kosova6

Futbollisti i Kosovës: Do ta mposhtim Kroacinë 1:0

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani beson se Kosova do ta mposhtë Kroacinë të enjten me rezultat 1:0.

Periskopi.com Sporti

‘Dardanët’ takohen me Kroacinë më 6 tetor në Shkodër për të zhvilluar ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.

“Është një ndeshje shumë e fortë, dihet se ata kanë futbollistë që luajnë gjithë në ekipe të mëdha dhe dinë të bëjnë futboll të mirë. Kanë dy-tre mungesa, por kanë lojtarë shumë të mirë për t’i zëvendësuar, nuk duhet t’i lëmë shumë hapësira, por besoj se do i ndalojmë”.

“Do japim maksimumin dhe presim një rezultat pozitiv. Ata janë favorit, por detajet do e zgjidhin këtë takim. E kam thënë edhe në mediat kroate, do fitojmë 1-0”, tha Rrahmani. /Periskopi.com

amir rrahmani

Amir Rrahmani kalon te Dinamo Zagreb

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani është transferuar te skuadra e njohur kroate, Dinamo Zagreb.

Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari, i cili ka postuar një foto në rrjetin social Facebook, e ku shihet duke me fanelën e skuadrës së tij të re.

“Nga sot jam futbollist i Dinamo Zagreb, klubit kampion dhe më të madh në Ballkan. Falënderoj publikisht RNK Split për një vit të shkëlqyer të kaluar aty”, ka shkruar 22-vjeçari.

Vlera e këtij transferimi kap shifrën e 1.6 milion eurove.

 amir rrahmani/Periskopi.com

rrahmani

Edhe Amir Rrahmani luan për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Amir Rrahmani ka vendosur të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë 22-vjeçari në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ku ai pranon se ky është një vendim tejet i vështirë për të.

 

“Per disa vite e ne shume ndeshje, barta me krenari fanellen e Kombetares, qofte ekipit Shpresa, qofte te ekipit te pare. Ne cdo sekond te stervitjeve dhe punes u mundova te jap maksimumin tim, per ato ngjyra qe gjithmon do te mbesin ne zemren time, ashtu sic jane ne zemren e cdo shqiptari.

Sot mora nje prej vendimeve me te veshtira ne jeten time, sot vendos qe karrieren sportive ta vazhdoj me vendin ne te cilin kam lindur, me Kosoven qe me identitetin e ri, synon te pushtoj shtigje te reja dhe te marr suksese te reja.

Vendimi per te vazhduar me Kosoven nuk eshte vendim kunder Shqiperise, perkundrazi tregon se ne vazhdojme te jemi shume te lidhur dhe nga njeri ekip mund te kalojme te tjetri, duke e kuptuar vendimin ne menyre me te drejt te mundshme!!!

Kosova ka nevoje per perfaqesim sa me te mire si nje shtet i ri dhe shpresojme ti bejme krenar te gjithe Shqipetaret ashtu sic Shqiperia i beri krenar.
Dua te falenderoj Kombëtaren Shqiptare, drejtuesit e FSHF-së , trajneret dhe tifozet e kuqezi per mbeshtetjen e dhene gjate kesaj kohe sa ishe pjese e Shqipërisë”.

Me respekt Amir Rrahmani