skysports-anthony-martial-manchester-united-goal-celeb_3845634

Mourinho: Martial nuk duhet të dëgjojë agjentin e tij

Jose Mourinho thotë se Anthony Martial nuk duhet t'a dëgjojë agjentin e tij lidhur me të ardhmen e tij.

Periskopi.com Sporti

Shkaku i minutazhës së ulët, shumë herë Martial është lidhur me një largim nga ”Old Trafford”, megjithatë Mourinho e ka paralajmëruar sulmuesin francez.

”Martial ka luajtur, ka krijuar raste, ka shënuar dhe ka sfiduar. Mendoj që ai ishte shumë pozitiv dje”.

”Unë e di se Martial është top talent. Por, ai duhet të më dëgjojë mua dhe jo agjentin e tij për çdo gjë”, tha Mourinho për mediat britanike.

ibra-8-780x439

Manchester United viziton fëmijët në prag të Krishtlindjëve

Futbollistët e klubeve nga Liga Premier, si Manchester United, Tottenham e Chelsea, ua kanë zbukuruar ditën fëmijëve me vizitën e tyre të përvitshme për festat e fundvitit.

Periskopi.com Sporti

Yjet e Djajve të Kuq, Zlatan Ibrahimovic dhe Paul Pogba, ishin kryesorët që vizituan Spitalin Mbretëror të Fëmijëve në Mançester, të shoqëruar nga bashkëlojtarët e tyre, Marcos Rojo, Marouane Fellaini, Anthony Martial dhe Daley Blind.

fella

Ata bënë vizita edhe në disa spitale tjera të fëmijëve, në prag të ndeshjes kundër Sunderlandit.

roj

“Jemi me fat që kemi shëndet të mirë dhe për ne është shumë e veçantë që t’u sigurojmë fëmijëve buzëqeshjen”, thuhet në njoftimin e Unitedit.

 

37c0309f00000578-0-image-a-23_1472639181915

Sulmuesi i Monacos që refuzoi Real Madridin, dëshiron të bëhet lojtari më i shtrenjtë

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe që nesër feston ditëlindjen e 18, është njëri nga lojtarët më të kërkuar në treg momentalisht.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Monacos ka shënuar 3 gola në 10 paraqitje, gjithashtu ka asistuar 5 herë në sezonin e tij debutues te Monaco.

Megjithatë, francezi me prejardhje kamerunase, i ka vendosur vetes një kriter.

Kylian Mbappe monaco
Kylian Mbappe, As Monaco

 

” Dua të kalojë rekordin e shitjes së Martial te Monaco. Martial është një lojtarë fantastik por unë dëshirojë të rritem edhe më shumë si lojtarë, këtu pastaj të transferohem diku në top ligat evropiane.”

Martial u shit 2 sezone më parë nga Monaco te Manchester United për 50 mil euro.

Ndërkaq rekordin te Monaco për shitjen më të shtrenjtë e mban, James Rodriguez i cili u largua për te Real Madridi për 75 mil euro.

1000x410_b-rm_v1397557021

‘El Clasico’ zhvillohet edhe për yllin e Manchester United

Dy gjigandët spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid do të tentojnë të nënshkruajnë me yllin e Manchester United, Anthony Martial.

Periskopi.com Sporti

Sipas ‘The Sun’ dy skuadrat janë të gatshme të paguajnë shumën prej 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e francezit.

Martial i cili erdhi të United për 50 milionë euro, shumë lehtë tani mund të perfundojë të ndonjëri nga gjigandët spanjoll. Barcelona e kishte kërkuar para se ai të shkonte në Angli, por nuk arriti të mposhte Unitedin në garë për shërbimet e tij.

martial
Anthony Martial, Manchester United

‘Los Blancos’ do të tentojnë të joshin ‘djajët e kuq’ për të shitur yllin e tyre duke ia ofruar kolumbianin James Rodriguez dhe të holla.

