Ali Ahmeti nuk do të jetë në krye të BDI-së, mësohet kush e zëvendëson

Gazeta austriake “Standard” ka shkruar se Ali Ahmeti së shpejti mund të ndërrohet nga posti i kryetarit në BDI, transmeton Dojçe Vele.

Periskopi.com Lajme

Këtë e kanë konfirmuar edhe burime partiake të cilat kanë thënë se gjatë krizës nëpër të cilën po kalon Maqedonia, Ahmeti nuk ka treguar aftësi lideri, por se është treguar tejet i influencuar herë nga Gruevski, e herë nga Zaevi.

Me këtë, thonë burimet partiake, Ahmeti nuk ka ofruar ndihmën e nevojshme për bashkësinë ndërkombëtare për dalje nga kriza, ndihmë që ata e kanë pritur nga kryetari i partisë më të madhe shqiptare.

Në këtë situatë, aftësi më të mëdha lidershipi ka treguar nënkryetarja e partisë, Teuta Arifi, thonë burimet e Gazetës Lajm, e cila në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare ka filluar të ndryshojë kursin “pro-vmroist” të partisë.

Gazeta Lajm ka tentuar të kontaktojë me zëdhënësin e BDI-së, Bujar Osmani lidhur me këto informacione, por nuk ka patur sukses.

Njëkohësisht gazeta “Standard” ka shkruar se edhe brenda VMRO-DPMNE-së janë paraqitur pakënaqësi kundër kryetarit të kësaj partie, Nikolla Gruevski.

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti paralajmëron maqedonasit, u tregon çfarë ka në plan kur të bëhet president

Kryetari i Kuvendit shqiptar, gjuha shqipe do të përdoret në të gjitha institucionet shtetërore, kartëmonedhat do të shtypen edhe në gjuhën shqipe.

Periskopi.com Lajme

BDI thotë kështu derisa Zoran Zaev hesht.

Në një intervistë për Reuters, Ali Ahmeti ka thënë se tani është koha për të mbyllur çështjen e gjuhës shqipe dhe anulimi i platformës do të jetë një hap i gabuar që mund të shkaktojë tension.

“Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nëse unë jam president do të flas shqip. Duhet Seanca parlamentare ta udhëheq në gjuhën shqipe. Në formën e folur dhe të shkruar, gjuha shqipe duhet të përdoret në të gjitha institucionet shtetërore. Kjo do të thotë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Në këtë pikë gjuha shqipe është përdorur vetëm në nivel lokal “, ka thënë Ahmeti, shkruan Zhurnal.

Nga platforma nuk heqin dorë asnjë nga nënshkruesit e saj.

Partneri i koalicionit të Zaev, Zijadin Sela shkonë aq larg sa të mohojnë ekzistencën e kombit dhe identitetit maqedonas. Për të nuk është e mjaftueshme edhe për të pasur kryeministrin, por nuk tërhiqet nga vendimit për të ndryshuar himnin, flamurin dhe stemën.

“Për çdo pikë që nuk kërkonë ndryshim kushtetues është rënë dakord. Për himnin, flamurin, çështjen e emrit që është përmendur fillimin ka kërkuar të ketë dialog me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje përfundimtare. Unë jam duke folur në lidhje me çështjet që kërkojnë një shumicë prej dy të tretash. Për çështje të tjera që janë pjesë e Kushtetutës është arritur marëveshje”, tha Bujar Osmani.

Ali Ahmeti

Ahmeti e ripërsërit: Nuk bëjmë kompromise në dëm të shqiptarëve

“Nuk është çështja këtu e lëshimit pe, nuk është çështja këtu e kompromiseve, këto janë çështje shumë parimore, shumë të rëndësishme që lidhen drejtpërsëdrejti edhe me përmbylljen e vetë Marrëveshjes së Ohrit, si një dokument i cili e prodhoi paqen, instaloi paqen në Republikën e Maqedonisë dhe aspak nuk është menduar bile që të bëhen lëshime të tilla”, tha kryetari i BDI në Maqedoni, Ali Ahmeti, sipas të cilit të gjithë në shtet duhet të jenë të përgjegjshëm dhe ndërgjegjshëm që të kontribuojnë në zgjidhjen e krizës dhe jo në rritjen dhe thellimin e krizës.

Periskopi.com Lajme

“Edhe tash e tutje ne do menaxhojmë përsëri me situatën por jo edhe duke bërë kompromise në dëm të MO-së dhe në dëm të shqiptarëve. Ne sot do ti shqyrtojmë të gjitha mundësitë kushtetuese, se si janë ato të parashikueshme me kushtetutë dhe ne mendojmë që zoti Ivanov duhet të jetë i kujdesshëm, ta rishqyrtoj edhe njëherë pozicionin e tij sepse këtu nuk duhet të bëhet eksperiment me shtetin me paqen…

Ne do bëjmë thirrje deri te Zoti Ivanoiv që ai edhe njëherë të rishqyrtoj pozicionin e tij dhe të shoh mundësit reale në zbatim të kushtetutës të RM-së. Në interes të askujt nuk shkon bllokimi i shtetit dhe bllokimi i institucioneve”, deklaroi Ahmeti.

Ali Ahmeti

Flet Ali Ahmeti, përmend krizën ndëretnike

"Për 16 vite kemi punuar bashkë dhe çdo e arritur është e përbashkët me BE-në, NATO-në dhe SHBA-të. Ne kemi qenë, jemi dhe do mbetemi partner të komunitetit ndërkombëtar", kështu është shprehur lideri i BDI Ali Ahmeti pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE Federika Mogherini, shkruan Zhurnal.

Periskopi.com Lajme

Sipas Ahmetit kriza institucionale nuk mund të kthehet në atë ndëretnike ndërsa Mogherini ka shprehur vlerësim për rolin e Ahmetit drejt qasjes konstruktive të krizës së rëndë.

“Kriza institucionale dhe sistemore nuk guxon të kthehet në krizë ndëretnike dhe ne do të mbetemi të përkushtuar për të arritur zgjidhje politike. Sundimi i së drejtës, shteti ligjor, institucione të besueshme, përmbyllja e Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe integrimi në NATO dhe BE janë prioritete tona.

Nga ana tjetër Zonja Mogherini shprehu vlerësim për rolin dhe qasjen tonë konstruktive në këtë krizë të rëndë duke theksuar që Bashkimi Evropian është pranë nesh në përpjekjet për ta zgjidhur krizën, ndërsa theksoi nevojën për të vijuar dialogun tonë.

Arrihet marrëveshja, Zaev pranon kushtet për gjuhën shqipe

Lidhja Socialdemokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë arritur marrëveshje për ligjin e gjuhës shqipe dhe pjesën më të madhe të platformës së përbashkët të partive shqiptare. Pritet të dakordohen edhe për disa çështje të tjera të platformës së përbashkët qeverisëse. Zaev edhe zyrtarisht ka njoftuar që nga BDI ka marrë konºrmim se do t’i japin nënshkrimet për mandatin qeveritar.

