1-41-800x450

Haradinaj në vitin 2001 mori pjesë në inaugurimin e presidentit Bush (Foto)

Ramush Haradinaj të premtën ka marrë vizën amerikane, për të cilën kishte aplikuar që të merrte pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Trump. Por, kjo nuk është hera e parë që lideri i AAK’së ftohet në inaugurimin e një presidenti amerikan, shkruan gazetametro.net

Periskopi.com Lajme

Ramush Haradinaj para se të arrestohej në Francë mori një ftesë për të marrë pjesë në ceremonitë e inaugurimit të presidentit të ri Donald Trump. Kjo ftesë u përfol shumë në media, pasi nuk kishte ardhur zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë, por nga një kompani që ishte e përzgjedhur për organizimin e festimeve të inaugurimit të presidentit të ri amerikan.

Haradinaj, të premten ka marrë vizën amerikane, por me gjasë do ta ketë të pamundur ta shfrytëzojë atë, pasi ai po pret vendimin e Gjykatës franceze rreth kërkesës për ekstradim në Serbi, në bazë të një aktakuze të ngritur në vitin 2004.

Lideri i AAK’së, duket të ketë lidhje me Partinë Republikane në SHBA, që vijnë përmes miqëve të tij shqiptaro-amerikanë.

Ftesa për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan, që vjen nga kampi politik i republikanëve, nuk është e para për Haradinajn.

Ai, 16 vite më parë kishte marrë pjesë edhe në inaugurimin e presidentit të atëhershëm amerikan, George W. Bush, gjithashtu republikan.

Kjo dëshmohet nëse shikohet në profilin në Facebook, të shqiptaro-amerikanit, Luan Bukolla, mik i mirë i Haradinajt.

Ai kohë më parë ka publikuar foto të Haradinajt bashkë me babain e tij, për të cilën shkruan se ishte bërë në vitin 2001, me rastin e inaugurimit të presidentit Bush, shkruan gazetametro.net

a-134

Familja Bukolla me origjinë nga Kosova, gjatë fushatës në zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane, ishte pozicionuar qartë pro Donald Trump’it.

Ai për këtë kishte marrë edhe një falenderim nga kampi i Trump, për një donacion që e kishte dhënë në mbështetje kandidatit republikan drejt Shtëpisë së Bardhë.

2-28

Nga e gjithë kjo, nuk mund të përjashtohet mundësia, se ftesa Haradinajt për të marrë pjesë në inaugurimin e Trump, mund t’i jetë e bërë e mundur, pikërisht nga kjo lidhje me shqiptaro-amerikanët e familjes Bukolla.

Përveç kësaj, një foto tjetër interesante e vitit 2001, e publikuar nga Luan Bukolla, është ajo e babait të tij Saliut bashkë me Haradinajn, duke ngrënë burek e pite, siç ai shpreht “shqiptarçe”.

aa-29

georgesoros-768x512

Zbulohet skandali tjetër i Soros, vodhi dokumente që të shantazhojë Gjykatën e Lartë të SHBA

Disa dokumente të vjedhura së fundmi tregojnë skandalin e George Soros dhe mënyrën si ai ka përdorur pasurinë dhe ndikimin e tij për të korruptuar Evropën, SHBA-në, madje edhe Gjykatat e Larta.

Periskopi.com Lajme

George Soros ishte i interesuar mbi ligjin e imigracionit dhe i bëri presion Gjykatësve të Gjykatës së Lartë që të miratonin përpjekjet e Obamas për ta rishkruar ligjin ekzistues të imigracionit. Në një dokument shtetëror thuhej se  “Ata po kërkojnë të ndikojnë tek gjykatësit me shpresë se do sigurojnë një vendim të favorshëm në SHBA dhe Teksas, nëpërmjet investitorëve”.

Një organizatë e quajtur “DC” ka publikuar 2.500 dokumente të rrjedhura nga serverat e “Fondacionit Shoqëria e Hapur Soros” dhe disa organizatave të tjera të milionerit të korruptuar, që datojnë nga viti 2008 deri në ditën e sotme.

E megjithatë, mediat kryesore kanë mbajtur të fshehtë çdo gjë që ka të bëjë me Sorosin. Jo për shkak se kjo nuk përbën  interes apo rëndësi, por pa dyshim sepse ai ka lidhje me industrinë e medias. Vetëm faqet konservatore të lajmeve e kanë publikuar këtë informacion për publikun.

Këto dokumente tregojnë gënjeshtrat dhe korrupsionin  që ka  ardhur nga duart e George Soros, një njeri shumë i afërt me Hillari Klinton, prej vitesh tashmë. E pra, ju besoj se e dini çfarë ndodh kur fle në një shtrat me qentë. Të ngjiten pleshtat!

Dokumentet tregojnë se Soros kishte manipuluar shumë zgjedhje evropiane në vitin 2014. Ai kishte një “Listë projektesh mbi zgjedhjet evropiane të 2014-ës”

Dokumentet listojnë 90 projekte vetëm për 2014-ën. Nëse ai ishte i përfshirë gjerësisht në vitin 2014, vështirë të imagjinohet se është ndalur këto kohë. Ai gjithashtu dha 4 milion dollarë për grupet anti-izraelite në mënyrë që të “sfidonin politikat raciste dhe anti-demokratike të Izraelit.”

Soros planifikoi t’i dorëzonte 200.000 dollarë “Qendrës amerikane për Politikat” për të nisur një fushatë kundër konservatorëve. Në vitin 2015, Shoqëria e tij e korruptuar dha 650,000 dollarë për të “investuar në asistencë teknike dhe mbështetje për grupet e lëvizjes  “Black Lives Matter”.

Dhe është padyshim më shumë se rastësi që këto fonde erdhën pasi lëvizja “BLM” u bë më e ashpër dhe e  urryer,  jo më një lëvizje ” paqësore” sic kishin ata pretenduar se ishte. Këto dokumente gjithashtu tregojnë se  “Shoqëria e Hapur Soros” do të përdorte “rrjete të gjera” për të sjellë më shumë refugjatë pas  largimit të Obamas.

Çdokush që ka kaq shumë fuqi dhe ndikim, meriton të shqyrtohet dhe të “mbahet nën vëzhgim” nga mediat kryesore. Ata e bëjnë këtë kundër kujtdo që nuk është liberal, por duket se Sorosi është i mbrojtur nga kontrolli, edhe pse ai e meriton po aq sa Hillary Clinton.

Gjatë gjithë zgjedhjeve, Soros duket të ishte mësuesi dhe Hillary Clinton thjesht një kukull

Vitin e kaluar, ai dha  7 milionë dollarë për Hillary Clinton. Mesa duket, edhe nëse ajo do të ishte zgjedhur Presidente, ai që do të kishte qenë në pushtet do të ishte Soros dhe demokratja.

auto_anita-haradinaj21484122301

Kjo është dhurata që Amerika i bëri Ramush Haradinajt

Sapo erdhi një lajm i mirë për Ramush Haradinajn. E këtë e bënë të ditur bashkëshortja e tij Anita Haradinaj në Facebook.

Periskopi.com Lajme

Ajo bënë të ditur se kërkesat për viza në ShBA janë aprovuar dhe për këtë ajo shprehet mjaft e gëzuar shkruan GazetaBlic.

