Reagon Ambasada amerikane për rrëzimin e Qeverisë në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është deklaruar për zhvillimet e sotme politike në vend, duke premtuar vazhdimin e mbështetjes amerikane për Kosovën.

“Kuvendi e tha fjalën e vet. Përderisa vazhdon procesi i transicionit dhe vendi lëviz në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme, ftojmë të gjithë zyrtarët e mbetur në Qeveri që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre – gjegjësisht të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë euroatlantik”, thuhet në kumtesë.

Reklamë
Reklamë

As Ambasada Amerikane në Kosovë nuk e di se kush është ftuar në inaugurimin e Trumpit

Ftesat për pjesëmarrje në inaugurimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deri më tani i kanë “konfirmuar” vetëm lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Periskopi.com Lajme

Mirëpo, zëdhënësja e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, J. Michelle Schohn, thotë për Ekonomia Online se nuk kanë informacione përkitazi me këtë çështje.

“Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë nuk ka informatë lidhur me atë se kush është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur Trump”, ka thënë zëdhënësja Schohn në një përgjigje elektronike.

Burimet e Ekonomia Online pohojnë se e vetmja që ka ftesë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë për pjesëmarrje në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump është ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku.

Ceremonia do të zhvillohet në 20 janar në Washington, ku Donald Trump do të bëjë betimin dhe do të marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit të SHBA-së.

Reklamë
Reklamë

Ambasada amerikane uron festat e fundvitit me një këngë të mrekullueshme në shqip (Video)

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka bërë një video të mrekullueshme për festat e fundvitit.

Periskopi.com Lajme

Përveç disa shqiptarëve dhe stafit të ambasadës, aty është edhe ambasadori Donald Lu, që të gjithë këndojnë në gjuhën shqipe.

Në postimin e videos ata kanë lënë një mbishkrim, ku duhet votoni se sa të mirë janë ata.

Patjetër, që nuk mund të votoni negativisht, as versionin nuk e kanë./ Periskopi

 

E dini çfarë ndodh kur mbledh së bashku një grup të mrekullueshëm shqiptar, Ambasadorin Lu dhe personelin e Ambasadës Amerikane? Shikoni këtë video dhe na thoni nëse jemi:

  1. a) të paparë
  2. b) më shumë se të paparë
  3. c) papërshkrueshmërisht të paparë

Gëzuar festat të gjithëve! 🙂

Ëhat happens ëhen you put an amazing Albanian band, Ambassador Lu and our U.S. Embassy staff in the same room? Check it out and let us knoë if ëe ëere:

  1. a) awesome
  2. b) beyond awesome
  3. c) indescribably awesome

Happy holidays to everyone!

 

Reklamë
Reklamë

Njoftim i Ambasadës Amerikane – në çfarë rasti mund të merrni vizën në Prishtinë

“S’ka më udhëtim për viza deri në Shkup!”. Kështu njofton Ambasada e SHBA’së në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Ambasada Amerikane në Prishtinë njofton se për vazhdimin e vizave nuk do të ketë më nevojë të udhëtoni deri në Shkup, por këtë mund ta bëni tani edhe në Prishtinë.

Ambasada Amerikane njofton se në qoftë se viza e juaj është ende e vlefshme ose e skaduar jo më shumë se 48 muaj, ju mund të aplikoni për ta ripërtërirë atë në Zyrën e Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë.

Krejt çka duhet, është të plotësoni aplikacionin në faqen e internetit “DS-160” dhe pastaj të aranzhoni një takim për në Ambasadë, ku ju nevojitet të keni dokumentet e kërkuara bashkë me pagesën e aplikimit.

“Shtetasit e Kosovës që posedojnë vizat B1/B2, C, D, C1/D, I, F, M, O, ose J (ende të vlefshme ose të skaduara jo më shumë se 48 muaj më parë), apo vizat E, H, L, P, ose R (ende valide ose të skaduar jo më shumë se 12 muaj më parë), dhe të cilat kanë dhënë një seri të plotë të shenjave të gishtërinjve, janë legjitim për Programin e Ri-dhënies së Vizave.

Aplikuesit duhet të jenë në Kosovë në momentin që aplikojnë. Nëse keni vizë valide, nuk duhet të prisni derisa ajo të skadojë para se të aplikoni për një vizë të re.

Ambasada njofton se për këtë nuk do të ketë tarifë shtesë, por aplikantët duhet të paguajnë tarifën e rregullt MRV, e cila varet nga lloji i vozës që aplikoni.

Këto pagesa që bëhen përmes bankave lokale nuk pranohen në rastet e përpunuara në Prishtinë. Aplikantët duhet të paguajnë sistemin konsullor në Prishtinë, ndërsa zyrtari Konsullor rezervon të drejtën të kërkojë që çdo aplikant të jetë i pranishëm personalisht.

Reklamë
Reklamë