Periskopi.com Lajme

Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim i ka dhënë dritë jeshile propozim-ligjit për avansimin e gjuhës shqipe, si dhe ka vendosur që deputetët e kësaj partie t’i japin nënshkrimet Zoran Zaevit për formimin e Qeverisë. Këtë e konºrmoi zyrtarisht vetë kreu social-demokrat, i cili njoftoi se Qeveria e ardhshme do të bëhet publike më 8 ose 10 mars, kur dhe do të propozohet edhe në Kuvend për të marrë aminin e deputetëve.

«E di që mbrëmë udhëheqësia e BDI-së ka marrë vendim t’i japë nënshkrimet, sepse si parti e dytë u kushtëzuam nga presidenti i shtetit Gjorgji Ivanov të sigurojmë nënshkrime që të na jepet mandati. Tanimë këto siguruar. Unë besoj se ka ngelur një pjesë e vogël e bisedimeve rreth formimit të Qeverisë, sepse çështjet më të rëndësishme, programi i ardhshëm qeveritar, platforma e LSDM-së, platforma e partive shqiptare, ligji për përdorimin e gjuhëve janë unifikuar. Ato ishin çështjet thelbësore», deklaroi Zaev.

Ai nuk saktësoi se kur do t’i marrë edhe zyrtarisht nënshkrimet nga deputetët e BDI-së, por burime nga dy partitë thonë se nënshkrimet do të jepen nesër. Burime brenda partisë së Ahmetit bëjnë të ditur se deputetët që në takimin e mbrëmshëm të kryesisë i kanë deponuar nënshkrimet të cilat tani ndodhen tek Ahmeti dhe pritet të formalizohen të premten. Zëdhënësi Bujar Osmani tha se BDI nuk negocjon për dhënie mandati, por për arritje të marrëveshjes përfundimtare. Ai tha se kryesia të premten do të diskutojë edhe për pikat e tjera të platformës qeverisëse. Megjithatë ai e la të hapur mundësinë që edhe para arritjes së marrëveshjes përfundimtare të jepen nënshkrimet, nëse kreu i partisë Ali Ahmeti vlerëson se duhet të meret një hap i tillë.

«Një fazë e rëndësishme e procesit është përmbyllur, nesër vazhdojmë me pjesët e tjera të përputhjes së platformës. Mbështetja nënkupton fundin e një procesi të marrëveshjes, kështu që do të presim më tej të shohim se si do të rrjedhin bisedimet për çështjet e tjera, edhe pse kryetari Ahmeti ka të drejtë statutare dhe pëlqim nga kryesia në pjesën e dhënies së mbështetjes për mandat nëse vlerëson ashtu, pa e thirrur kryesinë e partisë. Megjithatë këtë do t’a lëmë për vlerësim shtesë nëse mund të bëhet marrëveshje parapërfundimtare për bashkëqeverisje», tha Bujar Osmani.

Zëdhënësi i BDI-së u shpreh se ligji i ri për gjuhën shqipe nuk është zgjidhja ideale dhe nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. Por, sipas tij është një zgjidhje optimale e cila mbyll aspektin ligjor të një teme të lënë hapur për vite nga Marrëveshja e Ohrit. Marrëveshja mes BDI-së dhe LSDM-së nuk është bërë zyrtare, por jozyrtarisht pjesë të marrëveshjes tanimë kanë dalë në opinion nga funksionarë partiak. Sipas referimeve të para ligji për avansimin e gjuhës shqipe, parasheh përdorimin zyrtar të saj edhe gjatë udhëheqjes së seancave nëse kryetari ose nënkryetari i Kuvendit është shqiptar, si dhe përdorimin e gjuhës shqipe nga ministrat në mbledhje të Qeverisë. Në të dyja rastet gjuha shqipe edhe do të flitet edhe do të shkruhet zyrtarisht. Gjithashtu edhe dokumentet të cilat institucionet qëndrore dhe lokale do të lëshojnë për qytetarët shqiptarë do të lëshohen në gjuhën shqipe.

Presidenti Ivanov – një barrierë

Pengesa e fundit dhe e vetme, prej së cilës ekziston edhe më tej droja në opinion për dështimin eventual të marrëveshjes mes LSDM-së dhe BDI-së është presidenti Gjorgji Ivanov. Ai duhet që t’i japë Zoran Zaevit mandatin për formimin e Qeverisë nëse Zaev siguron 61 mandate. Por gjatë takimit të zhvilluar javë më parë me liderët e partive parlamentare, Ivanov pati kushtëzuar mandatarin e ri që të mbajjë llogari për sigurinë e vendit, si dhe të ruajë karakterin unitar të shtetit.

Ndërkaq nga VMRO-DPMNE, partia amë e presidentit Gjorgji Ivanov, tanimë ka dalë me vlerësime se marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së nënkupton ridefinim të Maqedonisë. «Atë që e kemi paralajmëruar gjatë tërë fushatës parazgjedhore, tani e shohin të gjithë, LSDM­ja tenton vetvetiu të garojë në zgjerimin e ofertës ndaj partive shqiptare që të vijë në pushtet me çdo kusht. LSDM-ja fuqishëm ka hyrë me qëllim për ridefinim të Republikës së Maqedonisë. Ajo për këtë qëllim të saj planifikon ta shkelë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Këtë nuk do ta lejojmë», thotë VMRO­DPMNE­ja.

Pas kësaj deklarate edhe më tepër është rritur rreziku që presidenti Ivanov të dalë me vlerësim të njëjtë dhe me arsyetimin se prishet sistemi unitar i shtetit dhe Kushtetuta, me qëllim që të mos ia japë Zaevit mandatin për formimin e Qeverisë së ardhshme. Presionet në këtë drejtim janë shtuar edhe nga Kisha Ortodokse maqedonase, të cilët kanë dalë me vlerësim të njëjtë. Arqipeshkvia e Ohrit është mbledhur sot dhe ka apeluar deri te liderët politikë që të ruajnë pozitën që ka në Kushtetutë gjuha maqedonase në territorin e Maqedonisë, si dhe të ruhet karakteri unitar i shtetit. «Të tanishmen dhe të ardhmen e Maqedonisë e shohim nëpërmjet ruajtjes së karakteri unitar të Maqedonisë, ndërsa për këtë ne kemi nevojë për pajtim të ndërsjelltë dhe unitet kombëtar. Duke synuar kah kjo, populli ynë fetar, duhet të udhëhiqet nga vlerat e krishtera», kanë thënë nga Arqipeshkvia e Ohrit përmes një kumtese me shkrim.

Përndryshe, Maqedonia që nga muaji nëntor i vitit të kaluar vazhdon të udhëhiqet nga një Qeveri teknike sipas Marrëveshjes së Përzhinos, ku bënte pjesë edhe LSDM, e cila e udhëhoqi vendin për 40 ditë, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Me përfundimin e zgjedhjeve, sipas marrëveshjes, u shkarkuan ministrat dhe zëvendësministrat e LSDM-së dhe në vend të tyre u kthyen funksionarët e VMRO-DPMNE-së. Por në krye të Qeverisë mbeti edhe më tej kryeministri teknik, Emil Dimitriev, si dhe ministrat me kompetenca teknike dhe pa të drejtë të sjelljes së vendimeve të reja.

Besa dhe Aleanca do t’i japin nënshkrimet për Zaevin

Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët edhe para zhvillimit të bisedimeve, kanë konfirmuar se do t’i japin nënshkrimet e tyre që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, të marrë mandatin për formimin e Qeverisë. Por, këto dy parti kanë thënë se dhënia e nënshkrimeve nuk nënkupton me automatizëm edhe votimin e Qeverisë së re. Kusht për këtë është pranimi i platformës së përbashkët të partive shqiptare. BDI për rrjedhën e bisedimeve me LSDM-në ka njoftuar në vazhdimësi edhe Aleancën për Shqiptarët dhe ka marrë miratimin e saj për marrëveshjen e arritur deri në këto çaste, andaj dhe pritet që Aleanca për Shqiptarët të votojë pro qeverisë së ardhshme. Por, nga kjo parti nuk saktësojnë nëse do të jenë edhe ata pjesë e kësaj qeverie. Funksionari i LR-PDSH-së, Arben Taravari ka njoftuar se Aleanca për Shqiptarët, ku bën pjesë partia e tij e drejtuar nga Ziadin Sela, do të vendosë nëse do të jetë pjesë e Qeverisë së re ose do të mbështesë atë dhe realizimin e platformës nga pozicioni i opozitës.

Nga Lëvizja Besa disa herë kanë përsëritur se nuk janë të interesuar për të qenë pjesë e Qeverisë së ardhshme, por do ta mbështesin një Qeveri mes LSDM-së dhe BDI-së, nëse pranohet platforma e përbashkët e partive shqiptare. Kusht për të qenë edhe kjo parti pjesë e koalicionit qeveritar është që Qeveria e ardhshme të pranojë platformën e Lëvizjes Besa për Ridefinimin e shtetit, në të kundërtën Besa vetëm do të mbështesë Qeverinë dhe implementimin e platformës së përbashkët.

 

LSDM-BDI arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje!

 

Zaev ofendon rëndë Ali Ahmetin dhe BDI-në: Jeni të korruptuar

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev gjatë një interviste të tij në kohën kur po i bënte publike të ashtuquajturat “Bomba të Zaevit” ka ofenduar rëndë lidershipin e BDI-së dhe vetë Ali Ahmetin duke i quajtur njerëz të korruptuar të cilët punojnë vetëm për para.

Periskopi.com Lajme

“Dy bomba nga 38-të dy ishin për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), ishin speciale për to. Ja publikisht e them e korroptuar është edhe një pjesë e BDI-së dhe ikje nga kjo nuk ka së bashku me VMRO-DPMNE kanë ndarë para prone të Republikës së Maqedonisë,të qytetarëve të saj. Për të shkretat para është çmendur jo për gjë tjetër, për pushtet dhe fuqi jo për gjë tjetër, për para bëhet fjalë dhe nuk ka dilema këtu”, ka thënë Zaev, në një intervistë të dhënë para disa ditëve.

A janë këto kërcnime që Zaev i bën për të frikësuar Ali Ahmetin dhe ekipin tij?, po bën me këtë ai shantazhë ndaj BDI-së që nënkryetarët e saj Teuta Arifi dhe Nevzat Bejta që po takohen me Zaevin. Kjo mbetet një dilem që do ta zgjedh koha.

Ahmeti: BDI nuk vepron me emocione, nuk është shërbëtor i asnjë partie

BDI nuk vepron në sajë të emocioneve, nuk është servis e as shërbëtor i partive tjera, këtë e shprehu kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në takim me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Kristian Timonier.

Periskopi.com Lajme

“Edhe përkundër presionit të vazhdueshëm opinionbërës, BDI nuk vepron në saje të emocioneve dhe preferencave, por me racionalitet dhe të fokusuar në zotimet para qytetarëve, duke mos qenë as servis i njerës palë e as shërbëtor i palës tjetër”, tha Ali Ahmeti njofton Portalb.

Në këtë takim Ahmeti bëri me dije që për BDI-në me rëndësi është stabiliteti i vendit si dhe çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me shqiptarët në Maqedoni dhe integrimeve euro-atlantike.

“Për BDI-në, stabiliteti i vendit është shumë i rëndësishëm përballë sfidave vendore, rajonale, por edhe globale. Prioritetet tona kanë të bëjnë për rrumbullakësim të Marrëveshjes së Ohrit, sundim të së drejtës, fqinjësi të mirë, zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlantik”, shtoi ndër të tjerash Ahmeti.

Kryetari Ahmeti njoftoi Ambasadorin e Francës që BDI nuk ngutet, por dëshiron që të sigurohet për realizim të pritjeve të qytetarëve, bashkë me rishqyrtimin dhe zbardhjen e rasteve të kontestuara si Monstra, Sopoti, Kumanova, apo edhe vet përgjimet.

Ali Ahmeti tregon me çfarë kushte pranon koalicion

Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së ka thënë se partia e tij është e gatshme të kaloj në opozitë në qoftë se Zoran Zaevin, nuk e pranon platformën shqiptare.

Periskopi.com Lajme

Prishja e partneritetit me VMRO DOPMNE-në, nuk i siguron koalicion të domosdoshëm LSDM-së me BDI-në. Madje Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së ka thënë se partia e tij është e gatshme të kaloj në opozitë në qoftë se Zoran Zaevin, nuk e pranon platformën shqiptare dhe nuk realizon marrëveshje të shkurruar për koalicion.

Por, ky kërcënim i Ahmetit për të kaluar në opozitë, sipas analistëve në Shkup, ndihmon VMRO-DPMNE-në që të realizojë skenarin për ta çuar vendin sërish në zgjedhje të parakohshme. Madje njohësit e çështjeve politike i kanë quajtur të pa sinqerta paralajmërimet e Ahmetit se mund të mos bëhet pjesë e qeverisë së re për të ti hapur rrugë zbardhjes së të vërtetës për të.

Ata vlerësojnë se shqiptarët ndëshkuan Ahmetin në zgjedhje pikërisht për shkak të koalicionimit me Gruevskin.

“Shkuarja e BDI-së në opozitë me këto numra ia mundëson VMRO-së realizimin e skenarëve për përsëritje të zgjedhjeve për të marrë një numër më të madh të deputetëve dhe për të ndryshuar situatën aktuale të numrave në Kuvend” deklaroi Sulejman Rushiti, ish politikan.

