Zyrtare: Amir Abrashi nënshkruanë me këtë klub

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi do të vazhdojë edhe më tej me skuadren gjermane, SC Freiburg.

Periskopi.com Sporti

Ish mesfushori i Grasshopers FC është pjesë e klubit gjerman që nga vera e vitit 2015 kur u transferua pikërisht nga Grasshopers.

Sipas informacioneve të dhëna nga klubi gjerman, Abrashi ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2020.

Reklamë
Reklamë

De Biasi konflikt me yllin e Kombëtares, e la jashtë në dy ndeshjet e fundit

Pas dy dështimeve rradhazi ndaj Spanjës dhe Izraelit, Ganni de Biasi, trajnieri i Kombëtares ka vendosur të përjashtojë një tjetër lojtar kuqezi, shkruan Albeu.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për Amir Abrashin i cili nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit ndërsa dyshohet se krisjet kanë nisur në përballjen kundër Lihtenshtejnit kur mesfushori u zëvendësua me përfundimin e pjesës së parë.

Sipas “Sport Eskpres” konflikti mes lojtarit dhe trajnerit ka nisur pas përfundimit të ndeshjes ku të dy palët nuk ishin të kënaqura.

Reklamë
Reklamë

Ylli i Kombëtares Shqiptare në formacion me Ronaldon

Amir Abrashi është përfshirë në formacionin e javës në Europë.

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi i Kombëtares Shqiptare, i cili luan për Freiburgun, shkëlqeu në sfidën e fundit ndaj Werder Bremen, duke shënuar një gol.

Dhe, ‘France Football’ e ka përfshirë 26-vjeçarin në formacionin më të mirë të javës në Europë, në të cilin gjenden edhe superyje si Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain.

abrashi formacion

/Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Dy futbollistë të Kombëtares në formacionin e javës në Bundesliga (Foto)

Mërgim Mavraj i Këlnit dhe Amir Abrashi i Freiburgut janë përfshirë në formacionin e javës në Bundesliga të Gjermanisë.

Periskopi.com Sporti

Formacioni i javës sipas Kicker:

Jarstein, Donati, Süle, Mavraj, Halstenberg, Abrashi, Robben, Sabitzer, Grifo, Leëandoëski, Modeste

mavraj-abrashi /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Lajm shumë i mirë për Kombëtaren Shqiptare

Tifozët e Kombëtares Shqiptare kanë marrë një lajm shumë të mirë.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Kuqezinjve, Amir Abrashi është rikthyer në stërvitje pas një dëmtimi që e kishte pësuar në kokë më datën 11 tetor.

Këtë dëmtim, ai e kishte pësuar në sfidën ndaj Freiburgut në Bundesligë.

Por, ai tashmë është i gatshëm dhe pritet të përfshihet në skuadër për ndeshjen e 12 nëntorit ndaj Israelit. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Dëmtohet rëndë futbollisti i Kombëtares Shqiptare

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Amir Abrashi ka pësuar një goditje të rëndë në kokë.

Periskopi.com Sporti

Kthimi i 26-vjeçarit në stërvitje me Freiburgun ishte shumë i pa fat.

Mediat gjermane raportojnë se Abrashi në momentin e dëmtimit ka përplasur kokën në pjesën e prapme të shtyllës.

Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe pritet që gjendja e tij të përmirësohet së shpejti. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë