kaluarës së Kevin de Bruyne te Chelsea.

Periskopi.com Sporti

Italiani thotë se është për keqardhje pse ai sot luan në tjetër ekip dhe jot ë Chelsea, duke kritikuar kështu indirekt Jose Mourinhon, i cili në atë kohë drejtonte të kaltërit nga Londra.

“De Bruyne ka luajtur në Chelsea dhe vërtetë është një lojtar i madh”, deklaroi Conte.

“Është keqardhje e madhe pasi ai sot luan për tjetër ekip. Ai është një lojtar fantastik për Manchester Cityn. I uroj gjitha të mirat atij, pas përballjes me ne”, shtoi italiani. /Periskopi.com

conte

Conte flet për Juventusin, ka disa fjalë për yjet e kësaj skuadre

Antonio Conte nuk është mësuar që të humbas, dhe këtë gjë po e demostron edhe sezoni fantastik që po kalon me Chelsean.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i Italisë është kthyer të flasë edhe për Juventus-in në një intervistë të gjatë për “La Gazzeta Dello Sport”.

“Juventus, që është skuadra e tetë në botë për sa i takon shumës që shpenzon për pagat e lojtarëve, nuk mund të kufizohet vetëm te Seria A. Një ekip me atë përbërje duhet të ketë objektiva të mëdha. Nëse rivalët të shesin Higuain dhe Pjanic, gjithçka është më e lehtë”, u shpreh trajneri italian.

thibaut-courtois-chelsea-under-antonio-conte-under-jose-mourinho

‘Conte është më i mirë se Mourinho’

Thibaut Courtois ka folur për Antonio Conte se si ai punon dhe diferencat që ka gjetur ai midis italianit dhe trajnerëve që ka punuar ai.

Periskopi.com Sporti

Courtois ishte tre vite nën urdhërat e Diego Simone në Atletico si i huazuar nga Chelsea, ai u rikthy në futbollin anglez nga Jose Mourinho. Ai ka luajtur edhe nën urdhërat e Marc Wilmots, ish trajneri i kombëtares belge.

“Conte është ai që punon më së shumti në aspektin e taktikës, pastaj është Simeone, tani Mourinho dhe në fund Wilmots” tha Courtois për La Tribune.

24-vjeçari ka mbetur i habitur nga puna e italianit dhe preciziteti i tij taktik. /Periskopi.com/

conte-fabregas

Conte paralajmëron largimin e Fabregas

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka folur për mundësinë e largimit të mesfushorit Cesc Fabregas.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit ka qenë shumë i përfolur kohëve të fundit për një largim të mundshëm nga Stamford Bridge.

Mirëpo, trajneri italian thotë se 29-vjeçari do të qëndrojë te kjo skuadër të paktën deri në verë.

“Jemi në fillim të nëntorit dhe është herët të flasim për këtë”, deklaroi Conte.

“Fabregas është lojtar i Chelseat dhe jam i lumtur që e kam në skuadër. Tani është koha që ai të shërohet dhe të qëndrojë me ne deri në fund të sezonit”.

Ish-anëtari i Arsenalit dhe Barcelonës shpeshherë nuk ka qenë zgjedhja e Contes në formacionin bazë dhe kjo ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm të tij. /Periskopi.com

kante

Conte: Nuk kam pasur ide se kush ishte Kante

Trajneri italian i Chelseat, Antonio Conte, ka deklaruar se nuk e kishte dëgjuar emrin e mesfushorit, N’Golo Kante.

Periskopi.com Sporti

Kante është shëndërruar në mesfushorin më të mirë defanziv të ligës angleze në këto dy sezonet e fundit, pasi që ishte lojtari kyq në sezonin e kaluar tek Leicester, ku arritën të shpallen kampion të Premier Ligës.

“A e njihja para se të vija këtu? Përgjigja është jo, por e njoh tani. Mendoj se është një mesfushor i kompletuar, jo vetëm në aspektin defansiv. Më pëlqen kur ai bën presion në sistemin që po luajmë tani, ai është shumë i mirë. Jemi shumë të lumtur që e kemi në radhët tona”, ka thënë Conte, për Goal.com.

Kante është transferuar këtë sezon të ekipi londinez, ku me paraqitjet e tij mahnitëse ka bërë që lojtar si Fabregas, të mos gjejë vend në formacionin e Contes. /Periskopi.com

mou

Çka i tha Mourinho, pas takimit Antonio Contes?

Është zbuluar se çfarë i ka thënë Jose Mourinho në vesh pas përfundimit të takimit trajnerit të Chelseat, Antonio Conte.

Periskopi.com Sporti

Ekipi i Jose Mourinho është turpëruar nga ish skuadra e tij, Chelsea, me rezultat të pastër 4-0. Pas që përfundoi ndeshja në përshendtjen e zakonshme të trajnerëve pas takimit, strategu portugez duket se nuk i kanë pëlqyer lëvizjet dhe mënyra e festimit të italianit gjatë ndeshjes.

