greizman

‘Greizman fans i zjarrtë i legjendës angleze’

Ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann ka zbuluar se ai është një fans i çmendur i David Beckham.

Periskopi.com Sporti

Beckham kohë më parë u pensionua nga futbolli, por ai është një legjendë i Manchester Unitedit dhe futbollit anglez.

Griemzann thotë se ai ka blerë fanellën e Beckhamit dhe e mbanë atë në shtëpi.

“A kam fanellë të nënshkruar nga Beckham? Jo. I Kam blerë ato në një dyqan më fanellën e PSG-së dhe Los Angeles Galaxy. I kam vënë ato në shtëpi”, ka thënë Griezmann.

“Unë absolutisht jam një tifoz i tij. Ai ka treguar klas të lartë në fushë dhe jashtë fushës. Ai gjithmonë është i pastër, i veshur mirë, dhe unë më të vërtetë jam një tifoz i tij”, tha ylli francez.

greizman

Greizman-Manchester United, gjithnjë më afër

Antoine Griezmann ka dhënë shenja për një transferim të mundshëm te Manchester United në të ardhmen.

Periskopi.com Sporti

Ylli i Atletico Madridit, 25 vjeçar, konsiderohet si njëri nga top sulmuesit në botën e futbollit dhe vlerësohet të kushtojë rreth 90 milionë euro.

Griezmann aktualisht është i angazhuar me Kombëtaren e Francës por ka zbuluar se intrigon mundësia për të kaluar në “Old Trafford”, përcjell Sportali.net.

“Gjithmonë e pyes Paul Pogban për Manchester Unitedin. Mendoj se është klub i madh me një infrastrukturë shumë të mirë,” tha ai.

“E pyes Paul për disa prej lojtarëve, dhe nëse vërtetë janë aq të mirë, ose nëse Jose Mourinho është vërtetë aq i mirë”.

Griezmann së fundmi ka qenë shumë i lidhur me një largim nga Atletico Madrid, ku ka shënuar 65 gola në 120 ndeshje.

Ai shtoi: “Ju dëgjoni shumë gjëra [spekulime], rreth Manchester United dhe PSG por tani për tani, unë nuk e shoh veten duke kaluar te një klub i ri.

“Por do të ishte e mrekullueshme të luaja përkrah Pogbas një ditë. /Periskopi.com

greizman

Greizman: Messi dhe Ronaldo në tjetër nivel

Ylli francez, Antonie Greizman ka pranuar se ende nuk e ka arritur nivelin e dy super lojtarëve Messi dhe Ronaldo.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Atletiko Madridit është duke kaluar në një super formë gjatë sezonëve të fundit dhe është krahasuar shumë shpeshë me lojtarët si Messi dhe Ronaldo.

Ai gjatë një interviste ka deklaruar se ende duhet të punojë në atë drejtim për të arritur nivelet e dy lojtarëve më të mirë në botë gjatë dekadës se fundit.

“Nuk ndjehem si Messi dhe Ronaldo. Ata dy janë në një tjetër nivel. Më duhet të fitojë shumë tituj që të jem i barabartë me Messin dhe Ronaldon”.

“Unë jam i lumtur në Atletico dhe dua të fitojë shumë tituj me këtë skuadër. Nëse do ta arrijë këtë do të krahasohem me Messin dhe Ronaldon”, deklaroi Griezmann.

Trajneri i tij, argjentinasi Diego Simeone e ka krahasuar gjithnjë me Messin dhe Ronaldon francezin, por ai nuk mendon kështu.

“Jam i kënaqur me Simeonen që më krahason me Messin dhe Ronaldon, kjo më motivon mua të punojë edhe më shumë”, përfundoi francezi. /Periskopi.com

 

franca

Ylli francez do të zëvendësojë Rooney

Manchester United është duke zhvilluar bisedimet e para me Atletiko Madrid për yllin, Antonie Greizman.

Periskopi.com Sporti

Raportohet se “djajtë e kuqë” janë të gatshëm të shpenzojnë përsëri shuma të mëdha para, pasi kanë filluar interesimin për super lojtarin françez, Greizman që janë të gatshëm të japin plot 80 milionë funte.

Jose Mourinho e sheh si zëvendësim të anglezit, Wayne Rooney i cili është duke kaluar në formën më të dobët në karrieren e tij.

25 vjeçarin është lidhur me largim nga “los colchoneros” që një kohë të gjatë dhe United dëshiron të shfrytëzojë shoqërin e Pogbas si një ndihmë në bindjen e Antonie Greizman për të kaluar në Manchester United.

 

Vlen të theksohet se francezi nuk agjent të futbollit. /Periskopi.com

Atletico Madrid's French forward Antoine Griezmann celebrates a goal during the Spanish league football match Valencia FC vs Club Atletico de Madrid at Mestalla stadium in Valencia on October 2, 2016 / AFP PHOTO / JOSE JORDANJOSE JORDAN/AFP/Getty Images

greizman

Ribery: Greizman ende jo i klasit botëror

Ylli françez i Bayern Munchen, Franck Ribery ka folur rreth yllit në rritje të Atletiko Madrid, Antonie Greizman.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i “los colchoneros” ka fituar këpucen e artë në kampionatin e kaluar europian të mbajtur në Francë “Euro 2016”.

Anësori  Franck Ribery  ka thënë se Greizman duhet ende të punojë dhe të mbajë në vazhdimësi formën që  të futet në garë për lojtarin më të mirë në botë.

“Greizman ishte fantastik në sezonin e kaluar” tha Ribery për Bild.

“Por duhet të mbash të njëjtën formë për disa sezona rresht, që të jesh i klasit botëror. Unë mendoj se duhet të përformosh 10, 12 apo 15 nëse dëshiron të jesh i klasit botëror”.

Greizman në këtë sezon ka shënuar 6 gola në 8 paraqitje për Atletiko Madrid. / Periskopi.com