Albin Kurti: Nuk gjej arsye për të festuar pavarësinë e Kosovës

Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga 9-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Ishlideri i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pohuar se Pavarësia e Kosovës ka ardhur pikërisht nga protestat e 10 shkurtit 2007 të organizuar nga Vetëvendosje.

Periskopi.com Lajme

Ai ka deklaruar se ishte pikërisht ky manifestim masiv që i ndryshoi mendjen ndërkombëtarëve dhe vetë Ahtisaarit se Kosovës nuk mund t’i jepej një pavarësi e cunguar, ndonëse edhe pse pas 9 vitesh ai ende nuk gjen arsye për të festuar, transmeton tch.

Tch: Vjet ju nuk ia uruat pavarësinë Kosovës, do ia uroni këtë vit?

Albin Kurti: Kosova nuk ka fituar substancë të pavarësisë, vazhdon të mbetet vendi me papunësinë dhe varfërinë më të madhe në Evropë, ndërkohë që nuk e kemi bashkuar Mitrovicën dhe nuk po lejohet bashkimi i ushtrisë në Kosovë që do të mundësonte edhe integritetin territorial.

Metodat e reja që po ndjek Serbia ndaj Kosovës

Tch: Ishit ju që në 2014 bojkotuan nisëm për krijimin e ushtrisë?

Albin Kurti: Kushtëzimi i listës serbe është një çmim shumë i lartë për të thënë që kemi një ushtri. Ushtria nuk bëhet me Beogradin. Të tillë e ka edhe Bosnja, mirëpo Bosnja, po i hyre brenda i sheh nja tre shtete të tjera ! Treni “Kosova është Serbi” u ndal në Rashkë, por ka një tren tjetër që vjen dy herë në ditë prej Krajlevës dhe nuk do të ndalet dhe ai është “Kosova do të bëhet Bosnje” . pra Serbia ka kaluar nga ideja e riokupimit të Kosovës, në idenë e bosnjëzimin e Kosovës dhe fatkeqësissht nuk mund të them që është e pasukseshme.

Tch: Ku për shembull? Ku ka qenë e suksesshme?

Albin Kurti: Ka qenë e suksesshme në operatorin e tretë të telefonisë mobile, në operatorin e tretë të energjisë në Kosovë. Ka qenë e suksesshme në sistemin e drejtësisë dhe konkretisht në regjionin e Mitrovicës gjykatësi është detyrimisht serb. Shqiptarët sipas rastit mund ti qëllojë gjykatësi ose shqiptar ose serb, por serbët e kanë gjykatësin detyrimisht serb a thua se të qenit serb është kategori profesionale jokombëtare. Po ashtu kanë pasur sukses në faktin që Kosova mbetet në decentralizimin mbi baza etnike e ndarë për së brendshmi, ku serbët u ndanë prej nesh në 10 komuna dhe tash duan të bashkohen kundër nesh në atë që e kemi quajtur asosacioni i komunave me shumicë serb, por më e drejtë është të quhen Zajednica.

Tch: Asosacioni, në një këndvështrim tjetër, do t’i bënte serbët të ishin më të hapur ndaj republikës së Kosovës, por ju duke i mbajtur larg, praktikisht po ia lini Beogradit ata?

Albin Kurti: Mund tu japësh serbëve të Kosovës çfarëdolloj asosacioni, por kurrë Beogradi nuk do ta konsiderojë një gjë të tillë që është rezultat i bujarisë shqiptare, por i kokëfortësisë së tyre. Ata gjithmonë do të thonë: e shihni, dhuna jonë me strukturat paralele tonat dha këto rezultate. Asnjëherë nuk do të thonë që shqiptarët janë zemërgjerë. Serbët thonë: Çka është e jona, është e jona, çka është e juaja është e negociueshme dhe vazhdimisht e kanë ndjekur një politikë të tillë. Politikanët shqiptarë kanë qenë nga njëherë naiv, nganjëherë moskokëçarës dhe shpeshherë të korruptuar dhe të shantazhuar dhe na kanë sjellë në një situatë ku 9 vite pas shpalljes së pavarësisë nuk po mund të festojmë siç duhet.

 

 

 

 

Kurti tregon si u detyrua Ahtisaari të kërkonte pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën

Ish-kreu i Vetëvendosjes, deputeti Albin Kurti thotë se fjala pavarësi për Kosovën, për herë të parë është përmendur pas dy demonstratave të mëdha që u mbajtën në Prishtinë.

Periskopi.com Lajme

Ai shpjegon se kishin kundërshtuar pakon e Martti Ahtisaarit duke dhënë detaje për padrejtësisë që ishin në të, sipas tij, por thotë se vetëm pas protestave që pastaj u shndërruan në të dhunshme, Ahtisari shkroi një letër që kërkonte : Pavarësi të Mbikëqyrur për Kosovën.

“Vetëm atëherë Ahtisari e solli faqen e parë të paketës së tij, që kërkonte pavarësi të mbikëqyrur. Kur ti ecë ndërkombëtarët të ndjekin, kur ti ngecë ata të shtypin nga lartë”, tha Kurti në Top SHow.

I pyetur nëse Vetëvendosje ishin arsyeja që sollën Pavarësinë e Mbikëqyrur, ai tha se bënë qytetarët në protestat e 10 shkurtit dhe një tjetre në mars të vitit 2007, ku u vranë njerëz, u plagosën shumë e plotë mbetën me lëndime të përjetshme.