“Bëje atë kur rezultati është 1:0, jo 4:0. Është një poshtërim”, sipas Sky Sport.

Tekniku italian në minutat e fundit të takimit i kërkonte tifozëve vazhdimisht të ishin të zhurmshëm dhe të jepnin përkrahje maksimale, por kjo nuk i ka pëlqyer Mourinhos. /Periskopi.com

conte-costa

Vazhdojnë problemet mes Costa’s dhe Conte’s

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte vazhdon të ketë probleme me sulmuesin problematik Diego Costa.

Periskopi.com Sporti

I pari i pankinës së të kaltërve të Londrës është përplasur sërish me reprezentuesin e Spanjës, shkruan Marca.

Raportohet se ngjarja në fjalë ka ndodhur pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes kundër kampionit Leicester City. /Periskopi.com

conte

A po shkarkohet Conte?

Agjenti i trajnerit të Chelseat, Antonio Conte, ka përjashtuar mundësinë që klubi londinez të shkarkojë nga detyra klientin e tij.

Periskopi.com Sporti

Italiani është duke u përfolur shumë për një shkarkim të mundshëm nga të kaltërit e Londrës, për shkak se skuadra e drejtuar nga ai nuk po kalon nëpër formën e cila pritej të tregohej nga ta.

“Te Chelsea nuk ka problem mes Contes dhe Abramovich”, deklaroi agjenti i italianit.

“Në fakt, kemi pajtueshmëri të plotë. Por, duhet të ketë vazhdimësi të shtuar”, shtoi ai. /Periskopi.com

romagnoli

Chelsea ofron 50 milionë për Romagnoli

Trajneri italian, Antonio Conte është gati të shpenzojë 50 milionë euro për mbrojtësin e Milanos, Alessio Romagnoli.

Periskopi.com Sporti

Antonio Conte  dëshiron të përforcojë mbrojtjen pas problemve në këtë sezon, “blutë e londrës” në ditën e fundit të afatit kalimtar e rikthyen David Luiz nga Paris-Saint-Germain.

Pas dështimit për të nënshkruar me Bonuccin e Juventus, Conte e ka bërë  synim kryesor qendërmbrojtësin e  Milanit.

21-vjeçari Romagnoli javën e kaluar debutoi me Kombëtaren italiane kundër Spanjës, ndërsa vlen të theksohet se sezonin e kaluar për Milan bëri 33 paraqitje në Seria A. /Periskopi.com

conte

Conte: Arsenalin mund ta mposhtim me këtë lojtar

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte beson se përballja me Arsenalin është ndeshje speciale për mesfushorin Cesc Fabregas. Ky i fundit ka qenë më herët pjesë e ‘topçinjve’, ndërsa ish-trajneri i Juventusit beson se futbollisti në fjalë mund të jetë çelësi i fitores ndaj Arsenalit.

Periskopi.com Sporti

Trajneri italian thotë se mesfushori i njohur ka stërvitur mjaft shumë dhe ka shumë gjasë të nisë lojën si titullar.

“Përballja me Arsenalin është speciale për Cesc. Ai është stërvitur mjaft mirë dhe ka shumë mundësi që të nisë lojën si titullar”, deklaroi Conte.

“Gjithsesi, nuk e kam vendosur plotësisht 11-shën startuese. Por, fakti që Fabregas e njeh mjaft mirë Arsenalin, mund të jetë një ndihmë e madhe për t’i mundur pikërisht me të në fushë”. /Periskopi.com

conte-guardiola

Conte beson se Guardiola e ka lehtë te City

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka folur rreth sukseseve të Manchester Cityt në këtë sezon nën drejtimin e Pep Guardiolas.

Periskopi.com Sporti

Manchester City është lider në Premier Ligë me 15 pikë pas pesë javësh.

Dhe, italiani thotë se trajneri katalunas e ka të lehtë punën te skuadra nga Etihad Stadium, për shkak se ka lojtarë që janë prej kohësh kanë qenë të përshtatur me filozofinë e tij të lojës.

“Mendoj se Manchester City janë duke luajtur futboll të ngjashëm me atë që luanin në të kaluarën”, deklaroi Conte.

“Ju duhet të shikoni se cilën taktikë të përdorni në ato situata. Te City kjo nuk ndodh për shkak se drejtuesit e futbollit janë spanjoll dhe blenë shumë lojtarë që kanë punuar nën këtë ide të futbollit dhe nën këto taktika. Mendoj se kjo është më e lehtë për lojtarët që të marrin ato ide të lojës”. /Periskopi.com

conte

Conte mund të shkarkohet

Periskopi.com Sporti

Aventura e Antonio Conte te Chelsea mund të përfundojë më herët sesa që ishte menduar.

Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, pronari i Chelseat, Roman Abramovich ka zhvilluar mbrëmë një takim me trajnerin e kësaj skuadre.

