bunjaku

Bunjaku tregon pse nuk po e fton ish-kapitenin e Kosovës

Albert Bunjaki ka folur rreth situatës së ish-kapitenit të Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Anel Rashkaj.

Periskopi.com Sporti

Selektori tha se nese do të duhej të ftonte sa për të motivuar një futbollist, ai do të ishte Anel Rashkaj, por theksoi se Kosova ka futbollistë më të mirë se ai dhe nuk mund t’i mbyllim sytë.

“Nëse duhet të ftoj dikënd për t’a motivuar, unë do të ftoja Anel Rashkajn që ka ardhë gjithmonë dhe që ka qenë kapiten, por edhe ai si kapiten vjen në një fazë që e ke një futbollist më të mirë dhe nuk mund ti mbyllim sytë pasi ky është profesionalizëm”, u shpreh Bunjaki për emisionin 2:1 të RTV 21.

Rashkaj, ishte kapiten i Përfaqësueses dhe ndër më të mirët në ndeshjet e para miqësore që Kosova i zhvilloi, dhe njëkohësisht ishte edhe i preferuari i tifozëve.

27 vjeçari nga Prizreni luan për skuadrën e Sandnes Ulf që aktualisht bën gara në ligen e dytë të Norvegjisë.

bunjaku

Futbollistët e njohur që do t’i bashkohen Kosovës

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaku ka folur për prurjet e reja në Përfaqësuese.

Periskopi.com Sporti

I pari i pankinës së Kosovës pret që për ndeshjen e radhës ndaj Islandës e cila zhvillohet në muajin mars, do t’i ketë në dispozicion edhe Donis Avdijaj dhe Atdhe Nuhiu.

“Ne presim që skuadrës në ndeshjen e radhës t’i bashkohet Donis Avdijaj dhe Atdhe Nuhiu”, deklaroi Bunjaku për Express.

“Kurse, në fund të këtij viti presim përgjigje përfundimtare nga Florent Hadërgjonaj dhe Ylli Sallahi nëse do t’i bashkohen ose jo Kosovës”, shtoi ai. /Periskopic.om

bunjaku2

Bunjaku: Do refuzoja Real Madridin dhe Gjermaninë për Kosovën

Albert Bunjaki nuk do ta linte Kosovën edhe nëse do t’i jepej mundësia për ta udhëhequr ndonjërën prej Kombëtareve më të mëdha botërore, apo ndonjë klub gjigant. Seleksionuesi kosovar thotë se kontaktohet nga menaxherët e huaj, por as që dëshiron të dëgjojë oferta tjera.

Periskopi.com Sporti

Gjermania është kampione aktuale botërore, kurse Portugalia është kampione në fuqi evropiane, shkruan. Ndërsa, në nivel klubesh, Real Madridi aktualisht është numër 1 në kontinentin e vjetër. Por, Albert Bunjaki nuk do ta linte përfaqësuesen e Kosovës për asnjërën prej këtyre skuadrave, apo të tjerave të nivelit të tyre.

Përkundër katër humbjeve rresht të pësuara në kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018”, krahas vetëm një barazimi, përfaqësuesja e Kosovës ia ka marrë zemrën dhe shpirtin seleksionuesit kosovar, i cili ka kontratë me FFK-në deri në vitin 2020.

Andaj, ai është i vendosur ta vazhdojë punën në skuadrën shtetërore të Kosovës përkundër zërave që kanë të bëjnë me ndërprerje të parakohshme të kontratës, shkaku i rezultateve negative.

Pjesëmarrja e Kosovës për herë të parë në kualifikimet e Botërorit sigurisht se ka tërhequr vëmendjen e skautëve të huaj për t’i përcjellë reprezentuesit tonë.

Por, shtrohet pyetja se a e ka tërhequr deri më tani Bunjaki vëmendjen e ndonjë Kombëtareje apo të ndonjë klubi të huaj.

“Normalisht që ka interesime, ka kontakte, por dua të potencoj diçka: Në këto momente nuk e lë Kosovën, qoftë edhe për Kombëtaren më të madhe në botë apo për klubin më të madh në botë”, ka deklaruar Bunjaki për gazetën “Zëri”.

