Halil Matoshi ia kthen Albulena Haxhiut për Ramushin

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet i AAK-së, Halil Matoshi i ka dalur në mbrojtje kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinaj, raporton GazetaBlic.

Sipas Matoshit, Haradinaj është një nga njerëzit e Kosovës që u është përgjigjur të gjitha sfidave me ndershmëri dhe Albulena po shfaqet e ligë në publik.

“Ramush Haradinaj, i nominuar për Kryeministër nga koalicioni PDK- AAK- NISMA është kryetar i AAK-së i zgjedhur në mënyrë demokratike dhe nuk është lider shpirtëror, siç shitet në publik i nominuari për Kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje. Haradinaj është një nga njerëzit e Kosovës që u është përgjigjur të gjitha sfidave me ndershmëri dhe përkushtim qytetar e patriotik duke prodhuar e rrezatuar siguri dhe etikë të pushtetit dhe jo duke prodhuar zhurmë dhe duke mbjell frikë te qytetarët e Kosovës për luftëra të reja, për tërheqje zvarrë të qytetarëve të vendit dhe duke u kërcënuar se do të arrestohen njerëzit në masë, për shkak të bindjeve të tyre politike” tha Matoshi

Sipas Matoshit, të gjithë duhen të jenë mirënjohës për Ramush Haradinaj.

“Albulena Haxhiu dhe akëcila grua dhe burrë i Kosovës, në vend të mirënjohjes për Ramush Haradinajn, për guxim politik dhe përkushtim në ndërtimin dhe ngritjen e institucioneve demokratike në vend, përbuzin dhe fyejnë nga pozitat e një sekti”, ka thënë Matoshi.

Haxhiu sipas Matoshit e ka dëshmuar sy bote sa e pashpresë është në politikë.

“Fundja, Zonja Haxhiu shfaqet e ligë në publik, sepse nga opozita shan dhe ofendon një opozitar – ngase Haradinaj ka qëndruar dhjetë vjet në opozitë duke i mbështetur proceset thelbësore të shet ndërtimit”, ka përfunduar Matoshi.

Ndryshe, kandidatja për deputete e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e ka quajtur Ramush Haradinajn si njeri me ambicie të sëmura.

Albulena Haxhiu përplaset me deputetin e LDK-së

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka lëshuar mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme ku po diskutohej për dialogun Kosovë-Serbi.

Kjo pasi që ajo është përplasur me deputetin e LDK-s, Muhamet Mustafa, rreth marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe.

Albulena Haxhiu, ka treguar për Telegrafin arsyet se pse ajo në mënyrë demonstrative ka lëshuar sot takimin e kryetarëve të Komisioneve Parlamentare, të thirrur nga Komisioni për Punë të Jashtme.

Ajo ka thënë se kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa është sjellur më të në mënyrë të vrazhdë për shkak të mospajtimeve që i kanë pasur rreth qëndrimeve politike.

“Ai fillimisht tha se nuk jemi këtu për t’i prezantuar qëndrimet e partive politike. Por, unë thash se ne nuk mund të shkëputemi nga kjo gjë, sepse aty jemi si përfaqësues të subjekteve politike. Më pas ai filloi ta ngre zërin, veçanërisht te çështja e ‘Zajednicës’”, ka bërë të ditur Haxhiu.

Sipas saj, Mustafa tha se nuk është e vërtetë që Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar ‘Zajednicën’, duke shtuar se “unë i tregova se kjo nuk është e vërtetë, sepse kjo Gjykatë e ka gjetur se në 23 pika të dokumentit të Asociacionit të Komunave, ka shkelje të Kushtetutës”.

“Më pas Mustafa më tha rri aty, mos fol, në mënyrë urdhërore. Dhe unë e ndjeva se është cenuar integriteti im si femër dhe si deputete, dhe e lëshova mbledhjen në mënyrë demonstrative”, ka theksuar Haxhiu.

Ndryshe, sot Komisioni për Punë të Jashtme, i ka ftuar të gjitha kryetarët e Komisioneve Parlamentare, për të diskutuar për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. Prezentë ishin edhe përfaqësues të KDI-së që merren me monitorimin e punës së Kuvendit.