“Nëse është e vërtet se dëshiron të mbetet në opozitë ai në mënyrë indirekte punon në favor të Gruevskit që kriza të thellohet, qeveri të mos ketë, ndërsa institucionet edhe ashtu janë në duar të partive”, tha ndërkaq analistë Xhevdet Hajredini.

Nga ana tjetër ish-nënkryetari i BDI-së Nazmi Beqiri, në emisionin “Rruga Drejt…” ka thënë se Ahmeti duhet të mbajë llogari më tepër për përmbushjen e platformës shqiptare se sa për formimin e qeverisë. “Le të realizohen kërkesat tona dhe ne vazhdojmë më tutje. Nëse do ketë vendi qeveri apo jo, kjo duhet ti interesoj edhe palës tjetër” u shpreh Beqiri.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me komisionerin Johanes Han deklaroi se janë duke i pritur materialet e shkruara nga LSDM-ja. Pasi ti marrin këto material, ai tha se do të thirret Këshilli Qendror i partisë për të vendosur hapat e mëtutjeshëm. “Pa materialet eshkruara, LSDM-ja nuk do ti marr nënshkrimet e BDI-së”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti kërkon që marrëveshja për qeverinë të firmoset dhe dokumentohet, ndërsa më pas të zbatohet në tërësi.

Madje, vetë Ahmeti ka thënë se partia e tij po shqyrton seriozisht mundësinë që të mbetet në opozitë, nëse Zaev nuk i përmbushë kriteret e shqiptarëve.

BDI: S’ka koalicion të domosdoshëm me LSDM-në

.

.

.

.

Përfundoi takimi mes Ahmetit dhe Zaevit

Pas vizitës së djeshme të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti me Nikolla Gruevskin, sot ai u takua edhe me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Periskopi.com Lajme

Këtë takim e kanë konfirmuar të dy partitë përmes komunikatave të tyre drejtuar Telegrafit në Maqedoni.

Në komunikatat e të dy partive nuk thuhet se është biseduar për formimin e Qeverisë së re.

“Ky është takimi i parë në nivel liderësh midis krytarit të BDI-së, Ahmeti dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor 2016. Në takim, në parim u diskutua për qëndrimet respektive që palëve i kanë prezantuar në këtë periudhë, pa hyrë në detaje ose biseda për çështje të veçanta konkrete. Në periudhën në vijim është e pritshme që takime të tilla të ketë midis dy palëve dhe opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Ali Ahmeti: Nuk heqim dorë nga gjuha shqipe

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti edhe një herë sot ka konfirmuar se nuk do të heq dorë nga kërkesa për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe në gjithë territorin e vendit.

Periskopi.com Lajme

Gjatë takimit që ka zhvilluar sot në Shkup me Ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Kristinë Althauser, Ahmeti ka thënë se BDI nuk është e interesuar që të hyjë në qeveri me çdo kusht  dhe nuk ka përjashtuar mundësinë e mbetjes në opozitë nëse nuk pranohen kërkesat e tij.

Ahmeti foli edhe për bazën e gjerë të konsultimeve që po zhvillon, jo vetëm në parti, vend e rajon, por edhe në qendrat kryesore të vendosjes mbi situatën në të cilën gjendet vendi përballë nevojës për formim të qeverisë, por edhe përballë zhvillimeve gjeopolitike, shkruan Alsat M.

Me këtë rast Ahmeti theksoi nevojën e përkrahjes gjermane për integrim euroatlantik dhe për zhvillim të reformave në vend duke theksuar që gjuha shqipe, reformat sistemore dhe integrimi në NATO dhe BE mbeten prioritete absolute dhe të panegociueshme për BDI-në.

DioGuardi akuza për Ali Ahmetin

Ish-kongresmeni, Joe Dioguardi flet në emisionin 7pa5 ka folur në lidhje me situatën në Maqedoni.

Periskopi.com Lajme

Si njohës i mirë i situatës, Joe DioGuardi thotë se “që kur është nënshkruar marrëveshja e Ohrit 15 vite më parë, asgjë nuk ka ndodhur, sepse ajo nuk është implementuar. Sot për herë të parë sllavët janë të përçarë, dhe është hera e parë që shqiptarët mund të bashkëpunojnë dhe të marrin atë që u takonte 15 vite më parë. Pra shqiptarët e Maqedonisë duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe ta mbajnë gjallë këtë koalicion.

Asnjë parti shqiptare nuk duhet ta shkelë këtë marrëveshje deri sa të arrijnë një pakt në rrang shtetëror që u garanton atyre të drejtat që u takojnë nga Marrëveshje e Ohrit. Me fjalë të tjera, të drejta të plota për përdorimin e gjuhës, të drejta të plota për mundësitë ekonomike rajonale etj”, nënvizon Joe DioGuardi.

Joe DioGuardi thotë se “shqiptarët në Maqedoni duhet të kërkojnë të drejtat e tyre që u takojnë. Janë të paktën 40% e popullësisë të Maqedonisë shqiptare. Nuk janë 25 % shqiptarët në Maqedoni. Disa thonë se janë 50% e popullësisë.Sllavët nuk dinë të numërojnë. Sllavët numërojnë si komunistët.”

Më tutje DioGuardi vijon: “Është gjë e mirë që shqiptarët bashkohen me ta, mbase edhe ta riemërojnë Maqedoninë. Por Maqedonia mund edhe të mos ekzistojë më si shtet nëse shqiptarët nuk do të kenë të drejtat e tyre të plota.  Kështu partitë shqiptare duhet të rrinë të bashkuara. Mos e dhëntë Zoti që Ali Ahmeti të bëjë marrëveshje me Gruevskin. Nëse e bën ne do ta kuptojmë se ai nuk është për çështjen kombëtare…. Ali Ahmeti ka 15 që është në koalicion me maqedonët dhe nuk e kanë përmbushur Marrëveshjen e Ohrit”

“Nëse Marrëveshja nuk funksionon, nëse nuk ndodh kjo, do të thotë se nuk ka vend për shqiptarët në Maqedoni”, nënvizon DioGuardi.

Shikojeni intervistën e plotë.

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti flet për Edi Ramën dhe Vetëvendosjen (Video)

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë intervistës në televizionin 21, ka folur për takimet që janë zhvilluar ditëve të fundit nga liderët politik shqiptar, të iniciuara nga Ali Ahmeti dhe Edi Rama.

Periskopi.com Lajme

“Në radhë të parë kjo është nevojë për shqiptarët në Maqedoni. Partitë politike kanë bërë shumë më herët takime më kryeministrin Edi Rama. Sigurisht ka biseduar edhe me mua, dhe më ka kërkuar nga unë të thërras partitë politikë në një takim të përbashkët për ti dëgjuar se cilat janë kërkesat e tyre. Unë e kam bërë këtë përpjekjes, gjithashtu ka edhe kërkesë edhe nga autoriteteve e Kosovës, dhe partive politike opozitare, unë poashtu kam bërë edhe një takim me Lëvizjen Vetëvendosje në drejtim të inkurajimit për t’i harmonizuar qëndrimet lidhur me avancimin e çështjes shqiptare”, theksoi Ali Ahmeti.