“Unë në 2007-n isha në Kalmar, kur ky klub u shpall kampion. Por, Kosova ka qenë mbi të gjitha për mua dhe vazhdon të mbetet e tillë. Kam punuar në kohë dhe kushte të vështira, qe 7-8 vite duke u munduar ta bëj këtë grup lojtarësh. Kemi qenë të sfiduar si askush tjetër asnjëherë më parë. Dhe vetëm tani gjërat disi kanë rënë në binarë, ndërsa unë dua të jap gjithçka nga vetja për ekipin që e përfaqëson vendin tim. S’dua të dëgjoj për asgjë tjetër. Jeta dhe karriera ime është Kosova”, theksoi Bunjaki.

Trajneri kosovar që jeton në Suedi e pati marrë drejtimin e përfaqësueses kosovare në vitin 2009, pas largimit të Edmond Rugovës, shkruan gazeta Zëri.

Ai e kishte nisur punën në një kohë të vështirë, kur Kosova nuk ishte anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s, dhe në atë situatë e kishte të vështirë të organizonte qoftë edhe kampe për reprezentuesit kosovarë, e lëre më të zhvillonte ndeshje miqësore ndërkombëtare.

Deri vonë ka punuar edhe pa kontratë. Ndërsa, në kohën kur Kosova ishte e izoluar në katër anët, por që në çdo moment priste të dalë nga izolimi, Bunjaki kryesisht merrej me futbollistët që po luanin larg Kosovës, duke u munduar t’i bindë që t’i bashkohen Kosovës pas pranimit në UEFA-s e FIFA-s, për çka mbante kontakte të vazhdueshme me ta.

Duke e ditur të kaluarën e vështirë, Bunjaki thotë do të ishte absurde sikur të largohet tani kur Kosova ka dalë në arenën ndërkombëtare, gjë që e kishte pritur me vite e me shumë sakrifica.

bunjaku2

Bunjaku tregon se kur do të largohet nga posti i trajnerit

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku ka zbuluar kohën se kur do të largohet nga kjo pozitë.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se ka marrëveshje me Federatën e Futbollit të Kosovës për të drejtuar Përfaqësuesen për katër vjet.

“Marrëveshjen e kam për 2 plus 2 vjet, domethënë për katër vjet. Pas këtyre katër vjetëve jam i bindur se Kosova do të shkojë në Euro dhe pastaj vjen koha për trajner tjetër. Mirëpo njëherë është koha për projekte tjera”, ka deklaruar Bunjaku. /Periskopi.com

bunjaku

Bunjaku: Kemi punuar tetë vjet për t’i marrë këta lojtarë, s’kemi shkop magjik

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku ka reaguar pas kritikave që po i bëhen për shkak të rezultateve të dobëta me Kosovën.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se në skuadër ka lojtarë që nuk njihen mes vete dhe se u duhet kohë.

Bunjaku poashtu zbulon se ka punuar për plot tetë vjet për të afruar në skuadër këta lojtarë, si dhe shton se nuk ka një shkop magjik.

“Tetë vjet kemi punuar për me i afruar këta lojtarë dhe jemi ballafaquar me tri ekipe të vështira për pak kohë. S’kemi shkop magjik por duhet durim. Kemi lojtarë që nuk njihen mes vete. Na nevojitet kohë, por performancat janë të mira dhe flitet në të gjitha mediat ndërkombëtare se Kosova ka të ardhme të mirë”, deklaroi Bunjaku. /Periskopi.com

alban meha2

Vëllai i Alban Mehës, reagon ashpër ndaj Di Biasit dhe Bunjakut (Foto)

Alban Meha u largua nga Kombëtarja e Shqipërisë duke zgjedhur Kosovën, por mesa duket edhe atje nuk po gjen hapësirën e duhur.

Periskopi.com Sporti

Duke parë këtë situatë, vëllai i mesfushorit Feriz Meha ka shpërthyer në rrjetet sociale duke akuzuar De Biasin dhe Albert Bunjakin për mos aktivizimin e Mehës, përcjell Telegrafi.com

Përmes një postimi në profilin personal të tij, ai postoi foton që shikoni më poshtë, duke shkruar : “S’di çtë them për këta të dy, vetëm “X” meritojnë”.”

