coric

Coric nuk e do kalimin te Liverpool

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Dinamo Zagrebit, Ante Coric është tërhequr nga kalimi te Liverpool.

Daily Star raporton se 19-vjeçari ishte pranë kalimit në Anfield Road, madje raportohet se talenti pritej të kalonte vizitat mjekësore te ‘The Reds’ brenda 48 orëve, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë, për shkak se Liverpool nuk i mundëson atij të luajë në Ligën e Kampionëve.

“Jam i lumtur kur klube të tilla më duan mua, por unë dua të luaj me skuadrën time të preferuar në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Coric.

“Unë isha i lirë të vendosja, gjithçka që nevojitej ishin vizitat mjekësore te Liverpool, por unë dua të qëndroj te Dinamo, ku mund të jap shumë më tepër”. /Periskopi.com