alepo

Rikthehet armëpushimi në Alepo

Rebelët e opozitës siriane kanë njoftuar se marrëveshja e armëpushimit me forcat qeveritare në Aleppon lindor sërish është në fuqi.

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesit e rebelëve thanë se marrëveshja do të fillojë të zbatohet nga nesër në mëngjes, raporton AP.

Sipas zëdhënësit të një grupi rebel, Ahrar Sham Ahmed Karazhija, grupi i parë i të plagosurve dhe civilë, do të fillojë të largohet nesër në mëngjes.

Marrëveshjen për armëpushim në Aleppo, për evakuimin e civilëve dhe rebelëve, e kanë arritur Rusia dhe Turqia.

Ndryshe, që nga hyrja e ushtrisë qeveritare në Aleppo aty po kryhen vrasje masive, ndërsa nga pamjet filmike duket që qyteti është rrënuar i tëri.

ALEPO

Veseli: Bota demokratike të mos hesht për Aleppon

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli i ka bërë thirrje botës demokratike që të ndërhyjë urgjentisht në Aleppo për të ndihmuar qytetarët e pafajshëm.

Periskopi.com Lajme

Ai më ketë rast ka kujtuar krimet e bëra ndaj popullit të Kosoëvs, ndërsa jka ftuar botën demokratiek që mos të hesht.

“Aleppo na kujton të kaluarën tonë të dhimbshme. Imazhet e fëmijëve të vrarë sirianë ngjallin kujtime të hidhura për popullin tonë. Bota nuk duhet të heshtë, ashtu sikurse nuk heshti ndaj krimeve të bëra në Kosovë. Forcat demokratike të botës duhet të bashkohen dhe ta mbrojnë popullin e Aleppos”, ka shkruar Veseli në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Gazetari nuk arrin të përmbahet, shpërthen në lot nga pamjet e Aleppos (Video)

Përgjatë zhvillimeve të njëpasnjëshme në Aleppo, ku shumë fëmijë e persona të rritur po humbin jetën, pothuajse nuk ka mbetur njeri që nuk është prekur nga këto zhvillime.

Periskopi.com Lajme

Njerëz të shumtë në mënyra të ndryshme kanë reaguar pas mos-ndalimit të bombardimeve që po ndodhin në këto vende të Sirisë.

Ndërsa një gazetarë turk, përcjell Indeksonline, përgjatë edicionit të tij ‘LIVE’ nuk ka arritur do të ndalojë vetën, duke shpërthyer në lot, pasi ka parë pamjet e fëmijëve në Aleppo.

Duhet përkujtuar që prej gjashtë vitesh Siria është vendi ku kanë humbur jetën më së shumti njerëz në botë.

 

 

aleppo-syria-before-and-after-28-1

#SaveAleppo: Fotografitë që tregojnë se si lufta shkatërroi Aleppon, dikur qytet i ëndrrave (Video/Foto)

Me shekuj me radhë, Aleppo ka qenë qyteti më i madh i rajonit sirian dhe një nga qytete më të vjetra të banuara në botë. Me monumentet historike, arkitektura e tij mesjetare dhe trashëgiminë tradicionale, ky qytet fitoj titullin “Kapitali islamik i Kulturës 2006”.

Periskopi.com Lajme

Para fillimit të Luftës Civile sirianë në vitin 2011 dhe betejën e Aleppos 2012, ky qytet kishte një popullsi prej 2 milionë banorë.

Sot, qyteti tragjik ka mbetur vetëm fantazmë, duke pësuar shkatërrim të rëndë, më mijëra civilë të vdekur gjithandej rrugëve, shkruan lajmi.net.

Të gjitha palët në konflikt po përdorin fuçi bombash dhe armësh të ndryshme. Qindra njerëz janë detyruar të largohen nga atje, por qindra të tjerë kanë mbetur të bllokuar.

Marrëveshja për evakuimin e luftëtarëve kryengritës dhe civilëve nga pjesa lindore e Aleppos duket se ka ngecur, pasi aktivistët kanë raportuar se ushtria qeveritare ka nisur sërish granatimet në këtë qytet sirian.

