sheva

Shevchenko me fjalë të mëdha për Kosovën

Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko ka folur pas fitores së thellë ndaj Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Ukraina mposhti Kosovën me rezultat 3:0.

Shevchenko beson se Kosova ka potencial të madh dhe po luan shumë mirë.

“Kosova po luan shumë mirë. Ata luajtën shumë mirë dhe kanë potencial të madh. Kanë lojtarë të mirë dhe të ardhme të ndritur”, ka thënë Shevchenko pas takimit. /Periskopi.com

Football Soccer - Euro 2016 - Ukraine Training - Parc OL - Lyon, France - 15/6/16 - Ukraine's Andriy Shevchenko during training. REUTERS/Jason Cairnduff

Shevchenko me fjalë të mëdha për Kosovën

Trajneri i Kombëtares ukrainase, Andriy Shevchenko thotë se Kosova nuk është kundërshtare e lehtë.

Periskopi.com Sporti

Ai e quan këtë ndeshje si të rëndësishme për Ukrainën.

“Besoj se lojtarët tanë nuk do të nënvlerësojnë këtë ekip. U kam thënë djemve që të harrojnë ndeshjen me Turqinë dhe të përgatiten për ndeshjen tjetër”.

“Jemi të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është ndeshja e Kosovës për ne. Në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm se sa shumë jemi shpenzuar në ndeshje me Turqinë”.

“Kosova nuk është kundërshtare e lehtë, megjithëse humbi 6:0. Ndeshja si ndeshje nuk është dukur kështu”, tha Shevchenko. /Periskopi.com

sheva

Trajneri i Ukrainës nuk duhet të fle i qetë para ndeshjes me Kosovën

Armend Dallku ka një porosi për trajnerin e Ukrainës, Andriy Shevchenko, për të cilin thotë se nuk duhet të fle i qetë para ndeshjes ndaj Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Kosova do të luajë si mysafir i Ukrainës në terrenin neutral, në Krakow të Polonisë të dielën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018.

Mbrojtësi i Prishtinës dhe ish-kapiteni i Vorsklas në Ukrainë shton se futbollistëve kosovarë iu duhet ende përvojë.

“Kosova ka lojtarë të rinj që ju duhet ende përvojë. Po të isha në vend të Andriy Shevchenkos, nuk do të flija rehat para kësaj ndeshje. Në ekipin kombëtar të Kosovës, lojtarët nuk kanë presion psikologjik, prandaj nuk mund ta parashikosh rezultatin. Për më shumë, shumë lojtarë kanë përvojë në garat ndërkombëtare, si në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës”, deklaroi Dallku.

sheva

Shevchenko flet për ndeshjen ndaj Kosovës

Periskopi.com Sporti

Kosova do të përballet me Ukrainën në ndeshjen e tretë në kuadër të Kualifikimeve për Botërorin 2018.

Mirëpo ende nuk dihet se ku do të zhvillohet ndeshja, për shkak se shteti ukrainas nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës dhe pasaportat e shtetit tonë.

Por, trajneri i Ukrainës, ish-sulmuesi i njohur Andriy Shevchenko ka folur rreth përballjes me Kosovën, duke thënë se nuk ka outsajder në grup, duke iu referuar paraqitjes së Kosovës ndaj Finlandës si të mirë.

“Do të jenë ndeshje të vështira. Ne jemi në një grup të vështirë, nga i cili katër Kombëtare ishim pjesëmarrëse të “EURO 2016”. Kundërshtarët tanë kanë të kompletuar ekipet, kurse ne jemi ende në formim të ekipit. Ndeshjet e para në grup treguan se këtu nuk ka autsajder, prandaj ne duhet të luftojmë në secilën ndeshje, sepse mund të ketë shumë rezultate të paparashikueshme. Do të jetë vështirë, aq vështirë sa në debutimin tim, sepse përgjegjësia për rezultate rritet në çdo ndeshje. Dhe, përderisa jemi ne në ndryshim të ekipit, unë njëkohësisht dua të gjejë lojën që sjell rezultate”, deklaroi Shevchenko për mediat ukrainase. /Periskopi.com