Befason Hajredin Kuçi: I ka dy fjalë për fjalimin e Anton Qunit

Periskopi.com Lajme

 Fjalimi i Anton Qunit në Kuvendin e Kosovës, ku tha se ai do të jetë aty, derisa Hashim Thaçi e Kadri Veseli të shkojnë në burg, u bë temë debati gjithandej.

I dyti i PDK-së ka thënë se fjalimet e deputetëve të LDK-së në seancën e djeshme të Kuvendit, kanë qenë për keqardhje.

Kuçi duke folur në mënyrë indirekte edhe për fjalimin e Anton Qunit ka thënë se situata të tilla do ta tensionojnë situatën politike në vend, raporton Gazeta Blic.

“Më intereson a ka qenë qëndrim i LDK-së apo jo, fjalimet e deputetëve të LDK-së”, i tha Kuçi Shalës.

Ky i fundit, i tha Kuçit se deputetët janë të lirë të mbajnë si të duan fjalimet e tyre.

Reklamë
Reklamë

Befason Milaim Zeka: Ja çka thotë për fjalimin e Anton Qunit

Periskopi.com Lajme

Gazetari i njohur, Milaim Zeka në rrjetin social Facebook ka komentuar rënien e Qeverisë dhe fjalimin e Anton Qunit.

Milaim Zeka ka shkruar që mocioni i Nismës ka heqe koren e m… 17 vjeçar.

Zeka ka thënë se fjalimi i Anton Qunit ishte interesant e akoma më interesante ishte përgjigjja e Kadri Veselit.

Ky është postimi i plotë i Milaim Zekës në Facebook:

Mocioni i Nismes, ka heqe koren e mutit 17-vjeçarQe 17 vite, qytetari i Kosoves i ka besuar mutit per ravani. Strukturat politike, me ndihmen absolute te gazetareve, e kishin lulisur kete mut politik, ne forme te nja ravanije, ose torte te bukur, me mbishkrimin: “Merri ere o popull, po mos e çprushe, se e sheh mutin brenda”!

Kete ravani-torte muti, te gjithe e kane gatuar, kush me shume, e kush me pak, varesisht nga materiali. Gazetaret i kane dhene formen perfundimtare, qe populli te mos kuptoje asgje.Fjalimi i Anton Çunit ishte teper interesant. Akoma me interesante ishte pergjigjeja e Kadri Veselit: “Po te kishim organe te drejtesise, disa nuk kishin guxu me fole keshtu”!!!A thu more Zot, ku ka jetu gjithe keto vite Kadri Veseli?! A thu more Zot, a tek sot e paska marre vesh qe nuk kemi organe te drejtesise a?!

Po t i kishim ato, nuk do te formohej Gjykata Speciale, dhe pikerisht hallakama e kesaj Gjykate, na ka sjellur ne kete situate!!!

Per ate ka mbete ajo shpreheja: Luaje mace kryet e bullit!!!

Reklamë
Reklamë

Quni e quan të papranueshme që Thaçi foli me Vuçiqin por jo me Mustafën për Ushtrinë

Anton Quni, deputeti i LDK-së, e ka quajtur të papranueshëm dhe të lëndueshëm faktin që presidenti i vendit Hashim Thaçi ka folur me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq menjëherë pas iniciativës për transformim të FSK-së në Ushtri dhe një gjë të tillë nuk e ka bërë me kryeministrin e vendit Isa Mustafa.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se ky është gabim i presidentit dhe ai është dashur të konsultohet jo vetëm me kryeministrin Mustafa, por edhe me ekspertë të shumtë për çështjen e Ushtrisë.

“Nga deklarata e Thaçit para mediave lidhur me këtë temë ai ka thirrur në një unitet që të përkrahin idenë për iniciativën e tij. Kjo është që në start e lëndueshme kur dihet fakti që nuk e ka konsultuar fare kryeministrin Mustafa, por ka biseduar me kryeministrin e Serbisë Vuçiq. Kjo është absolutisht e papranueshme. Ka qenë e rrugës që të flasë jo vetëm me kryeministrin, ministrin, por edhe me shumë ekspertë që të kërkojë zgjidhje sepse është iniciativë me interes të lartë nacional”, ka thënë Quni në Interaktiv të KTV-së.