Ai më tej tha se as Shqipëria e as Kosova nuk janë ata që hartojnë e diktojnë politikat për shqiptarët e Maqedonisë.

“Ne kemi programet tona, qëllimet tona, por çdo lehtësim që mund të vjen prej bashkëmendimtarëve është i mirëseardhur, poashtu edhe miqtë tanë ndërkombëtarë”, theksoi Ali Ahmeti.

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti: Ndikimet nga jashtë po i dëmtojnë shqiptarët

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë një interviste për “Zërin” pranon se shqiptarët do të dalin edhe më të dobët nga zgjedhjet e së dielës, duke akuzuar kështu ndikimet nga jashtë. Ai flet edhe për rastet “Monstra” dhe të “Kumanovës”, për akuzat që i bëhen për korrupsion prej 5 milionë euro nga “Maxhar Telekom”, etj.

Periskopi.com Lajme

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrime (BDI), Ali Ahmeti, pranon se pas zgjedhjeve të së dielës (sot), shqiptarët do të zënë edhe më pak vende në Parlamentin e Maqedonisë dhe sipas tij, në parcializim të votës së shqiptarëve ka pasur ndikime nga jashtë.

Ai përmend ndikimet nga Rusia dhe Turqia për t’i dobësuar politikisht shqiptarët dhe akuzon subjektin më të ri politik shqiptar, lëvizjen “Besa” që një pjesë të imamëve në xhamia i ka shndërruar në zëdhënës politikë të kësaj partie, të cilët, siç thotë ai, dënojnë çdo gjë shqiptare në këtë shtet.

Këto komente Ali Ahmeti i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke mos e mohuar se dy xhami në Çair të Shkupit janë jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame, Komunë kjo që udhëhiqet nga nënkryetari i partisë së tij, por se, sipas tij, numri dy i BDI-së nuk është imam i xhamisë, por kryetar i Komunës.

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” Ahmeti flet për rastet “Monstra” dhe të “Kumanovës”, për akuzat që i bëhen për korrupsion prej 5 milionë euro nga “Maxhar Telekom”, për mospjesëmarrjen me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë nga Papa në Vatikan, etj

Ahmeti në tubimin përfundimtar: Lirinë që e fituam me gjak, ska çmim që dikush mund ta blejë (Foto)

Cep më cep ishte mbushur sheshi Iliria në Tetovë ku atmosfera ngjasonte më shumë me një festë të një fitoreje të madhe se sa një tubim.

Periskopi.com Lajme

Emocione të shumta dhe adrenalina nuk mungoi në turmë, por jo nga Ilir Shaqiri ose nga të tjerët që performuan para publikut. Emocionet i ngjalli Ali Ahmeti me fjalimin e tij unifikues, i cili për finalen e fushatës zgjedhore, kërkoi unifikim vote për fuqizim të faktorit shqiptar në Maqedoni.

Ahmeti para të pranishmëve tha se BDI nuk mbron më vetëm një platformë politike, por doktrinë kombëtare dhe që nuk ka forcë tjetër që mund t’i bëje ballë gjithçkaje pos BDI- së.

 “Nuk ka kompromis me doktrinën tonë. Barazi e plotë, ky është mandat I barazisë së ploitë të shqiptarëve të Maqedonisë. Unë po flas I pari sepse unë para jush paraqes zërin e të gjithë këtyre bashkëpunëtorëve të mij deputetë e kandidatë. Unë paraqesh një zë këtu, e ai është BDI I cili ju përfaqëson juve. Ju jeni motori, energjia që keni mbrojt me sukses doktrinën e platfotrmën e BDI-së”, u shpreh lideri I BDI-së Ali Ahmeti.

Ahmeti para të pranishmëve tha se BDI është e orientuar për një mirëqenje ekonomike të popullit shqiptar dhe nuk ka asgjë që do e devijojë nga ky qëllim.

“Kudo që kam shkuar, të gjithë njerzit kanë kërkuar zhvillim ekonomik. Kush mund të bëje më mirë se sa bijtë dhe bijat e juaja që janë radhitur prapa BDI-së tonë të fuqishme. Sigurisht që të pakonkurent me dije e pajisje. Ngado që kemi shkuar, njerëzit dhe qytetarët kërkojnë vende të reja të punës, kërkojnë perspektivë. Kush mund ta bëje më mirë se këta që janë para jush, që hapën më shumë se 2 mij vende pune brenda 2 muajve”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti më tej tha se, BDI nuk dëshiron vetëm ekonomi të mirëfillt për popullin shqiptar, por edhe arsim cilësor I cili do ecë para në vazhdimësi.

“Kush më mirë mund të ju përfaqësojë se sa ata që mundësuan një universitet të zyrtarizuar dhe tjetrin të themeluar mu aty ku e kërkonte vetë Rilindja kombëtare, mu në qendër të Dardanisë, në Shkup, me emrin Nënë Tereza”, tha Ahmeti, duke shtuar se, shqiptarët duhet unifikuar me ata që mundësuan dhe po punojnë çdo herë drejt stabilitetit.

 “Kudo që kemi qenë, njerëzit kërkojnë paqe dhe qetësi e siguri. E kush dinë më mirë ta bëj atë pos atyre që bënë luftën Clirimtare, pasi vetëm ata dinë të bëjnë paqen, e të ndërtojnë të ardhmen, pasi kështu I ka mësuar doktrina shqiptare. E kush tjetër, pos bijve dhe bijave të këtij trolli të cilët janë edhe garant I stabilitetit, pasi kështu duan shqiptarët dhe qytetarët”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti përmbylli fushatën duke kërkuar unifikimin e votës për një mandate më të fuqishëm shqiptar, duke kërkuar kështu edhe nga oponentët, të mëdhenj e të vegjël, t’i bashkojnë forcat për mos çuarje huç të mandateve në kuvend.

Ahmeti: Vota e shqiptarëve nuk duhet të përçahet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti në një intervistë për Zërin e Amerikës para zgjedhjeve të 11 dhjetorit thotë, mes tjerash se shqiptarët mund të humbasin deputetë në zonat zgjedhore 1, 2 dhe 5 nëse votat e tyre shpërndahen për më shumë kandidatë në garë.

Periskopi.com Lajme

Ai nuk mendon se shqiptarët do të votojnë për një parti maqedonase. Zoti Ahmeti pret që pas zgjedhjeve të hapen çështje siç është ajo e emrit të Maqedonisë. Ai flet për zhvillime të tjera aktuale në Maqedoni dhe për perspektivat e vendit.