“Vetëm atëherë faktori ndërkombëtar u ndal dhe mendoi se po e privilegjonte Serbinë kur e pa se qytetarët po reagojnë në masë të madhe. Fjala pavarësi u tha për herë të parë vetëm pas këtyre protestave”, tha Kurti, përcjellë Periskopi

Kurti pranoi se ndihma e NATO’s solli çlirimin, por tha se shqiptarët e kanë paguar vet atë, ku përmendi të vrarët, gratë e dhunuara, të dëbuarit e të zhdukurit./ Periskopi

 

 

Intervista:

Protestat e Vetëvendosje sollën Pavarësinë

Alban Dudushi: Ju nuk po mund të festoni si duhet shpalljen e pavarësisë, por keni 10 vjetorin kundër pakos së Ahtissarit. Në këto 10 vjet keni ndryshuar qëndrim ndaj pakos së Ahtisaarit, apo jeni njësoj refuzues?
Albin Kurti: Pakoja e Ahtisaarit nuk ka ndryshuar, ndaj edhe ne s’kemi përse ndryshojmë qëndrim. Pakoja e Ahtisaarit ka aderuar në Prishtinë në 2 shkurt të vitit 2007, në 10 shkurt 2007 ne mbajmë një demonstratë të fuqishme, shkrepën 232 plumba nga policët rumunë, polakë e ukrainas mbi trupat e protestuesve . Arben Xheladini dhe Mon Balaj, shumë të tjerë janë ende me pasoja. Disa javë më pas e dërgon një shtesë Ahtisaari  te sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ku thotë se Kosovës duhet ti jepet pavarësia e mbikëqyrur. Fjala Pavarësi nuk figuron kurrkund në paketën e Ahtisaarit, por kur e panë që ka një kryengritje të vërtetë të popullit shqiptarë është shumë e madhe, dhe Ahtisaari solli mandej edhe një letër shtesë për pavarësinë e mbikëqyrur. Është pikërisht kjo lëvizje e mbarë popullit jo vetëm e Vetëvendosjes me që e bëri të mendojë edhe Ahtisaarin.
Alban Dudushi:  Ju po thoni që ajo lëvizje e vitit 2007, ishte praktikisht ajo që solli më pas Pavarësinë? Që bëri të ndryshojnë mendje ndërkombëtarët?
Albin Kurti: ishin dy lëvizje të fuqishme, ajo më 10 shkurt dhe tjetra në 3 mars 2007, që e bënë opinionin publik ndërkombëtar, por posaçërisht diplomatët ndërkombëtarë që ta ri-mendojnë se mbase janë duke e privilegjuar së tepërmi Serbinë e bërë një padrejtësi të radhës  Kosovës.
Alban Dudushi: Nëse ju thoni që pritën të shikonin protestat dhe pastaj të bindeshin për pavarësinë, kjo duket si improvizim? Ndërkohë që nga viti 1999 të gjithë, përfshi ne dhe serbët, në koshiencën e tyre  mendonin Kosovën një etnitet të pavarur nga Serbia….
Albin Kurti: E mendonin, por nuk e thonin! Edhe ndërkombëtarët thoshin standardet para statusit. Fjalën pavarësi për herë të parë thuhet disa javë pas këtyre protestave.
Alban Dudushi: Pakoja e Ahtisaarit ishte paraprijëse e pavarësisë së Kosovës, këtë meritë ia njihni?
Albin Kurti: Pakoja e Ahtisaarit u mendua nga politikanët e atëhershëm është një konçension i Serbisë për pavarësinë që ajo na e njeh neve, dhje këtu u bë gabimi. Se ne e shpallëm pavarësinë më 17 shkurt 2008, Serbia i mori elementët përbërëse të pakos së Ahtisaarit,  por e refuzoi pakon e Ahtisaarit si ambalazh dhe vazhdoi te mos na e njihte pavarësinë. Nuk kishte pse pakoja e Ahtisaarit t’i mbivendosej pavarësisë sonë, përderisa Serbia nuk e njihte pavarësinë. Në këtë mënyrë ne e kemi pranuar një lloj Serbie brenda Kosovës, në kushtet kur Serbia nuk e pranonte Kosovën jashtë Serbisë.

Kurti: Këta persona duhet hetuar për vdekjen e Astrit Deharit

Ish-kreu i lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Albin Kurti tregon se kush duhet hetuar për vdekjen e Astrit Deharit.

Periskopi.com Lajme

Ai në një intervistë në Gazetën Tema ka thënë se nuk do të ndalen në kërkim të drejtësisë dhe se nevojitet një hetim i pavaruru dhe i paanshëm.

“Vdekja e Astrit Deharit është humbje e madhe për Kosovën dhe popullin shqiptar. Aktivist i palodhshëm, patriot i pa epur e student i shkëlqyeshëm. Ende nuk e kemi marrë veten, nuk e dimë nëse jemi më shumë të tronditur, të pikëlluar apo të zemëruar. Na e kanë goditur shembullin e brezit të ri të Lëvizjes sonë. Kosova është bërë shtet i kapur ku të rinjtë opozitarë që arrestohen padrejtësisht edhe mund të mos dalin të gjallë prej andej. Duket se ky ishte mesazhi i pushtetit. Por ne nuk ndalemi në kërkimin e drejtësisë për Astritin. Nevojitet një hetim i pavarur e i paanshëm”, ka thënë ai.

Kurti ka përmendur edhe emrat e atyre që duhet hetuar për vdekjen e Astrit Deharit.