Ndoshta ndonjë trajner tjetër do t’i bënte punë Alban Mehës që t’i tregonte aftësitë e tij. /Periskopi.com

di-biasi

 

 

zhdrella-bunjaku

‘Shpërthen’ Zhdrella: Bunjaku nuk e llogaritë fare Super Ligën e Kosovës

Katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella ka shpërthyer ndaj përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku.

Periskopi.com Sporti

Anëtari i Feronikelit thotë se i pari i pankinës së ‘Dardanëve’ duhet të ftojë në skuadër futbollistë nga Super Liga e Kosovës.

Madje, Zhdrella shton se Bunjaku nuk e llogaritë fare Super Ligën e Kosovës.

“Të them të drejtën, ka lojtarë të cilët mund të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës. Por, Bunjaku nuk e llogaritë fare Super Ligën e Kosovës, dhe një gjë e tillë nuk është në rregull”, deklaroi Zhdrella për Periskopin.

“Nuk do të përmendja emra se cilët lojtarë që luajnë në Kosovë e meritojnë të luajnë për Përfaqësuesen, por besoj se katër ose pesë lojtarë e meritojnë të luajnë për Kosovën”, shtoi ai.

Bunjaku njihet si trajner i cili i grumbullon në shumicë absolute vetëm futbollistët të cilët luajnë jashtë Kosovës.

Dhe, a do të thotë kjo se talentëve të rinj që luajnë në Kosovë po u shuhet ëndrra për të luajtur për ‘Dardanët’? /Periskopi.com

bunjaku

Përçarje te Kosova, Bunjaku inkuadron futbollistët e tij

Faruk Statovci e ka goditur rëndë përzgjedhësin e Kosovës, Albert Bunjaku, duke e konsideruar atë fajtorë për rezultatet e fundit të ekipit.

Periskopi.com Sporti

Statovci ka deklaruar që brenda ekipit ka përçarje.

“Te Kosova ka përçarje. Celina nuk vjen sepse Bunjaku inkuadron futbollistët e tij. Bunjaku po e konsideron Kosovën si pronë private”, deklaroi Statovci në emisionin Arena në Tribuna Channel, shkruan “GazetaOlle.com”.

Sipas Statovcit, Alban Meha është dashur të luajë nga minuta e parë.

bunjaku

Trajneri kosovar mesazh kritikëve të Bunjakut: Lehtë është me hangër fara para ekranit televiziv e me kritiku

Trajneri kosovar, Afrim Jashari ka reaguar ndaj kritikave të shumta që po i bëhen përzgjedhësit të Pëfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjakut.

Periskopi.com Sporti

Në një postim në rrjetin social Facebook, Jashari flet për meritat që Bunjaku ka në avancimin e futbollit të Kosovës, ndërsa shton se kritikuesit janë të lirë të mos pajtohen me të, mirëpo ai nuk pajtohet me kritikat që i bëhen të parit të pankinës së ‘Dardanëve’.

“A po doni me fol realitetin rreth selektorit te Kosoves? Shumica e trajnerve qe po e kritikojn, i kane marre licencat,, C,, pikerisht te ai, dhe nese e doni edhe nje realitet tjeter, sa i perket temes se futbollit dhe njohurive Alberti eshte shume shume perpara tyre ne gjdo aspekt edhe ju betohem se cilido tjeter trajner te ishte tani per tani ne krye te perfaqesueses.do te haste ne veshtersi te njejte.gabime ka duhet pranuar por ti vihet ,, laku ne fyt,, vetem per 4-ndeshje.si duket shume shpejt po harroni te gjithe edhe pse e dini disa qe basa nuk e dine se si eshte formuar dhe eshte zhvilluar perfaqesuesja jone.me shume ndalesa e pengesa .pa loje miqesore.pa fushe te veten.me fusnota.lobimi I Serbise.per gjithqka ne dem te futbollit tone..etj.etj..nese njerzit qe nuk kane lidhje komentojn.tastiera e Kines kushton vetem 3-euro dhe interneti 7-euro.mund te flasin qka te dojn lloj lloj kritikash.por disa individ puntor sportiv, trajnera, lojtar, e trajner fort mire e dine se tjeter eshte me fol e kritiku po krejt tjeter eshte me e udheheq nje klub e lere me Kosoven.nuk dua ta mbroj Alberrt Bunjakun. Po pavaresisht gabimeve nuk u nxi dielli,,..se lehte eshte me hanger fara para ekranit televiziv e me kritiku, por disa gjera qofte edhe gabime .duhet mi analizu te gjitha rrethanat.sepse ju qe jeni trajnera ky fjalor dhe keto kritika me e pa vend mund te ju kthehen ,, Bumerang,, e dini ju nga kush..Krenar me Kosoven..Mire mbetshi”, ka shkruar Jashari.

