Flet Anita Haradinaj, tregon çfarë do të ndodh nesër me Ramushin

Anita Haradinaj thotë se nuk do të jetë në Francë nesër kur pritet të merret vendimi për Ramush Haradinajn.

Periskopi.com Lajme

sipas saj, kudo që të jetë vendimi do jetë njëlloj dhe se ka angazhime ndaj fëmijëve.

“Nuk e di, nuk mund të paragjykoj mbi vendimin, por besoj që Franca do të veproj drejt, pra besoj që do të lirohet”, thotë ajo.

Thotë se nuk ka biseduar me avokatët por vetëm më bashkëshortin e tij, dhe siç i ka thënë ai, nuk ka prova të reja e nuk ka arsye më të shtyhet ky gjykim.

Në një intervistë për Klan Kosova ajo thotë se asnjëherë nuk ka pasur prova kundër Haradinajt, por thjeshtë transkripte të Tribunalit të Hagës.

“DO të shkoj me prit në Aeroport më fëmijët, aty e kemi lënë aty do e marrim. Nuk e di në çfarë orari ateron ai në Prishtinë, te shohim”, thotë Haradinaj.

Ajo thotë se që dy muaj sa Ramush Haradinaj po mbahet në Francë, kanë qenë ditë të vështira./ Periskopi

 

 

 

Reklamë
Reklamë

Edhe Anita prezente në seancën ku do të merret vendimi për Ramushin (FOTO)

Bashkëshortja e ish kryeministrit Ramush Haradinaj, është e pranishme në seancën gjyqësore në Francë.

Periskopi.com Lajme

GazetaBlic sjell disa foto  se si duket ajo sot.

anita

anita1

anita2

Reklamë
Reklamë

Anita Haradinaj reagon ashpër ndaj deklaratës së Thaçit

Bashkëshortja e liderit të AAK-së, Anita Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Presidentit, Hashim Thaçit, i cili tha se çlirimtarët mund të ndalen në aeroporte, por nuk mund të ekstradohen në Serbi.

Periskopi.com Lajme

Ky është reagimi i plotë i Anites:

“Çlirimtaret mund te ndalen neper Aeroporte, por nuk mund te ekstradohen ne Serbi!!!” Keshtu deklaroi ne debat Presidenti

Patjeter qe Çlirimtaret ndalen neper aeroporte kur vendi i tyre udhehiqet nga njerez te shantazhuar dhe te nenshtruar si Ju!!! /Zeri

Reklamë
Reklamë

Anita Haradinaj flet për kohën kur ishte bashkëshortja e kryeministrit

Anita Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Rubikon të KTV-së, foli për kohën gjatë mandatit të bashkëshortit të saj si kryeministër.

Periskopi.com Showbiz

“Nuk kam pasur kohë të zhvillohem aq shumë sa ndodh në një mandat të plotë. Fatmirësisht kam punuar në medie dhe qasjen me publikun e kam pasur korrekte. Kam qenë shumë e re dhe shpesh në takime ndodhte të më shihnin si përkthyese ose asistente dhe pastaj duhej të prezantohesha se isha bashkëshortja”, ka thënë ajo.

Ajo tregoi se si ende mundohet ta prezantojë vendin sa më mirë kudo që shkon.

“Ndonjëherë të kërkohet mos me dhënë koment dhe mendim dhe ti rri e shikon. Çdo element luan rol në momentin që ti prezanton apo përfaqëson diçka. Aty e prezanton një popull të tërë, në përmasa më të gjera. Edhe sot, mundohem që kudo që shkoj ta prezantoj Kosovën sa më dinjitetshëm”, përfundoi ajo.

Reklamë
Reklamë

Kjo është dhurata që Amerika i bëri Ramush Haradinajt

Sapo erdhi një lajm i mirë për Ramush Haradinajn. E këtë e bënë të ditur bashkëshortja e tij Anita Haradinaj në Facebook.

Periskopi.com Lajme

Ajo bënë të ditur se kërkesat për viza në ShBA janë aprovuar dhe për këtë ajo shprehet mjaft e gëzuar shkruan GazetaBlic.

Lexo shkrimin e plotë:

Pas shume diteve ne ankth, sot me ne fund me erdhi nje lajm i mire, Kerkesat per vize ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes na jane aprovuar!!! Ramush hajde me shpejt vizat po na presin!!!

Reklamë
Reklamë

Anita rrëfen çfarë i tha Ramushi menjëherë pasi u lirua me kusht (Video)

Bashkëshortja e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një bisede telefonike që pati në emisionin InfoBox, ka thënë se bashkëshorti i saj, është figura më e përshtatshme për të goditur shqiptarët, prandaj edhe është arrestuar.

Periskopi.com Lajme

Anita beson se shumë shpejt Ramushi do të kthehet në Kosovë.

Megjithatë, ajo thotë se shteti i Kosovës, duhet medoemos duhet të merret me listat që po i nxjerrin problem jo vetëm familjes Haradinaj, por shumë qytetarëve të Kosovës.

Ajo i hedh fajin institucioneve që nuk ka marr hapa më herët për këto lista, madje duke thënë se nuk e di a është mos përgjegjësi e qeverisë, apo padituri.

Më poshtë e keni edhe videon ku tregon Anita për kontaktin e parë që ka pas me bashkëshortin, pas lirimit me kusht.

 

Reklamë
Reklamë

Anita Haradinaj nuk përmbahet, me mllef ka dy fjalë për Enver Hoxhaj dhe Edita Tahirin

Anita Haradinaj, bashkëshortja e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka mundur të përmbahet.

