18791

Ish kapiteni i Kosovës bëhet me skuadër të re

Ish kaiteni i Përfaqësues së Kosovës, Anel Rashkaj është bërë me skuadër të re.

Periskopi.com Sporti

Ai ka njoftuar përmes rrjetit të tij social, Facebook, do të vazhdojë karrierën në Ligën e Parë të Suedisë, te skuadra Eskilstun.

27-vjeçari nuk është përfshirë nga Albert Bunjaku për kualifikmet e botërorit ‘Russia2018’. /Periskopi/

aneli

Ish kapiteni i Përfaqësues së Kosovës nuk mendon të kthehet në futbollin kosovar

Mesfushori kosovar, Anel Rashkaj, ka thënë se nuk është duke menduar të luajë për ndonjë skuadër në Kosovë. Ai ka thënë se është ende i ri për t'iu bashkuar futbollit kosovar.

Periskopi.com Sporti

Rashkaj 27-vjeçar është duke pritur ndonjë ofertë nga ndonjë skuadër në Suedi. Ditë më parë është raportuar se për Rashkajn ka interesim prej disa skuadrave nga Kosova.

“Kontrata në Norvegji me Sandnesin më ka përfunduar dhe jam në kërkim të ndonjë ekipi tjetër. Interesim ka, por ende asgjë konkrete. Nuk kam marrë ndonjë vendim të kthehem në Kosovë. Në plan e kam kah fundi i karrierës sime, por jo tash. Jam duke shikuar ndonjë skuadër në Skandinavi, konkretisht në Suedi ku edhe e kam familjen. Nuk i dihet futbollit, mund edhe të vijë ndonjë ofertë jashtë shteteve skandinave. Duhet të pres dhe në fund ta marr vendimin e duhur”, ka thënë Rashkaj për gazetën Koha Ditore.

Rashkaj në Suedi ka luajtur për Halmstadin, kurse së fundi ishte pjesë e Sandnesit. Ka qenë edhe kapiten i përfaqësueses së Kosovës, por kohët e fundit nuk është ftuar për shkak të rënies në karrierë.

 

bunjaku

Bunjaku tregon pse nuk po e fton ish-kapitenin e Kosovës

Albert Bunjaki ka folur rreth situatës së ish-kapitenit të Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Anel Rashkaj.

Periskopi.com Sporti

Selektori tha se nese do të duhej të ftonte sa për të motivuar një futbollist, ai do të ishte Anel Rashkaj, por theksoi se Kosova ka futbollistë më të mirë se ai dhe nuk mund t’i mbyllim sytë.

“Nëse duhet të ftoj dikënd për t’a motivuar, unë do të ftoja Anel Rashkajn që ka ardhë gjithmonë dhe që ka qenë kapiten, por edhe ai si kapiten vjen në një fazë që e ke një futbollist më të mirë dhe nuk mund ti mbyllim sytë pasi ky është profesionalizëm”, u shpreh Bunjaki për emisionin 2:1 të RTV 21.

Rashkaj, ishte kapiten i Përfaqësueses dhe ndër më të mirët në ndeshjet e para miqësore që Kosova i zhvilloi, dhe njëkohësisht ishte edhe i preferuari i tifozëve.

27 vjeçari nga Prizreni luan për skuadrën e Sandnes Ulf që aktualisht bën gara në ligen e dytë të Norvegjisë.