kosova6

Futbollisti i Kosovës: Nuk kemi frikë nga Kroacia

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alban Pnishi ka folur para ndeshjes me Kroacinë, e cila zhvillohet të enjten në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se ‘dardanët’ do të japin maksimumin në këtë sfidë të cilën ai e quan të vështirë.

Ai shton se skuadra e tij nuk ka frikë nga Kroacia.

“Jemi të vetëdijshëm se do të jetë një lojë e vështirë, por do ta japim maksimumin. Se kemi forcë e kemi treguar edhe me Finlandën, ama duhet të dimë se Kroacia është një nivel tjetër”, deklaroi Pnishi.

“A ka frikë nga Kroacia? Nuk i frikësohemi askujt. Atmosfera është e mirë, kemi harmoni në ekip”, shtoi ai. /Periskopi.com