barcelona

Superlajm për Barcelonën para El Clasico

Tifozët e Barcelonës kanë marrë një lajm shumë të mirë.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori Andres Iniesta do të jetë i gatshëm për El Clasicon e nesërme.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi katalunas.

Iniesta ishte dëmtuar më 22 tetor në ndeshjen kundër Valencias. /Periskopi.com

BARCELONA, SPAIN - MAY 21: Luis Enrique Martinez poses for the media during his official presentation as the new coach of FC Barcelona at Camp Nou on May 21, 2014 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Enrique ka një super-lajm para El Clasicos

Barcelona dhe Real Madridi do të takohen në këtë fundjavë për të zhvilluar El Clasicon.

Periskopi.com Sporti

Tifozët e Barcelonës kanë marrë një lajm të mirë.

Mesfushori fantastik, Andres Iniesta pritet të jetë i gatshëm për sfidën më të rëndësishme.

Këtë e konfirmoi trajneri Luis Enrique, i cili tha se do ta grumbullojë 32-vjeçarin për këtë sfidë.

“Ai ka stërvitur me ne dhe duket në gjendje të mirë”, deklaroi Enrique.

“Ai nuk do të luajë të mërkurën në Copa del Rey për shkak se është i pezulluar, por ne jemi duke pritur konfirmimin që ai të grumbullohet për El Clasico. Në teori, ai do të grumbullohet”, shtoi Enrique. /Periskopi.com

barca

Konfirmohet lëndimi i yllit të Barcelonës

Është konfirmuar lëndimi i spanjollit, Andres Iniesta, do të mungojë tetë javë.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i ‘katalunasve’ është lënduar në fitoren ndaj Valencia 2-3.

Barcelona e ka konfirmuar përmes një deklarate duke thënë se Iniesta ka lënduar ligamentet e gjurit dhe do të mungojë rreth 2 muaj.

Iniesta rrezikon të humbas ‘El Clasico’ që do të luhet me 4 nëntor kundër Real Madrid. /Periskopi.com

iniesta

Befason Iniesta: Kjo skuadër do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta beson se Manchester City do ta fitojë Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Pep Guardiolas.

Periskopi.com Sporti

Këtë, 32-vjeçari e thotë para sfidës së sotme që skuadra e tij e zhvillon ndaj Cityt në garën më prestigjioze europiane të klubeve të futbollit.

“Jam i sigurtë se City do ta fitojë Ligën e Kampionëve me Pep. Vetëm shpresoj që kjo mos të ndodh në këtë sezon”, deklaroi Iniesta.

“Këtë sezon, dua të shijojë fitoren në Ligën e Kampionëve. Nuk do të jetë e lehtë, por kjo është ambicia. Duam të fitojmë të gjithë trofetë. Përsëritja e tripletës do të ishte e veçantë. Këtë e kemi në mendje”, shtoi ai. /Periskopi.com

iniesta2

Iniesta: U ndjeva i nderuar nga shqiptarët

Mesfushori i Spanjës dhe Barcelonës, Andres Iniesta thotë se u ndje i nderuar mbrëmë kur u zëvendësua në ndeshjen ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë, pasi publiku shqiptar e duartrokiti atë.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se nuk e priste një reagim të tillë të publikut shqiptar.

“Kur isha duke dalë nga fusha, pashë publikun në këmbë që po më duartrokiste”, deklaroi Iniesta.

“U ndjeva shumë i nderuar nga shqiptarët, pasi që ata ishin duke e humbur ndeshjen. Nuk e prita një gjë të tillë”.

Shqipëria u mposht mbrëmë nga Spanja 0:2. /Periskopi.com

iniesta-guardiola

Iniesta refuzon Guardiolan, dua të pensionohem te Barca

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka mohur mundësinë e transferimit te Manchester City, skuadër kjo e cila drejtohet nga Pep Guardiola.

Raportet e mira ndërmjet dy personave në fjalë ishin parë nga mediat evropiane si mundësi e transferimit të 32-vjeçarit në Etihad Stadium, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë, gjithnjë sipas Iniestas.

“Guardiola e di atë që unë mendoj dhe atë që dua. Dëshira ime është që të përfundoj karrierën këtu, siç e kam thënë shumë herë”, tha Iniesta.

“Unë jam shumë i qartë në lidhje me atë që e them dhe që e mendoj, të gjithë e dinë këtë. Kam kontratë me klubin deri në vitin 2018 dhe duhet të pyesni drejtuesit e klubit nëse ata duan që kontrata ime të zgjatet”. /Periskopi.com

iniesta

Iniesta me rekord të ri

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta po vazhdon të shkëlqejë me formën e tij.

32-vjeçari tashmë ka vulosur një rekord personal, duke asistuar në 14 ndeshje radhazi në La Liga.

Ai mbrëmë asistoi në golin e shënuar nga Ivan Rakitic në sfidën ndaj Atletico Madrid. /Periskopi.com

iniesta-guardiola

Guardiola do të përshtatet te City

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta beson se trajneri Pep Guardiola do të përshtatet te Manchester City.

Strategu katalan mori përsipër detyrën e trajnerit te ‘qytetarët’ nga vera e këtij viti, ndërsa Iniesta shton se ai tashmë ka marrë përreth vetës njerëz që mund ta ndihmojnë si pjesë e stafit.

“Pep e di se si duhet të përshtatet dhe ai do të përshtatet në Premier Ligë”, ka thënë Iniesta.

“Ai ka marrë njerëz të sigurtë në stafin e tij, të cilët janë duke e ndihmuar atë. Mikel Arteta do të kontribuojë në këtë”. /Periskopi.com