20 vjeçari në këtë sezon është duke pasur probleme private që si duket kanë ndikuar edhe në formën e tij, ku aspak nuk ka filluar mbarë këtë sezon të ri. /Periskopi/

martial

Martial largohet nga Manchester United?

Paris Saint-Germain jan duke shpresuar se do mund të transferojnë sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi francez, iu bashkua ‘djajëve të kuq’ në vitin 2015, por në këtë sezon ka dështuar të sigurojë një vend në formacionin bazë nën urdhërat e Jose Mourinhos.

Martial sezonin e kaluar ishte një lojtarët kyç të skuadrës ku kishte shënuar 17 gola në 49 paraqitje. /Periskopi/

united

Man United shënon edhe golin e tretë (Video)

Manchester United ka arritur të shënojë edhe golin e tretë ndaj West Ham United.

Periskopi.com Sporti

Kësaj radhe ishte Valencia i cili asistojë për francezin Martial që shënoi për golin e dytë të tij personal dhe të tretin për Manchester United. /Periskopi/

rooney

United përsëri në epërsi ndaj West Hamit (Video)

Manchester United ka rikthyer epërsinë ndaj West Ham United.

Periskopi.com Sporti

Pas një topi të fituar nga Valencia i cili gjeti Miki në afërsi të zonës, ku ky i fundit asistojë për francezin Martial i cili e konvertoi në gol për rezultatin 2-1. /Periskopi/

Martial-Pogba-Zlatan-min

Mourinho nuk përfshinë dy super yje për derbin?

Spekulohet se Anthony Martial dhe Mkhitaryan janë lënë jashtë 18-shes së Jose Mourniho për derbin ndaj Liverpool.

Periskopi.com Sporti

Të dy lojtarët janë në gjendje fizike të gatshëm për lojë por thuhet se Mourinho nuk i ka përfshirë në listën e fundit për lojë, sipas Sport.

Armeni Mkhitaryan është rikthyer këtë javë nga lëndimi dhe është i gatshëm për lojë po ashtu dhe Martial nuk ka problem fizike.

Manchester United është mysafir i Liverpool në derbin e javës në Premier Ligë. /Periskopi.com

martial

Manchester United ngacmon keq Henryn (Foto)

Anthony Martial ka publikuar një foto me Thierry Henryn.

Periskopi.com Sporti

Por, llogaria e Manchester United në Tëitter e ka ngacmuar Henryn, pasi i ka komentuar Martialit duke provokuar rëndë legjendën e Arsenalit.

“Çka ka personi që qëndron prapa teje”, është komenti i United në foton e Martial.

united/Periskopi.com

martial2

Ylli i United ndahet nga gruaja

Anthony Martial është ndarë nga gruaja e tij në këtë vit, dhe kjo thuhet se është arsyeja pse francezi nuk po rigjenë formën e duhur.

Periskopi.com Sporti

Anësori i United nuk po tregon paraqitje të mira në sezonin e ri të Premier Ligës.

Mediat angleze shkruajnë se prapa formës së tij të dobët fshihen problemet personale, saktësisht ndarja nga bashkëshortja.

Martial ka shënuar 18 gola në 57 paraqitje për Unitedin. /Periskopi.com

martial

Martial mungon ndaj Leicester

Periskopi.com Sporti

Tifozët e Manchester United kanë marrë një lajm të keq para sfidës së sotme ndaj kampionit Leicester City.

Talenti i madh, Anthony Martial nuk është përfshirë në skuadër për sfidën e cila zhvillohet me fillim nga ora 13:30, për shkak se ai vuan nga një dëmtim.

Francezi nuk ka arritur të rikthehet nga lëndimi për sfidën e cila është mjaft e rëndësishme për skuadrën nga Old Trafford, skuadër kjo e cila kohëve të fundit ka pasur krizë rezultatesh.  /Periskopi.com