andre-silva

Gjigandët europian pas yllit të Portos

Manchester United janë të gatshëm të sfidojnë gjigandët europian për nënshkrimin e sulmuesit të Portos, Andre Silva.

Periskopi.com Sporti

21-vjeçari është prodhim i akademisë së Portos ku në këto dy sezonet e fundit është bërë pjesë e ekipit të parë.

Gjatë këtyre dy sezonave ai ka shënuar 12 gola në 28 paraqitje për gjigandin portugez.

Besohet se Manchester United do të futet në garë me klubet si Barcelona dhe Real Madrid për të siguruar shërbimet e tij. /Periskopi.com/