“Charlie Hebdo” tallet me kancelaren Angela Merkel

Revista satirike franceze “Charlie Hebdo” ka hedhur në treg botimin e saj të parë në gjermanisht.

Periskopi.com Lajme

Si për numrin e parë ata kanë zgjedhur që në faqen e parë të kësaj reviste të jetë vendosur karikatura e kancelares gjermane Angela Merkel me anë së cilës përqesh vendimin e saj për të kandiduar edhe për një mandat.

Revista në gjermanisht kushton 4 euro. Redaksia ka vendosur që të zgjerohet dhe për këtë ka zgjedhur Gjermaninë pasi që ky shtet ka treguar mbështetjen më të madhe për “Charlie Hebdo” pas sulmeve në janar të vitit 2015.

Në numrin e parë të botuar pas sulmit terrorist, janë shitur 70 mijë kopje në Gjermani. Numri i parë në gjermanisht ka një tirazh të madh prej 200 mijë kopjesh.

Në janar të vitit 2015 në zyrat e “Charlie Hebdo” në Paris është kryer një sulm terrorist për shkak se kjo revistë kishte botuar një karikaturë me anë të së cilës përqeshte profetin Muhamed. Në këtë sulm janë vrarë 8 gazetarë./ Opinion

Desada Metaj

Zonjës Merkel nuk i nevojitet përkthimi

Zonjës Merkel nuk i nevojiten kaq shumë përkthyes, sa i ofroi këto orët e fundit Shqipëria e vogël. Fjalitë e thëna prej saj në një konferencë për shtyp të transmetuar live nga shumica e mediave, janë po aq të qarta sa dhe përpjekjet e disave për të gjetur mes rreshtave gjera që nuk ekzistojnë.

Desada Metaj Opinione

Që nuk jemi gati të jemi pjesë integrale e Bashkimit Europian këtë e dimë të gjithë shumë qartë dhe nuk besoj se nevojitet një deklaratë, qoftë dhe e gruas së fortë të Berlinit. Edhe që nuk bëhet fjale vetëm për 5, 7 apo 20 kushte qofshin.

Sepse, për ne që jetojmë në këtë vend, është qesharake të presësh të ta thotë një zonjë nga maja Berlinit që këtu ka korrupsion, ka probleme të mëdha me sistemin e drejtësisë, që duhet patur kujdes me zgjedhjet etj etj. Dhe po më qesharake bëhet situata kur palët që mbajnë përgjegjësi për këtë situatë, debatojnë për mënyeën si u përkthye apo se si u pozicionua Merkel kur lexoi deklaratën për Shqipërinë.

Kjo, sepse. edhe pas më shumë se 20 vitesh në një sistem që pretendon të jetë i hapur dhe demokratik politikanët tanë sillen si në diktaturë. Gënjejnë dhe gjejnë armiq imagjinarë për dështimet e tyre, mbajnë fjalime historike dhe tallen me paraardhësit, ndonëse ngjashmëritë i kanë të frikshme.

Sepse e kanë të vështirë, në mos të pamundur të besojnë që Shqipëria në gjendjen që është sot, realisht nuk e meriton të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Dhe për këtë nuk ka nevojë të na bindë as një deputet gjerman, as një zyrtar i BE-ë, madje as vetë e fuqishmja Merkel.

Ne që jetojmë çdo ditë në këtë vend, e dimë shumë mirë që drejtësia, reformat, vettingu, janë slogane për të na bërë të kuptojmë që jemi kapur nga korrupsioni. Për çdo shqiptar që ka mundur të shohë njëherë të vetme një spital apo një shkollë në perëndim, është e qartë që spitali dhe shkolla e vendit të tij janë vite dritë larg këtij standardi. Ndaj është energji e harxhuar kot kjo e përpjekjes për të na përkthyer politikanët e huaj për bëmat që ne i kemi bërë vetes.

Të gjithë e dimë që jemi ende larg, të gjithë e kuptojmë që standardet e kërkuara dhe që ka një vend anëtar i BE-së nuk kanë asnjë lidhje me mënyrën se si ne kemi bërë shtet këto 25 vitet e fundit. Ndaj, kush përpiqet të na sqarojë se kushtet janë, por të huajt nuk i shohin, ose nuk sheh apo dëgjon, ose është kaq larg realitetit sa i duhet ta dëgjojë në gjermanisht një fjali që në shqip ndoshta i vret veshët: standarde të paplotësuara!

