caciq

Trajneri i Kroacisë: Është nder të luajmë kundër Kosovës

Përzgjedhësi i Kombëtares kroate, Ante Çaçiq ka folur sërish rreth përballjes me Kosovën. Ai e vlerëson si nder përballjen me Përfaqësuesen e Kosovës.

Periskopi.com Sporti

‘Dardanët’ përballen me Kroacinë me datën 6 tetor me fillim nga ora 20:45 në Loro Boriçi të Shkodrës.

“Për ne është nder të jemi pjesë e një ndeshjeje kaq historike për Kosovën. Kanë kaluar 20 vite prej se Kroacia ishte në situatë të ngjashme dhe e dimë se çfarë emocionesh sjell një ndeshje e tillë jo vetëm për të gjithë adhuruesit e futbollit, por për tërë popullin. Besoj se edhe për mikpritësit tanë është nder që ndeshjen e parë zyrtare si vendas e luajnë pikërisht ndaj Kroacisë, pasi popujt tanë kanë raporte miqësore dhe, përveç kësaj, Kroacia është një prej përfaqësueseve më të mira në Evropë. Po ashtu lojtarët tanë si Rakitiq, Perishiq, Manxhukiq sigurisht do të janë magnet i madh për publikun”, ka thënë Ante Çaçiq.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë e Kosovës në Kualifikimet për Botërorin 2018, pas barazimit ndaj Finlandës si mysafir në ndeshjen e zhvilluar më 5 shtator. /Periskopi.com