“Familja e Astrit Deharit, shoqëria civile dhe Lëvizja jonë kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së drejtësisë, Dhurata Hoxha, dhe të ministrit të brendshëm, Skënder Hyseni. Dhe, pastaj, edhe të hierarkisë sipas përgjegjësisë: drejtorit të Policisë, Shpend Maxhuni, drejtorit të Njësisë Kundër Terrorizëm, Fatos Makolli, drejtorit të përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, redaktorit në RTK, Ridvan Berisha, zëvendësdrejtorit të Njësitit Kundër Terrorizmit, Luan Keka, prokurorit të Prokurorisë Speciale, Abdyrrahim Islami, gjyqtarit të procedurës paraprake Vehbi Kashtanjeva, Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, prokurorit, Metush Biraj, Komandantit të Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi. Të gjithë fajtorët do t’i zbardhte vetëm një hetim i pavarur në të ardhmen”, ka thënë ai. /Periskopi

Kurti tregon pse nuk ka më gaz lotsjellës në Kuvend

Periskopi.com Video

Kurti tregon pse nuk ka më gaz lotsjellës në Kuvend

Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në debatin që u zhvillua sonte në Kuvendin e Kosovës për arrestimin e aktivistëve të LVV-së, tha se ndaj Vetëvendosjes janë përdorur forcat policore, policia më elite FIT.

Periskopi.com Lajme

“Mbaj mend si më arrestuan mua, me Njësi antiterror dhe më dërguan në burgun e sigurisë së lartë në Gërdoc të Llapit dhe më liruan për tri javë e gjysmë. Si është e mundur kjo? Vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për asociacionin më liruan, menjëherë. Andaj, si mos të jetë kjo drejtësi e selektive”, ka thënë Kurti, përcjell ksp. “Sulmet dhe vrasja e heroit Enver Zymberi, nuk janë quajtur sulme terroriste. Dy herë në dy dhomat e dëshmive në polici ka pasur vjedhje dhe asnjë herë nuk janë zbuluar rastet dhe s’është gjykuar askush”, tha Kurti.

Ai po ashtu pyeti se përse, nuk ka gaz lotsjellës sot këtu në Kuvend? Sepse ka vdekur “zajednica”. “Ne nuk hedhim gaz lotsjellës pa e sjell ju këtu ‘Zajednicën’ dhe ‘demarkacionin’”, tha Kurti.

Hashim Thaçi dikur qeshte me paralajmërimet e Kurtit për luftë, por nuk qesh me ato të Nikoliqit

Presidenti i vendit e kishte quajtur paralajmërim qesharak, parashikimin e Albin Kurtit për luftë të mundshme në Ballkan, por e ka marrë me seriozitet kërcënimin e Nikoliqit për luftë në Kosovë. Ka propozuar dialog në vend të luftës.

Periskopi.com Lajme

Kur ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti nga Tirana, shtatorin e vitit të kaluar, paralajmëroi se “mund të ketë luftë në mbrojtje të kufirit”, presidenti i vendit Hashim Thaçi e kishte quajtur këtë deklaratë qesharake.

Kurti kishte paralajmëruar luftë duke folur për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, teksa kishte folur para shqiptarëve të Shqipërisë.

“Ballkani po rrezikohet prej stuhive të reja, për bindjen time, dhe nëse nuk ndryshon diçka, atëherë, në 4 -5 vitet e ardhshme, më shumë ka gjasa që të ketë luftë, sesa që të mos ketë luftë. Nuk po them që do të ketë luftë, mirëpo nëse nuk ndryshohet diçka, nëse nuk fuqizohemi e organizohemi, nëse nuk i zmbrapsim këto apetite, atëherë dobësia jonë do të shndërrohet në një magnet për apetitet e shtuara të të tjerëve, dhe asisoj ne rrezikojmë që edhe një herë të ndodhemi para konflikteve të përgjakshme”, kishte thënë Kurti.

Thaçi një ditë më vonë kishte thënë për Gazeta Express se “zëra të tillë të vetmuar që kanë humbur arsyen ka edhe në Kosovë”.

“Prandaj konsideroj se pretendimet dhe thirrjet e tyre për luftë dhe konflikt aq sa janë qesharake, absurde, ato janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, kishte thënë Thaçi.

Ai madje kishte ftuar qytetarët e Kosovës që “mos të bien pre e deklaratave dhe thirrjeve të tilla luftë nxitëse”.

“Kosova ka institucionet e veta shtetërore që së bashku me NATO-n kujdesen për lirinë dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës”,  kishte thënë Thaçi, shtatorin e vitit të kaluar.

Por katër muaj më vonë, një kërcënim për luftë në Kosovë ka ardhur nga vet presidenti serb, Tomisllav Nikoliq.

Nikoliq, pengimin e trenit rus për të hyrë në Kosovë e ka cilësuar si provokim për të nxitur luftë nga ana e Prishtinës, dhe ka kërcënuar se nëse edhe një herë ndodhë kështu, Kosova do ta pësojë keq.

Presidenti Thaçi e mori seriozisht këtë kërcënim.

Tha se kërcënimet e Serbisë se janë të gatshëm për luftë dhe për të dërguar forcat ushtarake në Kosovë, flasin qartë se qëllimet e Serbisë janë të njëjta me ato të regjimit të Millosheviqit gjatë viteve të 90-ta.

“Këto kërcënime për luftë janë të papranueshme, në kundërshtim me dialogun për normalizim të marrëdhënieve dhe rrezikojnë drejtpërdrejtë paqen në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar presidenti në Facebook.

Përkundër kësaj gjuhe që Thaçi e quajti “të vjetër kërcënuese dhe provokuese “ që vjen nga Serbia, ai bëri thirrje që të vazhdohet me “rrugën e deritashme të dialogut, bashkëpunimit dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura mes dy shteteve”.