Ai po ashtu ka thënë se Thaçi mund të marrë merita për krijimin e Ushtrisë, por sipas Qunit, me rëndësi është që vetëm të bëhet Ushtria. “Megjithatë, duhet Ushtri që nuk kundërshtohet nga partnerët strategjikë”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se Thaçi në deklaratën e tij për media të mërkurën kishte thënë se Vuçiqit i ka thënë se Ushtria e Kosovës nuk është kërcënim për askënd.

“Për më tepër, unë si president duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për reagime të tilla, qysh dje kam zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, për t’i komunikuar atij vendimin tim dhe për t’i bërë të qartë se FSK-ja, as në mandatin e saj të tanishëm dhe as në mandatin e saj të ri, të cilin shpresoj se do ta marrë shumë shpejt, nuk paraqet asnjë kërcënim as për Serbinë dhe as për asnjë shtet tjetër kudo në botë”, kishte thënë ai.

Reklamë
Reklamë

Anton Çuni tregon se a ka ndërruar mendje për demarkacionin

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë

Quni lëshohet në deklarata pa fakte, flet se kush mund t’i ketë porositur sulmuesit e Kuvendit

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë se gjeneratat e reja, në rrugë për të realizuar dëshirat dhe ëndrrat e tyre, kanë nevojë për motivim, sepse ai i udhëheq drejt qëllimit.

Periskopi.com Lajme

“Në shumë raste të rinjtë e kanë një model të personit të cilin e adhurojnë, e duan dhe e respektojnë. Ata mundohen t’ i ngjajnë sa me shume ne shprehje, lëvizje, qëndrime etj. Ndonjëherë mundohen edhe t’ia kalojnë modelit për tu dukur se janë lojal, te vlefshëm dhe meritor. Modeli mund te jete këngëtar, sportist, shkrimtar,por edhe politikan”, ka thënë Quni në seancën e Kuvendit kushtuar arrestimit të aktivistëve të VV-së.

Ai ka thënë se vitin e kaluar, përjetuan momente te renda qe nga fyerjet, shtyrjet, fishkëllimat, gazrat, britmat, etj,dhe nuk u dëgjua zëri i arsyes. Nuk pati ballafaqim te ideve, mendimeve, qëndrimeve dhe zgjidhjeve.

“Kur te zgjedhurit e popullit, deputetët hudhin veze, ujë e gaz ne Kryeministrin e tyre dhe nuk e lejojnë atë të flas, atëherë edhe një i ri do te ndjek shembullin e modelit te tij; Kryeministrit i vejnë pritë, i kërcënojnë familjen duke kërcënuar edhe me djegie te shtëpisë e akte te tjera si këto. Ne rastin kur deputeti shtyn, ofendon e kacafytet me policin, i riu ne rruge sipas shembullit te deputetit do ta godet policin me kubëza betoni, do ta lyej me benzine, do ta djege e kaloi sipër tij”, ka thënë ai.

Sipas tij, kur deputeti hedhe gaz lotsjellës kundra kolegeve te vet, pa e patur fare ne konsiderate te moshuarin, gratë shtatzëna, njerëzit me probleme te frymëmarrjes (astme), alergjike ne kemikalje etj, atëherë është shume normale qe dikush sipas shembullit te deputetit, apo i porositur do ta godasë ndërtesën e Parlamentit me armë antitank.

“Arma antitank, ne efektin e saj te plote e shkrinë çelikun, djeg hapësirën dhe i karbonizon njerezit. ( Një gjë e tille nuk ndodhi as gjate luftës kur këto objekte ruheshin nga forcat serbe). E kur nje gjë e tille ndodh është e natyrshme qe duhet te shqetësohemi, jo vetëm ne, por te gjithë; pozite dhe opozite, te gjitha institucionet, organet e ndjekjes dhe drejtësisë, shërbimi inteligjent, por edhe prindërit dhe familjaret e te rinjve”, ka thënë Quni.

