zejnullahu_1472826821-1024x576

Talenti kosovar ftohet tek RedBull Salzburg

Edhe pse në kushte shumë të rënda, futbolli i Kosovës vazhdon të nxjerrë shumë futbollistë të talentuar.

Periskopi.com Sporti

Talenti kosovar i KEK-ut Altin Zejnullahu (15-vjeçar), kohë më parë ka qenë në prova te skuadra e madhe austriake Red Bull Salzburg ku ka lënë mbresa të mira, raporton Gazetaolle.com.

Me ndërmjetësimin e menaxherit Afrim Qunaku që vepron në Evropë, ky talent është ftuar sërish për provë ku ka gjasa të mira që të mbetet në Austri. Ai më 5 nëntor do të marrë rrugë për në Austri. /Periskopi.com