Klopp: Chamberlain? Nuk kam çfarë të shtojë

Trajneri i Liverpool, Jurggen Klopp ka folur rreth zërave për një transferim të mundshëm të Chamberlain në Liverpool.

Periskopi.com Sporti

Klopp ka rikonfirmuar se nuk do të shpenzojë në afatin kalimtar të janarit për asnjë lojtarë.

Ox-lade Chamberlain në këtë sezon po luan më shumë dhe ka treguar formë të mirë por që lëndimet po e pengojë ecurinë e tij.

“Zakonisht nuk flas rreth transferimeve, por mund të bëjë një përjashtim”, ka thënë Klopp në konferencën për media. “Është tërësisht e pavërtetë. Nuk është interesante ajo çfarë them unë. [Mediat] tashmë kanë raportuar dhe ju bëni çfarë të doni, por nga ana jonë – nuk kemi çfarë të shtojmë”.

chamboo
Alex Ox-lade Chamberlain, Manchester United

 

“Mendova se kam dhënë mendimin tim për afatin e janarit. Anglishtja ime nuk është aq e mirë sa të përdori fjalë tjera. Prandaj dhe një herë, nëse ne mendojmë se një lojtar mund të na ndihmojë në janar, shkurt, mars, prill dhe maj, ndoshta do të veprojmë. Nuk jam i sigurt nëse do të jetë [lojtar] i rëndësishëm për ne sivjet”.

22-vjeçari në këtë sezon është paraqitur në 23 ndeshje për ‘topqinjtë’ duke shënuar gjashtë gola. /Periskopi/

A po largohet ky yll nga Arsenali?

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka reaguar pas spekulimeve të shumta që e lidhin Alex Oxlade-Chamberlain me një largim të mundshëm.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit është përfolur shumë kohëve të fundit se mund të largohet.

Madje, ditë më parë vetë ai tha se do të shqyrtojë mundësinë e largimit nga Emirates Stadium, në rast se nuk luan rregullisht.

Por, trajneri Arsene Wenger mendon se vendi i anglezit është te skuadra aktuale.

“Mendoj se vendi i tij është këtu. Unë personalisht e vlerësoj atë si lojtar dhe shpresoj se ai do të tregojë se mund të ketë një pozicion të qëndrueshëm në skuadër deri në fund të sezonit”, deklaroi francezi.

“Ju keni blerë një lojtar të ri 17-vjeç, keni shpenzuar një shumë të hollash, dhe atëherë ju do të dëshironit që ai të qëndronte në klub”. /Periskopi.com

Klubet spanjolle pas yllit të Arsenalit

Valencia dhe Sevilla janë të interesuara të transferojnë mesfushorin anglez të Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain, sipas El Gol.

Periskopi.com Sporti

Anësori i londinezëve javë më parë ka deklaruar se mund të largohet nga Emirates Stadium.

Chamberlain nuk po arrin asesi të stabilizojë pozitën e tij si një startus i rregulltë në formacionin e Arsene Wenger.

23-vjeçari  në 157 paraqitje për “topqinjtë” ka realizuar 16 gola që nga kalimi i tij nga Southampton. /Periskopi.com

Mourinho kërkoi dy futbollistë të Arsenalit në këmbim të Cech

Periskopi.com Sporti

Jose Mourinho nuk dëshironte të shiste portierin Petr Cech, kur dyshja në fjalë ishin pjesë e Chelseat.

Daily Star raporton se portugezi kishte kërkuar Theo Walcott ose Alex Oxlade-Chamberlain në këmbim të portierit çek.

Por, ‘topçinjtë’ kishin arritur marrëveshje me klubin nga Stamford Bridge për shifrën e 10 milionë funteve në verën e kaluar për transferimin e Cech. /Periskopi.com