conte

Conte tregon nëse Chelsea interesohet për yllin e Arsenalit

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka reaguar ndaj spekulimeve që flasin për një kalim të mundshëm të Alexis Sanchez në Stamford Bridge.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Arsenalit nuk e ka rinovuar ende kontratën me klubin nga Emirates Stadium dhe kjo ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm të tij nga 13 herë kampioni i Anglisë.

Por, i pari i pankinës së të kaltërve të Londrës mohon interesimin për kilianin dhe thotë se nuk është e drejtë që të flitet për futbollistët e skuadrave tjera.

“Unë nuk mendoj se është e drejtë të flasim për lojtarë të tjerë dhe ekipe tjera”, deklaroi Conte.

“Kjo nuk është e drejtë dhe ne jemi të përqëndruar tërësisht në ndeshjen e ardhshme”, shtoi ai. /Periskopi.com

sanchez ozil

Wenger ka një super-lajm për tifozët e Arsenalit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka qetësuar tifozët e skuadrës së tij rreth të ardhmes së dy yjeve të skuadrës, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez.

Periskopi.com Sporti

Dyshja në fjalë nuk i ka rinovuar ende kontratat me klubin dhe kjo ka shtuar shumë spekulime për një largim të mundshëm të tyre.

Por, francezi rithekson se lojtarët në fjalë kanë kontratë me klubin deri në vitin 2018, dhe se nuk do të largohen.

“Do të mbeten këtu deri më 2018, ndosha edhe më shumë”, deklaroi francezi.

“Ne do të bëjmë maksimumin për t’i mbajtur ata në skuadër dhe nuk besoj se ka ndonjë problem”, shtoi ai. /Periskopi.com

untitled

‘Pse duhet të shkoni në Kinë kur luani në Angli’

E ardhmja e kilianit po flitet se është larg Arsenalit, por mbetet të shihet se ku do të përfundojë ish-sulmuesi i Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Wenger ka thënë se Sanchez nuk duhet të shkojë në Kinë, përderisa ai është duke luajtur në Angli.

“Pse duhet të shkoni në Kinë, kur ju luani në Angli” ka thënë tekniku francez.

Sanchez këtë edicion ka shkëlqyer me Arsenalin duke shënuar 11 gola në Premier League.

sanchez

Sanchez transferohet në Kinë?

Alexis Sanchez ende nuk e ka rinovuar kontratën me Arsenalin.

Periskopi.com Sporti

Por ajo që ka bërë bujë është se sipas Daily Mirror, ai ka disa oferta të majme nga klubet kineze.

Sipas kësaj gazete drejtuesit e këtyre ekipeve janë gati t’i ofrojnë Sanchezit kontratë me një pagë prej 400 mijë funte në javë.

Kjo kontratë do ta bënte më të paguarin në botë.

Kontrata aktuale e Sanchezit me Arsenalin skadon në vitin 2018, ndërsa kiliani fiton 130 mijë funte në javë.

Sanchez kërkon më shumë para dhe privilegjin të jetë më i paguari në klub.

Wenger ka menduar edhe për alternativat dhe Marko Reus i Borussia Dortmund është në listën e klubit.

Rio Ferdinand

Ferdinand: Ky lojtar mund t’ia fitojë titullin Arsenalit

Rio Ferdinand ka folur rreth sulmuesit të kilian të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Periskopi.com Sporti

Arsenali në ndeshjen e fundit ndaj Ëest Ham United ka fituar me rezultat të thellë 1-5, ku lojtari i ndeshjes ishte Sanchez i cili realizoi hat-trick.

Sanchez në këtë sezon është duke u përdorur në pozitën 9 apo si qendër sulmues kryesor.

sanchez
Alexis Sanchez, Arsenal

 

“Alexis ka qenë në Barcelonë, ai kishte mundësin për t’u bërë lojtari kryesor. Ai tashmë është lojtari kryesor tek Arsenal, golashënuesi i skuadrës. Këtë ndoshta e dëshiron për egon e tij personale”, tha Feridnand.

“Nëse vazhdon me këtë formë, Arsenali është pretendent kryesor për titull dhe ai mund t’ia fitojë ligën”, ka përfunduar ish mbrojtësi i Ëest Ham dhe Manchester United.

27-vjeçari në këtë sezon ka 13 gola në 19 paraqitje për topqinjtë. /Periskopi/

sanchez ozil

Kërcënojnë Ozil dhe Sanchez: Duam këtë pagë ose largohemi

Dy yjet e Arsenalit, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez kanë një kërkesë të jashtëzakonshme rreth rinovimit të kontratës.

Periskopi.com Sporti

Për të rinovuar kontratën, ata kërkojnë nga klubi londinez t’u ofrojë paga të lartë, të ngjashme sikur të Paul Pogbas të Manchester United.

Ky i fundit përfiton hiç më pak se 290 mijë funte në javë.

Ndërsa, Ozil përfiton 140 mijë, kurse Sanchez aktualisht vetëm 130 mijë funte në javë.

