Astrit Gashi

Gashi thotë se Rama çfarëdo që të bënte në Serbi, nuk do ta dëmtonte Kosovën

Analisti Astrit Gashi, duke folur rreth debatit që është krijuar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Serbi, ka thënë se Rama çfarëdo që bënte në Serbi mund ta dëmtonte vetën dhe Serbinë, por jo Kosovën.

Periskopi.com Lajme

“Ka një histori që është frikësuese pasi konsiderojmë që Shqipëria nuk e njeh dinakërinë serbe ashtu siç e njohim ne”, thotë ai.

“Kjo frikë është mirë të komunikohet në Shqipëri.”, tha Gashi në Klan Kosova

“Edi Rama çfarëdo që të bënte në Serbi mund ta dëmtonte veten dhe Serbinë por jo Kosovën. Edi Rama ka thënë ato gjëra për Kosovës në Beograd që nuk janë në kundërshtim me ato që i mendojmë ne. Edi Rama nuk ka bërë asgjë të keqe në kundërshtim me dëshirat dhe vullnetin tonë. Vizitat e Edi Ramës në Beograd janë pjesë e një agjende që synon që në Serbi të ketë raporte të tilla që Serbia të oreinentohet nga Evropa”, tha Gashi

Ai tha se agjenda e Berlinit është në mbështetje të Pavarësisë së Kosovës.