Edi Rama dhe Angela Merkel

Përse e hoqi Edi Rama mesazhin e Merkel për zgjedhjet

Kancelarja Angela Merkel ishte shumë e qartë dje në Berlin në konferencën e shkurtër për shtyp me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Periskopi.com Lajme

Veç formaliteteve për përmbushjen e standardeve në rrugën e integrimit ajo përmendi në mënyrë të veçantë zgjedhjet e vitit 2017.

“Kam parasysh edhe zgjedhjet që do të ketë Shqipëria dhe bashkëpunimin me OSBE” u shpreh ajo duke folur për çështjen e hapjes së negociatave. Përmendja e zgjedhjeve ishte mesazh i drejtpërdrejtë se në dhjetor s’ka negociata dhe se Vetting-u është vetëm njëri nga kushtet.

Por Edi Rama ka nisur prej dje, menjëherë pas konferencës, një fushatë për t’u treguar shqiptarëve versionin e tij të mesazhit të kancelares Merlek. Në fillim me mediat pranë qeverisë, më pas me një intervistë në Deutsche Welle të cilën u përpoq ta manipulojë duke i shmangur përgjigjet për pyetjet direkte e më pas edhe nëpërmjet konferencash për shtyp në Tiranë dhe së fundi në faqen e tij në Facebook.

Kryeministri ka postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale mesazhet e kancelares, Merkel, por ka hequr pjesën ku ajo foli për zgjedhjet e vitit 2017.

Kjo është përmbajtja e postimit të kryeministrit.

 

 

Me t’u kthyer në Tiranë kryeministri nisi një fushatë sulmi ndaj opozitës, duke e fajësuar atë si bllokuese të negociatave me ligin e Vetting –ut. Ai e ka gjetur kundështinë e opozitës ndaj miratimit në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus të ligjit të Vetting-ut  si alibi për dështimin e çeljes së negociatave. Në këtë mënyrë, ai po përpiqet t’u fshehë shqiptarëve të gjitha kushtet e tjera që i kërkon Berlini, Parisi apo Brukseli, që kanë të bëjnë jo vetëm me zgjedhjet, por edhe me krimin e organizuar në rritje, kanabizimin e Shqipërisë dhe korrupsionin galopant të parhapur në çdo degë të qeverisjes. /Lapsi.al

 

merkellll-780x439-1

Prekëse: Kancelarja Merkel ia plotëson dëshirën djaloshit nga Afganistani (Video)

Kancelaria gjermane, Angela Merkel vazhdon të gjendet mes dy zjarresh: atyre që e kritikojnë dhe atyre që e shohin madje si shpëtimtare të tyre.

Periskopi.com Lajme

Për të dëshmuar këtë, përcjell Telegrafi, flet edhe rasti i fundit kur ajo gjatë një konference rajonale të socialdemokratëve, u përball me një kërkesë nga një mbështetës i koalicionit dhe anëtar i CDU për mëse 40 vite, për të hequr dorë nga posti i saj.

Dhe derisa ky kërkonte largimin e saj, ndërkohë vjen diçka krejt e kundërt nga kjo.

Një djalosh nga Afganistani ka shpërthyer në lot kur kancelaria Merkel vendosi që ta përshëndeste atë personalisht, pasi ai e kishte falënderuar atë publikisht në takimin e partisë së saj.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, djali, i identifikuar vetëm si Edris, dhe babai i tij morën pjesë në një kongres në Heidelberg të hënën në mbrëmje.

Edris tha: “Faleminderit, zonja Merkel!” Kancelarja u përgjigj: “Ju keni mësuar mirë gjermanisht” dhe shtoi “vazhdoni të mësoni më shumë”. Ai ia kishte kthyer: “Do të doja të prekja duart e tuaja, një herë”.

Pas kësaj, Merkel u largua nga podiumi për të takuar djalin.

