reali-barca

‘Jam penduar që nuk kam luajtur për Realin ose Barcelonën’

Ish-mesfushori i Milanit, Interit dhe Juventusit, Andrea Pirlo është penduar që nuk është transferuar te Real Madridi ose Barcelona.

Periskopi.com Sporti

Italiani ka qenë në formë të lartë për shumë vite, mirëpo nuk kishte qenë i interesuar përgjatë karrierës të kalonte te ndonjëri gjigand i La Ligas.

Por, tani duket se është penduar dhe i vie keq që nuk ka luajtur te Reali ose Barca.

“Ende kam një gjemb që më shpon për shkak se nuk kam luajtur për Real Madridin apo Barcelonën, sepse të luash në këto ekipe është ëndërr e çdo lojtari”, ka thënë Pirlo për Marcan.

“Por konsideroj që jam i kënaqur që kam luajtur në ekipet më të mira në Itali”. /Periskopi.com

mourinho-pogba

Pogba: Mourinho më kërkon të luaj si kjo legjendë

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba ka zbuluar diçka interesante nga kërkesat që trajneri i tij, Jose Mourinho i bënë atij.

Periskopi.com Sporti

Francezi thotë se portugezi i kërkon atij që të luajë si legjenda italiane, Andrea Pirlo.

“Mourinho më jep udhëzimet dhe unë mundohem që t’i ndjek ato”, deklaroi Pogba.

“Detyra ime është që të rikuperoj topa dhe të marr pjesë në fazën mbrojtëse të skuadrës, një lojë tjetër nga ajo që jam mësuar ta luaj. Ai më kërkon të luaj pak a shumë si Pirlo”, shtoi ai. /Periskopi.com

pirlo

Jeta luksoze e Andrea Pirlos

Mesfushori italian, Andrea Pirlo bënë një jetë shumë luksoze.

Periskopi.com Sporti

Anëtari i New York City ka një pasuri hiç më pak se 30 milionë euro.

Paga e tij vjetore kap shifrën e 3 milionë eurove.

Ai ka kontratë me kompani si Playstation dhe Jeep, ndërsa për nga veshmbathja të preferuara ka D&G dhe Nike. /Periskopi.com

pirlo-pogba

Pirlo: Juventus ende qeshë me transferimin e Pogba

Periskopi.com Sporti

Ish-mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo ka zbuluar një sekret që ka ndodhur në stërvitjet e klubit bardhezi në vitin 2012.

Mesfushori veteran thotë se lojtarët e ‘Zonjës së vjetër’ kanë qeshur në stërvitjen e parë në të cilën Paul Pogba kishte marrë pjesë te skuadra nga Torino në vitin 2012, ndërsa arsyeja kryesore ishte çmimi i lirë me të cilin Juventus e kishte transferuar futbollistin e ri.

“Në ditën e parë të stërvitjeve të Pogbas me Juventusin, lojtarët qeshnin”, tha Pirlo.

“Ne nuk qeshnim për ndonjë arsye tjetër, por nuk mund ta besonim që një lojtar i tillë të largohej nga Manchester United për një shifër kaq të vogël. Unë mendoj se te Juventus ende qeshen me këtë çështje”.

Pogba ishte transferuar te Juventus për vetëm një milionë euro, ndërsa u rikthye në Old Trafford për një shifër rekorde, plot 110 milionë euro. /Periskopi.com