Përfaqësuesja e kësaj organizate i ka prezantuar rezultatet e sondazhit të organizuar me qytetarët e Kosovës, për punën e Kuvendit të Kosovës në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Albulena Haxhiu përplaset me Besa Gaxherrin, kjo e fundit i thotë ‘mshele’

Zhurmë e madhe në Kuvendin e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Deputetja e LDK-së Besa Gaxherri është përplasur keq me deputeten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiun.

Teksa Gaxherri thoshte se deputetët e VV-së janë shembull i keq për të rinjtë, ka ndërhyrë Haxhiu teksa dëgjohej pak se si ja përmendte djalin Besa Gaxherrit, kjo e fundit i tha ‘mshele’.

“Mos babëzi”, i tha ajo.

Gaxherri kishte mikrofonin e lëshuar se kishte marr fjalën, por Haxhiu nuk dëgjohej mirë, ngase nuk e kishte mikrofonin lëshuar.

Haxhiu nuk është ndaluar asnjëherë duke bërtitur, e Gaxherri ia përmendi gazin lotsjellës e shumë të tjera./ Periskopi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës kundërshton mëditjet: Qytetarët në varfëri

Qeveria paska hartuar projektligjin për pagat i cili ndër të tjera paska për qëllim rritjen e shtesave për deputetët, kushedi se edhe çfarë përmban tjetër!, ka shkruar në Facebook deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu duke paralajmëruar se në Kuvend do të kundërshtohet ky projektligj.

Periskopi.com Lajme

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë për vitin e shkuar, qe marrë vendimi për, siç qe thënë, miratimin e projektligjit për pagat.

Ky projektligj, sipas informatës, ka pasur për qëllim barazimin e pagave për punë të njëjta ose të ngjashme.

Por, kështu nuk mendon deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu , transmeton Koha.net.

Ajo, në një postim të vetin në Facebooku ka thënë se Qeveria paska hartuar projektligjin për pagat i cili ndër të tjera paska për qëllim rritjen e shtesave për deputetët, kushedi se edhe çfarë përmban tjetër!

Haxhiu ka shkruar:

Qeveria paska hartuar projektligjin për pagat i cili ndër të tjera paska për qëllim rritjen e shtesave për deputetët, kushedi se edhe çfarë përmban tjetër!

Në kohën kur qytetarët e Kosovës po luftojnë me varfërinë dhe mjerimin, Qeveria, planifikon rritjen e standardit për vete dhe deputetët e Kuvendit.

Janë më shumë se 40% e qytetarëve të papunë dhe afër 20% në varfëri ekstreme dhe në vend të ndërmarrjes së veprimeve për zbutjen e papunësisë dhe varfërisë, këta tentojnë të pasurojnë edhe më shumë veten dhe deputetët.

Nuk i dimë detajet tjera të këtij projektligji, por nëse i njëjti do të procedohet në këtë mënyrë, duhet të kundërshtohet!

Shtrohet pyetja se pse deputetët (edhe tani) kanë edhe pagë të lartë por edhe shtesa në komisione dhe seanca?!

Kjo duhet të ndërpritet sa më parë!

 

Haxhiu për ministren Hoxha: Zëdhënëse e përkryer e klanit ‘Pronto’

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, e ka akuzuar ministren e Drejtësisë Dhurata Hoxha për, siç ka thënë ajo, mbështetjen e krimit në “rastin Dehari”.

Periskopi.com Lajme

Ajo thotë se ministrja Hoxha, “ mos le të mos fshihet prapa gjinisë sepse nuk është asgjë më shumë sesa një zëdhënëse e përkryer e klanit Pronto dhe Kadri Veselit”.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në duar të së cilës vdiq dhunshëm Astriti, në vend se të jepte përgjegjësi, të paktën morale, merr guximin të fyejë publikisht familjen e Astritit dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

E njëjta pa fije turpi, edhe në seancën plenare, por edhe mbrëmë në emisionin Rubikon, mori guximin të shpifë në lidhje me atë se çfarë i ndodhi Astritit. Madje edhe të shtrembërojë fakte.

Në shpërputhje me mandatin e saj, kërkon nga prokurori hetime për ekspertët e pavarur dhe avokatin e familjes, vetëm sepse e kanë në duar gjithë sistemin dhe e keqpërdorin atë sa herë që munden dhe duan.

Po, ajo është grua dhe si grua po qëndron në mbështetje të krimit dhe ky është shembulli më i keq për një grua.

