murray1

Murray mposhti Djokovicin

Andi Murray ka përfunduar sezonin e tij fantastik duke mundur Novak Djokovic në finalen e Barclays ATP World Tour dhe për herë të parë ka për ta përfunduar vitin në krye të renditjes së përgjithshme.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja midis dy peshave të rënda në “O2 Arena” përfundoi pas 103 minutave teksa Murray mundi kundërshtarin e tij me 6-3 dhe 6-4. Skocezi kishte humbur 13 nga 15 ndeshjet e tija me serbin që prej finales së 2013 në “Ëimbledon”, duke përfshirë finalen e French Open në qershor, shkruan Telesporti.al

Por që nga ai moment Murray është përmirësuar ndjeshëm duke i marrë vendin e parë Djokovic, i cili ka pranuar se i mungonte fokusi dhe motivimi. Të dy lojtarët dukeshin si lojtarë të tjerë në mbrëmjen e së dielës teksa skocezi siguroi një tjetër arritje të madhe.

Murray tashmë ka kompletuar një tripletë titujsh në Londër këtë vit – Queens Club, Ëimbledon dhe tani këtu. Një arritje e madhe, që sugjeron se tenisti britanik do të kurorëzohet me titullin “Sir” shumë shpejtë.

andy-murray

Murray kalon në gjysëmfinale të ATP World

Andy Murray është kthyer nga disavantazhi për ta mposhtur Kei Nishikorin duke iu afruar gjysmëfinales në ATP World Tour Finals.

Periskopi.com Sporti

Tenisti numër 1 në botë e humbi setin e parë, mirëpo u kthye për të fituar me rezultat 2-1 (6-7, 6-4, 6-4) ndaj japonezit.

Dueli zgjati tre orë e 20 minuta dhe ishte një prej përballjeve më të gjata prej se evenimenti u zhvendos në Londër në vitin 2009, përcjell Telegrafi.com

Britaniku 29 vjeçar do të kualifikohet në gjysmëfinale, nëse Marin Cilic mposht Stan Wawrinkan.

Është hera e parë që nga debutimi i Murrayt në vitin 2008 që i fiton të dy përballjet e para grupore.

andy-murray

Murray fitoi Mastersin e Parisit

Andy Murray ka festuar ngritjen në pozitën numër një në renditjen botërore, me një fitore me 2:1 në sete (6:3, 6:7 dhe 6:4) ndaj amerikanit John Isner në finale të turneut Masters të Parisit në tenis.

Periskopi.com Sporti

Për të ishte triumfi i parë në Mastersin e Parisit dhe turneu i tetë i fituar këtë stinor, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Britaniku, që do të tejkalojë Novak Gjokoviqin në krye të renditjes botërore të ATP-së kur të publikohet lista të hënën, i mbijetoi shumë aseve të amerikanit Isner për të fituar turneun e 14-të Masters në karrierë.

andy-murray

Murray triumfon në ‘Shanghai Masters’

Tenisti britanik Andy Murray ka fituar ‘Shanghai Masters’ pasi në finale e mposhti Roberto Bautista Agut, raporton BBC.

Periskopi.com Sporti

Britaniku me këtë fitore hedh një hap të madh drejt pozitës numër një që aktualisht e mban serbi, Novak Gjokoviq.

Murray fitoi kundër spanjollit me 7-6 (7-1), 6-1 në sete.

Roberto Bautista Agut në gjysmëfinale kishte eliminuar Gjokoviqin, por në finale u mposht me lehtësi nga britaniku.

29 vjeçari është vetëm 915 pikë prapa tenistit serb dhe me titullin e gjashtë në këtë vit ka rritur gjasat që të mbyllë vitin 2016 si numri një i botës. /Periskopi.comshanghai