Së fundmi, Kosova pësoi edhe humbjen e tretë rresht në kualifikimet për Botërorin 2018 nga Turqia. /Periskopi.com

albert bunjaku

Shpërthen Bunjaku, këtë deklaratë nuk e keni parë

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku ka shpërthyer pas humbjes së radhës në ndeshjen ndaj Turqisë.

Periskopi.com Sporti

Ai ka thënë se brenda skuadrës që drejton nuk ka lojtarë që mund të bëjnë ndryshimin.

tweet

bunjaku

Bunjaku: Ja pse nuk kryem zëvendësime

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku ka komentuar humbjen nga Turqia.

Periskopi.com Sporti

Ai sqaron pse nuk bëri asnjë zëvendësim në sfidën e humbur 2:0.

“Mungesa e Bernard Berishës dhe disa lëndimeve, nuk kemi pas një zbërthyes në lojë. Ne kemi luajtur me kundërsulme dhe kemi pas nevoje për lojtarë të shpejtë”, tha Bunjaki pas ndeshjes. /Periskopi.com

kosovaekipi0306

Kosova mund të startojë me këtë formacion

Kosova sot ndeshet me Turqinë dhe tani po qarkullojnë disa formacione që mund të përdoren sonte nga trajneri Bunjaki.

Periskopi.com Sporti

Formacioni më i mundshëm është përsëri me Pnishi-Rrahmani në qendër të mbrojtjes. Shala mund të luaj para mbrojtjes dhe Muriqi mund të startoj edhe sot.

Ky është formacioni i mundshëm, 4-2-3-1:

Ujkani ; Perdedaj, Pnishi, Rrahmani, Paqarada ; Shala, Alushi ; Rashica, Zeneli, V.Berisha ; Muriqi.

bunjaku

Bunjaku ndryshon formacionin ndaj Turqisë

Kosova zhvilloi përgatitjet e fundit para ballafaqimit me Turqinë.

Periskopi.com Sporti

Në prag të duelit, Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki tha se me Turqinë është ndeshja më e vështirë në këto eliminatore por u shpreh optimist se mund ta befasojnë.

Para gazetarëve në konferencë për shtyp, Bunjaki deklaroi se mund të ketë ndryshime, për dallim nga 11-shja stratuese e ndeshjes së fundit.

Bunjaki theksoi se gjendja në ekip është e mirë. Vetëm Bernard Berisha është në dyshim për duelin e së shtunës derisa u konfirmua se Përdedaj dhe Alushi do të jenë gati për ndeshje.

Në Antalya, Kosova zhvillon ndeshjen e katërt eliminatore. Pas tri takimesh, kosovarët kanë 1 barazim dhe 2 humbje.

kosova

Kosovës i mungon ylli kryesor ndaj Turqisë

Kosova dhe Turqia takohen nesër mbrëma për ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku ka konfirmuar se anësori Bernard Berisha nuk ka stërvitur me skuadrën ditëve të fundit, duke lënë të kuptohet se ai me gjasë do të mungojë në sfidën e nesërme.

“Bernard Berisha nuk ka stërvitur pasi nuk është ndjerë mirë, por do të shohim se çka do të ndodh me të”, deklaroi Bunjaku. /Periskopi.com

bunjaku2

Bunjaku: Ndeshja e nesërme, më e vështira

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, para ndeshjes me Turqinë, ka thënë se e pret ndeshje shumë të vështirë në konferencë për media para ndeshjes me Turqinë, shkruan Zëri.

