barce

Barcelona nuk ka fituar në këtë stadium që nëntë vjet

Barcelona sonte luan kundër Real Sociedadit në udhëtim.

Periskopi.com Sporti

Pikërisht stadiumi “Anoeta”, është i mallkuar për ekipin katalunas.

Barcelona nuk ka fituar në këtë stadium që nëntë vjet, edhe pse në këtë periudhë kohore ka sunduar botën duke mposhtur skuadrat më të forta në planet, përcjellë “Lajmi.net”.

Fitoren e fundit në “Anoeta”, Barcelona e ka shënuar në vitin 2007.

Sot, ekipit të Luis Enriques i duhet patjetër fitorja, pasi që Real Madridi tashmë ka shtatë pikë më shumë.

Real Sociedad-Barcelona fillon sonte prej orës 20:45.