Angelina Eichhorst dhe Isa Mustafa

Vizat, temë mes drejtoreshës së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Isa Mustafës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) të Bashkimit Evropian, Angelina Eichhorst.

Periskopi.com Lajme

Gjatë takimit, u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, si dhe për proceset integruese të Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për zhvillimet e fundit, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për avancimin e proceseve eurointegruese.

“Republika e Kosovës në vazhdimësi ka dëshmuar përkushtimin e saj të plotë në rrugën evropiane. Integrimi në BE është aspiratë e shumicës dërmuese të qytetarëve dhe institucioneve të saj, andaj kemi nevojë për përkrahje më të madhe në këtë rrugë, e cila siguron progres dhe stabilitet të gjithanshëm për Kosovën, rajonin dhe më gjerë”, tha kryeministri Mustafa.

Drejtoresha e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Angelina Eichhorst, foli për zhvillimet e fundit dhe proceset që lidhen me rrugën evropiane, duke vlerësuar bashkëpunimin e Kosovës.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për çështjet tjera, siç janë procesi i zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja, për liberalizimin e vizave, si dhe proceset tjera evropiane./ Periskopi

Pajtohen që zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit të bëhet sa më shpejt

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sot në Bruksel ka zhvilluar takim me Angelina Eichhorst, Drejtoreshë për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) dhe bashkëpunëtorët e saj që janë ndërmjetës të dialogut të Brukselit mes dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

Periskopi.com Lajme

Në këtë takim u diskutua për rrjedhën dhe rezultatet e dialogut gjatë këtij viti dhe ishte dakordim i përbashkët se të gjitha marrëveshjet që janë në pritje të zbatimit duhet të zbatohen në mënyrë efektive nga të gjitha palët. Poashtu, u theksua që gjatë dy ditëve të takimeve trepalëshe që fillojnë nesër në Bruksel palët duhet të angazhohen me një qasje konstruktive për të përmbushur obligimet që kanë në raport me çështjet e drejtësisë dhe të kodit shtetëror telefonik.

Ministrja Tahiri me këtë rast deklaroi se zbatimi i marrëveshjeve ka rëndësi qenësore për suksesin e këtij dialogu dhe për këtë arsye Kosova është e përkushtuar për zbatimin e tyre. Ajo shtoi se dialogu i Brukselit po kontribuon edhe në avancimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian siç është dëshmuar me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim si dhe përfitimet që do t’i vijnë vendit tonë nga kjo marrëveshje./ Periskopi