Andaj, le të mos fshihet prapa gjinisë sepse nuk është asgjë më shumë sesa një zëdhënëse e përkryer e klanit Pronto dhe Kadri Veselit.

Haxhiu: Me këtë ndarje buxhetore nuk mund të forcohet sistemi i drejtësisë

Komisioni për Legjislacion, në mbledhjen e mbajtur sot, diskutoi për buxhetin e ndarë për institucionet e drejtësisë.

Periskopi.com Lajme

Të ftuar në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë dhe ato të pavarura, si Këshilli Prokurorial, Agjensioni për Ndihmë Juridike Falas, Instituti Gjyqësor, KQZ dhe Ministria e Drejtësisë.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, shprehi shqetësimet e saj në lidhje me ndarjen buxhetore për institucionet e drejtësisë, duke thënë se nuk mund të forcohet sistemi i drejtësisë me këtë ndarje buxhetore.

Ajo tha se një Qeveri e cila e ka në plan forcimin e sistemit të drejtësisë, e reflekton atë në ndarjen buxhetore për këtë sistem ndërsa tek ne po ndodh e kundërta pra institucionet e drejtësisë nuk mund të pavarësohen dhe forcohen me këtë ndarje buxhetore.

Mbështetje institucioneve të drejtësisë iu dhanë edhe përfaqësuesit e tjerë në Komisionin për Legjislacion. Anëtarët e Komisionit u pajtuan që të formojnë një grup punues i cili do t’i shqyrtojë kërkesat e këtyre institucioneve për t’i adresuar në Komisionin. / Periskopi

Albulena Haxhiu u bën thirrje deputetëve të mos i nënshtrohen Kadri Veselit

Deputeteja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se derisa në Strasburg u votua amendameni që kërkon htim të pavartuar për vdekjen e Astrit Deharit, deputetët e koalicionit qeverisës në Kosovë po tentojnë ta heshin këtë rast.

Periskopi.com Uncategorized

Haxhiu u ka bërë thirrje deputetëve që të reflektojnë dhe të mos i nënështrohen presionit të kryetarit të Kuvednit, Kadri Veselit.

“Sot, në Strasburg u votua amendamenti me të cilin kërkohet hetim i pavarur për vdekjen e dhunshme të Astritit ndërsa deputetët e Kuvendit nga radhët e mazhorancës me çdo kusht po tentojnë ta heshtin vdekjen e dhunshme të Astritit! Nuk mund që Kuvendi, të veproj në rrethana normale pas vdekjes së dhunshme të një qytetari, aktivisti e të burgosuri politik, në qendrën e paraburgimit të Prizrenit!Ne do të vazhdojmë të këmbngulim në mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme. Na duhet vetëm edhe një nënshkrim, për tu bërë i mundur ky debat.  Andaj i ftoj deputetët të reflektojnë, të japin shembullin e pëfaqësuesit të popullit dhe të mos i nënshtrohen presionit të Kadri Veselit”, ka thënë Haxhiu./Periskopi/

Armend Zemaj – Albulena Haxhiut: Shteti të ka kapur edhe ty

Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete ka pasur përplasje mes Kryetares së këtij komisioni dhe anëtari Armend Zemaj.

Periskopi.com Lajme

 

Haxhiu derisa po fliste Zemaj ka thënë se edhe LDK është pjesë e kapjes së shtetit, ku i menjëhershëm ka qenë reagimi i këtij të fundit.

“A po thua se është kap shteti, a je edhe ti pjesë e këtij shteti?”, ka pyetur Zemaj – Haxhiun.

“Po jam”, është përgjigjur ajo.

“Atëherë shteti të paska kapur edhe ty”, ia ka kthyer Zemaj që më pas ka lëshuar mbledhjen bashkë më anëtarët tjerë të komisionit.

Albulena Haxhiu: Astrit Dehari u arrestua dhe vdiq politikisht, askush nuk po jep përgjegjësi

 Deputetja e Vetëvendosjes dhe kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu ka thënë se aktivisti Astrit Dehari është arrestuar dhe ka vdekur politikisht.

Periskopi.com Lajme

“Astriti ka vdekur  në institucionet e sigurisë, është arreestuar politikisht para protestës së 1 shtatorit, ka vdekur politikisht”, ka thënë Haxhiu në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion ku është duke u diskutuar lidhur me ftesën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit Sylë Hoxhën për Ministren e Drejtësisë Dhurata Hoxha për raportim në Komision.