Raportohet se takimi ka zgjatur rreth tre orë, ndërsa thuhet se Abramovich i ka sqaruar italianit se në rast se vazhdon me humbje sikur ajo nga Liverpool në fundjavë, ai lehtë mund të shkarkohet nga pozita aktuale. /Periskopi.com

conte-ranieri

Ranieri: Conte do t’i sjellë trofe Chelseat

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri beson se Antonio Conte do t’i sjellë trofe Chelseat.

Ky i fundit u emërua trajner i skuadrës londineze në këtë verë, dhe me skuadrën e tij aktualisht gjendet në pozitën e pestë në tabelën e Premier Ligës me 10 pikë pas pesë xhirosh.

“Unë mendoj se ai mund të sjellë trofe”, tha Ranieri.

“Ai është një fitues. Ai ka nevojë për kohë. Mendoj se ai mund të fitojë disa trofe”, përfundoi italiani. /Periskopi.com

conte-klopp

Conte flet për Klopp’in para derbit të nesërm

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë fjalë të mira për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, para derbit të nesërm ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Dy skuadrat e njohura angleze takohen nesër mbrëma me fillim nga ora 21:00, për të zhvilluar kryendeshjen e xhiros së pestë në Premier Ligë.

“Klopp është njëri ndër trajnerët më të mirë në botë dhe vlerat e tij po i tregon më së miri te Liverpool”, deklaroi Conte. /Periskopi.com

luiz

Conte: Luiz ende mund të përmirësohet

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte beson se mbrojtësi David Luiz mund të përmirësohet ende si lojtar, përkundër faktit se tashmë është gati 30 vjeçar.

Italiani kujton shembullin me Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci, gjatë kohës kur punonte me ta te Juventus.

“Është shumë me rëndësi të mbani në mend se kur kam filluar në Juventus me Bonucci, Chiellini dhe Barzagli, mbrojtja e Juventusit ka pranuar shumë gola. Mbaj mend para se të shkoja atje, njerzit më thonin se ata nuk janë mbrojtës të mirë”, deklaroi Conte.

“Kam filluar më pas të punojë me ta dhe kam gjetur një angazhim të madh nga këta lojtarë dhe pas asaj pune mendoj se tani po flasim për tre prej mbrojtësve më të mirë në botë”.

“Mendoj se cilësitë e David Luiz janë diku në mes Bonucci dhe Barzagli. Ai është i mirë teknikisht dhe ka personalitet të mirë si Bonucci, dhe atij i  pëlqen të luajë futboll si Bonucci. Kam gjetur një potencial të mirë fizik sikur të Barzagli”. /Periskopi.com

caceres

Conte e do Caceres te Chelsea

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është ende i interesuar të përforcojë mbrojtjen e skuadrës së tij.

Sipas London Evening Standard, trajneri francez e dëshiron lojtarin në fjalë, i cili aktualisht është pa klub.

Dyshja në fjalë kanë punuar së bashku gjatë kohës kur ishin pjesë e Juventusit. /Periskopi.com

conte-abramovich

Chelsea edhe 80 milionë për transfere

Periskopi.com Sporti

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich i ka ofruar trajnerit Antonio Conte një bugjet prej plotë 80 milionë euro për të transferuar ndonjë lojtar në ditët e fundit të këtij afati kalimtar.

Pesë herë kampioni i Premier Ligës është në garë për të nënshkruar me një mbrojtës.

Ndër dëshirat kryesore të Conte për mbrojtjen është anëtari i Lazios, Stefan de Vrij.

Për këtë të fundit, klubi nga kryeqyteti italian kërkon 60 milionë euro. /Periskopi.com

conte-fabregas

Conte i tregon derën e largimit Fabregasit

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas ka shumë gjasë të largohet nga Stamford Bridge brenda pak ditësh.

The Sun raporton se trajneri i ‘blues’, Antonio Conte tashmë veç i ka treguar derën e largimit ish-mesfushorit të Barcelonës dhe Arsenalit.

Sipas të njëjtit raport, arsyeja e këtij vendimi të trajnerit italian është mospuna e duhur e mesfushorit në stërvitje.

Madje, thuhet se Conte tashmë e quan 29-vjeçarin si dembel në përshtatje në sistemin e tij. /Periskopi.com

conte-fabregas

Conte i lumtur për qëndrimin e Fabregas

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është shprehur i kënaqur me qëndrimin e Cesc Fabregas te kjo skuadër.

Ky i fundit është spekuluar shumë kohëve të fundit se mund të largohej nga Stamford Bridge, mirëpo strategu italian hedh poshtë një gjë të tillë.

“Unë jam i kënaqur me qëndrimin e tij”, deklaroi Conte.

“Ai është duke punuar shumë vështirë gjatë seancave stërvitore, për të më treguar mua se e meriton të luajë”.

“Unë jam një trajner shumë i lumtur kur shoh këtë përkushtim. Kur ju keni shumë lojtarë që mendojnë në lidhje me skuadrën dhe jo veten e tyre, kjo është e rëndësishme”. /Periskopi.com