Drenas

Përfundon sondazhi për zgjedhjet në Drenas, ja rezultati (Foto)

Më katër dhjetor qytetarët e Drenasit do t’iu drejtohen kutive të votimit për ta zgjedhur kryetarin e ri të kësaj komune.

Periskopi.com Lajme

Tashmë në këtë komunë janë 8 kandidatë në këtë garë, dy prej tyre vetëm e kanë emrin, sepse janë tërhequr, por ligjërisht nuk kanë të drejtë, andaj emrat e tyre do të figurojnë në listën kur votuesit do shkojnë për të ushtruar të drejtën e tyre.

Periskopi.com në një anketë që zgjati vetëm katër ditë, qindra votues zgjedhën të preferuarin e tyre.

Vërehet një diferencë e madhe mes Ramiz Ladrovcit nga PDK dhe Isa Xhemajlajt të NISMA’s. Ky i fundit i prinë garës me 46% (275 vota), e shumë larg pas tij, vijnë me përqindje të njëjtë Lladrovci dhe Xhavit Drenori me nga vetëm 14% (85 vota.

Pas tyre, i katërti në listë për nga votat vjen Vehbi Berisha nga Fjala me 11% (65 vota), pastaj Bedri Nika i LDK-së me 6% (35 vota), Naim Bazaj – kandidat i pavarur me 5% (30 vota), Rrahim Elshani gjithashtu i pavarur më 2% (15 vota) , dhe i fundit në listë është Elmi Thaçi nga AKR me 2% (12 vota).

Sipas sondazhit Isa Xhemajlaj është më i votuari e për në balotazh në garë të ngushtë kanë Ramiz Lladrovci dhe Xhavit Drenori./ Periskopi.com

anketa

Drenas

Edhe një ditë kohë për të votuar për të preferuarin për kryetar të Drenasit

Më katër dhjetor qytetarët e Drenasit do t’iu drejtohen kutive të votimit për ta zgjedhur kryetarin e ri të kësaj komune.

Periskopi.com Lajme

Tashmë në këtë komunë janë 6 kandidatë në këtë garë, ishin tetë por dy u tërhoq.

Gara për kreun e Drenasit sa shkon e bëhet më interesant, atje në garë janë PDK, LDK, AKR, NISMA dhe Fjala, ndërsa një wshtw i pavarur, ka dalë nga PDK-ja si pakënaqur.

Anketa e Periskopit ua mundëson të votoni për të preferuarin tuaj apo për atë që mendon se është i duhuri për këtë komunë.

Mund të votoni deri të mërkurën më 23 nëntor, dhjetë ditë para sa të mbahen zgjedhjet, në mesditë, orën 12:00.

Në anketë gjeni edhe emrin e Naim Bazajt dhe Rrahim Elshani, procesi i të cilëve është ende duke u diskutuar , nëse mund të tërhiqen ose jo.

Mjafton të hyni në faqen Periksopi.com dhe sapo të shkoni më poshtë pranë videove, në anën e djathtë të ekranit tuaj do e gjeni anketën ku mund të votoni./Periskopi.com

Cilin kandidatë do ta votonit më 4 dhjetor në zgjedhjet komunale në Drenas:

Shiko rezultatin

Loading ... Loading ...
Drenas

Anketë për zgjedhjet në Drenas, mund të votoni të gjithë

Më katër dhjetor qytetarët e Drenasit do t’iu drejtohen kutive të votimit për ta zgjedhur kryetarin e ri të kësaj komune.

Periskopi.com Lajme

Tashmë në këtë komunë janë 7 kandidatë në këtë garë, ishin tetë por një u tërhoq.

Gara për kreun e Drenasit sa shkon e bëhet më interesant, atje në garë janë PDK, LDK, AKR, NISMA dhe Fjala, ndërsa dy janë të pavarur, që të dy, kanë dalë nga PDK-ja.

Anketa e Periksopit ua mundëson të votoni për të preferuarin tuaj apo për atë që mendon se është i duhuri për këtë komunë.

Mund të votoni deri të mërkurën më 23 nëntor, dhjetë ditë para sa të mbahen zgjedhjet, në mesditë, orën 12:00.

Në anketë gjeni edhe emrin e Naim Bazajt, por ai më nuk është në garë, u tërhoq pas kohës, e që raportohet se nuk është legjitime kjo tërheqje në këtë kohë.

Mjafton të hyni në faqen Periksopi.com dhe sapo të shkoni më poshtë pranë videove, në anën e djathtë të ekranit tuaj do e gjeni anketën ku mund të votoni./Periskopi.com