German Chancellor Angela Merkel, left, and the Prime Minister of Albania, Edi Rama, right, shake hands after a joint press conference as part of a meeting at the chancellery in Berlin, Germany, Tuesday, April 1, 2014. (AP Photo/Michael Sohn)

Merkel ia kujton Ramës 5 kushtet për integrim në BE dhe ka një kërkesë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka përgëzuar Shqipërinë dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, në arritjet e deritanishme, derisa ka thënë se duhet punë për plotësimin e disa kryetareve tjera për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

Periskopi.com Lajme

“Konstatojmë që Shqipëria në vitet e fundit ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në fushën e reformave. Në raportin e fundit, KE e ka vlerësuar këtë zhvillim, unë uroj përzemërsisht kryeministrin Rama”, ka deklaruar Merkel, njofton Klan Kosova.

“Gjermania është përpjekur ta mbështesë Shqipërinë në këto zhvillim. Reforma juridike të mund të vihet në funksion dhe tani është e rëndësishme që kjo rrugë e nisur të vazhdojë. KE ka përmendur 5 prioritete dhe këtu bën pjesë zbatimi i reformës në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit etj”.

“Këta janë hapa të përhershme që duhen kryer”, shtoi Merkel.

Merkel, duke folur në konferencë për shtyp, pas takimit me kryeministrin Rama, tha edhe se pret që “Shqipëria do të punojë në përputhje me OSBE­-në për zgjedhjet e ardhshme dhe do të bëjë më të mirën”.

Kancelarja nuk ka harruar të urojë shqiptarët për festën e pavarësisë.

“Urimet më të përzemërta në ditën kombëtare. Shqipëria është bërë partner i rëndësishëm, aleate e fortë në NATO. Ndihemi të lidhur ngushtë”, tha ajo.

 

Edi Rama dhe Angela Merkel

Rama i premtoi diçka Angela Merkelit, e fillon me fjalën : E dashur

Kryeministri shqiptar Edi Rama në një konferencë për media në Berlin pas takimit që pati me kancelaren Angela Merkel, i ka premtuar kësaj të fundit se nuk do ta zhgënjej për besimin që ka ndaj Shqipërisë.

Periskopi.com Lajme

Rama ka deklaruar se përmbushja e agjendës së integrimeve, është në interes kombëtar dhe për qytetarët të cilët meritojnë të jetojnë në prosperitet, transmeton lajmi.net

Ai ka shtuar se Shqipëria do të përkrah fuqishëm vënien e prioriteteve nga BE-ja.

“E dashur Merkel, ju shpreh bindjen time se jo vetëm Shqipëria dhe rajoni kanë nevoj për BE-në por e njëjta gjë vlen edhe për Bashkimin Evropian. Ju siguroj se nuk do të zhgënjejmë besimin tuaj ndaj nesh. Do të punojmë për të realizuar ëndrra tona për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE-së”, ka deklaruar Rama.

angela-merkel-dhe-edi-rama-629x358

Në Ditën e Flamurit, Edi Rama në Berlin takim me Angela Merkel

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ndodhet në Berlin ku pritet që gjatë ditës të pritet në takim nga Kancelarja e Qeverisë gjermane Angel Merkel.

Periskopi.com Lajme

 

Takimi do të zhvillohet në zyrat e Kancelares Merkel në ora 14:00. Siç është bërë e ditur nga Zyra e Merkelit pas bisedimit kokë më kokë, Merkel dhe Rama do të paraqiten para gazetarëve me një konferencë për media.

Ky takim vjen pak ditë pasi një deputet i partisë së Merkelit, CDU/CSU-së, nga Tirana dha qëndrimin se Bundestagu do t’i rekomandojë qeverisë federale që të mos votojë pro rekomandimit për çeljen e negociatave me BE-në, nëse më parë Shqipëria nuk plotëson 7 kushte.

Megjithatë, siç është shprehur vetë deputeti Gunther Krishbaum, bëhet fjalë për qëndrim personal të tijin, edhe kryeministri Rama në një video-mesazh të kësaj të djele, tha se nuk mund të merret për bazë qëndrimi i një deputeti populist që flet nga ana personale, pa mandat!