Zëri i Amerikës:Zoti Ahmeti, këtë fushatë dhe këto zgjedhje i keni cilësuar si historike. Duket se edhe elektorati ret diçka më shumë nga këto zgjedhje. Çka prini ju të ndodh pas 11 dhjetorit?

Ali Ahmeti: Janë vërtetë zgjedhje të rëndësishme e pse jo edhe historike sepse e gjithë çështja është se çka do të ndodh pas 11 dhjetorit, cila do të të jetë axhenda, sa do të jemi ne të suksesshëm në axhendën e paracaktuar që duhet të zbatohet pas 12 dhjetorit. Republikën e Maqedonisë e presin detyrime të rëndëishme karshi qytetarëve, rajonit e komunitetit ndërkombëtar. Pas 11 dhjetorit unë pres që në këtë vend të shtrohen tema të rëndësishme siç është çështja e zgjidhjes së problemit të emrit, gjetja e një kompromisi sepse ky kompromis na lehtëson rrugën drejt marrjes së ftesës për anëtarësim në Nato. Me këtë, forcohet paqja, stabiliteti në këtë vend dhe në rajon; mbi të gjitha krijohen marrëdhënie më të mira në mes dy etnive më të mëdha, sepse shumëçka varet nga marrëdhëniet në mes shqiptarëve dhe maqedonasve, pastaj është çështja e investimeve, krijohet një klimë më e mirë për investime.

Zëri i Amerikes: Sipas parashikimeve, shqiptarët në këto zgjedhje do të dalin me 3 a 4 deputetë – më pak se sa që kanë pasur, për shkak të numrit më të madh të partive shqiptare në garë. A është kjo shqetësuese për ju?

Ali Ahmeti: Kjo më brengosë. Mendoj se shqetësimi dhe brenga nuk janë kategori të njëllojta. Më brengos sepse dobësohen shqiptarët. Unë gjithmonë kam thirrë partitë e vogla që të bëhen bashkë se të tilla bëhen më të forta dhe le ta fitonin Bashkimin Demokratik për Integrim! Dhe nuk është humbje për shqiptarët nëse do të humbte BDI-ja, por humbje do të jetë nëse shqiptarët humbin mandate, nëse përçahet vota shqiptare. Mirëpo, nuk ndodhi që partitë e vogla të bashkohen me një program dhe nën një ombrellë dhe kjo gjë më brengosi sepse në qoftë se shqiptarët ndajnë votat, sigurisht se i dobësojnë mandatet (në parlament). Dhe në këtë situatë medoemos u bëj thirrje shqiptarëve që ta votojnë sa më shumë BDI-në si dalëzotës i vetëm i kauzës shqiptare në Maqedoni, e që di të përballet në situata me të tjerët, di të ofrojë zgjidhje dhe alternativa; Ka vizion se si duhet ndryshuar e sotmja dhe e nesërmja të bëhet më e mirë. Unë nuk shoh tek këto lëvizje të vogla që janë krijuar, kapacitet për t’u përballur dhe zgjidhur problemet. Unë për 14 vjet nuk kam bërë thirrje “Votoni BDI-në”, por në këtë gjendje duke pasur këtë brengosje vërtetë u them shqiptarëve në Maqedoni: Votoni BDI-në si i vetmi dalëzotës që di të përballet me të tjerët!

Zëri i Amerikës: Por, Ju nuk keni provuar t’i afroni partitë e reja shqiptare në një koalicion parazgjedhor me BDI-në.

Ali Ahmeti: Nuk ka pasur vullnet që partitë e vogla që janë krijuar të bashkohen me BDI-në dhe unë nuk bëj thirrje hipokrizie kur shoh që diçka nuk mund të ndodh. Një pjesë ka dalur nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kanë krijuar iniciatva të reja.

Zëri i Amerikës: Zona e 6 zgjedhore (që përfshin Tetovën, Gostivarin, një pjesë të Dibrës së Madhe) mbeti me më tepër se 5% të numrit të votuesve nga që parashikohet me kodin zgjedhor. Rrjedhimisht, shqiptarëve këtu u ‘digjet’ ndonjë madat deputeti. A ndjeni faj, me që keni qenë faktor i cili mund ta zgjidhte problemin?

Ali Ahmeti: Shqiptarët në zonën e gjashtë nuk mund të kenë ndonjë humbje nga mosbalancimi i zonave zgjedhore. Ky balancim kërkon marrëveshje me konsensus nga të gjitha palët dhe nuk premtonte koha që të zgjateshin negociatat për arësye të kalimit të kohës dhe zënies së afateve për organizimin e zgjedhjeve. Në zonën e 6 ka 5.20 % më tepër votues të regjistruar se që parashikohet. Por unë mendoj se humbja më e madhe do të jetë nëse ndodh që shqiptarët t’i ndajnë votat në zonën 1 (Shkup), 2 (Shkup, Kumanovë) dhe në zonën e 5-të (Strugë, Kërçovë) dhe nuk mendoj se do të ketë humbje në zonën e 6-të. Ne kemi dhe një fatkeqësi këtu sepse gati 40% e votuesve nga zona e 6 nuk jeton në vend, por në shtete të Evropës perëndimore, Kroaci e Slloveni…

Zëri i Amerikës: Z. Ahmeti, Lidhja Social Demokrate maqedonase po hapë shtabe zgjedhore nëpër zona të banuara kryesisht me shqiptarë dhe nuk është për t’u habitur nëse merr vota nga elektorati shqiptar. A ju brengos kjo gjë?

Ali Ahmeti: Jo, sepse shqiptarët dinë për kë të votojnë. Shqiptarët e dinë se kush e ka ndryshuar të djeshmen dhe të sotmen; shqiptarët janë shumë të sigurtë dhe të vetëdijshëm se të nesërmen përsëri do ta vazhdojnë ta ndryshojnë partitë e tyre politike, shqiptare. Në këtë vend ende jemi të organizuar mbi baza etnike. Maqedonasit votojnë për maqedonasit – shqiptarët votojnë për shqiptarët. Kauzën shqiptare e mbrojnë shqiptarët. Mua nuk më shqetëson fare pse LSDM ka bërë ndonjë aktivitet a veprimtari… Unë kam përcjellë deklaratat e z. Zoran Zaev. Ai është aq shumë kontradiktor, sa që herë-pas-here duken qesharake. Paradite thotë “gjuha shqipe zyrtare, pasdite thotë: unë nuk lejoj që në këtë vend të ndryshohet kushtetuta dhe se gjuha shqipe nuk mund të jetë e barabartë me gjuhën maqedone”.

Mirë është që në Maqedoni të ketë parti që do të vepronin mbi baza ideore, por kjo mbetet një dëshirë e njerëzve me vizione. Hë për hë këtu nuk janë krijuar ato kushte sepse ende ka dallime në mes forcave politike shqiptare dhe atyre maqedonase. Unë kam qenë në koalicion qeveritar edhe me LSDM-në edhe me VMRO-në; kemi dallime të mëdha për shumë çështje që kanë të bëjnë me etnitë në këtë vend, kështu që kjo mbetet një dëshirë për në të ardhmen.

