andre-marriner-referee-marriner_3476312

‘Mouinho tregon se çfarë i tha Mariner lojtarëve para lojës’

Andre Marriner e drejtoi ndeshjen derbi mes Manchester United dhe Arsenal që përfundoi në barazim 1-1.

Periskopi.com Sporti

Gjyqtari anglez nuk akordoi penalty për Manchester United kur Antonio Valencia u pengua nga Nacho Monreal në zonen e rreptësisë.

Mourinho deklaroi se edhe pse nuk u akordua penaltia, referimi ishte perfekt nga gjyqtarët.

“Kam mendim të mirë për Marriner. Nëse ai ka bërë një gabim kundër ekipit tim nuk e ka bërë me qëllim”, tha Mourinho.

“Më kujtohen fjalët e tij para ndeshjes kur iu tha futbollistëve “Nuk dua të bie në sy sot gjatë ndeshjes, dua ta bëjë punën time më së miri dhe pa gabim”.

“E di që ka qenë një gabim tek penalltia por ai në përgjithësi ka referuar mirë dhe është mjaftë i mirë”, deklaroi Mourinho. /Periskopi.com/