Mbetet të shihet me mjaft kureshtje ecuria e këtij takimi nga ku pritet të dalë qëndrimi zyrtar i Gjermanisë përballë rekomandimit të Brukselit për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë, me kushtin e vetëm, që të zbatohet reforma në drejtësi. Pritshmëritë e autoriteteve shqiptare, janë që qëndrimi gjerman të jetë shumë më i butë se ai i shprehur nga deputeti Krishbaum.

Edi Rama dhe Angela Merkel

Gjermania ia vë 7 kushte Shqipërisë për hapjen e negociatave për futje në BE

Koalicioni CDU-CSU në Parlamentin gjerman ka publikuar dokumentin me pritshmëritë që duhet të përmbushë Shqipëria për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Periskopi.com Lajme

Kriteret janë prezantuar nga deputeti i Bundestagut, Gunther Krichbaum, gjatë një konference për shtyp të mbajtur këtë të enjte në Tiranë, i cili “ka ngelur në klasë” Shqipërinë, transmeton top-channel.

Krichbaum ka deklaruar se, “për hapjen e negociatave duhet të plotësohen kushtet” dhe ka shprehur bindjen se, “kjo nuk mund të realizohet në vitin 2017”.

“Do kërkojmë të mos hapen negociatat, më parë duhen rezultate konkrete”, ka thënë Krichbaum, i cili ka saktësuar se, “në vitin 2018 mund të ketë një dritë jeshile”.

Deputeti gjerman ka theksuar se, “rezultatet e reformave dhe përpjekjeve të qeverisë duhet të jenë më të prekshme” dhe për këtë u ka bërë thirrje palëve politike shqiptare që “të bashkojnë forcat”.

Sipas dokumentit të prezantuar nga zyrtari gjerman, kriteret që duhen përmbushur janë këto:

Kriteri i parë ka të bëjë me reformën në administratën publike, e cila duhet të provohet në praktikë për të treguar se sa i qëndrueshëm është zbatimi i ligjeve të miratuara.

Kriteri i dytë ka të bëjë me reformën në drejtësi, e cila, sikurse thotë dokumenti, duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme dhe të plotë me qëllim forcimin tërësor të nivelit të profesionalizmit dhe integritetit në fushën e drejtësisë.

Kriteri i tretë thotë se në luftën ndaj korrupsionit nëpërmjet Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, e cila duhet të jetë e pavarur nga kontrolli dhe ndikimi i politikës, duhet të jenë shënuar arritje të konsiderueshme.

Kriteri i katërt për luftën kundër krimit të organizuar është që të rritet ndjeshëm numri i dënimeve me vendime të formës së prerë, të forcohen dukshëm përpjekjet për luftën ndaj krimit të drogës dhe të shënohen suksese të prekshme.

Kriteri i pestë ka të bëjë me atë që konsiderohet “prioriteti kyç” në fushën e të drejtave të njeriut, masave kundër diskriminimit dhe realizimit të së drejtës së pronës, për të cilin vlerësohet se Shqipëria duhet ende të përmbushë ato pika që përmend raporti i Komisionit Europian i datës 9 nëntor 2016.

Kriteri i gjashtë është që rekomandimet e OSBE/ODIHR-it në lidhje me reformën zgjedhore të zbatohen deri në zgjedhjet e qershorit 2017, të cilat duhet të përmbushin standardet europiane.

Kriteri i shtatë ka të bëjë me ligjin për Dekriminalizimin e Parlamentit dhe institucioneve qendrore e vendore, i cili, siç thotë dokumenti, duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme e të plotë.

 

merkel

Angela Merkel paralajmëron se fushata e vitit 2017 do të jetë si kurrë më parë

Tani është zyrtare që kancelarja gjermane, Angela Merkel do të kandidojë për herë të katërt për zgjedhjet e Bundestagut, 2017 për partinë e saj CDU. Menjëherë pas përfundimt të një takimi të presidiumit të CDU-në Berlin, Merkel tha se “kam menduar pafundësisht shumë për këtë”. Kancelarja theksoi se vendimi nuk ishte aspak i lehtë.

Periskopi.com Lajme

Megjithatë Merkel paralajmëroi nga një optimizëm i madh për zgjedhjet e vitit 2017. “Ne do të kemi të bëjmë kësaj here me kontestime nga të gjitha anët, si kurrë më parë.” Prandaj theksoi ajo “unë jam e gatshme për një fushatë zgjedhore që do të jetë shumë e ndryshme nga të gjitha fushatat e mëparshme.” Merkel theksoi se ajo synon një mandat deri në vitin 2021.