Zëri i Amerikës: A i përmbaheni atij ‘rregullit të pashkruar’ se partia shqiptare e cila del me më shumë vota duhet të hyjë në koalicion qeveritar me partinë më të madhe maqedonase, që fiton zgjedhjet? Edhe nëse ajo promovon politika që nuk u përshtaten shqiptarëve?

Ali Ahmeti: Shumë do të varet nga programet e partive politike, nga negociatat pas 11 dhjetorit në mes partive politike fitimtare; Varet nga bisedat mbi temat që kërkojnë zgjidhje urgjente.

Zëri i Amerikës: Nëse i fitoni zgjedhjet në kampusin shqiptar, a do të jeni të gatshëm ta ndani pushtetin edhe me një apo parti të tjera shqiptare?

Ali Ahmeti: Kjo çështje duhet vlerësuar pas zgjedhjeve. Duhet të bisedohet me të gjitha nivelet, me organet drejtuese të partisë (BDI) që të shohim çka është në të mirë të shqiptarëv ne atë do ta bëjmë.

Zëri i Amerikës: Z. Ahmeti, çka u ofron BDI dhe çka u garanton shqiptarëve më shumë se partitë tjera shqiptare në Maqedoni?

Ali Ahmeti: BDI ka një program mjaft të përpunuar dhe të hartuar nga ekspertët më të mirë që kanë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë dhe mendoj që është i pakrahasueshëm me programet e partive konkurrente shqiptare këtu me ca fletushka të vogla me nga 3, 4 faqe. Ne vazhdojmë të materializojmë me përkushtim barazinë e plotë si një kapitull përmbyllës në të gjitha fushat, që nga ajo kombëtare e deri te ajo ekonomike. Përshpejtimi i hapave për investime si të huaja poashtu edhe vendore. Ne kemi pasur një gjysmë mandati kaotik, por është bërë hapërimi më i madh brenda dy dekadave në këtë vend. Brenda tre muajve të fundit janë hapur mbi dy mijë vende pune që nga Struga, Kërçova dhe Tetova me fabrika të mëdha dhe me nam. Dhe vitin e ardhshëm pres që numri të arrijë në pesë mijë. Janë në proces edhe hapje të fabrikave të reja në kuadër të zonave të lira ekonomike por gjithashtu punojmë me përkushtim që investitorët vendas të kenë përparim më të madh, t’i shfrytëzojnë beneficionet e shtetit. Duhet bërë ndryshime të disa ligjeve për lehtësimin e veprimtarive të investitorëve dhe të zotohen komunat për ktrijimin e kushteve më të mira për krijimin e vendeve të reja të punës.

Zëri i Amerikës: Ka vërejtje nga komuniteti ndërkombëtar në lidhje me përzierjen e interesave shtetërore me ato partiake dhe për trysni ndaj punonjësve të administratës shtetërore. Ju jeni pjesë e pushtetit dhe rrjedhimisht kritikat vlejnë edhe për ju!

Ali Ahmeti: Ne nuk jemi të interesuar as të bëjmë trysni ndaj administratës dhe nuk jemi të interesuar që forcërisht t’i rrisim kapacitetet tona; Ne paraqesim program të cilin e vlerësojnë ata me të drejtë vote. Të ushtrohet frikë dhe dhunë, pavarësisht peshës së asaj dhune mbi elektoratin, nuk është gjë e mirë. Është me rëndësi që në këtë vend të thellohen reformat në drejtësi, të funksionojë shteti ligjor dhe këto mbeten detyra të cilave nuk mund t’iu shmangemi dhe sigurisht që në mandati i ardhshëm do të përqendrohet në këto çështje. Ky vend duhet të futet në binarë të mirëfilltë sa i përket funksionimit të shtetit ligjor.

Zëri i Amerikës: Si i shikoni veprimet e Prokurorisë së Posaçme në këtë periudhë dhe mundësinë e procedimit të rasteve që kanë të bëjnë me shqiptarët?

Ali Ahmeti: Ne kemi mbështettur Prokurorinë Speciale. Ajo është rezultat i negociatave midis katër forcave politike më të mëdha në vend. Unë vazhdimisht kam theksuar se Prokuroria e Posaçme duhet të merret me punë të gjyqësisë dhe të mos partizohet, politizohet dhe të mbajë anën e dikujt dhe në vazhdimësi do të ketë përkrahjen e BDI-së, por të kryejë punën e vetë profesionale. Sa i përket lëndëve, unë do të doja që rasti “Monstra” të kalojë në shqyrtim nga Prokuroria e Posaçme. Ndërsa rasti i Sopotit është në mbyllje e sipër dhe është vërtetuar shumëfish se ata njerëz nuk janë fajtorë.

Zëri i Amerikës: pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, pavarësisht rezultateve, a e shihni Maqedoninë më afër proceseve euro-integruese?

Ali Ahmeti: Mendoj se do të jetë një përballje e fortë për temat që theksova më lartë, për çka nevojitet guxim sepse duhet të merren vendime të rëndësishme dhe të vihen përpara interesat e shtetit dhe jo ato të një partie politike apo grupimi politik.

Zëri i Amerikës: Z. Ahmeti, a do ta njihni rezultatin e zgjedhjeve pavarësisht se kush del fitues?

Ali Ahmeti: Unë në radhë të parë kërkoj që zgjedhjet të jenë të lira, që të gjithë njerëzit të shprehin lirshëm vullnetin e tyre, që çdo njeri të ketë dinjitet dhe integritet në këto zgjedhje sepse mbarëvajtja e një procesi zgjedhor është imazhi i një shteti, i një kombi dhe komuniteti dhe dëshiroj dhe kontribuoj që këto zgjedhje t’i përmbajnë të të gjitha këto vlera dhe standarde. Nuk vihet në pyetje kontestimi nga ana ime i verdiktit të qytetarëve. Unë e respektoj atë dhe nuk ka asnjë diskutim për këtë.

Ahmeti në Reçicë: BDI, forca e pamposhtur e shqiptarëve

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sonte përmbylli fushatën zgjedhore në Reçicë të Vogël, në Reçicën e Universitetit të Tetovës, e të rezistencës kombëtare.

Periskopi.com Lajme

Kryetari i BDI-së, z.Ali Ahmeti para banorëve të Reçicës së Vogël u zotua se partia që ai udhëheq do të vazhdojë “betejën” paqësore me të gjitha qarqet që nuk ia dëshirojnë të mirën shqiptarëve.