Ai më pas ka thënë se paraqitja e dhunshme ne Parlament ka qenë model për dhjetëfishimin e dhunës nga ana e të rinjve jashtë parlamentit.

“Kur dhuna bëhet standard dhe normë si në institucione ashtu dhe në rrugë, atëherë e ardhmja e kombit dhe e shtetit është e zymtë. Të ardhmen e zymtë na e dëshirojnë vetëm armiqtë tanë, ata nuk zgjedhin mjete dhe forma për të na parë të tillë. Mos të ju krijojmë atë kënaqësi”, tha ai./ Lajmi.net

Reklamë
Reklamë

Anton Quni tregon emrat e atyre që i vlerëson si ‘luanët në krye të luanëve’

Ish-komandanti i UÇK-së, tash deputet i LDK-së, Anton Quni ka thënë se heronjtë Sali Çekaj, Agim Ramadani, Xhemajl Fetahaj dhe Abaz Thaqi nuk ishin në krye të luftëtarëve të kategorisë së lll-të.

Periskopi.com Lajme

Ky reagim i tij ka ardhur pas debateve në seancën e Kuvendit të Kosovës, për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për veteranët i cili i ndanë ata në tri kategori.

“Heronjët Sali Çekaj, Agim Ramadani, Xhemajl Fetahaj dhe Abaz Thaqi nuk ishin në krye të luftëtarëve të kategorisë së lll-të. Ata ishin luanët në krye të luajve. Prandaj ashtu edhe duhet të trajtohen, me respekt dhe dinjitet..”, ka shkruar Quni në Facebook. /Lajmi.net

Reklamë
Reklamë

‘Anton Quni e ka pa listën me emrat e atyre që do likuidoheshin, aty edhe Rugova’

Gazetari Mialim Zeka, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj deklaratës së Anton Qunit, i cili tha se presidenti Hashim Thaçi ka informacione për vrasjet e pasluftës.

Periskopi.com Lajme

Ai ka shkruar se është i habitur më Antonin dhe disa të tjerë që nuk flasin për informacionet që ata i kanë, jo Thaçi.

“Unë po habitem pse Antoni bashke me disa te tjere nuk po flasin per informacionet qe ata i kane, jo Thaci. Psh, Antoni, jam shume i bindur qe e din, edhe e ka pa nje liste me emra te atyre te cilet do te likuidoheshin. Ne mesin e tyre ka qene edhe ish presidenti Rugova, po edhe Halil Bicaj. Letra ekziston, edhe ka nenshkrim te nje ish shefit te Shtabit te Pergjitheshem te UCK se”, ka shkruar Zeka.

Ja postimi i plotë:

Nja dy fjale per Anton Cunin dhe do tjere

A ka pas lista per ekzekutime gjate luftes

Ashte ba e po behet zhurme e madhe rreth letrave te Presidentit Thaci, i cili kohe me pare iu drejtu prokuroririse per zbardhjen e vrasjeve gjate, dhe pas luftes.

Anton Cuni, nje luftetare shembullor gjate luftes, i cili ka qene edhe komandant i Njesitit Special te UCK se ne Koshare, bashke me disa deputet tjere, thane qe “Thaci ka informacione shume per keto gjera”?!

Mirepo une po habitem pse Antoni bashke me disa te tjere nuk po flasin per informacionet qe ata i kane, jo Thaci.

Psh, Antoni, jam shume i bindur qe e din, edhe e ka pa nje liste me emra te atyre te cilet do te likuidoheshin. Ne mesin e tyre ka qene edhe ish presidenti Rugova, po edhe Halil Bicaj. Letra ekziston, edhe ka nenshkrim te nje ish shefit te Shtabit te Pergjitheshem te UCK se.