Haxhiu ka thënë se janë shkelur disa ligje lidhur me këtë vdekje të dyshimtë të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, njofton Klan Kosova.

“Askush nuk jep përgjegjësi politike e morale, ne po diskutojmë për shkeljen e ligjeve, së pari nga Nexhmi Krasniqi  që ka deklaruar se ai ka vdekur nga mbidoza me medikamete, Sylë Hoxha ka thënë disa deklarata, është raportuar se njëherë ka vdekur në qeli, pastaj rrugës për spital dhe po flasim për rrjedhjen e xhirimeve”.

Ja cila deputete e Kosovës po bëhet nënë (Foto)

Ajo është një nga zërat më kritikues për Qeverinë në Kuvendin e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Fjala është për deputeten e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, e cila është në pritje të bëhet nënë për herë të dytë, shkruan “Magazina.al”

Albulena e cila është e martuar me aktivistin e Vetëvendosjes, Alban Krasniqin, është nënë e një djali, ndërsa së shpejti ajo pritet ta sjell në jetë edhe fëmijën e dytë.

albulena

Haxhiu thotë se deputetët e PDK-së provokuan për konflikt fizik

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka fajësuar kreun e Kuvendit Kadri Veseli dhe deputetët nga radhët e PDK-së, për konfliktin e ndodhur në mes deputetit Nuredin Lushtaku dhe Glauk Konjufcës, deri sa ky i fundit po mbante fjalim para deputetëve.

Periskopi.com Lajme

Haxhiu, tha për “Gazeta Blic” se qëllimi i PDK-së ishte keqpërdorimi e seancës së jashtëzakonshme për UÇK-në.

“Nëse keni përcjellur seancën plenare, besoj se poashtu keni mundur të shihni se cili ka qenë qëllimi i deputetëve të PDK-së. Qëllimi i tyre ishte ta keqpërdornin këtë seancë të jashtëzakonshme duke akuzuar, shpifur e mashtruar kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk mund të mbrojnë UÇK-në ata të cilët kanë vjedhur dhe kanë krijuar milionat e paligjshëm në emër të UÇK-së. E kam thënë edhe sot dhe po e përsëris prapë. Këtyre maskarenjve, u kisha ndaluar me ligj të flasin për vlerat e UÇK-së”, tha deputetja Haxhiu.

Sipas deputetes nga VV-ja, Veseli dhe deputetët tjerë të PDK-së, gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur seanca, kanë provokuar deputetët nga VV-ja, çka ka bërë sipas saj që të vie deri tek konflikti fizik, ndërmjet Konjufcës dhe Lushtakut, raporton gazetablic.com

“Gjatë gjithë kohës, deputetët e PDK-së, të ndihmuar nga Kadri Veseli (që luante lojën), janë munduar të na provokojnë, në mënyrë që të vie deri tek konflikti fizik”, tha ajo.

E për gjithë atë që ndodhi pak minuta para përfundimit të seancës, Haxhiu duke aluduar në PDK, thotë se ka një arsye.

“Si duket ka një arsye për këtë. Janë në siklet e panik të madh. Për shkak të rrethanave të krijuara dhe për shkak të votimit të Gjykatës që njollos luftën e UÇK-së, janë duke humbur elektoratin dhe këtë nuk po mund ta durojnë assesi”, është shprehur ajo.

Më tej, duke aluduar në drejtuesin e PDK-së, Kadri Veselin dhe deputetët tjerë nga kjo parti, Haxhiu, tha se “këta pa pushtet nuk mund të mbijetojnë sepse vetëm atëherë do të përgjigjen penalisht për korrupsionin e pasluftës, të krijuar në kurriz të qytetarëve të varfër dhe vetëm atëherë do te ju konfiskohet pasuria e pajustifikueshme.”

Seanca e jashtëzakonshme me temë “debat për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar”, pritet të vazhdojë nesër nga ora 10:00.

Skandal: NATO nuk e njeh Kosovën, e quan sikurse serbët ‘Kosova i Metohija’

Gjatë kësaj fundjave Asambleja Parlamentare e NATO-s, do të mbajë në Prishtinë, Seminarin e 93-të, në të cilën pjesë do të marrë edhe Marko Gjuriq.

Periskopi.com Lajme

Marko Gjuriq në këtë semaniar do të bisedojë për dialogun Kosovë – Serbi.

