cacic

Cacic: Kundërshtarët e Kosovës do ta kenë vështirë

Trajneri i Kroacisë, Ante Cacic ka folur pas fitores së thellë që Kroacia shënoi ndaj Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Ai beson se kundërshtarët e Kosovës do ta kenë të vështirë përballjen me ‘Dardanët’.

“Jam shumë i kënaqur. Shënuam gol herët dhe Kosova nuk arriti të kthehet. Ne u dëshmuam që kemi kualitete të larta, por mund të them që skuadrat tjera do ta kenë shumë të vështirë të fitojnë ndaj Kosovës në këtë stadium”, deklaroi Çaçiç pas ndeshjes. /Periskopi.com

cacic

Kosova mund ta lë papunë trajnerin kroat

Kosova dhe Kroacia do të përballen sonte me fillim nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018.

Periskopi.com Sporti

Mediat në Kroaci kanë raportuar sot se trajneri i Kroacisë, Ante Cacic mund të shkarkohet nëse nuk arrinë të triumfojë sonte përballë Kosovës.

Atij nuk do t’i falet edhe një gabim pas atij kundër Turqisë. /Periskopi.com

caciq

Çaçiç: Jemi më të fortë se Kosova

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kroacisë, Ante Çaçiç ka folur sërish për përballjen me Kosovën.

Periskopi.com Sporti

‘Dardanët’ presin nesër mbrëma në Shkodër Kroacinë për të zhvilluar ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.

Çaçiç ka fjalë të mira për skuadrën kosovare, por beson se skuadra e tij është më e fortë.

“Ata do të bëjnë gjithçka, nuk kanë çfarë të humbin, nëse mund të them kështu, por ekipi ynë është më i fortë, me më shumë përvojë. Në fund të fundit, lojtarët dhe ekipi e kanë konfirmuar këtë. E përsërisë, unë besoj se do të bëjmë gjithçka për të luajmë mirë dhe për të marrë rezultatin që kërkojmë. Kosovën e kam parë në vetëm një ndeshje. E kam thënë edhe para ndeshjes, ata duken të mirë, por besoj se ne do të jemi më të mirë. Kroacia nuk duhet të devijojë në mendje, por në secilën ndeshjen duhet të jetë e vendosur për të treguar cilësitë në fushë”, deklaroi Ante Çaçiç. /Periskopi.com

cacic

Trajneri kroat: Do të shkëlqejmë ndaj Kosovës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kroacisë, Ante Cacic ka folur para ndeshjes së nesërme ndaj Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Kosova pret Kroacinë në Loro Boriçi të Shkodrës për të zhvilluar ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.

Cacic beson se përbrenda skuadrës ka një grup të shkëlqyer futbollistësh dhe pret që ata të shkëlqejnë në ndeshjen e nesërme.

“Ne kemi një grup të shkëlqyer por duhet ende të punojmë në komponimin e skuadrës”, deklaroi Cacic.

“Kosova ishte e komponuar para lojës së parë dhe pritet të jetë edhe më e fortë, ndërsa Kroacia duhet ende të punojë dhe nuk kam dyshim se do të shkëlqejmë në fushë”, shtoi ai. /Periskopi.com