Krejte kete shkrim e bera per nje porosi: Nese nuk keni bythe me fole te verteten, mos shkepni miza veq sa per me fole e me thane dicka. Per dezinformata, shkepje te mizave, per devijime te fakteve, boll ashte punu ne kete drejtim qe 16 vite…

Nuk mundet asnje deputet, asnje person publik me paragjyku dikend, nese nuk ka fakte…

Reklamë
Reklamë

Anton Quni thotë se Hashim Thaçi ka dëshmi për vrasjet e pasluftës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka komentuar letrat e dërguara nga Presidenti i Kosovës në adresë të Prokurorisë ku ai kërkon zbardhjen e shumë rasteve të pazgjidhura deri më tani.

Periskopi.com Lajme

Është ndalur më shumë tek letrat në të cilat presidenti Hashim Thaçi i kërkon Prokurorisë të zbardhë rastet e vrasjeve të pasluftës ku janë vrarë shumë zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por sipas Qunit, Thaçi duhet të ketë më shumë se kaq guxim nëse dëshiron të zgjidhen këto raste.

Madje ka thënë se presidenti duhet të jetë edhe dëshmitar në këto procese.

“Të ofrojë të gjitha faktet dhe argumentet. Jam i bindur që i ka sepse ka qenë detyra e tij, edhe për vrasjet e pasluftës”, ka thënë Quni në emisionin “Rrokum Roll”.

Sipas tij, Thaçi ka ushtruar rol të rëndësishëm në ushtri por edhe në politikë dhe ka qenë i “afërt me disa shërbime të inteligjencës dhe padyshim posedon edhe informata”.

“Përpos kërkesës ai ka mundësinë që të ofrojë dëshmi, dhe të jetë dëshmitar dhe të gjitha njohuritë që i ka ra për rastet veç e veç t’ia dorëzoj prokurorisë. Pra jetë bashkëpunues”, ka thënë Quni.

Ai ka ripërsëritur idenë se Thaçi ka informata të tillë.

“Pas lufte ne kemi kuptuar se ekziston një shërbim i njohur si SHIK, i drejtuar nga z.Veseli të cilët siç thonë ata kanë qenë në shërbim të çështjes dhe kauzës kombëtare. Nuk dua të paragjykoj por do ta inkurajoja që të ketë guxim që të gjitha informatat që posedon t’ia ofrojë si dëshmi”, ka thënë Quni.

Ai madje ka thënë se presidenti ka në rrethin e tij njerëz që apostrofohen si të dyshuar se kanë gisht vrasjet e pasluftës.

“E ka një rreth të shokëve që janë apostrofuar që kanë gisht në ngjarje të ndryshme likuidime të personaliteteve politiko-ushtarake. Duhet të dimë a kanë qenë të përfshirë apo jo? Nëse kanë qenë duhet të dihet arsyeja”, ka thënë Quni.

Deputeti Quni edhe më herët kishte përmendur Thaçin si personaliteti që ka informacione për këto vrasje madje duke e lidhur edhe SHIK-un e drejtuar nga Kadri Veseli, që tash drejton Partinë Demokratike të Kosovës.

 

Reklamë
Reklamë

Deputeti i LDK-së kërkon formimin e ushtrinë pa interesa politike

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se krijimi i ushtrisë së Kosovës duhet të trajtohet si temë pa interesa politike dhe me racionalitet.

Periskopi.com Uncategorized

Ai ka thënë se në këtë mënyrë do të arrihet edhe një komunikim dhe bindje e komunitetit serb se krijimi i ushtrisë nuk përbën rrezik.

“Ne nuk mund të bëhemi shkelës të kushtetutës, duhet të tregojmë kulturë shtetërore. Jam më se i bindur se nëse kjo temë shtrohet pa interesa politike, jam më se i bindur se insistimi në komunikim dhe me një racionalitet do të arrijmë që të binden edhe komunitetet pakicë që ushtria e Kosovës nuk përbën rrezik”, ka thënë Quni, tha ai ne Rubikon.

Reklamë
Reklamë