vucic

Vuçiq: Nëse treni do të arrinte në Mitrovicë do të kishte të vdekur nga të gjitha anët

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, pas provokimit të tensionimit të situatës në veri të Kosovës, me nisjen e trenit me simbole nacionaliste nga Beogradi për në Mitrovicë, tani po mundohet të marrë rolin e politikanit që evitoi gjakderdhjen.

Periskopi.com Lajme

Ndërsa për homologun e tij kosovar, Isa Mustafa dhe presidentin Hashim Thaçi, po thotë se ndalën një tren me udhëtarë përmes tytave të pushkëve të gjata.

Këto deklarata ai i ka bërë në një intervistë në TV Pink, ku ka folur për zhvillimet e së shtunës me trenin rus që tentoi të hynte në Kosovë, përcjell gazetametro.net.

Ai ka thënë se veprimi i djeshëm i institucioneve të Prishtinës ishte në kundërshtim me marrëveshjet e Brukselit.

“Ndalimi i trenit është për në kundërshtim me marrëveshjet në Bruksel dhe pajtimin e NATO’së në Kosovë. Hashim Thaci dhe Isa Mustafa e ndalën trenin me tyta të gjata pushke, dhe jo me lejen apo pajtimin e Bashkimit Europian”.

“Për çdo lëvizje të armatosur të njësive shqiptare në Veri, duhet të merret pajtimi i NATO’së dhe serbëve lokal. Dhe kjo nuk ka ndodhur”.

Vucic ka thënë se ai ka dhënë urdhër që treni të mos hyjë në Kosovë, dhe e gjithë kjo sipas tij, që të mos shkaktohej gjakderdhje.

“Jemi detyruar që ta ndalim trenin që të mos shkaktojmë gjakderdhje. Nuk e di pse dikujt i pengojnë tri ngjyrat serbe dhe ikonat tona. Treni ishte dekoruar me to, po kjo mua me duket normale”, ka thënë Vucic.

vuqiq-haradinaj-11

Sërish Vuçiqi: Shqiptarë ka shumë dhe janë të fuqishëm, por Haradinajn e dua në Serbi!

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e protestës së shqiptarëve në Nju Jork dhe gjithandej Evropës për shkak të arrestimit të Ramush Haradinajt, ka thënë se “nuk i shkon mendja që t’i mbrojë ata që kanë kryer krime të rënda”.

Periskopi.com Lajme

“Do të thosha se në të gjitha vendet e Evropës dhe botës, shqiptarë nga shtete të ndryshme, Maqedonia, Shqipëria apo nga pjesa e territorit tonë të Kosovës, por edhe nga Mali i Zi, ka shumë. Në SHBA, në Zvicër, Gjermani, Angli dhe çdokund janë mirë të organizuar”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Ai për televizionin publik serbe ka thënë po ashtu se “shqiptarët janë shumë mirë të lidhur me njëri-tjetrin, edhe të shkaktojnë probleme reale dhe bezdi në vendet pritëse”.

Vuçiq ka thënë se kjo ngre edhe çështje tjera, për të gjitha ato vende që janë të ekspozuara me ato armiqësi: “A ka hyrë dikush në thelbin e cështjes? Lëreni këto muhabete se a është dicka kundër shqiptarëve apo kundër kujtdo tjetër. A i keni thënë vetës –  a mos ndoshta ne mbrojmë kriminelë lufte?”

“Dhe kjo është pyetja ime për ata që tentojnë të më dërgojnë mesazhe apo të me telefonojnë, duke me sqaruar mua se Serbia nuk është sjellë ashtu apo kështu dhe se nuk është dashur që Serbia të kërkojë ekstradimin e Haradinajt”, ka thënë kryeministri serb.

“Dëshiroj edhe të pyes se a e vendos dikush gishtin në kokë. Unë jo. Nuk me shkon në mendje që cilindo kriminel lufte ta mbrojë, sikur nuk kam bërë me ata që kishin emra dhe mbiemra tonë, e që kishin kryer krime”, ka thënë ai.

Aleksander Vuçiq

Vuçiq e quan “përrallë për fëmijë” Unionin e Komunave Shqiptare

Lojë për fëmijë të vegjël dhe përrallë joserioze e ka quajtur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Unionin (mediat e Beogradit e fusin këtë në thonjëza – sqarim i redaksisë) e Komunave Shqiptare, që u formua të hënën, në Ditën e Flamurit Shqiptar, midis Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit e Preshevës, e citon agjencia serbe e lajmeve Mondo, transmeton Koha.net.

Periskopi.com Lajme

 

“Çfarë komunash shqiptare, këto janë lojëra për fëmijë të vegjël, u shkon mendja se janë shumë të rrezikshëm… Kjo është përrallë për votuesit e tyre. Dhe çfarë bën kjo farë Omnia? Stampon flamuj dhe lapsa kimikë” shprehet kryeministri serb Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e përbashkët me liderin e Demokratisë së Re greke, Kiriakos Micotakis.

“… Kur s’keni çfarë t’i ofroni popullit, rritje ekonomike dhe reforma serioze, atëherë tregojmë përralla fëmijësh… Ndërsa unë ju pyes, çfarë ka ndryshuar dje dhe sot në Preshevë? Mos e kanë shkëputur një pjesë të Serbisë? Nuk do të thosha. Dhe del le të argëtohen fëmijët, nëse e kanë më lehtë… Nuk jam mërzitur shum”, ka shtuar Vuçiq.

Por, sipas tij, në aspektin psikologjik kjo pjesërisht mund të jetë e rrezikshme, sepse disa njerëzve mund t’u duket se kanë bërë diçka të madhe, e në anën tjetër kjo gjithsesi nuk u kontribuon marrëdhënieve më të mira në Ballkanin Perëndimor.

