_92920420_joshua2

Anthony Joshua nokauton Molinan (Video)

Boksieri britanik, Anthony Joshua, e ka mbrojtur me sukses titullin e tij të peshave të rënda, IBF, duke e mposhtur Eric Molinan në Mançester.

Periskopi.com Sporti

27-vjeçari, i cili e mbronte për të dytën herë titullin, e nokautoi amerikanin në raundin e tretë dhe gjyqtari e përfundoi ndeshjen.

Me këtë fitore, Joshua numëron 18 nokaute nga po aq meçe dhe do të ndeshet me mbretin e peshave të rënda, Wladimir Klitschko, më 29 prill në Wembley – përcjell Telegrafi.

_92920516_klitschko_ap_new

Për këtë përballje, Manchester Arena ishte e mbushur plot me 21.000 të pranishëm, mes tyre edhe ish-kampionët, si Klitschko, Shannon Briggs, David Haye dhe kampioni i peshave të mesme, Tony Bellew.

Haye dhe Bellew do të duelojnë më 4 mars, prandaj u përfshinë në një zënkë verbale nga karriget e tyre.

_92920418_anthonyjoshua

Kitschko, i cili në prill do të jetë 41 vjeç i humbi titujt WBA, IBF dhe WBO, nga Tyson Fury në vitin e kaluar. Para një muaji, Fury hoqi dorë nga titujt, pasi po vuan nga një sëmundje mendore.

joshua

Kjo është data kur Joshua do të përpiqet ta mbrojë titullin kampion

Boksieri i njohur britanik Anthony Joshua do të përballet me Eric Molinan më 10 dhjetor për të mbrojtur titullin në pesha të rënda IBF.

Periskopi.com Sporti

Joshua ishte paraparë të ndeshej me Wladimir Klitschkon në garë për titujt vakantë ËBA dhe ËBO, por ky meç dështoi për shkak të lëndimit të ukrainasit.

Boksieri i pamposhtur do të mbrojë titullin ndaj meksikano-amerikanit që u mposht më 2015 nga Deontay Wilder në garën për titull kampion bote.

Joshua është kampion që nga prilli kur nokautoi amerikanin Charles Martin dhe më pas mbrojti titullin në qershor duke mposhtur Dominic Breazeale që deri atëherë ishte i pamposhtur.

klitschko-and-joshua

Nuk do të ndodhë përballja Klitschko-Joshua

Planet për një meç mes Anthony Joshuas dhe Wladimir Klitschkos në muajin dhjetor janë hedhur poshtë pasi ukrainasi ka pësuar një lëndim në muskuj.

Periskopi.com Sporti

Pavarësisht lëndimit, një meç mes tyre pritet të mbahet gjithsesi pasi dy palët janë në bisedime, por jo në dhjetor siç raportohej. Lëndimi thuhet se ka shtyrë meçin për në pranverën e ardhshme, raporton “Daily Mail”.

“Kemi negociuar me Wladimirin dhe ekipin e tij gjatë javës së shkuar ndërsa WBA ka mbetur të vendosë. Kemi folur me menaxherin e Wladimirit dhe pas lëndimit tani duhet të përbalemi në mars apo prill. AJ do të përballet më 10 dhjetor tani ka mbetur të zgjedhet kundërshtari”, ka thënë promoteri i përballjes Eddie Hearn. /Periskopi.com

klitschko-and-joshua

Ja dita kur do ta kuptojmë nëse do të ketë përballje Joshua-Klitschko

Anthony Joshua dhe Wladimir Klitshko janë në pritje të një vendimi të rëndësishëm nga WBA.

Periskopi.com Sporti

Kampioni i Botës në IBF, Joshua ka pranuar të përballet me ukrainasin në Manchester Arena me 10 dhjetor.

Por, menaxheri i Klitschkos, Bernd Boente ka pranuar se klienti i tij mund të kërkojë një tjeëtër kundërshtar, nëse titulli i WBA nuk është në rrezik.

Në anën tjetër, Presidenti i WBA, Gilberto Mendoza thotë se anëtarët e komisionit kanë afat deri të mërkurën për të vendosur rreth kësaj përballje.

“Anëtarët e komisionit kanë një afat deri të mërkurën për t’u përgjigjur”, ka thënë Mendoza.