Mbetet të shihet nëse Arsenali është i gatshëm t’ua plotësojë kërkesat dy yjeve kryesor të skuadrës. /Periskopi.com

jose moruinho

Pas yjeve si Messi e Sanchez edhe Mourinho akuzohet për evazion fiskal

Gjatë kësaj jave është përfshirë edhe emri i Jose Mourinhos në skandalin e evazionit fiskal.

Periskopi.com Sporti

Sipas ‘Mundo Deportivo’  Jose Mourinho ka bërë evasion fiskal gjatë kohës sa ishte trajner i Real Madridit.

Trajneri portugez ka dërguar parat e tij në Ishujt Virgjin të Britanisë, këtë informacione vijnë pas raportimeve se ai ka përdorur bashkëshorten e tij si mbulesë, pasi e ka shfrytëzuar emrin e saj për t’i dërguar parat në Zelandën e Re.

sanchez ozil

Interi e do në skuadër këtë superyll

Interi është i interesuar të transferojë superyllin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Periskopi.com Sporti

Mediat europiane shkruajnë se drejtuesit e klubit zikaltër e kanë vënë kilianin në krye të listës së tyre të dëshirave.

Ditë më parë u raportua se Interi ka gati 150 milionë euro për transferime.

Mbetet të shihet nëse klubi i njohur italian do të dërgojë në janar ofertë për 27-vjeçarin. /Periskopi.com

sanchez

Arsenal shënon golin e parë (Video)

Arsenali ka kaluar në epërsi ndaj Bournemouth 1-0.

Periskopi.com Sporti

Goli i shënua nga Sanchez i cili përfitoi nga gabimi i kapitenit mysafir Francis i cili në tentim për të rikthyer topi tek portieri i tij, nuk e pa kilianin i cili e shfrytëzojë në maksimum duke realizaur golin e parë në ndeshje. /Periskopi/

arsenal3

Shokohen tifozët e Arsenalit, ylli kryesor transferohet në Kinë?

Alexis Sanchez është duke menduar për një transferim në Kinë, pasi që bisedimet për kontratë të re me Arsenalin kanë stagnuar.

Periskopi.com Sporti

27-vjeçari ka kërkuar pagë prej 250 mijë funtesh në javë dhe agjentët e tij janë duke e shikuar mundësinë që ai të transferohet në Superligën Kineze.

Arsenal dëshrion me çdo kusht të rinovojë me sulmuesin kilian të cilit kontrata akutale i skadon në vitin 2018.

Por, Sanchez e di se nëse trasnferohet në Kinë ai do të përfitojë rreth 300 mijë euro pas taksave të shtetit kinez dhe shumë lehtë mund të transferohet në verën e vitit 2017. /Periskopi/

sanchez
Alexis Sanchez, Arsenal
sanchez

A po largohet Sanchez nga Arsenali?

Alexis Sanchez duket se po ngurron të rinovojë kontratën me Arsenalin.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi kilian është duke zhvilluar bisedime me drejtuesit e klubit të tij rreth një marrëveshje të re.

Por, mediat angleze shkruajnë se në arritjen e marrëveshjes po ka probleme, që me gjasë kanë të bëjnë për shkak të pagës.

27-vjeçari thuhet se kërkon pagë 200 mijë funte në javë, gjë e cila nuk dihet nëse do t’i ofrohet nga gjigandi anglez.

Situatën janë duke e vëzhguar Juventus dhe Manchester City, klube këto që interesohen për ish-yllin e Barcelonës. /Periskopi.com

sanchez

Ja kë transferon Arsenali nëse largohet Sanchez

Arsenali do të synojë transferimin e Marco Reus, në rast se Alexis Sanchez vendos të largohet.

Periskopi.com Sporti

Kiliani është spekuluar kohëve të fundit se mund të largohet nga Emirates Stadium, për shkak të mosrinovimit të kontratës.

Mirëpo, Daily Mirror shkruan se drejtuesit e klubit londinez tashmë kanë gjetur zëvendësimin e duhur, nëse 27-vjeçari largohet.

Është ylli i Borussia Dortmund, Marco Reus, i cili shihet si zëvendësuesi i duhur për kilianin. /Periskopi.com

Alexis sanchez ne stervitje

Sanchez kthehet në stërvitje

Futbollisti kilian, Alexis Sanchez, është deklaruar i gatshëm për lojë.

Periskopi.com Sporti

Të mërkuren është raportuar se ylli i Arsenalit, do të mungojë deri në gjashtë javë dhe se klubi londinez ka kërkuar rikthimin e tij në Londër.

“Kam pak dhimbje, por jam mirë, do të jem i gatshëm për të martën”, ka thënë Sanchez. /Periskopi.com

sanchez

Formacioni i dështakëve në Premier Ligë (Foto)

Kanë përfundura dhjetë ndeshjet e javës së 11-të në Premier Ligën angleze.

