tuna-700x466

Tuna kujdeset për ushqimin gjatë shtatzënisë (Foto)

Tuna është shtatzënë, tashmë e dimë këtë gjë.

Periskopi.com Limonada

Edhe pse pati dilema për babain e fëmiut, ai është Patris Berisha, i dashuri i ri i Tunës, pak muaj pas ndarjes së saj nga reperi Cozman.

Dhe lidhja e Tunës me Patrisin u konfirmua me prezencën e këtij të fundit në Tiranë kur këngëtarja mori pjesë në darkën e shtruar nga Valdrin Sahiti për “shoqet” e tij të industrisë, shkruan Telegrafi.

Tuna duket se kujdeset shumë gjatë muajve të fundit të shtatzënisë së saj për mënyrën e të ushqyerit të saj, duke preferuar ushqim bio me vlera të larta ushqyese.

 

Këngëtarja duket se ka hequr dorë nga jeta e natës dhe koncertet plot alkool dhe duhan, duke preferuar një jetë të shëndetshme për të dhe fëmijën e saj.

Tuna po shijon romancën e saj me Patrisin, i cili është vëllai i Robert Berishës, bashkëshortit të Nora Istrefit. /Telegrafi/