lawerance

Prishtina transferon basketbollistin e Anglisë

Andrew Lawrence është transferi më i ri i klubit të basketbollit Sigal Prishtina.

Periskopi.com Sporti

26-vjeçari do të jetë një përforcim mjaft i madh për kryeqytetasit.

Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrës së mirënjohur kroate KK Zadar, ku në sezonin 2013/14 në Adriatic League kishte 8.6 pikë për ndeshje, 2.2 kërcime dhe 3.1 asistime, ndërsa në ligën elitare të Kroacisë kishte 7.8 kërcime, 2.2 asistime dhe 1.3 kërcime për ndeshje.

Andrew luan për Anglinë që prej vitit 2011. /Periskopi.com