Vendimin për të kandiduar, Merkeli e lidhi me sfidat me të cilat ndeshet Gjermania. Në 11 vitet e fundit kemi arritur shumë si qeveri, por “tani unë e di shumë mirë se çfarë duhet të çojmë më tej”, tha ajo. Si shembuj Merkel përmendi garantimin e sistemit të pensioneve në të ardhmen dhe digjitalizimin. “Në punën time mund të hedh në peshore përvojën time, dijen, por natyrisht edhe ide të reja”, tha kancelarja Merkel.

merkel

A do të mbijetojë BE-ja edhe pas rënjes së Merkel?

Desmond Lachman Opinione

Kushdo që dyshon se ylli politik i Angela Merkel është në rënie, mjafton të shohë rezultatet e zgjedhjeve lokale të fundjavës së kaluar në Berlin. Kushdo që dyshon se pozita dominuese politike e Merkelit do të na mungojë shumë në vitin e ardhshëm, mjafton vetëm të marrë parasysh faktin që Evropa do të ketë nevojë për një lidership shumë të fortë, për të shmangur një Brexit të vështirë, orkestruar një ristrukturim të borxhit grek dhe të shpëtojë ekonominë italiane, nëse do të ketë nevojë.

Një vit përpara zgjedhjeve parlamentare të radhës në nivel federal, Unioni Kristian Demokrat i Merkelit pati rezultatin më të dobët që ka arritur ndonjëherë në Berlin, në zgjedhje lokale. CDU mori vetëm 17.5% të votave. Nuk ishte shmë më lartë se 14%-ëshi që mori Alternativa për Gjermaninë, e cila është një parti anti imigrantëve. Ndërkohë që është ende herët ëpr të thënë që ky rezultat do e detyrojë Merkelin të mos kërkojë një mandat të katërt si Kancelare vitin tjetër, nuk është shumë herët për të thënë se pozicioni i saj dominues në politikën europiane do të sfidohet seriozisht.

Të vjen keq që pozicioni politik i Merkelit është duke u zvogëluar, në një kohë kaq delikate për projektin evropian. Kjo është veçanërisht e vërtetë, po të kesh parasysh se që nga fillimi i krizës së borxhit sovran në vitin 2010, ajo ka qenë forca kryesore për mbajtjen në këmbë të projektit evropian. Ajo e ka bërë këtë edhe duke ndërtuar konsensus për paketat e shpëtimit në korridoret e Brukselit, por edhe duke trumbetuar mbështetjen për ato paketa, nga një Bundestag gjithmonë ngurrues.

Nuk do të ishte ekzagjerim, po të thonim se e ardhmja e projektit evropian nuk ka qenë asnjëherë më në dyshim, se sa është sot. Jo vetëm sepse britanikët votuan në favor të Brexit. Edhe grekët vazhdojnë të vuajnë nën një barrë të tepërt borxhi publik dhe italianët janë në prag të një krize bankare dhe borxhi publik, teksa presin një referendum këtë vit, i cili mund të shoqërohet me një periudhë të zgjatur paqëndrueshmërie në politikën italiane.

Në vitin që do të vijë, nëse duan të mos dëmtojnë projektin europian, do të jetë e rëndësishme që Europa të mos i vendosë kushte të rënda Mbretërisë së Bashkuar për largimin nga BE, kushte që do të rëndonin mbi perspektivën ekonomike si të Mbretërisë së Bashkuar, ashtu edhe të Europës. Po kështu, është e rëndësishme që borxhi publik grek të ristrukturohet me kushte bujare, dhe që ekonomia italiane të marrë ndihmën financiare që mund t’i nevojitet, me qëllim që të mos shohim një intensifikim krizës së borxhit sovran në Europë.

Përballimi i gjithë këtyre sfidave do të kërkonte atë lloj lidershipi, që Angela Merkeli e ka ofruar me sukses në të kaluarën. Për këtë arsye, duhet shpresuar që problemet e kancelares janë vetëm një fazë kalimtare. /American Enterprise Institute/ bota.al