Në fund bëri thirrje që të së Serbia dhe Kosova duhet të punojnë së bashku për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve./Insajderi.com

William Walker flet edhe për Albin Kurtin

Periskopi.com Video

Dialogu pa kushte me Serbinë na kushtoi shtrenjtë

Arrestimet ndërkombëtare të ish luftëtarëve të çlirimit kombëtar, nuk janë më përjashtim por janë bërë rregull. Së pari, ato i ka mundësuar koncepti i gabuar dhe i dështuar i politikës së jashtme që udhëhiqet në negociatat me Serbinë e cila nuk na njeh dhe na lufton kudo, si dhe nga kompromiset ndaj Serbisë e cila nuk na ka kërkuar falje për krimet dhe rrjedhimisht nuk i ka paguar dëmet e luftës dhe okupimit. Së dyti, UÇK-ja është braktisur në dokumentet themeltare të pavarësisë të Republikës, përkatësisht në deklaratën e shpalljes dhe në Kushtetutë, dhe disi natyrshëm tash i nënshtrohet kriminalizimit.

Albin Kurti Opinione

Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mund të jetë e harruar, nuk mund të thotë dikush që “harrova ta përmend në deklaratën e shpalljes së Pavarësisë”, ose “harrova ta përmend në Kushtetutë”, pra nuk bëhet fjalë për harresë po mohim. Si e mohuar ajo kriminalizohet. Ne të gjithë e dijmë se ajo është thelbi i historisë sonë të re. Por, duke qenë e mohuar ajo kriminalizohet. Meqë u la jashtë shtetit, ajo mbyllet brenda burgjeve. A duhet të mësohemi ne me këtë rregull? Sigurisht që jo. Ky rregull i pranuar nga pushtetarët kosovar është rregull i padrejtësisë. Ne duhet që vazhdimisht padrejtësinë ta vendosim në pikëpyetje. Të jemi kritik dhe aktiv ndaj saj deri atëherë kur padrejtësia të rrëzohet dhe institucionet e Kosovës t’i qeverisë e drejta dhe e mira e përgjithshme.

Këto ditë është folur intensivisht për arrestimin e Ramush Haradinajt dhe sigurisht që shumicës së shqiptarëve përfshirë gjithë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, jo vetëm se na vjen keq për këtë arrestim, por edhe jemi të revoltuar ndaj kësaj padrejtësie. Do të ishte hipokrizi po të thuhej që të gjithë ata që kanë folur me keqardhje sidomos pushtetarët e duan ndaljen e arrestimeve të këtilla. Nëse do ta donin ndaljen e këtyre arrestimeve me gjithë mend atëherë pse këta qeveritarë nuk kanë vendosur si kusht në negociatat e tyre me Beogradin që të zhvlerësohen e të anulohen fletëarrestet e Serbisë ndaj qytetarëve tanë. Sepse ato negociata kanë qenë dhe janë të turpshme dhe pa parime. Gjithnjë është negociuar pa kushte për Serbinë e sipas kushteve të Serbisë, vetëm për çështje të brendshme të Kosovës. Në dialogun në Bruksel, Kosova nuk mund të jetë tamam palë gjersa është vazhdimisht temë. Pra, thuhet se Kosova është palë aty, në fakt është shumë më shumë temë sesa palë. Dialogu pa kushte me Serbinë, e me çështje të brendshme të Kosovës ishte një gjë e panevojshme për ne që na kushtoi shumë shtrenjtë. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë normalizim drejt njohjes së Kosovës por normalizim përkundër mos njohjes së Kosovës. Me Serbinë e kemi problemin e dyfishtë, edhe krimet e saj edhe armiqësinë e saj. Sepse mund të ketë shtete që i kanë problem krimet nga e kaluara por nuk kane armiqësi aktuale. Mund të ketë shtete që nuk kanë krime nga e kaluara, por kanë armiqësi aktuale. Me Serbinë i kemi të dyja dhe të padënuara nga e kaluara.

Pra, dialogu me Serbinë është quajtur dialog për normalizim. Në këtë janë thirrur edhe kryetarët nga odat ekonomike të Serbisë dhe Kosovës, Marko Çadezh dhe Safet Gërxhaliu kur kah mesi i marsit të vitit të kaluar u kanë dërguar letër zyrtarëve të lartë të BE-së dhe ambasadorëve të vendeve të Kuintit në Serbi e Kosovë. Ja çfarë thoshin ata aty: Oda Ekonomike e Serbisë, dhe Oda Ekonomike e Kosovës janë të përkushtuara në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, pra nuk thonë Kosovë-Serbi por  Prishtinë-Beograd, si dhe rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së; dënojnë ashpër përmbysjen e kamionit me mallra serbe më 11 mars. Duke e konsideruar si një përpjekjë për të shkelur liritë të lëzivjes së njerëzve dhe mallrave, letër kjo drejtuar komisionarit të BE-së për zgjerim, Johannes Hahn, përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme të BE-së, Frederica Mogherini si dhe ambasadorëve të shteteve të Italisë, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe SHBA-ve. Pra, përderisa kemi këso kryetar të Odës Ekonomike i cili bashkë me homologun e tij serb i shkruajnë letër Brukselit kundër VETËVENDOSJE!-s se u rrokullis një kamion me mallra serbe. Mund ta kuptoni se për çfarë shtetndërtimi bëhet fjalë në Kosovë dhe përse kjo marrëdhënia jonë asimetrike rezulton me kaq shumë dëme dhe vuajtje 17 vite pas çlirimit e gati 9 vite pas shpalljes së pavarësisë.