Lexo shkrimin e plotë:

Pas shume diteve ne ankth, sot me ne fund me erdhi nje lajm i mire, Kerkesat per vize ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes na jane aprovuar!!! Ramush hajde me shpejt vizat po na presin!!!

hashim-thaci-niset-per-ne-turqi-650x358

Thaçi: Pavarësisht ndryshimit të administratës, ShBA e fokusuar për të mirën e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se vizita në SHBA ishte në vazhdën e vizitave në Amerikë dhe sipas tij, i ka informuar për progresin që po shënon Kosova.

Periskopi.com Lajme

Thaçi në një intervistë në Info Magazin në Klan Kosova tha se ka takuar senatorë të të dyja krampeve dhe ka vënë kontakte me administratën e re amerikane, atë të Presidentit Trump.

“SHBA do ta ruaj vëmendjen, por edhe me përpjekjet e mia, për të diskutuar me administratën e re, se roli i SHBA duhet të jetë rol udhëheqës në Ballkanin Perëndimor, që të mos vonohet. Janë të vetëdijshëm për sfidat që i kemi në Kosovë, por ka gatishmërinë e qasjes së drejtpërdrejt për rajonin”, tha ai.

Është shprehur i bindur se pavarësisht ndryshimit në administratën e ShBA-së, Kosova do të ketë vëmendjen e shtetit më të fuqishëm në botë.

“Unë dua t’i siguroj qytetarët e Kosovës se nuk ka asnjë dilemë sa i përket angazhimit të SHBA për Kosovën, nuk ka asnjë skepticizëm se Uashingtoni do e mbështesë Kosovën”, tha Thaçi./ Periskopi

hashim-thaci-niset-per-ne-turqi-650x358

Thaçi: Çështja e Kosovës është politikë zyrtare e SHBA-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është fat i mirë që çështja e Kosovës nuk ka qenë e lidhur vetëm me një kamp politik në Uashington, por ka qenë një politikë zyrtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një mbështetje e dy kampeve politike edhe republikan edhe demokrat.

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Thaçi ka folur edhe për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë, duke e cilësuar si akt arbitrar.

Zoti President, ju ndodheni në Washington në prag të të ndërrimit të administratave. Cili është synimi i kësaj vizite?

Thaçi: Unë ndjehem tepër mirë që fillimin e këtij viti, të punës time si president e kam filluar në Uashington, ku kam ardhur fillimisht për të falenderuar administratën Obama, zëvendës-presidentin Joe Biden për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë Republikës së Kosovës, paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon. Në të njëjtën kohë, kam informuar për progresin që kemi shënuar në Kosovë, por edhe për të vazhduar me hapa të mëtutjeshëm me administratën e re të presidentit Trump. Në të gjitha takimet që kam zhvilluar, edhe me senatorë, kongresmenë, të të dyja kampeve politike, republikanë dhe demokratë, me njerëz të instituteve të ndryshme, është një konkludim se Kosova ka ecur shumë mirë, Kosova duhet të vazhdojë në rrugën e vet të drejtë, të integrimeve euro-atlantike, të reformave demokratike qoftë në politikë dhe ekonomi, apo në legjislacion, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, në luftën kundër fundamentalizmit islamik dhe terrorizmit, në zhvillimin ekonomik, në krijimin e vendeve të punës. Edhe një herë i jam shumë mirënjohës administratës së presidentit Obama dhe nënpresidentit Biden me të cilin diskutuam dje gjatë për zhvillimet në Kosovë, për hapat tonë të mëtutjeshëm, për progresin e arritur por edhe për sfidat që mund të kemi në të ardhmen, kështu që mund të them lirisht se Uashingtoni do të vazhdojë të ruaj vëmendjen tek zhvillimet në Kosovë me një vëmendje dhe mbështetje të fuqishme.

Ndryshimet në Washington pritet të jenë të mëdha, si në çdo ndryshim administrate, as që më tepër që kjo vjen pas 8 vjetësh të qëndrimit në pushtet të demokratëve dhe të fitores së zgjedhjeve nga zoti Trump, që pak kush e kishte parashikuar. Cila është pritshmëria juaj për administratën e re në lidhje me Kosovën? A jeni takuar këto ditë me zyrtarë të ekipit të politikës së jashtme të zotit Trump?

Thaçi: Është fat që çështja e Kosovës nuk ka qenë e lidhur vetëm me një kamp politik në Uashington por ka qenë një politikë zyrtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një mbështetje e dy kampeve politike edhe republikan edhe demokrat sepse në kohën e presidentit Clinton ne kemi fituar lirinë dhe jemi çliruar dhe në kohën e presidentit Bush kemi fituar pavarësinë ndërsa në kohën e presidentit Obama jemi konsoliduar si shtet. Unë pres që edhe administrata e re e presidentit të ri Trump të mbështes Kosovën. Këto ditë unë kam patur kënaqësinë që të vë kontaktet e para me njerëzit e ri që mund të jenë në Departamentin e Shtetit, gjithashtu edhe në Departamentin e Mbrojtjes por edhe në departamentet e sigurisë që do të merren drejtpërdrejt me çështjet e Evropës, gjithashtu të Kosovës dhe të Ballkanit perëndimor. Unë nuk mund të them se do të jetë vëmendje sikurse ka qenë më herët dhe është mirë pasi Kosova nuk është ndonjë vend i krizës, por jam i bindur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata e re e presidentit Trump do ta mbështesin Kosovën në rrugën e saj për themelimin e ushtrisë së Kosovës, për futjen në partneritetin për paqe, dhe prespektivë të sigurtë për Nato. Kosova ka qënë, është dhe do të mbetet partneri më i besueshëm dhe falenderues i përjetshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë mbështetje. Kështu që shoh edhe tek njerëzit e administratës së re vullnet dhe gadishmëri por edhe vendosmëri që kauza e Kosovës të lëviz në binarët e drejtë, në vlerat euro-atlantike.

Ju erdhët në Shtetet e Bashkuara, ndërsa në Kosovë ka filluar një krizë e re pas arrestimit të ish kryeministrit Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze bazuar në një urdhër-arresti të qeverisë së Serbisë. Çfarë ndikimi do të ketë ky zhvillim për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë dhe procesin e normalizimit të këtyre marrëdhënieve?

Thaçi: Besoj se ky akt arbitrar i ndalimit të zotit Haradinaj dhe ndalimet e mëhershme të mijat, të zotit Nehat Thaçi, edhe të kryeministri Çeku edhe të luftëtarëve dhe komandantëve të tjerë të Ushtrisë së Kosovës paraqesin një akt ofendues për dinjitetin e shtetit tonë, edhe për qytetarët tanë dhe është një veprim i politikës së vjetër të Serbisë sikur në kohën e Sllobodan Milosheviqit. Serbia, pasi që humbi betejat në luftën me Kosovën, pasi që humbi betejën për të penguar pavarësinë e Kosovës, tani me çdo kusht përpiqet për t’i paraqitet si të kriminalizuar liderët politikë të Kosovës. Edhe kjo tendencë do të dështojë, prandaj lirimi me kusht i zotit Haradinaj më së pari është një veprim i mirë që ka ndodh, në anën tjetër është i pamjaftueshëm dhe do të duhej që pa asnjë kusht të lirohej dhe të kthehej në shtëpinë e vet dhe në agjendën e tij politike. Në të njëjtën kohë vetë Bashkimi Evropian do të duhej të ishte shumë më i qartë në raport me Serbinë që gjërat të tilla të mos lejohet të bëj sepse po ato programe që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian e kanë luftuar regjimin e Sllobodan Milosheviqit dhe vetë liderët e atyre vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë me akuza të njëjta të akuzuar nga regjimi i Sllobodan Milosheviçit duke filluar nga presidenti Clinton, presidenti Jacque Shirac gjithashtu ministri i Jashtëm Fisher, Tony Blair, të gjithë ata njerëz që kanë qenë në krye të përgjegjësive shtetërore që kanë qenë qoftë në SHBA, qoftë në vendet e Bashkimit Evropian apo në NATO kanë qenë të akuzuar me akuza të tilla false apo të rreme nga ana e regjimit të Milosheviqit dhe të vazhduar nga qeveritë aktuale, prandaj është një veprim kriminal i shtetit të Serbisë.

