romagnoli

Romagnoli: Karrierën do ta vazhdojë tek Milan

Alessio Romagnoli e ka lëvduar Vincenzo Montellan për bashkimin e Milanit dhe i ka siguruar tifozët se nuk e ka në plan të largohet.

Periskopi.com Sporti

Qendërmbrojtësi bëri një paraqitje mbresëlënëse në fitoren prej 1-0 ndaj Juventusit duke i ndihmuar skuadrës që të afrohet në vetëm dy pikë nga lideri.

21-vjeçari është duke u kërkuar me ngulm nga Chelsea, mirëpo nuk e ka në plan të largohet nga San Siro.

Ishte një ndeshje e shkëlqyer dhe një ndjenjë e mrekullueshme. Duhet të vazhdojmë kështu për t’u kualifikuar në Evropë”.

“Montella ka vepruar mirë duke na bërë një grup të bashkuar. Ai na ka treguar ndjenjën e qetësisë dhe këtë mund ta shihni”.

“Jam i lumtur te Milani dhe në Itali, prandaj shpresoj të qëndroj këtu”, ka deklaruar Romagnoli për Mediaset Premium. /Periskopi.com

romagnoli

Chelsea ofron 50 milionë për Romagnoli

Trajneri italian, Antonio Conte është gati të shpenzojë 50 milionë euro për mbrojtësin e Milanos, Alessio Romagnoli.

Periskopi.com Sporti

Antonio Conte  dëshiron të përforcojë mbrojtjen pas problemve në këtë sezon, “blutë e londrës” në ditën e fundit të afatit kalimtar e rikthyen David Luiz nga Paris-Saint-Germain.

Pas dështimit për të nënshkruar me Bonuccin e Juventus, Conte e ka bërë  synim kryesor qendërmbrojtësin e  Milanit.

21-vjeçari Romagnoli javën e kaluar debutoi me Kombëtaren italiane kundër Spanjës, ndërsa vlen të theksohet se sezonin e kaluar për Milan bëri 33 paraqitje në Seria A. /Periskopi.com