scott

Ambasadori amerikan në Serbi nuk pret që Amerika ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se nuk pritet që të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme qëndrimi i Amerikës nda rajonit pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.

Periskopi.com Uncategorized

“Kur bëhet fjalë për Serbinë, fokusi do të jetë në përparimin e mëtejshëm të vendit, rritjen ekonomike, si dhe në mbështetjen e rrugës evropiane”, tha ai në konferencën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Serbi ku u diskutuan rezultatet e zgjedhjeve amerikane, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Ai tha se nuk pret që Shtetet e Bashkuara ta ndryshojnë politikën e saj ndaj Kosovës, sepse, siç tha ai nuk ka asnjë tregues se një gjë e tillë do të ndodhë.

“Nuk ka asnjë arsye për të besuar se Trump do të sjellë ndryshime të rëndësishme në lidhje me Ballkanin”, tha Scott.

Sipas tij, Amerika është një vend i madh që respekton interesat e veta, si dhe që nuk do të ndryshojë politikën e saj lehtë.

Ambasadori amerikan në Beograd tha gjithashtu se në të ardhmen në fokus të Amerikës për këtë rajon me siguri do të jetë stabiliteti.