A mendoni se gjatë viteve të kaluara, kur keni qenë ju në qeveri ose qeveria e tanishme duhet të kishte bërë më shumë në bisedimet me Beogradin që të ishte zgjidhur, të ishte kaluar çështja e urdhër-arresteve të Serbisë, të cilat janë të vjetra, kanë disa vite që janë në fuqi por nuk janë zgjidhur?

Thaçi: Kosova nuk e ka atë mundësi që ta bindë Serbinë për heqjen e këtyre fletë-arresteve, për arsye se duhet të sqaroj, që të gjithë ne ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës jemi në atë listë, ndërsa ata që janë mbartës të institucioneve e fitojnë një lloj imunitetin nga vendet evropiane ku lëvizin, por nuk hiqen nga lista por vetëm është një ngrirje e atyre fletë-arresteve. Unë kur kam qenë në opozitë, vetë jam ndaluar në Budapest dhe e ndjej edhe gjendjen e zotit Haradinaj, edhe bashkëluftëtarëve të tjerë, kur u ndodhin gjëra të tilla, por Bashkimi Evropian duhet të jetë i qartë, i saktë dhe i vendosur në presionin e drejtpërdrejtë ndaj Serbisë. Serbia nuk mund të lëvizë drejt Bashkimit Evropian me qasjen e mentalitetit të Sllobodan Millosheviçit, prandaj këtu faji kryesor për këtë ndalim është mospresioni i Bashkimit Evropian ndaj Serbisë.

Institucionet e Kosovës kanë qenë të gjitha të mobilizuara dhe kanë kryer obligimin e vet kushtetues dhe ligjor ndaj këtyre çështjeve për aq sa kanë mundësi dhe kanë fuqinë e vet, por unë këtë çështje e kam ngritur edhe në Uashington dhe kam telefonuar përsëri edhe në Bruksel dhe do të diskutojmë edhe në ditët e ardhshme që njëherë e përgjithmonë kjo çështje të mbyllet plotësisht dhe është plotësisht e padrejtë dhe në të njëjtën kohë është qasje që e lëndon përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtimin Kosovë-Serbi.

Një çështje tjetër që ka shkaktuar një krizë politike në Kosova ka qënë marrëveshja me Malin e Zi që nuk po ratifikohet dot nga parlamenti. A ka rrugëdalje për këtë çështje?

Thaçi: Kjo është një kauzë elektorale e panevojshme që është ngritur. Çështja e demarkacionit është përmbyllur njëherë. Është marrëveshje e drejtë, e saktë, e konfirmuar prej ekspertëve vendorë dhe atyre ndërkombëtar.

Po përse nuk po ratifikohet?

Thaçi: E konfirmuar edhe prej hartave të NATO-s, prej ekspertëve të NATO-s, e vlerësuar prej presidentit Obama dhe vetë Shteteve të Bashkuara. Mendoj se mentaliteti lokal i ndikimit në votim në parlamentin e Kosovës i ka sjellur dëm shtetit të Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave dhe perspektivës së sigurtë evropiane. Kjo çështje nuk është e hapur mes Kosovës dhe Malit të Zi, është çështje e brendshme në parlamentin e Kosovës që padrejtësisht po i mban peng qytetarët e Kosovës me mosvotimin.

Meqë çështja e brendshme e parlamentit të Kosovës, e politikanëve në Kosovë, a mendoni se kjo çështje mund të bëhet shkas për zgjedhje të parakohshme?

Thaçi: Unë si president i vendit jam në kontakt të vazhdueshëm me liderët politikë. Nuk shoh ndonjë kërkesë që është ofruar për zgjedhje të parakohshme. Janë dy mundësi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. E para nëse kjo mazhorancë humb fuqinë e vet në parlamentin e Kosovës. E dyta janë marrëveshjet mes liderëve politikë. Nuk po shoh as njërën e as tjetrën të ndodh prandaj do të respektoj e vendit dhe do t’u jap mbështetje institucioneve në punën e tyre që e bëjnë sot dhe në të ardhmen.

Pak më parë ju përmendët se një nga përparësi ose një nga sfidat me të cilat ndeshet Kosova është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ka patur shumë vërejtje dhe një ndër to është se po futet një kulturë pandëshkueshmërie, pra nuk po ndëshkohen krerët, organizatorët e këtyre akteve të kësaj natyre. Përse nuk po luftohet më seriozisht krimi dhe korrupsioni?

Thaçi: Definitivisht, Kosova ka pas sukses në luftë kundër korrupsionit. Është vlerësuar edhe nga Bashkimi Evropian dhe prej 95 kritereve që BE-ja i ka vënë Kosovës për liberalizimin e vizave ne i kemi plotësuar 94 prej tyre edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Natyrisht kjo luftë nuk përmbyllet me veprime të shkëputura por është një proces që duhet të vazhdojë dhe duhet të jemi të vendosur. Nuk ka vend në rajonin e Ballkanit perendimor që ka goditur në nivele më të larta korrupsionin dhe krimin e organizuar sesa Kosova, qoftë në nivel të zëvendës-kryeministrave, të ministrave, të kryetarëve të komunave, të drejtorëve të agjencive të ndryshme, që kanë qenë edhe në procese të hetuesisë, edhe të ngritjes së akt-akuzave edhe në procese gjyqësore. Që në ditët e para të ardhjes sime si president ka filluar reforma në sistemin e drejtësisë që është në fazën përfundimtare dhe unë dua të besoj që atë vakum ligjor që është vërtetur që ekziston, apo të hapësirave që janë vërtetur që duhet të plotësohen me ekspertizë ligjore më të fuqishme, do të kaloj në parlamentin e Kosovës dhe Kosova edhe pse ka kodin penal më të mirë në rajon, të konsultuar me Komisionin Evropian gjithashtu edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëj hapa të tjerë përpara në luftë edhe kundër korrupsionit edhe krimit të organizuar, edhe trafiqeve por në të njëjtën kohë e theksoj edhe në luftë të vendosur kundër fundamentalizmit islamik dhe terrorizmit. Kosova do të vazhdoj të mbetet kampion në rajon në luftë kundër të keqes.

A mendoni se gjatë viteve të kaluara, kur keni qenë ju në qeveri ose qeveria e tanishme duhet të kishte bërë më shumë në bisedimet me Beogradin që të ishte zgjidhur, të ishte kaluar çështja e urdhër-arresteve të Serbisë, të cilat janë të vjetra, kanë disa vite që janë në fuqi por nuk janë zgjidhur?

