romagnoli

Milani kërkon shumë për Romagnolin

Milani ka vendosur çmimin që kërkon për shitjen e mbrojtësit Alessio Romagnoli.

Periskopi.com Sporti

Është Chelsea, klubi i cili po shfaq interesim prej kohësh për italianin e talentuar.

Mirëpo, drejtuesit e klubit nga San Siro nuk janë të gatshëm të heqin dorë prej lojtarit në fjalë për një shifër më të vogël se 50 milionë funte.

Mbetet të shihet nëse të kaltërit e Londrës janë të gatshëm të ofrojnë shifrën e lartëpërmendur. /Periskopi.com

romagnoli

Chelsea insiston sërish për Romagnoli

Periskopi.com Sporti

Chelsea duket se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i mbrojtësit të Milanit, Alessio Romagnoli.

Daily Mirror raporton se drejtuesit e klubit londinez janë duke menduar për të dërguar një ofertë të re për talentin italian, ofertë e cila do të kapte shifrën e 40 milionë funteve.

Edhe pse dje Milani nëpërmjet një deklarate zyrtare pohoi se nuk do ta shesë lojtarin në fjalë, një ofertë si ajo e lartëcekura ndoshta nuk do të refuzohej nga ‘rosonerët’. /Periskopi.com

romagnoli

Milani s’e shet Romangolin

Periskopi.com Sporti

Milani nuk dëshiron ta shesë mbrojtësin e talentuar, Alessio Romagnoli.

Kjo është bërë e ditur nga një deklaratë në faqen zyrtare të klubit, ku zbulohet se ‘rosonerët’ kanë biseduar me Chelsean, por që këto bisedime nga tani më nuk do të vazhdojnë.

“Lojtari nuk është në shitje, prandaj këto negociata nuk do të vazhdojnë. Klubi dëshiron të falënderojë Chelsean, klub me të cilin do të vazhdojmë të kemi marrëdhënie të mira pune”, shkruan në deklaratën e klubit italian. /Periskopi.com

romagnoli

Chelsea me ofertë të re për Romagnoli

Periskopi.com Sporti

Chelsea duket se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i mbrojtësit të Milanit, Alessio Romagnoli.

Sipas Daily Mail, klubi nga Stamford Bridge ka dërguar një ofertë të re për italianin e talentuar, e cila kap shifrën e 35 milionë funteve.

Ditë më parë Chelsea dërgoi një ofertë 30 milionë funte për lojtarin në fjalë, por drejtuesit e ‘rosonerëve’ e kishin refuzuar atë. /Periskopi.com

romagnoli

Milani refuzon shitjen e Romagnoli

Periskopi.com Sporti

Milani ka refuzuar një ofertë të Chelseat në vlerë prej 35 milionë euro për mbrojtësin Alessio Romagnoli, njofton Sky Italia.

‘Rosonerët’ nuk janë të interesuar ta shesin talentin e madh, i cili kaloi në San Siro në verën e vitit të kaluar nga Roma.

Milani kishte paguar 25 milionë euro për blerjen e tij. /Periskopi.com