morata spain

Morata: Shumë vështirë ndaj Shqipërisë

Sulmuesi i Spanjës, Alvaro Morata ka folur për përballjen ndaj Shqipërisë, e cila pritet të zhvillohet këtë të dielë.

Periskopi.com Sporti

Kuqezinjtë takohen me ‘furinë e kuqe’ në Loro Boriçi për të zhvilluar ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.

Por, ylli i Real Madridit beson se kombëtarja e tij nuk do ta ketë të lehtë përballjen me Shqipërinë.

“Mendoj se do të jetë shumë e vështirë, sepse fusha e tyre është e tillë. Kam luajtur atje më parë me U-21 dhe ishte një ndeshje për t’u harruar. Ishte shumë e vështirë për të fituar. Por, ne do të shkojnë në Shqipëri për të dhënë gjithçka”, deklaroi Morata. /Periskopi.com