Berisha i reagon ashpër Nikoliqit: Ti je qen bir qeni!

Periskopi.com Lajme

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Anton Berisha, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Tomislav Nikoliq, i cili e ka quajtur Ramush Haradinaj “qen”.

Berisha në reagimin e tij në Facebook, ka shkruar se deklarata e Nikoliq, është pjesë e mentalitetit serb, sipas së cilit “shqiptarët janë shtazë”, përcjell Bota sot.

Ai madje, ka thënë se nëse Nikoliq ia jep të drejtën vetes të “emërojë shqiptarët me shtazë, edhe ne kemi një shprehje që e përshkruan saktë Nikoliqin, si një qen bir qeni”.

Reagimi i plotë i Berishës:

Deklarata e presidentit serb Tomislav Nikolic, ku ai i referehet z. Ramush Haradinaj me termin qen; ne fakt eshte pjese e mentalitetit serb sipas se cilit “šiftari su životinje” (shqiptaret jane shtaze).

Ne fakt, populli serb duke votuar per president Nikolicin e tash Vucicin, ka treguar se nuk ka hequr dore nga ky mentalitet perbuzes ne raport me shqiptaret.

Kercnimi i Nikolicit per denimin e z.Haradinaj eshte kercnim ndaj shtetit te Kosoves dhe hapje e frontit me shqiptaret.

Nikolici, Vucici e Dacici, kane rritur dozen e agresivitetit gjate bisedave te Brukselit ne te cilat pala e jone iu nenshtrua plotesisht delegacionit serb i cili qartazi u favorizua nga zyrtaret e Brukselit.

Ky raport, ne qeverine e re, duhet te nderpritet dhe Serbise duhet t’i ndalet turri i nderhyrjes ne çeshtjet e brendshme te Kosoves.

Nikolici e te tjeret, e dine mire se me z.Haradinaj ne qeveri, perfundon ambicia e tyre per nderhyrje ne Kosove prandaj nuk kursen fjalorin as nga pozita e presidentit.

E nese ai i jep te drejte vetit te na emertoj me shtazet, edhe ne kemi nje shprehje qe e pershkruan sakte Nikolicin, si nje qen bir qeni.

 

Nikoliqi e quan Ramush Hardinajn kriminel, madje i shkruan edhe Francës

Ish-shefi i ART-së: Kosova ka humbur shumë me marrëveshjen për kodin telefonik

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha, që dikur ishte shefi i Autoritetit Reegullativ të Telekomunikacionit në Kosovë, ka folur për Koha.net rreth zhvillimeve të fundit në këtë fushë.

Periskopi.com Lajme

Me ngurrim për të folur rreth kësaj teme, sepse nuk ka një dokument, ai foli shkurt, duke vënë në pah dyshimet e tij.

Anton Berisha ka thënë se ende nuk ka një dokument zyrtar, përkundër që është një deklaratë e Bashkimit Evropian, dhe nuk është e sigurt asgjë, ngaqë kështu ka qenë edhe vite më parë e më pas është negociuar marrëveshja e arritur.

Berisha më parë ka shkruar edhe në llogarinë e tij në Facebook në lidhje me këtë temë, duke thënë se marrja e kodit duke dhënë infrastrukturën telekomunikuese në veri Serbisë, nuk sjell asnjë dobi.

“Kosova këtu ka humbur ngaqë ka lejuar që ata të bartin asetet e Telekomit në MTS, por dyshimet i kam që ka edhe lëshime tjera”.

Dyshimet e tij janë që Kosova ka bërë edhe kompromise tjera duke lëshuar edhe favore tjera për Serbinë, me kusht që të marrë kodin telefonik nga ITU, Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, gjë që i takon Kosovës.

“Dyshimet e mia janë që këta do të shtrijnë në gjithë Kosovën operatorin e tyre”, shtoi Berisha, duke thënë se nuk mund të ketë kod etnik, që të shtrihet vetëm në një rajon. E kjo që thotë Berisha përshtatet me atë që ka thënë Marko Gjuriq, se pas dy vitesh do të ketë shtrirje në tërë territorin e Kosovës të telefonisë serbe.

Ish-kreu i ART-së thotë se Edita Tahiri po e përfaqëson interesin e Serbisë

Ish-shefi i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), Anton Berisha, ka hedhur kritika të mëdha në adresë të Qeverisë Mustafa, sa i përket bisedimeve për kodin telefonik të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

“Kjo qeveri, me këtë zonjën Edita Tahiri, de fakto i ka shndërruar bisedimet Kosovë-Serbi në bisedime Serbi-Serbi, sepse pala kosovare është përfaqësuese e interesit të Serbisë e kjo marrëveshje (kodit telefonik) nuk i jep asnjë dobi Kosovës”, ka thënë Berisha në Tribuna Channel.

Sipas tij, pala kosovare në Bruksel ka bërë një marrëveshje në dëm të shtetit të Kosovës dhe në dëm të infrastrukturës telekomunikuese të Kosovës, pasi që ajo i ka legalizuar uzurpimet që kanë ndodhur në pjesën veriore – si bashkëngjitje e telekomit serb.

Berisha e ka quajtur mashtruese të vazhdueshme ministren e dialogut Edita Tahirin.

“Po me vjen keq më përdor fjalorin e merituar për këtë, por nuk mund t’i ikim fjalës mashtruese. Ajo është shndërruar në një mashtruese të opinionit publik dhe ka marr për detyrë mashtrimin e vazhdueshëm”, ka deklaruar Berisha.

Madje ai thotë se kjo ministre po i përfaqëson interesat e Serbisë në dialog.

“Ministre e përfaqësimit të interesave të Serbisë. Kjo qeveri në masë të madhe të gjitha marrëveshjet e periudhës së fundit i ka nënshkruar në favor të Serbisë”, ka thënë ish kreu i ART-së.