Thaçi: Kosova nuk e ka atë mundësi që ta bindë Serbinë për heqjen e këtyre fletë-arresteve, për arsye se duhet të sqaroj që të gjithë ne ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës jemi në atë listë, ndërsa ata që janë mbartës të institucioneve e fitojnë një lloj imunitetin nga vendet evropiane ku lëvizin, por nuk hiqen nga lista por vetëm është një ngrirje e atyre fletë-arresteve. Unë kur kam qenë në opozitë vetë jam ndaluar në Budapest dhe e ndjej edhe gjendjen e zotit Haradinaj, edhe bashkëluftëtarëve të tjerë, kur u ndodhin gjëra të tilla, por Bashkimi Evropian duhet të jetë i qartë, i saktë dhe i vendosur në presionin e drejtpërdrejtë ndaj Serbisë. Serbia nuk mund të lëvizë drejt Bashkimit Evropian me qasjen e mentalitetit të Sllobodan Millosheviqit, prandaj këtu faji kryesor për këtë ndalim është mospresioni i Bashkimit Evropian ndaj Serbisë.

Institucionet e Kosovës kanë qenë të gjitha të mobilizuara dhe kanë kryer obligimin e vet kushtetues dhe ligjor ndaj këtyre çështjeve për aq sa kanë mundësi dhe kanë fuqinë e vet, por unë këtë çështje e kam ngritur edhe në Uashington dhe kam telefonuar përsëri edhe në Bruksel dhe do të diskutojmë edhe në ditët e ardhshme që njëherë e përgjithmonë kjo çështje të mbyllet plotësisht dhe është plotësisht e padrejtë dhe është jo “fair” dhe në të njëjtën kohë është qasje që e lëndon përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtimin Kosovë-Serbi.

A mendoni se gjatë viteve të kaluara, gjatë procesit të negociata me Serbinë, kohë që ju vazhdimisht keni qenë në krye të qeverisë, a mendoni se duhej të ishte bërë më shumë, se qeveria juaj duhet të kishte këmbëngulur më shumë për të zgjidhur çështjen e urdhër-arresteve të Serbisë.

Kosova ka mbi një vit që është në krizë politike për shkak të marrëveshjeve me Serbinë dhe kufirin me Malin e Zi. Cila është rrugëdalja nga kjo gjendje?

A i shikoni ju zgjedhjet e parakohshme si një prej alternativave për të dalë nga kjo situatë?

Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë një problem shqetësues për Kosovën, sa që Bashkimi Evropian kërkon dëshmi konkrete të luftës kundër tyre. Organizatat ndërkombëtare por edhe ato vendëse tërheqin vërejtjen se ka shumë pak rezultate dhe pak dënime për këto vepra. Si e shpjegoni ju këtë kulturë pandëshkueshmërie? /Zëri i Amerikës/

us-army-syria-600x394_1484221376-7769213

Pas Rusisë edhe Turqia del kundër ushtrisë amerikane

Sot, zëdhënësi i presidentit turk Tayyip Erdogan e ka kritikuar ashpër ushtrinë amerikane, pasi kjo e fundit e rishpërndau një status të aleancës së dominuar nga kurdët në rrjetin social “Twitter”, të cilën SHBA-ja e mbështet në Siri. Në status thuhej se aleanca nuk ka lidhje me militantët kurdë që luftojnë kundër shtetit turk.

Periskopi.com Lajme

 

Forcat Demokratike Siriane (SDF), partneri kryesor i SHBA-së në terren në Siri, në luftë kundër ISIS-it, përfshinë edhe milicinë e fuqishme kurde të YPG-së, transmeton Express.

Turqia e sheh YPG-në si degë të grupit militant PKK, e cila ka nisur një kryengritje tri-dekadeshe në Turqi dhe konsiderohet grup terrorist nga Ankaraja, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

“SDF e konfirmon se nuk ka lidhje apo aleancë me PKK-në”, ka thënë Komanda Qendrore e SHBA-së në “Twitter”, duke e rishpërndarë deklaratën e SDF-së, ku tha se nuk është pjesë e PKK-së dhe se dëshiron marrëdhënie të forta me fqinjët, përfshirë Turqinë.

Ndërkohë, zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin, është kundërpërgjigjur.

“A është kjo shaka apo Komanda Qendrore e ka humbur sensin?” ka shkruar ai në “Twitter”.

“A besoni se dikush do ta besojë këtë? SHBA-ja duhet të ndalojë së tentuari t’i legjitimojë grupet terroriste,” ka shkruar ai.

Russian President President Vladimir Putin holds up a glass during a toast at a luncheon hosted by United Nations Secretary-General Ban Ki-moon, Monday, Sept. 28, 2015, at United Nations headquarters. (AP Photo/Andrew Harnik)

Shërbimet sekrete amerikane nxjerrin raportin: Putin ndihmoi në zgjedhjen e Trumpit president

Inteligjenca amerikane ka gjetur se Rusia ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, shkruan CNN.

Periskopi.com Lajme

Sipas inteligjencës amerikane, Rusia nëpërmjet mënyrave të ndryshme ka promovuar mbështetjen për Donald Trump si dhe ka ndërmarrë një seri veprimesh për ta ‘lënduar’ fushatën elektorale të Hillary Clinton, shkruan tutje CNN.

Në mesin e aktiviteteve ruse për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, kanë qenë edhe ndërhyrjet kibernetike./Periskopi

Joe Biden i thotë Donald Trumpit: Rritu

Periskopi.com Video
Kongresi amerikan

Amerika reagon ashpër ndaj Serbisë për Haradinajn: Mos e shfrytëzo Interpolin (Dokument)

Kongresmeni amerikan Eliot Engel, ka bërë një deklaratë mbi ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Periskopi.com Lajme

Ai duke shprehur një mbështetje të madhe ndaj shtetit të Kosovës ka thënë se Serbia është duke abuzuar me Interpolin duke pasur objektiv Ramush Haradinajn.

Engel u bën thirrje autoriteteve gjyqësore të Francës për të përshpejtuar procesin e Haradinajt dhe ta lirojnë atë.

Madje ai ka theksuar se BE-ja nuk duhet ta përparojë hyrjen e Serbisë, nëse nuk kthehet në besim normalizimi i mirë i marrëdhënieve me Kosovën.

Deklarata e e plotë e Engelit:

Është e papranueshme që Serbia është duke abuzuar me Interpolin si objektiv ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Kjo nuk ka të bëjë me sundimin e ligjit apo drejtësisë. Tribunalet ndërkombëtare kanë liruar zotin Haradinaj dy herë. Ky veprim nxit tensionet dhe rrit gjasat e konfliktit në të ardhmen. Unë i bëj thirrje autoriteteve gjyqësore të Francës për të përshpejtuar procesin e zotit Haradinaj dhe lirimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur.

Kreu 35 i procesit të pranimit në BE të Beogradit thotë se Serbia duhet të veprojë në” mirëbesim “për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Abuzimi i procesit të Interpolit nga Serbia është një shkelje themelore e këtij angazhimi, dhe BE-ja nuk duhet ta përparojë hyrjen e Serbisë, nëse nuk kthehet në besimi normalizimin e mirë të marrëdhënieve me Kosovën.

Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë miqësinë e saj me Serbinë, dhe unë shpresoj se kjo marrëdhënie do të ecë përpara. Megjithatë, keqpërdorimi i Interpolit nga ana e Serbisë do të ndryshojë këtë progres.

