modric

Çaçiç ia bënë bajat Real Madridit

Trajneri i Kombëtares Kroate, Ante Çaçiç, është ka deklaruar se nuk i duhen këshillat e Real Madrid për mënyrën e trajtimit të mesfushorit, Luka Modric.

Periskopi.com Sporti

Ante Çaçiç në deklaratën e para sfidës së radhës se Kroacisë, iu është përgjigjur deklaratave të trajnerit të ‘los blancos’, Zinedine Zidane se kombëtarja kroate mund të ia del edhe pa mesfushorin Modric pas ka ndeshje të lehta.

“Madridi nuk ka nevojë të na japë ndonjë sygjerim për Lukan. Ai është rikthyer dhe luajti për Realin dhe nuk pati probleme. Ai do të jetë lider në fushë të shtunën kundër Islandës. Por ne nuk do të rrezikojmë shumë me të dhe do ta lëmë të pushojë në miqësoren kundër Irlandës së Veriut,” tha Çaçiç. /Periskopi.com

kosova-shqiperia

Trajner kroat: Tifozët janë lojtari i 12 i Kosovës

Trajneri i Kombëtares së Kroacisë në futboll, Ante Çaçiq pret një atmosferë të zjarrtë në Loro Boriçi në sfidën ndaj Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se tifozët e Kosovës do të jenë lojtari i 12 për Përfaqësuesen e tyre.

Kosova pret më 6 tetor Kroacinë në Shkodër, për të zhvilluar ndeshjen e parë kualifikuese si vendës.

“Për Kosovën kjo është ndeshje historike, por pavarësisht se luan në Shqipëri, luan para tifozëve të vet dhe kjo do të jetë një ndeshje shumë frymëzuese. Jam shumë i bindur për një ambient shumë futbollistik dhe se do të mbisundojë gjithë atë që mikpritësi shtron para nesh dhe që me disponim të shkojmë për në Finlandë. Kosova ka zhvilluar lojë të mirë në Finlandë, madje ka mundur ta fitojë, por Kroacia në këtë moment është para kundërshtarëve. Po qemë seriozë dhe të përqendruar, nuk dyshoj se do të zhvillojmë lojë të mirë dhe të marrim rezultat të mirë. Jam i sigurt se tifozët e Kosovës do të jenë lojtari i dymbëdhjetë i përfaqësueses së tyre, por kjo edhe për lojtarët tanë do të jetë atmosferë frymëzuese”, ka thënë Çaçiq. /Periskopi.com