Më poshtë do keni mundësi të shikoni disa fotografi që tregojnë efektin shkatërrues të luftës në Siri dhe Aleppo, dikur një vendi shumë i bukur.

before-after-war-photos-aleppo-syria-fb1__700 e101d63d-8db3-46cd-b4e4-49699d32cdc8_cx0_cy10_cw0_w987_r1_s_r1-1 syrie-aleppo-avant-apres-top 32b6f3e300000578-3518271-image-a-20_1459468062315 579b4b34c36188ba2d8b4570 e621ff26-9d93-4fcc-ac6d-eff72176635d_16x9_788x442 heartbreaking-before-and-after-photos-of-aleppo-syria 10517395_770899546314428_866411911919628432_o 1712843 243e057900000578-2885154-image-a-23_1419353954242 aleppo-syria-before-and-after-1-1 aleppo-syria-before-and-after-2-1-1 aleppo-syria-before-and-after-3 aleppo-syria-before-and-after-4 aleppo-syria-before-and-after-6-1 aleppo-syria-before-and-after-8-1 aleppo-syria-before-and-after-10 aleppo-syria-before-and-after-11-1 aleppo-syria-before-and-after-12 aleppo-syria-before-and-after-13-1 aleppo-syria-before-and-after-14-1 aleppo-syria-before-and-after-15-1 aleppo-syria-before-and-after-15 aleppo-syria-before-and-after-18 aleppo-syria-before-and-after-20 aleppo-syria-before-and-after-21 aleppo-syria-before-and-after-22 aleppo-syria-before-and-after-25 aleppo-syria-before-and-after-26 aleppo-syria-before-and-after-27

alepo-1-635x358

Franca apel OKB-së që të vërtetojë se çka po ndodhë në Aleppo

Franca sot ka bërë thirrje OKB-së që të përdor të gjithë mekanizmat që të vërtetojë se qka po ndodhë në qytetin sirian Aleppo duke paralajmëruar Rusisë se po rrezikon të bëhet pjesëmarrës në aktet terroriste dhe hakmarrëse në këtë qytet.

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm francez Jean-Marc Ayrault ka thënë se rritja e raporteve të paverifikuara rreth krimeve kundër një numri të madh të civilëve që kanë pohuar se kanë kryer forcat qeveritare siriane, tregon se është më urgjente se kurrë për të krijuar një armëpushim.

“ I bëj thirrje Kombeve të Bashkuara për të përdorur menjëherë të gjithë mekanizmat për të gjetur të vërtetën për atë që po ndodh në Aleppo, në mënyrë që bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë që këto krime të mbetet pa u ndëshkuar”, ka thënë Ayrault.

Ai ka shtuar se ata që përkrahin regjimin duke përfshirë edhe Rusinë “nuk mund të lejojnë këtë logjikë të hakmarrjes dhe terrorit pa marrë rrezikun që të bëhen pjesëmarrës”, transmeton Reuters.

thumbs_b_c_921e8915d0cb984edecab5b156be4c18

Bombardime të reja në Alepo, 25 civilë të vrarë

Të paktën 25 persona u vranë në sulmin ajror nga avionët ushtarakë të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad ndaj një grupi civilësh të cilët po përpiqeshin për të lënë qytetin e Alepos. Me këtë numri i njerëzve të vrarë gjatë 24 ditëve të fundit është rritur në 960.

Periskopi.com Lajme

Edhe pse Rusia tha se regjimi i Asadit pezulloi bombardimet në Halep për shkak të evakuimit të civilëve, shkatërrimi i qytetit sirian ende po vazhdon.

“Një grup civilësh në përpjekjen për t’u larguar nga qyteti ka qenë cak i sulmit të regjimit të Asadit. Si pasojë humbën jetën 25 persona”, konfirmoi për AA Nexhib Ensari nga Mbrojtja Civile në Alepo, raporton AA

Ensari tha se në lagjen Jallum nën rrënoja kanë shpëtuar 10 civilë dhe se në 24 ditët e fundit janë vrarë të paktën 960 persona.

Forcat e regjimit sirian dhe aleatët e tij që nga 15 nëntori janë duke kryer sulme të pandërprera në pjesët lindore të Alepos.

Alepo dikur ishte qyteti i ekonomisë dhe qendër kulturore e Sirisë dhe qyteti i dytë më i madh i cili tashmë u bë skenë e luftës së tmerrshme dhe vuajtjeve të njerëzve në atë vend.

Qindra mijëra njerëz në lindje të Alepos për më shumë se tre muaj nuk mund të plotësojnë nevojat elementare për jetesë. Në tre javët e fundit për shkak të sulmeve të regjimit kanë ndaluar punën të gjitha spitalet, qendrat mjekësore, furrat e bukës dhe shkollat.

Pjesa perëndimore e pjesës qendrore të qytetit kontrollohet nga regjimi, ndërsa pjesa lindore nga opozita.

