Alex Iwobi of Arsenal celebrates his goal with Hector Bellerin of Arsenal

Arsenali me kontrata të reja për dy yjet e rinj

Arsenali është duke përgatitur kontrata të reja për yjet e rinj të skuadrës, Hector Bellerin dhe Alex Iwobi.

Periskopi.com Sporti

Këta dy të fundit kanë zhvilluar paraqitje mbresëlënëse me londinezët në dy sezonet e fundit dhe kjo ka shtyrë drejtuesit e klubit nga Emirates Stadium t’u ofrojnë atyre marrëveshje të re.

Mbetet të shihet përgjigjja e futbollistëve në fjalë, të cilët me gjasë do të vazhdojnë qëndrimin te 13-të herë kampioni i Premier Ligës.

Vlen të ceket se për Bellerin është duke u interesuar shumë ish-klubi i tij, Barcelona. /Periskopi.com