“BDI është forcë e pamposhtur, që fiton, por ne nuk dëshirojmë fitore do si do, ne duam mandat të rëndësishëm ku do të mund të tejkalohen çështjet që vërtet duan imunitet. Problemi i çështjes së emrit do mirëkuptim brenda shteteve, siç është kontesti me palën greke apo me atë bullgare. Ne jemi përpjkur si BDI që të mos qëndrojmë si shiques, por jemi kyqur në mënyë aktive për zgjidhjen e këtyre problemeve. E lehtë është të ikësh nga fronti dhe nuk ka më lehtë t’ia kthesh shpinën furtunës. Ne qëndruam aktor në këto ngjarje, në këto zhvillime të mëdha, prandaj dolëm të sukseshëm në këto negociata”, deklaroi kryetari i BDI-s dhe bartësi i listës zgjedhore në njësinë zgjedhore numër 6, z.Ali Ahmeti.

_mg_8030_mg_8034_mg_8035_mg_8038_mg_8040_mg_8070_mg_8067

Ahmeti në Prespë: BDI, gardiani i vetëm i çështjes shqiptare

Karvani i Bashkimit Demokratik për Integrim sonte zbarkoi dhe në Prespë. Kryetari z.Ali Ahmeti para prespanëve prezantoi pesë përbetimet e BDI-së për zgjedhjet e 11 dhjetorit. Në fjalimin e tij para qytetarëve të pranishëm, Ahmeti tha se BDI do të vazhdojë të jetë gardiani i vetëm i çështjes shqiptare në Maqedoni.

Periskopi.com Lajme

Ahmeti porositi hapur prespanët që mos të lejojnë që të ndahen, pasi nga copëtimi i votës tonë dobësohet pozita e shqiptarëve, kurse fitojnë partitë e mëdha maqedonase.

“Vëretet më brengos themelimi i shumë partive politike, pasi copëtimi i votave do na dobësojë, jo që do fitojnë, por do të turpërohen. Çështjen do e dëmtojnë, 4-5 mandate do na ikin, për të marrë 1 depuett të duhen 10 mijë vota, e ato nuk grumbullohen aq lehtë, prandaj nga do që shkoni e flisni, thuani se ne nuk kemi nevojë për ndarje e copëtim, shqiptarët në Maqedoni nuk kanë nevojë për më shumë se tre parti. Nga bashkimi asgjë e keqe nuk vjen, nga bashkimi vetëm të mira kemi”, deklaroi kryetari i BDI-s dhe bartësi i listës zgjedhore në njësinë zgjedhore numër 6, z.Ali Ahmeti.

Lideri i BDI-së rikujtoi partitë e vogla shqiptare, se përveç fyerjeve dhe urrejtjes që mbjellin në popull, asgjë tjetër nuk do të mund të arrijnë. Ndërkohë tha se partitë politike maqedonase nuk kanë pse të kërkojnë votën shqiptare, pasi përfaqësues legjitim i shqiptarëve mund të jenë vetëm partitë shqiptare.

“Çdo të bëjë BDI pas 11 dhjetorit? Në radhët të parë BDI punon të sigurojë një fitore të fuqishme tek shqiptarët. Ka zëra që thonë se shqiptarët do të votojnë për LSDM-në, por u rikujtoj se përfaqësues legjitim të shqiptarëve janë ekskluzivisht vetëm përfaqësuesit politik shqiptar, se po të ishte ndryshe në Maqedoni nuk do të kishte luftë, e nuk do të vriteshin shqiptar për flamur e arsim. Ne nuk mund të imponojmë se kush do të fitojë tek pala maqedonase,pasi ata vendosin vet, a do të jetë LSDM apo VMRO-DPMNE, ne do të respektojmë vullnetin e shumicësmaqedonase, ashtu siç është parim, që edhe ata të respektojë të njëjtën. Unë i shoh dhe të tjerët, i shoh të gjithë ata kryetar të partive të reja, të vogla, nuk kanë kapacitet, dhe fundja me axhami nuk zgjidhen problemet që na presin pas 12 dhjetorit”,u shpreh Ahmeti.

prespe-2

Momenti kur Ali Ahmeti pengohet të hyjë në Kumanovë, shpërthimi i dhunës (Video)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni, Ali Ahmeti, është penguar nga një grup personash, teksa ishte nisur për një takim me qytetarët e Kumanovës.

Periskopi.com Lajme

Nëpërmjet një deklaratë për media, BDI ka dënuar ashpër aktet e paligjshme për, siç ka thënë ajo, ndaj karvanit të delegacionit.

“Një grup i vogël provokuesish të dhunshëm tentuan të ndalin rrugën e Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti drejt një takimi me qytetarët e Kumanovës. Tentativa e tyre dështoi dhe Ali Ahmeti zhvilloi në Kumanovë një takim në një sallë plot me mbështetës e simpatizantë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Kjo parti ka shprehur keqardhje për përdorimin e turpshëm të dhimbjes së njerëzve nga disa grupe të reja politike të cilat duan të afirmohen nëpërmjet akteve të dëshpëruara.

“BDI dënon çdo mjet politik jopaqësor dhe mbetet e vendosur të vazhdojë rrugën e vetë politike me anë të bisedave me qytetarët”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, në takimin me kumanovarët , Ali Ahmeti shprehu mirënjohje për mbështetjen e treguar ndaj tij dhe BDI-së dhe tha se së bashku ishin më të fortë sesa keqbërësit.

“Keqbërësit në Kumanovë kurrë nuk do të gjejnë aleatin te Bashkimi Demokratik për Integrim,” u shpreh Ali Ahmeti.

 

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/10154627526684536/

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti pengohet për të hyrë në Kumanovë, reagon BDI

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është penguar teksa ka një grup personash, teksa ishte nisur për një takim me qytetarët e Kumanovës.

Periskopi.com Lajme

Në një deklaratë për mediet BDI dënon ashpër aktet e paligjshme për siç thotë kjo parti, ndaj karvanit të delegacionit.

“Një grup i vogël provokuesish të dhunshëm tentuan të ndalin rrugën e Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti drejt një takimi me qytetarët e Kumanovës. Tentativa e tyre dështoi dhe Ali Ahmeti zhvilloi në Kumanovë një takim në një sallë plot me mbështetës e simpatizantë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Kjo parti ka shprehur keqardhje për përdorimin e turpshëm të dhimbjes së njerëzve nga disa grupe të reja politike të cilat duan të afirmohen nëpërmjet akteve të dëshpëruara.

“BDI dënon çdo mjet politik jopaqësor dhe mbetet e vendosur të vazhdojë rrugën e vetë politike me anë të bisedave me qytetarët”.

Ndërkohë, në takimin me kumanovarët , Ali Ahmeti shprehu mirënjohje për mbështetjen e treguar ndaj tij dhe BDI-së dhe tha se së bashku ishin më të fortë sesa keqbërësit.

“Keqbërësit në Kumanovë kurrë nuk do të gjejnë aleatin te Bashkimi Demokratik për Integrim,” u shpreh Ali Ahmeti.