Aleksander Vuçiq

‘Serbia nuk do t’i dërgonte pa arsye tanket tek Ibri’

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se serbët në Kosovë nuk do të sulmoheshin pa ndonjë arsye dhe se Beogradi nduk do t’i dërgonte pa ndonjë arsye tanket te lumi Ibër, transmeton Koha.net.

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Serbisë ka thënë se serbët dhe shqiptarët e Kosovës po bisedojnë edhe pse nuk kanë vlera e ide të njëjta, por disa gjëra janë arritur ashtu që Beogradi së paku e di se serbët në Kosovë nuk dot sulmohen pa arsye e Prishtina e di se Beogradi nuk do t’i dërgonte tanket tek Ibri pa ndonjë arsye, njofton tanjug.

“Kemi bërë diçka me urën në Ibër, por askush s’e ka parë sepse të gjithë janë nervozë që unë s’e kuptoj pse. Pse njerëzit nga Hamburgu janë më shumë se serbët në Mitrovicën veriore dhe shqiptarët në Mitrovicën jugore”.

Daçiq flet për rrezikun e Vuçiqit, përmend dorëheqjen

Nënkryetari i Parë i qeverisë së Serbisë, njëherësh ministër i Jashtëm, Ivica Daçiq, në një prononcim të tij ka folur për zbulimin e armëve në afërsi të shtëpisë familjare të kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se siguria e kryeministrit ka qenë e kërcënuar dhe nga këto arsye ky rast do të duhet të trajtohet më një seriozitet të madh.

Periskopi.com Lajme

I pyetur nëse vallë ka informacione se kryeministri planifkon të dorëhiqet nga posti i shefit të Byrosë për koordinim të forcave të sigurisë, Daçiq tha se “armët e zbuluara paraqesin çështje shumë të rëndësishme dhe serioze për të cilat nuk ka kompetenca të flasë”.

Aleksander Vuçiq

Serbia mes presionit evropian dhe atij rus

Serbia nuk do ta ndryshojë politikën e saj asnjëherë, pavarësisht kërkesave dhe mesazheve që vijnë nga Brukseli apo Moska, ka thënë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq.

Periskopi.com Lajme

“Serbia është në rrugën drejt Europës, dhe kjo është detyra dhe qëllimi strategjik i Serbisë. Serbia nuk do t’i vërë sanksione Rusisë edhe pikë”, ka thënë Vuçiq në një intervistë par agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, pasi që Brukseli i ka kërkuar Beogradit që të ndryshojë politikë karshi Moskës.

Ndërsa, në të njëjtën kohë, Moska e ka paralajmëruar Serbinë, se anëtarësimi në Bashkimin Evropian, mund të rezultojë në humbjen e lidhjeve ekonomike me Rusinë.

“Sa më shumë që e përmirësojmë ekonominë tonë, aq më e mirë do të jetë pozita jonë”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se Serbia ndodhet në një situatë të vështirë për shkak se ka presion nga të gjitha anët, mirëpo ka thënë se Serbia është e gatshme që ta përballojë

Vuçiq ka thënë se Serbisë asnjëherë s’do t’i duhet të zgjedhë në mes Rusisë dhe BE-së.

Aleksander Vuçiq ‘qan hallet’ territoriale me Edi Ramën

Periskopi.com Video

Nervozohet Vuçiq, bërtet në konferencë kur e pyesin për “Trepçën”

Periskopi.com Video
Aleksander Vuçiq

E pranon Vuçiq: Serbia e pafuqishme për Trepçën, jemi të vegjël!

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se sa i përket Trepçës bëhet fjalë për standard të dyfishtë dhe nuk mendon se shqiptarët të gjithë këtë e kanë bërë të vetëm.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, Serbia njëkohësisht shtron pyetje pse askush nga BE-ja nuk reagon për gjuhën e ashpër të Kroacisë, e kësaj here gazetarët e kanë pyetur se pse askush nga partnerët e Serbisë në Bruksel nuk ka reaguar për vendimin e Kosovës lidhur me Trepçën.

“Nuk reagojnë pasi që ne jemi partner i vogël. Dyshoj se do të reagojnë, e as që e kam pritur se do të reagojnë. Ata do të reagonin për ndonjë gazetar të ndonjë shtëpie mediale që financon BE-ja, Rokfeller, Rotshild… Për këtë do të reagonin, por për Trepçën jo. A janë këto standarde të dyfishta? Po, e kam parë këtë, e kam thënë, por çfarë të bëjë, a ta shkatërrojë të ardhmen e Serbisë? Jo, nuk do ta bëjë”, ka treguar pafuqi ai.

“Sikur të isha idiot do të mendoja se këtë e kanë bërë vetëm shqiptarët. Dikush i ka lejuar të bëjnë këtë. Dëgjoni, ai që mendon se jam shumë budalla, gabon, kështu e shoh”, ka thënë tutje ai.

Tutje ai ka thënë se Serbia nuk do të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën do të diskutohej për Ligjin për Trepçën, që është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk e kam pranuar këshillën e Zyrës për Kosovën që të shkojmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Vuçiq, dhe ka shtuar se ai “nuk është kryeministër i cirkut dhe se nuk ka dëshirë që të gjithëve tu shpjegoj se është serb i madh”, raporton agjencia Beta, transmeton lajmi.net

Më tutje, në konferencën e sotme për gazetarë në Beograd, ai e ka shtruar pyetjen se “cili do të ishte rezultati në Këshillin e Sigurimit” dhe tha se në këtë pyetje, Marko Gjuriq, shef i zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, që e kishte paraqitur këtë propozim, nuk ka pasur përgjigje.