Deputetë të Kuvendit të Republikës, janë dy leva që Kosova mund t’i përdor kundër Serbisë, ndëprerjen e dialogut dhe shkëputjen e tregut. Po e vërej që shumë prej jush po thoni që  duhet të kërcënojmë e duhet ta bëjmë ndërprerjen e dialogut. Në këtë mënyrë edhe ju po pranoni që ky dialog realisht shumë më tepër i konvenon Serbisë, në mos tërësisht asaj e jo Kosovës. Pra, ne mund ta kushtëzojmë Serbinë me ndërprerjen e dialogut, sepse asaj i nevojitet dialogu dhe jo neve. Ajo po ec drejt BE-së ndërkohë që nuk po shkëputet prej Rusisë kurse ne e shihni sesi kemi mbetur. Çështja tjetër është shkëputja e tregut. Shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë shpallje e pavarësisë administrative le të themi. Në kuptimin ekonomik e tregtar, Serbia shet mallra në Kosovë pakashumë si në kohë të okupimit. Nuk ka ndodhur pavarësisa dhe shkëputja ekonomike. Rreth gjysmë miliardë i merr Serbia çdo vit prej nesh me mallra të cilat edhe cilësinë ndoshta e kanë të dyshimtë. Në arenën ndërkombëtare e sidomos evropiane, Kosova dhe Shqipëria kanë shumë më shumë arsye për ta kushtëzuar Serbinë se Kroacia. Por, ja që nuk po e bëjnë këtë e sidomos Kosova. Ky është dëm edhe për brezat e kaluar edhe për brezat e ardhshëm. Sa i përket reciprocitetit po e marr një element të thjeshtë. Në 19 poste komanduese në Policinë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc vetëm 4 sosh janë shqiptar, dhe vetëm në Preshevë, Kryeshefi është shqiptar. Ndërkohë që në Kosovë ende ngulmohet për Zajednicën. Zajednica ka vdekur, por ka forcë edhe brenda Kosovës e jashtë Kosovës që e duan ringjalljen e saj.

Kuvendi i Kosovës me 8 dhjetor 2011, me propozim të Visar Ymerit si Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! asokohe, e patë miratuar këtë mocion për reciprocitet me Serbinë. Po ua lexoj 3 pikat e atij mocioni:

Qeveria t’i marrë masat e reciprocitetit të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ta nxisë dhe udhëheq bashkëpunimin me prodhuesit vendor dhe ndërmarrjet tregtare për gjetjen zëvendësimeve për produktet e importuara nga Serbia.

Qeveria t’i forcojë të gjithë mekanizmat shtetëror për ta siguruar zbatimin e përpiktë të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Pra, para 5 viteve e një muaji e kemi miratuar këtë mocion më këto 3 pika, për kanë qenë 42 deputetë, kundër 33 dhe abstenuan 2. Kemi edhe nga të tillë të partisë në pushtet që kanë qenë kundër reciprocitetit dhe sot e morën fjalën. Po i përmendi emrat e disa prej tyre, Shaip Muja, Elmi Reçica, Bekim Haxhiu, Zenun Pajaziti, Adem Grabovci, Fatmir Xhelili, Xhevahire Izmaku, Ganimete Musliu dhe Safete Hadërgjonaj. Këta kanë votuar kundër reciprocitetit me 8 dhjetor të vitit 2011. Tash mund të flasim sa të duam. Por, gjërat e këqija e të mëdha nisin më hapa të vegjël e të gabueshëm dhe i tillë ka qenë edhe ky votimi atëherë. Qytetarët e Republikës nuk duhet t’i dëgjojnë vetëm fjalët e deputetëve por edhe votimet e tyre. Sepse shpeshherë këtu po flitet në mënyrë parimore, konstruktive e progresive dhe pastaj votat janë saktësisht e kundërta e kësaj. Ajo që në thelb është më e rëndësishmja.

Dialogu i kësaj Qeverie me Serbinë e ka bazën që besimi të konjuktura udhëheqëse në Serbi është cilësisht e ndryshme prej kohës së Millosheviqit. Ne e dëgjuam këtu Ministrin e Punëve të jashtme teksa thoshte se këta janë pasardhësit e Millosheviqit, pra dëshironte ta gjente një distancë minimale të brendshme midis Millosheviqit dhe pushtetit të sotëm atje. Ani pse thoshte se janë të ngjashëm, por nëse thua kështu do të thotë se nuk janë të njëjtë. I gjithë dialogu me Serbinë është i bazuar mbi këtë premisë. Mbi premisën që këta nuk janë tamam si Millosheviqi, pasi që Vuçiqi i mban raportet me perëndimin. Në fakt, Vuçiqi është ndryshe sepse kanë ndryshuar rrethanat por jo qëllimet. Ndarja e roleve mes Vuçiqit, Nikoliqit, Sheshelit e Daçiqit në Serbi është një farsë e vjetër e cila lehtësisht mund të shndërrohet në një tragjedi të re në Ballkan. Në këtë pikë unë dua të tërheq vërejtjen tek një dëm sistematik dhe i dyfishtë që po i ndodh shtetit të Kosovës. Pra, e para është dobësia e shtetit të Kosovës sepse dobësia jonë bëhet magnet për kundërshtarin dhe e dyta është fanatizmi serb. Nuk bën asnjëra të nënçmohen. Dobësia e shtetit të Kosovës në kuptimin që prej se është negociuar me Serbinë e deri tek ‘Pronto’ afera, Serbia e ka kuptuar që realisht Kosova nuk ka përmbajtje shtetërore. E ka parë që ka udhëheqje klanore. Ata e kanë parë që tek ne nuk ka shtet. Dhe kjo ua shton apetitet atyre. Pra, dobësia jonë është magnet për apetitet e tyre. E dyta është fanatizmi serb. Para disa viteve udhëheqësi çetnik i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik pat thënë aksiomën e politikës serbe, që nuk vlen vetëm për Bosnje, me një fjali të thjeshtë dëftore e cila është kjo: Ne do të lodhemi të fundit. Kështu ka thënë ai. Kjo do të thotë që edhe kroatët e boshnjakët do të lodhen para neve, kjo i përfshin edhe shqiptarët. Ne themi “Bac, u kry”, por ata po thonë “Ne do të lodhemi të fundit”. Kjo do të thotë që nuk do të përfundoj kurrë, apo së paku do të thotë se nuk përfundon pa u lodhur ata para neve. Ne nuk po e përsërisim të vërtetën për krimet e Serbisë, e ajo po i përsërit gënjeshtrat për krimet tona dhe po dihet rezultati.