Periskopi.com Lajme

Thotë se nuk është e irrituar nga vendet mike të Kosovës e as ato armike që po bëjnë punën e tyre, por thotë se ka neveri për ata që ia përfaqësojnë fëmijët në sytë e botës, raporton Periskopi

Ka disa fjalë për Enver Hoxhajn, Edita Tahirin.

Kësaj të fundit i kërkon që pastrimin e listave ta bëjë temë në Bruksel.

Shkrimi i saj i plotë:

Nuk desha te flas sepse shpresoj qe koha ka me fol!!! Po,sigurisht do te flas koha vet!!!

Nuk e di per te saten here ne jete me eshte dashte ta luaj rolin e nenes “heroine”, edhe kur Gjini m’pyti ” Anite e cka boni Ramushi bre” sepse per boten e tij te vogel, njeriu duhet patjeter te beje dicka qe t’kete pune me policine, edhe kur Trimi m’pyti “eeee kur vjen tash Ramushi” edhe kur Hana tha ” E pse na po rrime ktu, ku eshte Ramushi?” Per ju qe po lexoni dhe per mua qe po shkruaj, per te dhene nje ser pergjigjesh mund te jem nene heroine, nene e forte por ne syte e femijeve te mij isha veq se nje Nene Genjeshtare ne syte e se ciles shihej qarte mllefi, deshperimi e irritimi! Por, per te paren here ne gjithe kete histori procesesh nuk u ndjeva e irrituar as nga vendet mike qe ma njohen shtetin e m’ndihmuan kur pata nevoje as nga vendet armike qe bejne punen e tyre, me erdhi veqse neveri per ata qe perfaqesojne femijet e mij ne syte e botes!!! Po, po, sot fshiheni nen petkun e pushtetit por neser, neser koha do t’flas dhe ju do jeni te harruar e te shkuar!!! Neser Ti “minister” Hoxhaj do te jesh genjeshtare i paskrupullt ne syte e femijeve tu, Ti Edita Tahiri do sorrollatesh spitaleve nga demet qe i ke bere zemres duke shtuar kilogram te tepert nga drekat e darkat ne Bruksel, le qe nuk shquheni per zgjuarsi efikasitet intelegjence por madje madje as fotogjenik nuk jeni as objektivi i aparatit e i kameres nuk ju do!!! Jeni tejet irritues kur shfaqeni ne publik! Por le t’ia leme kohes ajo do flase me se bukuri e me se miri per Ju!!! E rendesishme eshte qe Femijet e mi kane shtet edhe ate shtet te barabarte me krejt shtetet e botes sepse optimizmin, deshiren dhe vullnetin per shtet nuk na e ka mbyt as Serbia pa le me zvarraniket… Femijet e mi dhe femijet e Kosoves kane enderra, kane objektiva, kane rruge te trasuar nga ata qe ende paguajne per çmim dhe nuk pyesin!!! Femijet e mia jane gjenerate e NATO-s, e demokracise, e pluralizmit, e shitet apo nuk e shitet ju integritetin e dinjitetin “refuz” ne Bruksel per nje foto me t’bukur apo per nje CV me te pasur, femijet e mi dhe t’krejt Kosoves jane femije te zgjuar, te gatshem per Evropen e shekullit 21, Ju do te mbeteni veqse te harruar e te shkuar nga koha!!! Per hir te kesaj te vertete Edite, hapi syte kur t’shkon ne Bruksel dhe dije pse po shkon, qele najhere kete bisede e pastroj keto lista, mos u frikso sepse Ne jemi fitues dhe ata jane humbesit, mbroje kete te ardhme te shtetit ton, nese don koha mos me qene mizore me Ty, e ti Hoxhaj, femije te Kosoves ke edhe vet, mos e bir punen me i rrejt femijet e tu se eshte e rende teper eshte ndjenje e keqe, se veq femijet t’kane idhull te tjerat vijn e shkojne!!! Se mo per president e per kryeminister e parlamentar spo foli hiq se prape po e perseris, Po ja le kohes!!!! Me falni se mund t’ju tingelloj pak patetike por prape po ja le kohes!!!/ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Bashkëshortja e Ramush Haradinajt ka dy fjalë për Ramiz Kelmendin

Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita ka reaguar pasi zëvendëskryeministri i ri i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë se ka dhënë mbi gjysmë milion euro sa Haradinaj ishte në Hagë.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka thënë se Kelmendi nuk ja ka dhënë ato para Haradinajt por mbrojtjes së të vërtetës.

“O Ti Ramiz Kelmendi, nuk ia ke dhënë Haradinajt jo, ja ke dhënë mbrojtjes së një të vërtete që ty ta ka mundësuar me ardh me zhvillu biznes edhe sot me u krekos besa edhe me të shndërru me një ambicioz të paskrupullt”.

Bashkëshortja e liderit të AAK-së ka thënë se “Haradinaj sa për vete kurrë se kish pa as nuk e kish njoft Hagën, por ka besuar në diçka më madhore”.

“Ashtu si kanë besuar edhe shumë djem e vajza të Kosovës e që mendoj që kanë bërë mirë që  të gjithë ata djem e vajza nuk kanë besuar në ty por kanë besuar në një ideal e në një kauzë ku kemi gjetur shpëtimin të gjithë, përndryshe do të ishim veç disa “refugjatë” rrugëve të botës”, ka shkruar Muçaj- Haradinaj në Facebook.

Reklamë
Reklamë