Periskopi.com Sporti

“Luajmë me një stadium të mbushur. Do të kemi përkrahje edhe nga tifozët tanë. Gjendja në ekip është e mirë do të jetë një ndeshje e vështirë. Objektiva kemi që të marrim sa më shumë pikë do të mundohemi që të marrim pikë që në fund do të reflektoj në ranglistën e FIFA-s. Pres që kjo të jetë ndeshje më e vështirë që e kemi pas deri më tani jemi të përgatitur por jam i bindur që befasia do të ndodh”, deklaroi Bunjaki.

KOsova

Probleme te Kosova para ndeshjes me Turqinë, reagon FFK-ja

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme eliminatore Turqi – Kosovë.

Periskopi.com Sporti

Ai ka thënë për Kohën Ditore se nuk ka udhëtuar për në Turqi për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën te Kosova dhe për shkak të një lëndimi të vogël.

Lidhur me këtë rast, ka regauar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.

“Shtabi teknik i Përfaqësueses së Kosovës bën të ditur se mosardhja e sulmuesit Albert Bunjaku për ndeshjen kundër Turqisë ishte e njohur para grumbullimit, për shkak të një lëndimi që ka pësuar futbollisti. Kjo është arsyeja e vetme e mungesës së tij dhe shtabi  i uron shërim sa më të shpejtë në mënyrë që t’i kthehet lojës së futbollit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga FFK. 

kosova

Sherr te Kosova, ky lojtar nuk udhëton në Turqi

Sulmuesi Albert Bunjaku nuk i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës në futboll për ndeshjen kundër Turqisë, që zhvillohet të shtunën në Antalya.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi me më së shumti përvojë te Kosova është ftuar nga seleksionuesi Albert Bunjaki, por ka vendosur të qëndrojë në Zvicër, pasi ndien se po i bëhet e padrejtë nga trajneri, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësuesja e Kosovës, të mërkurën, ka mbajtur stërvitjen e parë në Antalya, në prag të kësaj ndeshjeje eliminatore për botërorin “Rusia 2018” dhe mungesa e sulmuesit Bunjaku nuk është njoftuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila ka njoftuar “për harmoni brenda skuadrës”.

albert bunjaku

Bunjaku insiston: Objektivi kryesor i yni nuk është Botërori 2018

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaku ka përsëritur objektivin kryesor për ‘Dardanët’.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se me skuadrën e tij do të punojnë për t’u kualifikuar në Botërorin 2018, mirëpo objektiv real kanë Europianin 2020.

“Sikur që kemi thënë se ne do të punojmë për kualifikimet për Botërorin Rusia 2018 por si objektiv real i yni është kualifikimi në Europianin 2020, ku mundësitë tona janë më të mëdha dhe gjasat për kualifikim janë favorin tonë. Nëse punojmë me përkushtim dhe krijojmë një ekip homogjen rezultatet dhe suksesi nuk do të mungojë”, ka thënë Bunjaku. /Periskopi.com

besart berisha

Mësohet data se kur Besart Berisha do të luajë për Kosovën

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku, është shprehur rreth çështjes se sulmuesit kosovar, Besart Berisha.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Melbourne Victory do të jetë disponueshëm për Përfaqësuesen e Kosvoës qysh nga janari i vitit të ardhshëm.

Berisha do të mund ta shohim në përballjen kundër Islandës që do të zhvillohet më 24 mars të 2017-tës.

Këtë e konfirmoi Bunjaki në konferencën për shtyp që përfundoi pak momente më parë. /Periskopi.com

 

bunjaku2

Bunjaku nuk e ka problem nëse lojtarë serbë luajnë për Kosovën

Ai është pyetur nga gazetari i ‘B92.net’ nëse ka ftuar apo mendon të ftojë ndonjë lojtarë të komunitetit serb me prejardhje nga Kosova.

Periskopi.com Sporti

Bunjaki është shprehur se kjo një ditë mund të ndodhë, por politika nuk duhet të jetë e përfshirë në sport, raporton KTV.

“Jam në dijeni për këta lojtarë, edhe pse nuk është se i kam përcjell shumë gjatë. Nëse për vendet e mëdha mund të luajnë lojtarët e huaj, nuk shoh asnjë gabim nëse luajnë edhe për Kosovën dhe besoj se kjo në të ardhmen nuk do të jetë problem. Me rëndësi është që politika të mos jetë e përfshirë në sport”, është shprehur Bunjaki.