Shtrohet pyetja se si ka mundësi që Franca e cila është një ndër shtetet e para që e kanë njohur Kosovën ta aktivizojë pikërisht tani një fletarrest të vitit 2004 për një luftëtar çlirimtar e komandant lufte i cili edhe më parë ka vizituar Francën por nuk i ka ndodhur asgjë. Këtu pati një mini-seancë brenda seancës sonë që nuk bën t’i prishim marrëdhëniet me Francën, që Franca është shtet që na ka ndihmuar, që është shtet demokratik e perëndimor dhe besojmë në drejtësinë franceze. Madje kishte njerëz që betoheshin për Francën më shumë se vet francezët. Paska njerëz këtu që besojnë më shumë në Francën më shumë se Franca në vetvete e që besonin në Francën në mënyrë absolute që unë do të thosha naive. Shtrohet pyetja pra përse të na vijë kjo ngjarje e keqe prej Francës. Këto janë pyetje që kanë nevojë për përgjigje. Dhe unë përgjigjen e gjej tek një filozof i shquar bashkëkohor francez, i cili kur fliste për atdheun e tij thoshte se ka pasur gjithnjë dy Franca. Në njërën anë Franca e revolucionit borgjez, në anën tjetër Franca e restaurimit monarkist. Në njërën anë Franca e iluminizmit progresiv dhe në anën tjetër Franca e reaksionit konservativ. Në njërën anë Franca e rezistencës fashiste e në anën tjetër Franca e kolaboracionizmit Petain dhe Vichy-n. Në njërën anë Franca e Majit të vitit ’68 dhe në anën tjetër Franca ksenofobe dhe neoliberale. Ne duam të besojmë se Ramush Haradinajn e ka arrestuar Franca e dytë, Franca e kolaboracionizmit me fashizmin, e reaksionit dhe së djathtës ultra-konservatore. Po kështu kemi besim që Ramush Haradinajn do ta çliroj Franca e parë, ajo e revolucionit republikan, ajo e iluminizmit. Franca që solidarizohet me popujt që kërkojnë me sakrificë çlirimin e vetvetes.

E për tu kthyer tek Serbia, fundja, establishmenti politik në Serbi nuk ka gjë të përbashkët me parullën e revolucionit francez ‘Liri Barazi Vllazëri’ dhe gjithnjë e më shumë ka shumëçka të përbashkët me parullën e Nikolla Pashiqit ‘ Zoti Populli Rusia’. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha është arrestuar ish-kryeministri Haradinaj, është arrestuar kryetari i AAK-së, Haradinaj, njëri nga liderët në vend etj. Ai fliste për gjëra që e ndajnë Kryeministrin me Haradinajn. Nuk e përmendi si qytetar të Republikës. Po, ky mund të thotë ndonjë fjalë për Haradinajn si Kryeministër që është pozicion përjashtues në raport me të, edhe si AAK pasiqë ky nuk është AAK. Por, si qytetar të Republikës ku Mustafa dhe Haradinaj janë bashkë, për atë s’ka se çfarë bën. Pra, nuk e mbron dot si qytetar të Republikës. E kur nuk e mbron dot si qytetar të Republikës, kur nuk e mbron dot si luftëtar të UÇK-së, nuk e mbron dot si kryetar të AAK-së. Kot e përmend si kryetar të AAK-së kur nuk e mbron si qytetar. Mustafa tregonte se si Haradinaj është ndryshe nga qytetarët tjerë sepse nuk e kishte ndërmend ta mbroj si qytetar të Republikës. Por as si luftëtar i UÇK-së pasi që ajo është përjashtuar nga themelet e shtetit dhe shtetndërtimit në Kosovë.

Deputetë të Kuvendit, qytetarë të Republikës. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të Ramush Haradinajt, si dhe për ndalimin e arrestimeve të çlirimtarëve. Por, jemi të sigurt se këto thirrje nuk do gjejnë dëgjues tek Qeveria aktuale. Këto thirrje do të mund të gjejnë fatkeqësisht përgjigje serioze vetëm nesër kur pushtetin do ta ketë një Qeveri e ndershme dhe kur diplomacia do të udhëhiqet nga njerëz të mençur e me një doktrinë patriotike.

 

 Kurti: Vetë e kriminalizuat UÇK’në duke e lënë jashtë deklaratës së Pavarësisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë sot në Kuvend se mos përfshirja e luftës së UÇK-së në deklaratën e pavarësisë është kriminalizim.

Periskopi.com Lajme

 

“UÇK është braktisur në dokumentet themelore të deklaratës së Pavarësisë dhe disi natyrshëm i nënshtrohet kriminalizimit. Ushtarët e luftës nuk mund të thuhet se është e harruar, por janë  mohuar dhe kështu ajo kriminalizohet, dhe meqë u la jashtë shtetit ajo mbyllet brenda burgjeve”, kështu ka thënë deputeti i Lëizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë, transmeton Gazeta Monitor.

Madje ai tha se Kosova duhet të ndërpres dialogun me Serbinë e cila nuk i ka sjellë asnjë të mirë Kosovës dhe shkëputjen tregtare.

