Zyrtare: Arsenali ofron 65 milionë euro për yllin italian

Arsenal ka ofruar plotë 65 milionë euro për yllin në rritje të Torinos, Andrea Belotti.

Periskopi.com Sporti

Belotti është duke shkëlqyer për skuadrën torineze dhe së fundmi është duke u llogaritur si shpresa e futbollit italian në të ardhmen.

‘Topqinjtë’ janë në kërkim të një sulmuesi tipik prej kohësh por edhe këtë herë janë refuzuar.

fc-torino-v-juventus-fc-serie-a
Andrea Belotti, Torino

 

“Po, kemi pranuar ofertë, por ajo ofertë nuk është e pranueshme për ne”, u përgjigj Petrachi rreth interesimit të Arsenalit.

“Sidoqoftë, ai nuk do të largohet tani. Ne duam të shijojmë atë, pastaj do të shohim se si do t’ia bëjmë’, përfundoi drejtori sportiv i Torinos.

Belotti ka realizuar në këtë sezon 13 gola në Serie A. /Periskopi/

 

Reklamë
Reklamë

Belotti transferohet tek ky klub në Premier Ligë?

Sulmuesi italian i Torinos, Andrea Belotti, është duke kaluar në një super formë në këtë sezon me skuadren torineze dhe kombëtaren italiane.

Periskopi.com Sporti

Sipas Gazetës Dello Sport, Torino është duke dëshiruar të nënshkruajë kontratë të re me italianin dhe të fut një klauzolë prej 80 milionë euro, për të larguar interesimin nga klubet angleze.

Besohet se Arsenali dhe Manchester United janë të interesuara të nënshkruajnë me 22-vjeçarin.

Belotti për Torinon ka zhvilluar 48 paraqitje ku ka shënuar 22 gola. /Periskopi.com/

Reklamë
Reklamë