Më në fund, Kosova ka një histori shumë të mirë pune me agjencitë e zbatimin e ligjit të SHBA-së, fqinjët e saj, si dhe faktorët e tjerë ndërkombëtarë për të ndalur kërcënimet terroriste. Ajo është vlerësuar gjerësisht kohët e fundit në ndihmesën për të çmontuar një kërcënim serioz terrorist ndaj një ekip sportiv izraelit. Kosova ka shprehur interes në bashkimin Interpolit, dhe është koha që vendi i ri duhet të pranohet për sigurinë e saj dhe për rajonin./Lajmi.net

15941191_10154089468782414_7162713576431702099_n

trump

Kongresi konfirmon: Donald Trump edhe zyrtarisht president i Amerikës

Kongresi amerikan ka konfirmuar votimin e Kolegjiumit Elektoral dhe më ketë edhe zyrtarisht e ka zgjedhur Donald Trumpit president të SHBA-ve.

Periskopi.com Lajme

Trumpi inaugurimin zyrtar dhe betimin si president i 54 i Amerikës do ta ketë më 20 janar.

epa-putin-jrl-161222_12x5_1600

Rusia reagon ashpër për dëbimin e diplomatëve rus nga SHBA-ja

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të reagojë për sanksionet e dhëna nga SHBA-ja. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Periskopi.com Lajme

Ai është shprehur se SHBA-ja do të marrë përgjigjen adekuate nga Rusia dhe kjo do t`i bëjë zyrtarët amerikanë të ndjehen të parehatshëm.

“Rusia padyshim do të japë përgjigjen adekuate ndaj sanksioneve të reja të SHBA-së dhe kjo do të bëjë zyrtarët në Uashington të ndjehen të parehatshëm. Përgjigja do të jetë në përputhje me vendimet që do t`i marrë presidenti rus”, ka thënë Peskov.

Ai e ka komentuar vendimin e presidentit të SHBA-së, Barack Obama si agresiv dhe të paparashikueshëm, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, pak orë më parë është raportuar për vendimin e Obamës, i cili i ka cilësuar 35 diplomatë rus si persona të padëshirueshëm në SHBA, duke u dhënë atyre 72 orë kohë që të largohen bashkë me familjet e tyre nga SHBA-ja.

Obama shpall 35 rusë si persona “non-grata”, u jep 72 orë të largohen nga SHBA

Fidel Kastro

Intervistë me Fidel Kastron: Për komunizmin, vdekjen e vet dhe historinë e mjekrës

Në maj 1975, isha mes gazetarëve që shoqëruan një senator amerikan në një udhëtim në Kuba.

Barbara Walters Intervista

Në atë kohë, takova Fidel Kastron, i cili kishte një zakon të zhdukej e të dilte papritur në stilin e rojeve vetmitare.

Gjatë një prej shfaqjeve të tij në publik, e pieta nëse mund ta intervistoja gjerësisht.

Kastro ra dakord që në çdo kohë në të ardhmen që ai do të jepte një intervistë televizive për një reporter amerikan, do të isha unë.

Ai më premtoi se do lidheshim brenda vitit, por kurrë nuk më sqaroi brenda cilit vit.

Prita për dy vjet. Çdo disa muaj shkruaja ose telefonoja në misionin kubanez në OKB në Nju Jork, duke u kujtuar atyre premtimin e Kastros. Më në fund, përgjigja erdhi “po” dhe unë u ktheva në Kubë më 16 maj, 1977.

Gjeta një Fidel Kastro të sjellshëm. Ai më kërkoi falje që më bëri të pres kaq gjatë dhe tha se dëshironte të bashkëpunonte tani me mua.

Kastro (që u kërkoi gjithë pjesëtarëve të ekipit ta thërrisnin Fidel, përveç kohës së intervistës) më sugjeroi disa vende ku ai do na shoqëronte personalisht. Zgjodha Gjirin e Derrave dhe malet Maestre ku ai jetoi me një ushtri të vogël luftëtarësh guerrillë për tre vjet përpara se të vinte në pushtet.

….Kastro flet anglisht me ndalesa dhe pranoi të fliste këtë gjuhë vetëm në pyetjen e fundit, për shkak se nuk shprehej dot mirë. Pjesa më e madhe e pyetjeve u dha në spanjisht me përkthim simultant.

Kastro veçanërisht dukej i dëshiruar të vinte në dukje gjatë intervistës se ai ishte revolucionar dhe komunist shumë përpara se të vinte në pushtet. Ai këmbënguli se gazetarët që shkruanin të kundërtën nuk tregoheshin korrektë. Ai u bë komunist, siç tha, përmes leximeve në kolegj. Kastro nuk dëshiron që amerikanët të besojnë se ai do të ndryshonte filozofinë e tij nëse marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kubës përmirësohen.

Specialja prej 1 ore “Flet Fidel Kastro” u shfaq në ABC News mbrëmjen e 9 qershorit, 1977. Por në një veprim të paprecedent, Kastro e shfaqi të gjithë intervistën prej pesë orësh, së bashku me diskutimet tona, argumentet dhe konfliktet që patëm, në televizionin shtetëror të Kubës. Pjesa e vetme që ai kishte fshirë ishte pyetja ime nëse ishte i martuar dhe përgjigja e tij evazive “jo formalisht”.

Më poshtë janë disa pjesë të intervistës të shkëputura nga transkripti i viti 1977.

Kur do të kenë marrëdhënie normale vendi juaj dhe imi?

Unë besoj se Karteri personalisht duhet të heqë shumë pengesa të brendshme. Historia ka provuar se çdo ndryshim në politikën amerikane ka nevojë për kohë dhe se duhen kaluar pengesa.. nuk është e mundshme që në katër vjetët e ardhshëm të rivendosen marrëdhëniet nëse duam rivendosjen e tyre mbi baza serioze dhe solide. Ndoshta në mandatin e dytë të Karterit, midis viteve 1980-1984.

Supozojmë se embargoja hiqet… a do të thotë kjo marrëdhënie të normalizuara?

Mendoj se do të jetë një hap drejt marrëdhënieve normale. Atëherë ne mund të ulemi me kushte të barabarta dhe të diskutojmë diferencat midis Shteteve të Bashkuara dhe Kubës. Mund të diskutohen shumë probleme.

A do të lejoni kubanezët të vizitojnë vendin tim, familjet e tyre?

Jo derisa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të normalizohen.

A ka ndonjë mënyrë për të liruar të burgosurit amerikanë?

Nuk mund ta angazhoj veten tani për të marrë ndonjë masë, por nëse ka diçka që mund të merret në konsideratë, kjo do të bëhet. Ju nuk mund të shpresoni se ne do i lirojmë të gjithë, pasi mes tyre janë disa agjentë të rëndësishëm të CIA-s… dhe duke folur për gjeste, kam dëshuar se jeni shqetësuar për disa nga këta agjentë të CIA-s që janë në burg dhe kjo është humane: dhe pyes veten përse nuk ka pasur asnjëherë përpjekje për të liruar Lolita Lebron, për shembull, dhe një grup patriotësh nga Puerto Rican që janë në burg për më shumë se 25 vjet në Shtetet e Bashkuara?

Mendoni se një ditë SHBA do të jenë një vend socialist?

Kështu mendoj. Pak kohë më parë, Shtetet e Bashkuara ishin një koloni angleze. Nëse një anglez pyetej nëse SHBA do të ishin të pavarura, ai do të kishte thënë “jo”, se do të ishin gjithnjë një koloni angleze.

Por më pas, kolonitë e çliruan veten por mbajtën skllavërinë.  Pronarët e skllevërve do të kishin thënë se skllavëria nuk do të përfundonte kurrë, por ja që mori fund.