Kjo përballje pritet të zhvillohet pas dënimit të Tyson Fury, të cilit i janë marrë titujt, pasi kishte pranuar se ka konsumuar substanca narkotike. /Periskopi.com

JOSHUA

Klitschko-Joshua anulohet?

Përballja e paralajmëruar ndërmjet ukrainasit dhe anglezit mund të anulohet shkaku i WBA.

Periskopi.com Sporti

Meçi për titull të botës është në pritje të vendimit nga WBA që të sanksionjë titullin, ky vendim pritet të mirret mbrenda 48 orëve.

Kampi i boksierit ukrainas insiston se meçi mund të zhvillohet vetëm nëse luftohet edhe për titullin IBF, titull që e mban momentalisht Joshua, dhe për brezin WBA, raporton The Telegraph.

Kjo luftë për titull të botës pritet që të ndodhë më 10 dhjetor në Manchester Arena.

Javën e kaluar titujt WBA dhe WBO i ishin marr boksierit britanik Tyson Fury, i cili vuante nga depresioni dhe kishte rezultuar pozitiv në dy teste të kokainës. /Periskopi.com

klitschko-and-joshua

A po arrihet marrëveshja për meçin Klitschko-Joshua?

Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko afër marrëveshjes për super përballjen që thuhet se do të vlejë 30 milionë euro.

Periskopi.com Sporti

Bisedimet e bokserëve janë afër përfundimit , përballja do zhvillohet me 10 dhjetor raporton Daily Telegraph.

Joseph Parker ishte kandidati kryesor për t’u përballur me Joshuan për titull të botës, por pas ngjarjëve të Tyson Fury kanë ndryshuar gjërat pasi anglezi u tërhoqë nga përballja me ukrainasin, Klitschko.

Tyson Furyt, i cili ishte dashur që të mbrojë titujt e botës kundër Klitschkos, ditë më parë edhe zyrtarisht i janë marr titujt e kampionit për shkak të problemeve që kishte me kokainë.

Agjenti i Anthony Joshua, Eddie Hearn mendohet se do të bëjë zyrtare përballjen që pritet të mbahet në Manchester Arena. /Periskopi.com

klitschko vs joshua

Joshua-Klitschko, afër marrëveshja për duelin

Është shumë afër arritja e marrëveshjes për duelin në mes kampionit të IBF-së, Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschkos.

Periskopi.com Sporti

Këtë e ka konfirmuar promoteri Eddie Hearn.

Boksieri britanik, Tyson Fury dorëzoi titujt WBA dhe WBO të mërkurën mbrëma dhe kjo ia mundësoi Joshuas dhe Klitschkos të përballen për këta dy tituj.

“Kurdo që do të rregullohet do t’iu tregoj. Do të jetë dueli më i madh në dhjetë vjetët e fundit. Dua që ta rregulloj këtë duel”, ka thënë Hearn.

Përballja në mes Joshua dhe boksierit ukrainas është paraparë të zhvillohet më 10 dhjetor në Manchester ose në Londër. /Periskopi.com

klitschko vs joshua

Klitschko pritet të përballet me Joshua

Promotori Eddie Hearn ka bërë të ditur se janë në negociata në lidhje me një ballafaqim mes Anthony Joshua dhe Wladimir Klitcshko.

Periskopi.com Sporti

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë të versionit IBF, Joshua, ende nuk ka konfirmuar sfiduesin e dytë por ka caktuar një datë për duel më 26 nëntor në Manchester Arena.

Dhe, Klitschko është shfaqur si kundërshtar i mundshëm pas anulimit të ballafaqimit me Tyson Fury, i cili u tërhoq për shkak të një lëndimi.

“Kam lexuar shumë gjëra rreth Joshua dhe Klitchko, duke thënë se është arritur një marrëveshje. Por, nuk është ashtu”, deklaroi Hearn për “Sky Sports News”.

“Ne jemi në bisedime me ekipin e Klitschkos dhe menaxherin e tij, Bernd Boente. Shpresoj se do t’i përfundojmë me sukses në mënyrë që të kemi një duel të madh”, theksoi ai.

Joshua e mbrojti me sukses titullin në duelin e parë më 25 qershor duke mposhtur Dominic Breazeale me ndërprerje në raundin e shtatë.