lojtari-i-vitit

FIFA: Këta janë tre kandidatët për ‘Futbollistin e vitit’

Federata Botërore e Futbollit ka zbuluar listën prej tre futbollistëve, të cilët janë kandidatë për çmimin ‘Futbollisti i vitit’.

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann janë tre futbollistët finalistë për këtë çmim.

Ronaldo arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve dhe Europianin 2016, ndërsa Messi ka treguar formë të jashtëzakonshme në La Liga.

Ndërsa, edhe Griezmann ka hyrë në rangun e futbollistëve më të mirë të botës. /Periskopi.com

griezmann

E rrallë, vëllau i luan për gjigandin madrilen, kurse vetë është tifoz i Manchester United (Foto)

Vëllau i sulmuesit Antoine Griezmann, Theo është një tifoz i Manchester United.

Periskopi.com Sporti

Ylli i Atletico Madrid ka qenë i lidhur disa herë me një kalim të mundshëm në Old Trafford.

Prandaj, një postim i vëllaut të tij në rrjetet sociale, ku përkrahet skuadra nga Old Trafford, ka shtuar edhe më shumë spekulimet për një kalim të mundshëm të Griezmann te 20 herë kampionët e Premier Ligës.

theo-griezmann

 

2FB0141F00000578-0-Cristiano_Ronaldo_has_said_that_he_does_not_expect_to_remain_in_-a-31_1451953551282

Ronaldo: Ky yll i La Ligas më ka thënë në sy se më urren

Cristiano Ronaldo gjatë fundjavës u bë protagonist në derbi, ndërkohë që të gjithë tashmë flasin për të. Ylli portugez ka në një intervistë për "Francë Football" ka rrëfyer edhe një takim me Griezmannqë ka patur pas finales së "Euro 2016".

Periskopi.com Sporti

“Ishte gallatë, sepse direkt pas finales kur isha me pushime në Majemi, takohem rastësisht me Antoine në një restorant ndërsa ai darkonte me të fejuarën e tij. Ai erdhi tek tavolina ime dhe me shaka më tha: Cristiano të urrej”, u shpreh ai për gazetën franceze.
Ronaldo në fakt e mundi dy herë Griezmann në sezonin e fudnit, në finalen e Championsit dhe atë të Europianit.

griezmann-simeone

Simeone ka një lajm të keq për Realin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka konfirmuar se sulmuesi Antoine Griezmann është i gatshëm për sfidën e madhe që zhvillohet sot ndaj Real Madridit.

Periskopi.com Sporti

Francezi është përballur me një dëmtim kohëve të fundit, mirëpo një gjë e tillë nuk është më pengesë për të.

“Griezmann? Ai është në rregull, është trajnuar nga mjekët edhe një herë, por ai është mirë”, tha Simeone. /Periskopi.com

griezmann

Zyrtare: A mund të transferohet Griezman te Reali ose Man Utd?

Antoine Griezmann nuk do të transferohet te Real Madridi ose ndonjë klub tjetër.

Periskopi.com Sporti

Kështu ka thënë presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, i cili thotë se një gjë e tillë nuk ka shanse të ndodhë.

“Unë nuk besoj se ka ndonjë mundësi që Griezmann të shkojë në Real Madrid ose në ndonjë skuadër tjetër”, deklaroi Cerezo.

“Me Real Madridin kemi marrëdhënie fantastike dhe kemi një respekt të ndërsjellë si fqinjë”, shtoi ai.

Për francezin besohet se interesohet edhe Manchester United, mirëpo kjo deklaratë e të parit të Atleticos, me gjasë shuan shpresat e klubit nga Old Trafford. /Periskopi.com

griezmann

A do të luajë Griezmann kundër Realit?

Tifozët e Real Madridit kanë marrë një lajm aspak të mirë.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann është i gatshëm për derbin e fundjavës ndaj rivalit të qytetit.

Gjendja e francezit është përmirësuar dukshëm dhe ai po zhvillon stërvitjet rregullisht para ndeshjes.

25-vjeçari ishte në dyshim për këtë ndeshje pasi kishte probleme me rikuperim të plotë pas një dëmtimi. /Periskopi.com

griezmann

Griezmann: Nuk transferohem te ky klub i pasur

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka shprehur hapur dëshirën që të vazhdojë të mbetet pjesë e skuadrës nga Madridi.

Periskopi.com Sporti

Francezi ka shkëlqyer me fanelën e madrilenëve dhe me atë të Kombëtares së Francës, dhe kohëve të fundit është përfolur për një kalim të mundshëm te Paris Saint-Germain.

Mirëpo, ai nuk e ka fare në plan transferimin te kjo skuadër.

“Ju nuk e dini se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por për momentin PSG nuk bënë pjesë në planet e mia”, tha Griezmann.