Periskopi.com Sporti

Tabloidi Goal ka përzgjedhur formacionin e dështakëve të kësaj jave në elitën e futbollit anglez.

Në këtë formacion është përfshirë edhe ylli i Arsenalit, Alexis Sanchez, i cili nuk ishte aspak në formën e duhur në sfidën e djeshme derbi kundër Tottenham Hotspur.

deshtakett

/Periskopi.com

arsenal3

Ylli i Arsenalit rrezikon ‘burgosjen’

Sulmuesi i Arsenal, Alexis Sanchez është akuzuar për ikje të tatimit shtetëror të Spanjës në kohë sa ishte tek Barcelona.

Periskopi.com Sporti

Prokurorët në Barcelona ka akuzuar 27-vjecarin për shamgien e tatimit për shumën 983,443 mijë euro gjatë vitit 2012 dhe 2013. Ata kanë deklaruar se kiliani ka përdorur një kompani në Malta, për shpërlarjen e parave.

Në një komunikatë për shtyp nga agjenti i Sanchez ka deklaruar se futbollisti i tij ka paguar taksat e shtetit spanjoll.

“Alexis ka respektuar të gjitha ligjet e vendosura nga shteti që ka qëndruar”

“Ai ka paguar të gjitha taksat lokale. Për më shumë, të gjitha të hyrat e tij personale për të drejtat e imazhit i ka publikuar në agjensitë dhe administratët e shtetit”, ka përfunduar agjenti i Sanchez.

Sanches kishte kaluar nga Barcelona tek Arsenal në verën e vitit 2014. /Periskopi.com

sanchez

arsenal3

Akuzohet ylli i Arsenalit, u iku taksave

Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez është akuzuar se ka shmangur taksat me vlerë prej 980 mijë euro gjatë viteve 2012 dhe 2013.

Periskopi.com Sporti

Në atë kohë, kiliani ishte pjesë e skuadrës së Barcelonës.

Gazeta spanjolle El Periodico raporton se 27-vjeçari do të përballet me procedurat penale pas dështimit për të paguar taksat në fjalë.

Ngjashëm sikurse Sanchez, edhe Lionel Messi është akuzuar dhe më pas dënuar për shkak të evazionit fiskal. /Periskopi.com

wenger

Wenger i impresionuar me këtë yll të Arsenalit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është shprehur shumë i kënaqur me formën që po kallxon Alexis Sanchez si qendër-sulmues.

Periskopi.com Sporti

Kiliani në këtë sezon po aktivizohet si sulmues i vijës së parë, gjë të cilën nuk e bënte trajneri francez edhe në sezonet e kaluara.

“Në këtë moment, ai duket se ka përbërësit për t’u bërë shumë i mirë në atë pozitë”, deklaroi francezi.

“Ai është duke u bërë më i fortë në secilën lojë që po zhvillojnë”. /Periskopi.com

sanchez

Juventus insiston për Sanchez

Periskopi.com Sporti

Juventus nuk e ka ndërmend të heq dorë nga mundësia e transferimit të sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Ky i fundit nuk po arrinë marrëveshje me klubin aktual për rinovimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2018, dhe kjo ka shtuar zërat për një largim të mundshëm të tij nga Emirates Stadium.

Ditë më parë u raportua se kiliani kërkon plot 200 mijë funte në javë për të nënshkruar kontratën e re me ‘topçinjtë’, gjë e cila nuk dihet nëse do të pranohet nga drejtuesit e klubit londinez.

Por, sipas mediave italiane, bardhezinjtë janë të gatshëm t’ia plotësojnë këtë kërkesë 27-vjeçarit, vetëm e vetëm që ai të kalojë te kampioni aktual i Serie A. /Periskopi.com

sanchez

Juventus do shkëmbim Mandzukic-Sanchez

Periskopi.com Sporti

Juventus është i interesuar të shkëmbejë sulmuesin Mario Mandzukic me yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez, shkruan Calciomercato.

Kohëve të fundit është raportuar shumë se drejtuesit e klubit bardhezi e duan në skuadër kilianin, i cili ende nuk ka vendosur të rinovojë kontratën me klubin nga Emirates Stadium.

Megjithatë, vështirë se klubi londinez do të pranojë një shkëmbim të tillë, duke pasur parasysh faktin se 27-vjeçari është një ndër futbollistët kryesorë të ‘topçinjve’. /Periskopi.com

sanchez

Sanchez kërkon 200 mijë funte në javë

Periskopi.com Sporti

Alexis Sanchez pritet të rinovojë kontratën me Arsenalin.

Daily Mirror raporton se kiliani dëshiron një rritje të ndjeshme të pagës, e cila do të shkonte në 200 mijë funte në javë me kontratën e re të mundshme.

27-vjeçari është pjesë e londinezëve nga viti 2014, kur u largua nga Barcelona, ndërsa paga aktuale javore e Sanchez kap shifrën e 130 mijë funteve në javë. /Periskopi.com