 

 

 

Regjimi i Asadit skandal në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Përfaqësuesi i regjimit të Asadit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Beshar Xhaferi ka shkaktuar skandal duke i paraqitur në Këshillin e Sigurimit (KS) fotografitë e masakrës në Halep nga regjimi si “sulme të kryera nga opozita.

Periskopi.com Lajme

KS i OKB-së pardje organizoi mbledhje urgjente për shkak të krizës humanitare në Halep. Në seancë fjalim mbajti edhe përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, Beshar Xhaferi. Ai paraqiti fotografi me kufomat e të vdekurve në sulmet ajrore të regjimit në lindje të Halepit, raporton AA
Duke pohuar se kufomat në fotografi u përkasin civilëve të vdekur nga sulmet e opozitarëve, Xhaferi u shpreh: “Sot (30 nëntor) dhjetëra civilë u vranë nga terroristët të cilit përmes modifikimit gjenetik janë shndërruar në opozitarë të moderuar e të cilët përkrahen nga SHBA-të, Britania dhe Franca, përderisa përpiqeshin të iknin nga Halepi lindor në Halepin perëndimor, konkretisht nga zonat e kontrolluara nga terroristët në zonat ku gjendet ushtria e Sirisë.”

Gazetarët e AA-së kanë analizuar nga afër fotografinë që Xhaferi mbante në dorë dhe në këtë mënyrë nxori në shesh gënjeshtrën e regjimit. Më pas, AA ka kontaktuar me gazetarin e Qendrës Mediatike të Halepit (AMC), Arif al Arif, i cili ka shkrepur atë fotografi.

“Në vendin ku shkrepa fotografinë pamë copa predhash të mortajave”

Në deklaratën për gazetarin e AA-së, Arif tha se fotografitë në fjalë i ka bërë në lagjen Xhub Kubbe, vend ky i cili është vend i masakrave të regjimit. Arif vazhdoi: “U trondita kur e pashë fotografinë time në duar të Xhaferit. Unë isha një nga gazetarët që shkuam në zonën e sulmit në Xhub Kubbe. Në vendin ku shkrepa fotografinë pamë copa predhash të mortajave. Regjimi në Xhub Kubbe shënjestroi drejtpërsëdrejti civilët. Shkuam në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet e mbrojtjes civile. Xhaferi dhe regjimi janë ekspertë të gënjeshtrës. Xhaferi flet kështu në mënyrë që regjimit dhe Sirisë t’u mundësojë autoritet për t’i vrarë civilët. A është e logjikshme që opozitarët t’i qëllojnë civilët të cilët ikin nga bombat në lindje të Halepit? A nuk është regjimi ai i cili i ka bërë rrafsh me tokën spitalet? Apo vallë edhe këto i ka bërë opozita?”

“Fotografia i përket sulmit ku regjimi vrau 45 civilë”

Ndërkaq, gazetari i AA-së në Halep, Ibrahim Ebu Leys, po ashtu kishte fotografuar vendin e njëjtë pas sulmit në fjalë. Në lidhje me gënjeshtrën e Xhaferit, Leys tha: “Një kënd të ngjashëm me fotografinë në dorën e Xhaferit e kisha shkrepur edhe unë në vendin e ngjarjes. Fotografia e Arifit i përket sulmit kur regjimi vrau 45 civilë të cilët iknin nga forcat e regjimit. Këndi i kapur në fotografi shfaq rrugën ku forcat e regjimit qëlluan me artileri dhe mortajë civilët të cilët po iknin nga sulmet e regjimit në lagjen Xhub Kubbe për të migruar në zonat e kontrolluara nga opozitarët. Edhe ekipet e mbrojtjes civile kanë mbledhur shumë dëshmi se këtë sulm e ka realizuar regjimi.”

Afërsisht 300 mijë civilë në lindje të Halepit janë të rrethuar tanimë tre muaj. Regjimi i Asadit dhe përkrahësit e tij që nga 15 nëntori i vazhdojnë sulmet me ashpërsinë maksimale nga ajri dhe toka. Në 17 ditët e fundit, si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën më shumë se 750 civilë, ndërsa 2.500 janë plagosur. Sulmet kanë pamundësuar funksionimin e të gjitha spitaleve dhe shkollave në qytet. Mijëra civilë po vazhdojnë të migrojnë në lagjet e kontrolluara nga opozitarët të cilët i shohin si relativisht të sigurta.