“Këto ditë intensivisht është folur për arrestimin e Haradinajt dhe jo vetëm se na vjen keq por jemi ë revoltuar ndaj kësaj qeverie. Me dialogun në Bruksel Kosova nuk mund të jetë palë kur vazhdimisht është temë, dhe derisa je temë nuk mund të jesh palë. Ky dialog na kushtoi shtrenjtë, normalizimi nuk ka qenë drejtë njohjes por normalizim për mosnjohjen. Me Serbinë kemi edhe armiqësinë aktuale por edhe krimet”, tha Kurti.

Kurti i kundërpërgjigjet Veselit: Marrëveshjen nuk e bëri Bahtiri, por Edita Tahiri

Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka replikuar Kadri Veselit, i cili tha se Bahtiri e ka bërë marrëveshjen për murin me shkallë në Mitrovicë.

Periskopi.com Lajme

Kurti ka thënë se Bahtiri nuk ka qenë pjesë e delegacionit, por është ftuar vetëm të jetë prezent, transmeton Koha.net.

“Agim Bahtiri nuk ka qenë në bisedime me Rakiqin fare për çështjen e murit. Në bisedime me Rakiqin ka qenë zonja Edita Tahiri, që e ka pasur në delegacion Arben Çitakun dhe e ka ftuar Agim Bahtirin, që nuk ka të drejtë të flasë për atë pjesë, për fat të keq për shkak të Planit të Ahtisaarit”, ka thënë Kurti.

Ai gjithashtu ka treguar se kur është takuar Agim Bahtiri me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

“Bahtiri është takuar me Rakiqin kur është bërë presion të heq dorë nga Suhodolli dhe Kroi i Vitakut, por nuk ka pranuar. Njerëzit janë në koalicione të ndryshime, kush fillon bashkëpunimin me Vetëvendosjen, bëhen më të mirë”, shtoi Kurti.

 

Kurti: SHIK-u e Serbia më të fuqishmit në Mitrovicë, nuk luftojnë njëra-tjetrën

Shtratin për ta ndërtuar murin në Veri të Mitrovicës e ka shtruar Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa kur nënshkroi marrëveshjen dhe pranoi që ajo pjesë të bëhet shëtitore, ka thënë Albin kurti, në fjalën tij në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për murin në veri.

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë që tashmë ndërtimi i murit s’është çështje ndarjeje, sepse, sipas tij, ndarja ka ndodhur qysh moti, por ky mur shtynë bashkimin e Mitrovicës drejt pamundësisë.

“Muri është aty për ta pamundësuar edhe më shumë bashkimin, ndarja është bërë më herët. Ne dialogu për normalizim na abnormalizoi”, pohoi Kurti.

Ai ka folur edhe për faktin se përse ShIK-u, që sipas tij ka qenë shumë aktiv në Mitrovicë, asnjëherë s’u ndesh me strukturat paralele.

“SHIK-u e Serbia kanë qenë më të fuqishmit në Mitrovicë, porse luftë me njëra tjetrën nuk bëjnë, besoj e keni vërejtur”, tha ai.

Ndërsa duke folur për politikanët Kurti tha se “historia e popullit tonë po përfundon e privatizuar në biografi personale”.

Albin Kurti e Rexhep Selimi priten me çifteli në odën e Gollakut (Foto)

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Rexhep Selimi janë pritur me meze e çifteli në një odë në Gollak.

Periskopi.com Lajme

“Me miq e shokë, pranë vatrës së ndezur, aty ku çdo gur i një ode ka nga një histori. Me miq e me shokë pranë sofrës bujare të Gollakut”, ka shkruar Selimi në Facebook, përcjellë IndeksOnline.

15397784-10211266770455081-732512592-o 15419311-10211266769175049-1418527530-o 15503077-10211266770095072-1725135868-o

 

Shikoni sa shumë ngjan Albin Kurti me gjyshin e tij (Foto)

Personi në foton e mëposhtme është Zahir Tahiri, i cili është gjyshi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Periskopi.com Lajme

Ai është gjyshi i Kurtit nga ana e nënës.

gjyshialbini2

Një vit nga arrestimi i Albin Kurtit, VV kërkon përgjegjësi nga autoritetet shtetërore

28 Nëntori i vitit të kaluar nisi me protestën e tri partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën në sheshin “Zahir Pajaziti” kundër marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Periskopi.com Lajme

Pak minuta pasi manifestimi i opozitës së bashkuar në atë kohë përfundoi i qetë, Policia e Kosovës kishte rrethuar zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje ku brenda pak minutash arrestuan edhe ish-liderin e kësaj lëvizje Albin Kurtin.

Policia kishte shoqëruar edhe dhjetëra aktivistë të Vetëvendosjes, të cilët ndodheshin në selinë e VV-së në momentin e bastisjes nga forcat speciale.

Pas arrestimit të Kurtit, Gjykata Themelore e Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë i caktoi masën e arrestit prej 30 ditësh.

Masa i ishte caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer tri vepra penale, pengim i personit zyrtarë në kryerjen e detyrës, mbajtje të armëss dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Lidhur me këtë, nënkryetari i VV-së, Driton Çaushi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se viti 2015 ishte vit ku në shumë mënyra kemi pasur rastin të shohim fytyrën e vërtetë të pushtetit aktual në Kosovë.