Ndonjë ditë, sistemi kapitalist do të zhduket në SHBA, për shkak se asnjë sistem klasash sociale ka qenë i përjetshëm. Një ditë, shoqëritë me klasa do të zhduken. Por mund të qëndroni i qetë, nuk parashikoj që ndryshimi në SHBA drejt socializmit të ndodhë në një kohë të shkurtër.

A mendoni se do të jeni president deri në vdekjen tuaj?

Nuk e dëshiroj këtë. Por nuk mendoj se kam të drejtën të jap dorëheqjen… do të ishte, sipas meje, egoizëm nga ana ime. Kështu që nuk do mund ta bëja. Nëse do ndjehesha i paaftë, do të kisha detyrimin të veproja kështu, dhe gjëja më e mundshme është që nëse unë vetë nuk e kuptoj këtë, shokët e mi do të më zëvendësojnë. Por përsa kohë kam aftësinë dhe sa kohë jam i dobishëm në pozicionin që kam apo ndonjë tjetër, është kërkesë e revolucionit të vazhdoj punën. Deri kur? Nuk e di se kur do të vdes, nesër, sot, në një aksident, vdekje natyrale… ndoshta nëse do të jem i aftë deri në atë moment, unë mund të jem president derisa të vdes.

A mund të flasim për Kinën? A e konsideroni Kinën mik apo armik?

E konsideroj Kinën një aleat të mirë të Shteteve të Bashkuara.

Kjo do të thotë se është armike e Kubës?

Deri në nivelin që Shtetet e Bashkuara janë armiku ynë. Por ju keni bërë një punë vërtet të mirë diplomatike me Kinën. I keni në anën tuaj tani në të gjitha çështjet thelbësore.

Po thoni se Kina është në xhepin e Shteteve të Bashkuara?

Nuk mund ta them se Kina është në xhepin e SHBA pasi Kina është tepër e madhe që të futet aty.

A mendoni se Mao CeDuni ishte një revolucionar i vërtetë?

Po. Unë besoj se ai ishte një lider i madh revolucionar. Por unë besoj se Mao e shkatërroi me këmbët e veta atë që bëri me kokën e vet për shumë vjet. Jam i bindur për këtë. Dhe një ditë edhe populli kinez, partia komuniste e Kinës do ta kuptojë. Është çështje kohe. Ky është opinioni im modest.

Çfarë mendoni se bëri Mao për të shkatërruar, cilat ishin gabimet e tij?

Së pari, kulti i personalitetit. Ai praktikisht shkatërroi partinë Komuniste kineze. Ai ndërmori një gjueti shtrigash kundër kuadrove më të mirë të partisë. Ai pranoi të shndërrohej në zot dhe tradhtoi solidaritetin revolucionar të popullit. Ky ishte gabimi më i madh i Maos. Unë mendoj se ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me kapacitet të madh që e transformoi Kinën. Njerëzit që marrin pjesë në këto procese fitojnë pushtet të madh dhe më pas abuzojnë me pushtetin.. edhe unë kam pushtet të madh, por kurrë nuk kam abuzuar me të, dhe nuk e kam përqendruar në duart e mira. E kam shpërndarë. Ia kam dhënë institucioneve revolucionare.

Po Stalini, Lenini? A kishte kult personaliteti. Këta njerëz janë bërë gjithashtu, heronj, legjenda.

Nuk mund të krahasojmë Leninin me Stalinin. Lenini ishte një njeri i jashtëzakonshëm në të gjitha aspektet, dhe nuk ka as edhe një njollë të errët në jetën e tij nga pikëpamja ime. Stalini ka gjithashtu merita të jashtëzakonshme, por gjatë kohës së Stalinit, kulti i personalitetit u zhvilluar dhe ndodhën abuzime me pushtetin.

Si e shpjegoni dominimin sovjetik të vendeve si Çekosllovakia apo Jugosllavia? Si e shpjegoni shtypjen nga sovjetikët të asaj që e quajtën kryengritje në Çekosllovaki?

Unë kam marrëdhënie me këto vende. Këto vende kanë marrëdhënie shumë të ngushta me Bashkimin Sovjetik në fusha si ekonomike, politike dhe ideologjike. Por unë mund të them se janë shtete tërësisht të pavarura. Ajo që e quani dominim është një lloj uniteti që është krijuar brenda këtyre vendeve.

Mendoni se Rusia është një vend i lirë?

Mendoj se është më i liri nga të gjitha vendet.

Kam një pyetje personale: a do ta hiqni ndonjëherë atë mjekër?

Në shkëmbim të çfarë, të ndaljes së bllokadës?

Nëse ne ndalojmë bllokadën, ju do ta rruani mjekrën, eh? Nuk mendoj se kjo do ta bënte Amerikën të hiqte bllokadën, por…

Ne do të nisnim të importonim brisqe Gillete, e drejtë? Nuk e di nëse i prodhojnë ende në Shtetet e Bashkuara, por… e dini përse i rritëm mjekrat? Ne lamë mjekër pasi nuk kishin brisqe rroje në atë kohë. Ndërsa koha kaloi, guerrilët u bënë të njohur nga mjekrat e tyre. Dhe në fund, mjekra u bë simbol. Po tani çfarë ndodh? Kur shfaqen thinjat, së pari duken në mjekër, dhe vihen re më shumë. Ideja ime tani është të pres derisa të jetë tërësisht e bardhë. Dhe atëherë do të marr një vendim, nëse do ta shkurtoj apo do ta heq.

Do doja të kërkoja disa fjalë për popullin amerikan për çfarë të doni. Në anglisht, të lutem.

Ndjej urimet më të mira për popullin e Shteteve të Bashkuara. Sa herë që njoh një amerikan, gjithnjë kam arsye të kuptoj popullin tuaj. Mendoj se amerikanët, gazetarët, punëtorët teknikët janë njerëz të mrekullueshëm. Vërtet. I vlerësoj dhe i admiroj njerëzit e Shteteve të Bashkuara për atë që kanë arritur në teknikë, në shkencë, pasi shoh se është një popull që punon mirë dhe është i ndershëm dhe idealist. Shpresoj që në të ardhmen të kuptohemi më mirë dhe të jemi miq.

 

Intervistë me Fidel Kastron: për komunizmin, vdekjen e vet dhe historinë e mjekrës (viti 1977)

 

Traian Basescu

Ish-presidenti rumun tregon se çka kërkoi Amerika prej tij, në lidhje me Kosovën

Ish-presidenti i Rumanisë, Traian Basescu ka thënë se e vetmja kërkesë që Ambasada Amerikane në Rumani ia kishte bërë atij për 10 vite si president, ishte njohja e pavarësisë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Në një debat televiziv në Rumani, ish-presidenti i Rumanisë nga viti 2004 deri më 2014, ka debatuar me deputetin e Parlamentit të Rumanisë, Sebastian Ghita, rreth shërrbimeve sekrete në Rumani.

Ai ka rrëfyer se gjatë kohës sa ai ishte president i shtetit, Ambasada Amerikane nuk ishte përzier në punët e shtetit rumun, derisa ka rrëfyer se e vetmja kërkesë që SHBA kishte, ishte njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Secili shtet ka një sistem që nuk ndryshon, politikanët nuk mund ta ndryshojnë sistemin. Unë isha president për 10 vjet dhe Ambasadori amerikan kurrë nuk erdhi të më pyes për çështje të caktuara. E vetmja kërkesë ishte njohja e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Basescu, shkruajnë mediet rumune.

Më tej, ish-presidenti rumun ka treguar se cila ishte arsyeja që presidenca e tij nuk e njohu kurrë pavarësinë e Kosovës.