“Unë jam i përqëndruar te Atletico Madrid. Jam mirë në skuadrën time dhe dëshira ime është që të fitojë diçka të rëndësishme për klubin tim”. /Periskopi.com

griezmann-simeone

Griezmann: Mendoja se Simeone po shkon te ky klub i madh

Antoine Griezmann ka zbuluar dyshimin që kishte për qëndrimin e Diego Simeone te Atletico Madrid.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi francez thotë se mendonte që strategu argjentinas do të largohej në këtë verë për të kaluar te Paris Saint-Germain.

Ai shton se ka nevojë të punojë ende me Simeonen dhe se i gjithë klubi ka nevojë për të.

“Unë isha në Kampionatin Evropian në Francë kur thuhej se marrëveshja pothuajse ishte arritur që Simeone të shkonte te Paris Saint-Germain”, deklaroi Griezmann.

“Kisha frikë se ai nuk do të jetë këtu. Unë ende kam nevojë të punoj me të, të mësoj prej tij. Atletico ka nevojë për të”.

“Ai më tha se do të qëndronte në klub dhe duke folur me mua sqaroi se gjithçka ishte në rregull. Kjo bisedë më siguroi mua se ai do të qëndronte”. /Periskopi.com

griezmann

Chelsea e ka seriozisht për Griezmann

Periskopi.com Sporti

Chelsea është shumë i interesuar të transferojë sulmuesin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann, shkruan e përditshmja franceze L’Equipe.

Francezi ka zhvilluar paraqitje fantastike si për skuadrën nga Madridi, ashtu edhe për Kombëtaren Franceze.

Raportohet se vendimi i trajnerit Diego Simeone për të shkurtuar kontratën me klubin madrilen mund të luajë rol në largimin e 25-vjeçarit nga Vicente Calderon.

Klubi i drejtuar nga miliarderi Roman Abramovich është gati të ofrojë një shifër rekorde vetëm e vetëm që Griezmann ta ketë në skuadër. /Periskopi.com

griezmann

Gjigandët e Anglisë e duan Griezmann

Periskopi.com Sporti

Katër klube të njohura angleze e duan yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Bëhet fjalë për Manchester United, Arsenal, Chelsea dhe manchester City.

Madrilenët nuk janë të gatshëm ta shesin francezin për një shifër më të vogël se 80 milionë funte. /Periskopi.com

griezmann

Mund të luftojmë për mbijetesë

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann ka dhënë një deklaratë tejet të pazakontë.

Ylli francez thotë se në rast se skuadra e tij vazhdon me formën aktuale, do të luftojë për mbijetesë në La Liga.

“Nëse vazhdojmë në këtë mënyrë, ne do të luftojmë për mbijetesë në La Liga”, deklaroi Griezmann.

“Ne jemi të zemëruar dhe duhet të jemi të tronditur. Ne duhet të fillojmë të jemi vetvetja”.

Pas dy ndeshjesh në sezonin e ri, Atletico grumbulloi vetëm dy pikë. /Periskopi.com

griezmann

Meritoj të shpallem më i miri në Evropë

Periskopi.com Sporti

Antoine Griezmann beson se e meriton të fitojë çmimin e lojtarit më të mirë në Evropë.

Francezi shton se e meriton këtë çmim për shkak të formës së mirë me skuadrën madrilene dhe me Kombëtaren franceze në Euro 2016.

“Unë nuk dua të tingëlloj si arrogant, por unë e meritoj këtë çmim, sepse kam pasur një sezon të madh me klubin dhe kombëtaren”, deklaroi Griezmann.

“Ka qenë një sezon i paharrueshëm, për herë të parë në Ligën e Kampionëve luajta me Atleticon, pastaj në Euro 2016 me Francën. Për fat të keq, ne nuk fituam ndonjë trofe, dhe kjo ishte një goditje për ne dhe për tifozët tanë”. /Periskopi.com

griezmann

Griezmann s’e përjashton kalimin në Angli

Periskopi.com Sporti

Antoine Griezmann nuk e përjashton kalimin në Premier Ligë, shkruan Daily Mail.

Ylli francez i Atletico Madrid ka qenë disa herë i lidhur me një kalim të mundshëm në elitën e futbollit anglez.

Megjithatë, vështirë se Atletico do të pranojë ta shesë yllin e vet për një shifër nën 80 milionë euro. /Periskopi.com

benzema-griezmann

Benzema më i mirë se Griezmann

Periskopi.com Sporti

Legjenda braziliane e futbollit, Rivaldo beson se Karim Benzema është lojtari më i mirë francez, duke renditur prapa tij yllin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann.

“Antoine Griezmann ka pasur padyshim një sezon të madh për klubin dhe për kombëtaren. Megjithatë, unë do të thoja se Karim Benzema është lojtari më i mirë francez”, deklaroi Rivaldo.

“Benzema ka treguar qëndrueshmëri të nivelit të lartë dhe ka dëshmuar se është një ndër sulmuesit më të mirë në botë”. /Periskopi.com