“Për opinionin është mirë i njohur karakterizimi që Lëvizja VETËVENDOSJE! ia bën në vazhdimësi këtij pushteti, pra si një pushtet gjysmë-autoritar dhe policor. Megjithatë, besoj që data 28.11.2015 ishte dëshmia më e mirë për atë që ne e besonim dhe thoshim me kohë. Ajo që ndodhi atë ditë në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e që u dëshmua nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, paraqet përpjekjen më brutale për të shtypur një subjekt opozitar në Kosovën e pasluftës. Mijëra policë të angazhuar, përdorimi i njësitit elitar anti-terror dhe dhuna e shfrenuar që u ushtrua atë ditë janë dëshmia më e mirë për këtë”, ka thënë Çaushi.Ai ka shtuar se masat represive ndaj Lëvizjes Vetëvendosje “që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, duke përfshirë montimet e rasteve për terrorizëm dhe humbjen tragjike të aktivistit Astrit Dehari në burgun e Prizrenit, vetë sa pasqyrojnë edhe më qartë karakterin policor të këtij regjimi”.

 

“Është shumë e rëndësishme që mos të lejohet që rasti i ndërhyrjes së 28.11.2015 të kalojë pa dhënien e përgjegjësisë nga autoritetet shtetërore. Kujtoj këtu që aktivistët e keqtrajtuar atë ditë kanë ngritur kallëzime penale ndaj Policisë së Kosovës, por ashtu si edhe ndodh në regjimet autoritare, nuk kemi pasur ende një hetim të mirëfilltë dhe marrje të përgjegjësisë për rastin”, u shpreh Çaushi.

Nënkryetari i VV-së theksoi më pas se në muajin shkurt të vitit 2016 kanë pasur një letër nga organizata prestigjioze për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ku është kërkuar një hetim i rastit dhe ku është shprehur shqetësimi për dhunën e tepruar të ushtruar atë ditë nga Policia e Kosovës.

 

“Njëjtë, edhe në këtë rast nuk kemi pasur gjatë gjithë kësaj kohe asnjë reagim të institucioneve, edhe pse për këtë kemi kërkuar përgjegjësi edhe në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Albin Kurti: Astrit Dehari u vra, kërkojmë hetim ndërkombëtar

Deputeti i Vetëvendosjes Albin KurtI gjatë ceremonisë së varrimit të Astrit Deharit i vdekur të shtunën në burgun e Prizrenit ka thënë se Dehari ishte aktivisti më i mirë që kishin dhe se nuk do ta kenë të lehtë pa të.

Periskopi.com Lajme

“Nuk do ta kemi të lehtë ta gjemë vetëm pasi kemi humbur Astriti, ai ishte aktvisit më i mirë që kishim. Astrit Dehari ishte edhe trim i dashur e shumë punëtorë dhe fort i ditur”.

Gjatë fjalimit të tije në ceremoninë e varrimit ish- lideri i Vetëvendosjes, ka thënë se rasti i Deharit i cili u paraqit si një vetëvrasje e përsosur ishte një vrasje.

Ai po ashtu  ka thënë se nuk mund tu  besojnë hetimeve të vendorëve dhe kërkojnë hetim nga ndërkombëtarët.

Kurti është shprehur se në një vend ku vriten të burgosurit politik, vritet e gjithë shoqëria.

“Jemi në  dijeni që të gjithë dëshirojnë ti dëmtojnë aktivistët e rinj të Vetëvendosjes”, ka thënë Kurti.

Kurti – Reçicës: Hajde bëhemi bashkë kundër aspiratave të Serbisë

Deputeti i Vetëvendosjes, ALbin Kurti i ka reaguar Elmi Reçicës pasi ky i fundit tha se Visar Ymeri u frikësua në lidhje me UÇK-në.

Periskopi.com Lajme

Kurti i tha atij se nuk u frikësohen asnjëherë, e as nuk u janë frikësuar kurrë, raporton Periskopi

AI i tha Reçicës se ka vetëm një hall dhe e ftoi që të bashkohen kundër aspiratave të Serbisë në Kosovë.

“Nuk të frikësohet Visar Ymeri. As sot, as mbrëmë, as kurrë. Ajo që tha Reçica i bie që po të ishte Visari në foltore kishte me marr goditje, por paska qenë Glauki e nuk mori. Për çfarë zjarri po flisni”, tha Kurti, raporton Periskopi

“Unë veç një hall kam, zjarrin e Demarkacionit dhe Zajednicës. Për çfarë zjarri po flisni, nuk po kuptoj. Por, siç tha Visar Ymeri nuk ua kemi as frikën as respektin. PO ju them, të bëhemi bashkë kundër aspiratave të Serbisë”, tha Kurti./ Periskopi

Albin Kurti e Edi Rama njihen moti, ky i fundit nuk veçon askënd në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Kurti: Thaqi, viktimë e besimit të tij në Qeverinë e Kosovës

Ish- lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti duke folur në seancën e jashtëzakonshme lidhur me arrestimin e drejtorit të Policisë Nehat Thaqi tha se ky debat mund të jetë i vonuar dhe sigurisht që është i vonuar.

Periskopi.com Lajme

“Debati që po ndodh sot në Kuvend është mungesë e veprimeve të Qeverisë së Kosovës”, tha Kurti.

Sipas tij nëse bisedimet nuk janë sipas kushteve të Kosovës atëherë ato janë sipas kushteve të Serbisë dhe kushtet në Bruksel kanë qenë ato të Serbisë.

“Dhe teksa nuk ka ndodh as normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë, krerët e Kosovës flasin për etapën dhe fazën në vijim. Ata e quajnë pajtim. Ne me Serbinë nuk pajtohemi”, tha Kurti

Kurti tha se Nehat Thaqi ka besuar në deklaratat e Qeverisë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe siç tha Kurti: Ai është viktimë e besimit të tij në Qeverinë e Kosovës e posaçërisht në Edita Tahirin”.