“I thash se për sa kohë që ne kemi probleme me Moldavinë, nuk mund ta pranojmë Kosovën”, ka thënë Traian Basescu.

Rumania është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës. /Insajderi.com

Kosova, Amerika dhe UNDP me marrëveshje bashkëpunimi në luftës kundër ekstremizmit

Të mërkurën u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit në Fushën e Luftës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm Ndërmjet Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Periskopi.com Lajme

Marrëveshja është nënshkruar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delaëie dhe koordinatori për zhvillim dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Andreë Russell, raporton Periskopi

Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi, ofron kornizën e përgjithshme të bashkëpunimit ndërmjet ZKM-së, Ambasadës së SHBA-së dhe UNDP-së për zbatimin e një projekti për të kryer një vlerësim bazik të luftëtarëve të huaj që vijnë ose që janë të lidhur me Kosovën.

Qëllimi i projektit është që të prodhojë një vlerësim gjithëpërfshirës që mund të përdoret për hartim të politikave të bazuara në dëshmi për parandalimin e radikalizimit të dhunshëm në burgje dhe në komunitete, për të informuar aktivitetet për deradikalizëm dhe riintegrim, si dhe për të siguruar një drejtim strategjik për Strategjinë e Kosovës për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planin e saj të Veprimit./ Periskopi

zkp-004 zkp-002

Ambasada amerikane ne Prishtine

Njoftim i Ambasadës Amerikane – në çfarë rasti mund të merrni vizën në Prishtinë

“S’ka më udhëtim për viza deri në Shkup!”. Kështu njofton Ambasada e SHBA’së në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Ambasada Amerikane në Prishtinë njofton se për vazhdimin e vizave nuk do të ketë më nevojë të udhëtoni deri në Shkup, por këtë mund ta bëni tani edhe në Prishtinë.

Ambasada Amerikane njofton se në qoftë se viza e juaj është ende e vlefshme ose e skaduar jo më shumë se 48 muaj, ju mund të aplikoni për ta ripërtërirë atë në Zyrën e Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë.

Krejt çka duhet, është të plotësoni aplikacionin në faqen e internetit “DS-160” dhe pastaj të aranzhoni një takim për në Ambasadë, ku ju nevojitet të keni dokumentet e kërkuara bashkë me pagesën e aplikimit.

“Shtetasit e Kosovës që posedojnë vizat B1/B2, C, D, C1/D, I, F, M, O, ose J (ende të vlefshme ose të skaduara jo më shumë se 48 muaj më parë), apo vizat E, H, L, P, ose R (ende valide ose të skaduar jo më shumë se 12 muaj më parë), dhe të cilat kanë dhënë një seri të plotë të shenjave të gishtërinjve, janë legjitim për Programin e Ri-dhënies së Vizave.

Aplikuesit duhet të jenë në Kosovë në momentin që aplikojnë. Nëse keni vizë valide, nuk duhet të prisni derisa ajo të skadojë para se të aplikoni për një vizë të re.

Ambasada njofton se për këtë nuk do të ketë tarifë shtesë, por aplikantët duhet të paguajnë tarifën e rregullt MRV, e cila varet nga lloji i vozës që aplikoni.

Këto pagesa që bëhen përmes bankave lokale nuk pranohen në rastet e përpunuara në Prishtinë. Aplikantët duhet të paguajnë sistemin konsullor në Prishtinë, ndërsa zyrtari Konsullor rezervon të drejtën të kërkojë që çdo aplikant të jetë i pranishëm personalisht.

Arma surprizë e Donald Trump

Donald TrumpMjaft me ulërima dhe deklarata të fortë, asnjë polemikë. Por “memecëria” e tij fsheh në vetvete një strategji. Me një surprizë në fund.

Nga Paolo Guzzanti, Il Giornale Opinione

Presidenti i 45-të amerikan nuk bërtet më, nuk kërcënon më Hillaryn apo të tjerë rivalë, nuk thotë asnjë fjalë jashtë vendi.

Donald Trump ka ndryshuar totalisht dhe bie në sy heshtja e tij, një heshtje që fsheh në vetvete një strategji. Shumë i qetë për shtypin amerikan që merret me të, ose të paktën shtypin liberal si Nju Jork Times. Nuk është më ai fëmija i ç’ekuilibruar që thyen diçka apo shkakton rrëmujë. Në fakt ai po shkakton shumë rrëmujë dhe diskutime, por këtë radhë me heshtjen e tij. Në kundërshtim me zakonet amerikane: kur një kandidat fiton, në pritje për të marrë zyrën presidenciale, komenton dhe prezanton njerëzit që do qeverisin me të. Por jo Donald Trump.

Kur presidenti i ri i zgjedhur shkon në Shtëpinë e Bardhë në Uashington për ndërrimin e postit me të vjetrin ndodh zakonisht një ceremoni bashkuese. Presidenti Obama pikërisht dje ka kujtuar harmoninë patriotike kur ndërroi vendet me George Bush. Ishte një skenë popullore dhe aristokratike njëkohësisht. Një shkëmbim rolesh me përulësi dhe dolli.

Kështu duhet të shkojë edhe këtë radhë normalisht, por shumë njerëz kanë dyshime se Trump do të thyejë edhe një tjetër zakon të “politikisht korrekt”, duke ndryshuar stafetën tradicionale.

Përse do të donte ose duhet ta bënte? Për të pagëzuar në mënyrë demonstrative, qoftë edhe simbolikisht një procedurë të re dhe realiste që kujton paksa kohën e Napoleonit i cili në ditën e kurorëzimit perandorak ia mori me dhunë kurorën Papës dhe e vuri në kokë duke bërtitur “Zoti ma dha këtë kurorë dhe do ketë telashe për atë që prek”.

Trump mund ta bëjë shumë mirë rolin e Napoleonit rebel. Ka edhe disa si p.sh. Uashington Post, që zbulon se Trump ka përdorur emrin si kandidat për president për të regjistruar 8 shoqëri të mëdha hoteliere në Arabinë Saudite.

Disa gazetarë që ishin në një takim të Trump në mes të gushtit kujtojnë se ai tha “Sauditët blejnë nga unë shtëpi dhe apartamente luksozë dhe paguajnë rreth 50 milionë dollarë për to. A duhet të më vijë keq? As që e mendoj!”.

Mbiemri Trump si brand reklamues është përdorur edhe në Turqi, në Stamboll, ku një ndërtues turk i paguan qira Trumpit për “Kullat Trump të Stambollit”. Vetëm nga kjo Trump ka marrë 10 mln dollarë në vitin 2014.

Këto fakte hapin vazhdimisht çështjen e konfliktit të interesit, por me ligj askujt nuk i ndalohet të shfrytëzojë emrin e  tij për të bërë biznes. Gjëja do të ndryshonte nëse Presidenti i ri do të vijonte të shiste me emrin e tij pasi të hyntë në zyrë. Lidhur me çështjen e dy muajve tranzitorë dhe komentet politike të Obamës me Trump, ka pasur shumë vëmendje.

Çfarë thotë Obama? Presidenti në fuqi ka folur nga Peruja ku është në një vizitë zyrtare. Ai ka folur lidhur me kodin e etikës: Obama nuk do të komentojë deklaratat e Trump pasi do të shkelte Kushtetutën. Fjalë të thëna qartë, por edhe shumë elastike. Si do të sillet Obama kur Trump  të marrë detyrën? “Do ta lë të qetë. Por nëse do të gjendem përballë një situatë që përfshin vlerat dhe traditat amerikane, atëherë do ta konsiderojë si detyrën time të mbroj idealet dhe traditat e vendit”, tha Obama.

