Tensionimi i situatës, Thaçi zhvillon bisedë telefonike me zv.presidentin Biden

Pas zhvillimeve të fundit ndërmjet Kosovës e Serbisë, presidenti Hashim Thaçi ka biseduar në telefon me zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden

Periskopi.com Lajme

Këtë e ka bërë të ditur vet Thaçi nëpërmjet një njoftimi në Twitter, transmeton lajmi.net

“Kisha një bisedë të mrekullueshme me zëvendëspresidentin Joe Biden në telefon. Dialogu dhe bashkëpunimi është e vetmja rrugë për Ballkanin Perëndimor.

Biden është takuar edhe me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq në Davos.

16176079_10158115777245301_1308070181_n

 

Shkon në pesë numri i të vdekurve në Florida, pamje dramatike (Video)

Pamjet e mëposhtme janë në ambientet e terminalit në aeroportin e Floridas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një person i armatosur hapi zjarr duke vrarë 5 persona dhe plagosur 13 të tjerë.

Periskopi.com Lajme

Video tregon momentet e para pas ngjarjes së rëndë, ku duken trupat e viktimave të shtrirë në dysheme.

Autori është arrestuar nga policia amerikane. Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta.

 

Rritet numri i të vdekurve pas të shtënave në Aeroportin e Floridas (Video)

Hoxha në Amerikë, merr përkrahje të fuqishme për luftimin e ekstremizmit

Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës zyrtare në Uashington DC, ku qëndroi me ftesë të Departamentit të Drejtësisë dhe Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takim me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në lëmin e drejtësisë.

Periskopi.com Lajme

Hoxha takoi Brett McGurk – përfaqësuesin special të Presidentit amerikan të Koalicionit global për luftën kundër terrorizmit dhe me këtë rast u diskutua për trendët globale të terrorizmit dhe rajonin e Ballkanit.

Përfaqësuesi special i Presidentit amerikan, McGurk, ka vlerësuar se Republika e Kosovës, ka dhënë kontribut të çmuar kur i është bashkuar Koalicionit global kundër terrorizmit duke çmuar miratimin e ligjit dhe masave tjera kundër terrorizmit. Ai po ashtu theksoi se është lajm i mirë se ka ulje të numrit të pjesëmarrësve të shtetasve të Kosovës që marrin pjesë në konfliktet që zhvillohen në shtetet tjera.

Ministrja theksoi rëndësinë e trajtimit dhe masat ndaj personave që marrin pjesë në luftëra në shtetet e huaja si dhe masat e deradikalizimit dhe risocializimit ndaj personave të tillë.

Ministrja Hoxha, mori përkrahje të plotë nga i deleguari i Presidentit Obama për përkushtimin e saj, duke vënë në pah se kjo përkrahje do të vazhdojë për Ministrinë e Drejtësisë edhe në të ardhmen në fuqizimin e shtetit ligjor dhe sistemin e drejtësisë./Periskopi