Mirëpo në agjendën zyrtare të publikuar nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, Kuvendi i Kosovës Marko Gjuriqit i referohet si drejtor i Zyrës për Kosovë dhe Metohi.

Deputetja Haxhiu këtë e ka quajtyur skandaloze, duke kërkuar përgjegjësi nga Xhavit Haliti.

“Por ajo që vërtetë është skandaloze dhe për ne e papranueshme, është pranimi që Kuvendi i Kosovës, i bën zyrës për “Kosovë dhe Metohi”, pasi që në këtë agjendë thuhet se i njëjti do të përfaqësoj zyrën për “Kosovë dhe Metohi”.Nuk kam informacione se nga kush është përpiluar kjo, por për këtë skandal duhet të na jap përgjegjësi, Xhavit Haliti, i cili njëherit është edhe kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s”, ka shkruar ajo në facebook.

Por, të menjëhershëm kanë qenë Kuvendi i Kosovës, duke reaguar për kritikën e Haxhiut.

Zyra për informim e Kuvendit, thonë se agjendën nuk e kanë përpiluar ata, por Asambleja e Përgjithshme e NATO-s

“Nuk është përpiluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, por nga Zyrtarët e Asamblesë së NATO-s. Në agjendë panelistit Marko Gjuriq i janë referuar si drejtor i “Zyrës për Kosovë dhe Metohi”. Kuvendi i Kosovës është duke adresuar këtë çështje me përpiluesit e kësaj agjende”, thuhet në reagim.

 

 

14716271_1152267118177411_5342914777798130794_n

Haxhiu thotë se nuk u përkrahën amendamentet e Vetëvendosjes për Trepçën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu thotë se Komisioni për Zhvillim Ekonomik nuk ka përkrahë asnjë amendament të subjektit të saj.

Periskopi.com Lajme

“Pas votimit të parë të projektligjit për Trepçën, grupi ynë parlamentar, procedoi menjëherë 7 amendamente me qëllim që Trepça të shndërrohet në ndërmarrje publike dhe se çdo vendim për të, të merret nga Kuvendi dhe jo Qeveria.Asnjëra prej këtyre amendamenteve nuk u përkrahen nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik, as nga deputetët e opozitës nga radhët e AAK e Nismës! “, thotë ajo.

Haxhiu thotë se do të vazhdojnë me përjkejet e tyre edhe në seancën parlamentare që pritet të mbahet sonte.

“Trepça mund dhe duhet të sovranizohet dhe ky është qëllimi ynë! Është e pafalshme se çfarë po tentojnë të bëjnë kjo Qeveri dhe këta deputetë me Trepçën!”, thotë ajo. Periskopi

Haxhiu: Besa Gaxheri, një hipokrite e paparë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e ka quajtur “hipokrite” deputetën nga radhët e LDK-së, Besa Gaxheri.

Periskopi.com Lajme

Reagimi i deputetës Haxhiu ndaj Gaxherit, ka ardhur pasi që kjo e fundit në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se Vetëvendosja është satelit i PDK-së, njofton gazetablic.com

“Akuzon nëntokën, teksa partia e saj kreun e nëntokës e bëri drejtues Kuvendi dhe po bën çmos t’i mbajë në pushtet kokat e krimit”, tha Haxhiu, në një shkrim në rrjetni social Facebook.

Shrkmi i saj i plotë:

Besa Gaxheri, një hipokrite e paparë!

Akuzon nëntokën, teksa partia e saj kreun e nëntokës e bëri drejtues Kuvendi dhe po bën çmos t’i mbajë në pushtet kokat e krimit.

Ajo tha që LDK është parti civile dhe ndër të tjera se nuk e ka asnjë udhëheqës komune në procese gjyqësore.

Si duket e ka harruar aktakuzën për keqpërdorime që i është ngritur nënkryetarit të saj Lutfi Hazirit (hiq më larg se sot ishte seanca gjyqesore kundër tij) e poashtu drejtuesin e Komunës së Klinës, Haki Rugovën që është nën hetime si dhe dosjet kundër kryetarit të saj që janë mbushur plot pluhur në sirtarët e prokurorisë!

Ajo paftyrësisht merr të drejtën të ju bëj dosje aktivistëve të pafajshëm që po mbahen në burgje (që poashtu janë djemtë e dikujt) por reagon ashpër kur përmendet djali i saj!