candreva

Nëse luajmë kështu, nuk do arrijmë as vendin e shtatë

Anësori i Interit, Antonio Candreva beson se skuadra e tij nuk do të arrijë të zë as vendin e shtatë në Serie A, nëse vazhdon të luajë kaq dobët sikurse ndaj Sparta Pragës në Europa Ligë.

Periskopi.com Sporti

Zikaltërit u mposhtën nga çekët me rezultat 3:1.

Ndërsa Candreva u ka bërë thirrje shokëve të tij që të reagojnë menjëherë rreth kësaj krize të lojës.

“Duhet të reagojmë menjëherë dhe duhet ta bëjmë këtë të dielën ndaj Romës në Olimpiko”, deklaroi Candreva.

“Nëse luajmë si në Europë, nuk do të arrijmë të pozicionohemi dot as në mesin e shtatë skuadrave të para në kampionat. Nuk e di realisht se çfarë po ndodhë por ajo në Pragë ishte një figurë e keqe nga ana jonë”, shtoi ai. /Periskopi.com