Trump hesht dhe me heshtjen e tij shqetëson këdo, por për Douglas Brinkley, historian në Rice University, Trump e ka çdo gjë të qartë: Ai po bën detyrat dhe do të prezantohet në 20 janar me “qeverinë në xhep”, duke qenë më i shpejtë se çdo paraardhës i tij. Por në këtë shpejtësi të heshtur fshihet gjithë simbolika e mesazhit të tij duke lënë një mesazh të qartë për këdo: Bëhet siç them unë dhe pikë! Kështu që nuk u paraqet zgjedhësve kush janë njerëzit e tij, dhe vijon drejt rrugën.

Përgititi pë gazetën TemA, Amarildo Lumani.

scott

Ambasadori amerikan në Serbi nuk pret që Amerika ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se nuk pritet që të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme qëndrimi i Amerikës nda rajonit pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.

Periskopi.com Uncategorized

“Kur bëhet fjalë për Serbinë, fokusi do të jetë në përparimin e mëtejshëm të vendit, rritjen ekonomike, si dhe në mbështetjen e rrugës evropiane”, tha ai në konferencën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Serbi ku u diskutuan rezultatet e zgjedhjeve amerikane, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Ai tha se nuk pret që Shtetet e Bashkuara ta ndryshojnë politikën e saj ndaj Kosovës, sepse, siç tha ai nuk ka asnjë tregues se një gjë e tillë do të ndodhë.

“Nuk ka asnjë arsye për të besuar se Trump do të sjellë ndryshime të rëndësishme në lidhje me Ballkanin”, tha Scott.

Sipas tij, Amerika është një vend i madh që respekton interesat e veta, si dhe që nuk do të ndryshojë politikën e saj lehtë.

Ambasadori amerikan në Beograd tha gjithashtu se në të ardhmen në fokus të Amerikës për këtë rajon me siguri do të jetë stabiliteti.

Abraham Lincoln

Ky është fjalimi më rëndësishëm në historinë amerikane

Më 19 nëntor të vitit 1863, Presidenti Abraham Linkoln mban një fjalim në ceremoninë e përkushtimit të varrezave për ushtarët e rënë në betejën në Gettysburg.

Periskopi.com Lajme

Fjalimi i tij zgjati vetëm dy minuta, dhe një gazetë e kohës e quajti “fjalim që do të mbulohej nga mjegulla e kohës”.

Por ndodhi e kundërta, fjalimi i Getisburgut sot u mësohet fëmijëve të shkollave për recitim, dhe cilësohet si më i rëndësishmi në historinë amerikane; ndërsa gazeta Patriot News, pasardhëse e gazetës Patriot & Union e cila botoi komentin nënçmues më 1863, vetëm pak ditë më parë, 13 nëntor 2013, në një shkrim të saj kërkoi ndjesë duke thëne se redaktorët e asaj kohe nuk e kishin kuptuar “rëndësinë e momentit, elokuencën e përjetshme dhe rëndësinë e vazhdueshme të fjalimit të presidentit Linkoln.”

Beteja në Gettysburg, u zhvillua nga data 1 deri më 3 korrik të vitit 1863, fitorja e saj nga ushtria e Unionit shënoi pikëkthesën në luftën civile, që përfundoi më 1865 me fitoren e forcave të bashkimit.

Presidenti Linkoln mbajti fjalimin e tij të famshëm që zgjati dy minuta, gjatë të cilit vetëm kujtoi të rënët në luftë dhe ripërkufizoi Luftën Civile si një betejë jo vetëm për Unionin, por edhe për rilindjen e lirisë që do të sillte barazi të vërtetë për të gjithë qytetarët.

Presidenti Lincoln tha se bota do ta harronte shpejt atë që ndodhi, por nuk e priste asnjëherë që fjalimi i tij i Getisburgut të bëhej një nga më të famshmit dhe një pjesë klasike e historisë amerikane.

***

Fjalimi i Getisburgut, 19 nëntor, 1863 nga Abrahm Lincoln

Abraham“Bota nuk do t’i mbajë mend për një kohë të gjatë ato që kemi thënë këtu, por kurrë nuk mund ta harrojë atë që kemi bërë këtu”.

Tetëdhjetë e shtatë vite më parë, etërit tanë lindën në këtë kontinent një komb të ri, të ngjizur në lirinë dhe të përkushtuar të vërtetës se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë. Tani jemi të përfshirë në një luftë të madhe civile, dhe po testojmë nëse ai komb apo çdo komb i ngjizur në mënyrë të tillë dhe kaq i përkushtuar mund të ketë jetëgjatësi të madhe. Jemi njohur në një fushë të madhe beteje të asaj lufte.

Ia kemi dedikuar një porcion të asaj fushe, si vendpushim për ata që kanë dhënë jetën, që kombi të jetojë. Është gjithashtu e drejtë dhe e duhur që ne ta bëjmë këtë. Por në një kuptim më të gjerë, nuk mund t’ia dedikojmë, nuk mund t’ia kushtojmë, nuk mund ta shenjtërojmë këtë vend.

Ata burra trima, të gjallë apo të vdekur, të cilët luftuan këtu e kanë shenjtëruar shumë më tepër nga sa mund ta bëjë forca jonë e dobët. Bota nuk do t’i mbajë mend për një kohë të gjatë ato që kemi thënë këtu, por kurrë nuk mund ta harrojë atë që kemi bërë këtu.

Na takon ne të gjallëve t’i përkushtohemi punës së papërfunduar të atyre që kanë luftuar këtu, dhe që kanë përparuar kaq shumë. Na takon neve që jemi këtu t’i përkushtohemi detyrës së madhe që na pret përpara, që nga këta të vdekur të nderuar, të ecim me devotshmëri për atë kauzë për të cilën ata dhanë masën e fundit të devocionit, që ne që jemi këtu të marrim vendimin që këta të vdekur të mos kenë vdekur më kot, se ky komb nën Perëndinë të ketë një rilindje lirie, dhe se qeveria e njerëzve, nga njerëzit, për njerëzit, të mos humbasë nga faqja e dheut./Tirana Observer

Nga Abraham Linkoln/ Ky është fjalimi më rëndësishëm në historinë amerikane

putin

Putin paralajmëron se po punojnë për zhvillimin e armëve të reja

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vendi i tij po punon në zhvillimin e armëve të reja për të siguruar ekulibrin strategjik.

Periskopi.com Lajme

Putini duke folur para liderëve ushtarak dhe prodhuesve të armëve të premten në Sochi theksoi se Rusia, si dhe kombet e tjera, punojnë në nivelin më të lartë për zhvillimin e teknologjisë së armëve, duke përfshirë armët lazerike, hipersonike dhe robotike.

Studentet / Ilustrim

Sivjet në SHBA shkuan për të studiuar 268 kosovarë

U mbajt dita informuese e të rinjve për të studiuar me programe të ndryshme studimore në universitetet amerikane, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Arsimit të organizuar nga Ambasada e Amerikës në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie tha me këtë rast se vetëm këtë vit nga Kosova kanë shkuar në Amerike 268 të rinj për të studiuar.

Delawie tha se këtë vit, numri atyre që kanë shkuar në Amerikë për të studiuar është shumëfish më i madh se në vitet e kaluara.