Zv/Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështje Humanitare dhe Koordinatori i Gjendjeve Emergjente, Stephen O’Brien, në mbledhjen në fjalë të KS të OKB-së theksoi se lindja e Halepit prej 150 ditësh është e rrethuar nga regjimi. “Përgjërohemi që Halepi të mos shndërrohet në një varrezë gjigante, të mbrohen civilët në emër të njerëzimit dhe të sigurohet qasje në qytetin e rrethuar”, u shpreh O’Brien.

alepo

Popullata e Alepos, thirrje për hapjen e një korridori për ndihma humanitare

Banorët e Alepos të cilët ndodhen në luftën për mbijetesë për shkak të rrethimit dhe të bombardimeve të regjimit që prej 3 muajsh në Siri i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar hapjen e një korridori për ndihma humanitare dhe nëse kjo është e pamundur dërgimin e ndihmave humanitare nga ajri, raporton Anadolu.

Periskopi.com Lajme

Drejtoritë e Shëndetësisë, Arsimit, Mbrojtjes Civile dhe një numri të madh aktivistësh në Alepo në një deklaratë të përbashkët të emërtuar si “Thirrja për Ndihmë” ditën e djeshme kanë pasi kanë tërhequr vëmendjen për përkeqësimin e situatës njerëzore në qytet theksuan se 271.526 persona ndodhen nën rrethim.

Në deklaratë vihet në dukje se në Alepo i cili ndodhet në ditën e 91-të të rrethimit, vetëm në 23 ditët e fundit janë kryer 2.300 sulme, përfshirë sulmet ajrore me bomba fuçi, thërrmuese dhe me përbajtje të gazit klorin.

Në sulmet ajrore njoftohet se që nga java e kaluar e deri tani janë bombarduar 8 spitale dhe qendra shëndetësore, 6 shkolla, 2 furra buke dhe 2 qendra të Mbrojtjes civile.

“Nuk mund të ketë një situatë më të tmerrshme”

Ndër të tjera në deklaratë bëhet e ditur se nuk ka asnjë shërbim shëndetësor për popullatën në Alepo

“Që nga fillimi i luftës kanë kaluar 6 vite dhe jemi kuriozë se çfarë bën bota. Në luftë kanë humbur jetën më shumë se 500.000 persona. Për të vërejtur krimet e luftës të kryera në Siri edhe sa spitale dhe shkolla duhet të bombardohen?. Nuk mund të ketë një situatë më të tmerrshme se kjo. Ndodhemi në vitin 2016 dhe në një qytet mbahen të rrethuar 271.536 persona. Së shpejti nga bombardimet do të përballemi me vdekjet nga uria. Bota është përgjegjëse për 500.000 vdekjet dhe 271.536 personat e rrethuar. Jemi kuriozë se përse ekzistojnë Kombet e Bashkuara, dhe ligjet e të drejtave të njeriut?”, thuhet në deklaratë.

Duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar në deklaratë më tej thuhet: “Keni ende diçka për të bërë. Kërkojmë nga ju që të ndaloni vrasjen tonë nga forcat ajrore të Asadit ose të paktën të kryeni presion diplomatik ndaj regjimit të Sirisë dhe Rusisë që të ndalojnë bombardimet ndaj Halepit”.

Thirrje për korridorin e ndihmave humanitare

“Kërkojmë qasje të lirë për shërbimet dhe nevojat themelore si produkte mjekësore, lëndë djegëse, ujë, energji elektrike, spitale, shkolla dhe të mbrojtjes civile. Kërkojmë hapjen e një korridori të pastruar nga armët për ndihma humanitare”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Më tej në deklaratë theksohet se “Ne jemi të hapur për ndihmat nga ajri. Në Siri janë të pranishëm avionët luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të të cilët nuk janë shumë larg nga Halep-i”.

ALEPO

Shtatë fëmijë të vrarë në një shkollë në Aleppon perëndimore

Nga të shtënat e rebelëve mbi një shkollë në pjesën perëndimore të Aleppos të kontrolluar nga qeveria, janë vrarë të paktën shtatë fëmijë të dielën në mëngjes, ka bërë të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër.

Periskopi.com Lajme

Televizioni shtetëror i Sirisë njofroi se të paktën 10 persona janë vrarë vrarë gjatë bombardimeve ndaj pjesës së Aleppos që kontrollohet nga qeveria, përfshirë edhe fëmijë në shkollën Saria Hasoun në rajonin al Farqan, njofton Reuters.