reali1

Lajm i keq për Real Madridin

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata është lënduar në ndeshjen e fundit të Spanjës.

Periskopi.com Sporti

Ish sulmuesi i Juventus ishte duku u futur në një formë të lartë duke i bërë presion trajnerit të Realit, Zindine Zidane që të startonte atë para Benzmas.

Morata do të mungojë për një muaj.

Real Madrid ka marrë një tjetër goditje pas lëndimit Toni Kroos, pasi tashmë është lënduar edhe sulmuesi Alvaro Morata.

Ky lajm është konfirmuar nga faqja zyrtare e Real Madridit.

“Pas testeve të kryera të mërkurën, Morata është diagnostifikuar me lëndim të shkallës së dytë të muskulit të këmbës së djathtë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Realit.

Morata përveç që do të humbas derbin e këtij vikendi kundër Atletico Madridit, ai nuk do të jetë as në El Clasicon kundër Barcelonës. /Periskopi.com/

Morata duke festuar golin
Alvaro Morata, Real Madrid

 

MORATA

Reali shënon edhe golin e tretë ndaj Leganes (Video)

Alvaro Morata kë shënuar golin e tretë për Real Madridin për epërsinë 3:0 në minutën e 76'-të.

Periskopi.com Sporti

Morata pas një depërtimi në zonën e kundërshtarit ka shënuar për të thelluar edhe më shumë epërsinë kundër Leganes. /Periskopi.com

ronaldo1

Ronaldo nuk është makinë

Alvaro Morata ka folur për bashkëlojtarin e tij te Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

Periskopi.com Sporti

Portugezi është kritikuar se nuk po shënon gola si zakonisht.

Por, spanjolli thotë se 31-vjeçari nuk është një makinë e cila shënon vazhdimisht.

“Për ne, ai është lojtari më i rëndësishëm në skuadër dhe shpresoj se ai shënon shumë gola, por ai nuk është një makinë”, deklaroi Morata.

“Ai është një qenie njerëzore, edhe në qoftë se ai vjen nga një planet tjetër dhe është ndryshe nga të tjerët, ai ka të drejtë të humbasë raste”, shtoi spanjolli. /Periskopi.com

morata

Morata kritikon bashkëlojtarët te Reali

Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata ka kritikuar bashkëlojtarët e tij te kjo skuadër.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se diçka nuk është duke shkuar në rregull brenda kësaj skuadre.

Tutje, ai shton se skuadra duhet të jetë e bashkuar dhe të mos luajnë si individë.

“Diçka nuk është në rregull”, tha Morata.

“Ne duhet të jemi të bashkuar si ekip dhe të luftojmë të gjithë për një dhe një për të gjithë. Nëse shikoni individualisht Realin, këtu kemi shumë futbollistë të mirë, por ne duhet të luajmë si një ekip, kurse të tjerët thonë se kemi ekipin më të mirë në botë”, shtoi ai.

Madrilenët kanë kaluar nëpër një krizë rezultatesh. /Periskopi.com

Juventus' coach Massimiliano Allegri shouts during a Serie A soccer match against Chievo Verona at the Bentegodi stadium in Verona, Italy, Saturday, Aug. 30, 2014. (AP Photo/Felice Calabro')

Allegri: Ja pse Pjaca nuk mund të bëhet si Morata

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka hedhur poshtë krahasimet midis Marko Pjaca dhe Alvaro Morata. Kjo, pasi sipas tij, transferi i ri i bardhezinjve nuk ka luajtur me yje botëror si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale etj.

Periskopi.com Sporti

Kroati kishte deklaruar se dëshironte të bëhej si sulmuesi spanjoll, i cili u rikthye te Real Madrid në verën e fundit, por Allegri beson se Morata është i një niveli më të lartë, për shkak se ka luajtur prej kohësh në Ligën e Kampionëve dhe ka pasur bashkëlojtar si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema, gjë të cilën kroati nuk e ka pasur.

“Ai është një lojtar i ri që vjen nga Dinamo Zagreb”, deklaroi Allegri.

“Ai ishte duke luajtur në një kampionat me jo shumë përkujdesje taktike, ndërsa Morata ka ardhur nga një kontekst krejtësisht ndryshe”.

“Ai ka luajtur për Real Madridin. Ai mori përvojë në Ligën e Kampionëve dhe është stërvitur me Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Karim Benzema dhe Toni Kroos”, përfundoi Allegri. /Periskopi.com

morata

Më kërkoi Chelsea

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata ka zbuluar se e kërkoi Chelsea në afatin kalimtar të verës.

Ish-anëtari i Juventusit thotë se ka mundur të jetë futbollisti më i shtrenjtë spanjoll nëse do të zgjedhte të kalonte në Stamford Bridge.

“Chelsea ka treguar interesim të madh”, deklaroi Morata.

“Dhe kjo ishte një ofertë shumë e favorshme për këtë kohë. Unë do të bëhesha lojtari më i shtrenjtë spanjoll në histori”.

“Por, Real Madridi më tha se bëja pjesë në planet e tyre”. /Periskopi.com

morata

Morata mund të kthehet te Juventus

Periskopi.com Sporti

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta beson se Alvaro Morata mund të rikthehet një ditë te klubi bardhezi.

Spanjolli u rikthye në këtë verë te Real Madridi, pas aventurës dy-vjeçare te skuadra torineze.

“Në futboll ju kurrë nuk mund të thoni kurrë”, tha Marotta kur u pyet nëse spanjolli mund të kthehet një ditë te Juventus.

“Ne e dinim se ishim në rrezik për ta humbur atë dhe ne ishim të trishtuar”. /Periskopi.com

 

morata spain

Vështirë ndaj Shqipërisë dhe Italisë

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kombëtares Spanjolle, Alvaro Morata i ka cilësuar si ndeshje të vështira përballjet me Kombëtaren Shqiptare dhe Italinë në Kualifikimet për Botërorin 2018.

Ai shpreh dëshirën që ‘Furia e kuqe’ të përfundojë në pozitën e parë në grup.

“Duam t’i mbyllim këto kualifikime në vendin e parë, por nuk do të jetë e lehtë. Takimet më të vështira që mund të vendosin shumë përsa i përket renditjes përfundimtare do t’i luajmë në Itali dhe Shqipëri. Në këto dy transferta duhet të fitojmë me çdo kusht”, ka thënë ylli i Real Madridit. /Periskopi.com

MADRID, SPAIN - AUGUST 15:  Alvaro Morata (R) of Real Madrid poses with president Florentino Perez during his official presentation at Estadio Santiago Bernabeu on August 15, 2016 in Madrid, Spain.  (Photo by Angel Martinez/Real Madrid via Getty Images)

Morata i gëzuar për rikthimin te Reali

Periskopi.com Sporti

Alvaro Morata është zyrtarizuar sot si lojtar i Real Madridit, për herë të parë prej largimit të tij më 2014 nga Bernabeu.

Spanjolli, i cili kaloi para dy sezonesh te Juventus pikërisht nga Reali, vendosi të rikthehej në vendlindje, ndërsa u shpreh i lumtur për hapin e ndërmarrë gjatë kësaj vere.

“Kjo është një ditë gëzimi për mua që jam kthyer në shtëpi”, tha Morata.

“Ka qenë një kohë e gjatë dhe dy vjet janë shumë për të pritur për t’u kthyer”.

“E disa se Real Madrid do të mund të më kërkonte dhe klubi më ka dhënë besimin”. /Periskopi.com